Si mund të kërkosh falje në Dibër, për një krim që mburresh në Elbasan

23 Prill 2021, 18:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Xhelal Mziu është një demokrat autentik dhe i sinqertë. Rrahja e gjoksit për vrasjet politike, është identitet i Partisë Demokratike.

Falë këtij identiteti, Sali Berisha mori katër jetë njerëzish më 21 janar, dhe jo vetëm që i mori përsipër vrasjet, por si vrasës i vetëdeklaruar, vuri përpara pushtetin gjyqësor, Prokurorinë, Presidentin, gazetarët dhe ndërkombëtarët, për të mos u gjykuar. Dhe nuk është se nuk i funksionoi .

Ai ende sot nuk është marrë në pyetje pse ka vrarë më 21 janar.

E njëjta gjë ndodhi dhe pas vrasjes në Elbasan. PD vendosi të mbronte vrasjen si heroizëm.

I biri Sali Berishës, një shfarosës masiv i një fshati të tërë, në përpjekje për të bërë lekë me pasurinë e ushtrisë shqiptare, doli i pari dhe i dha zemër vrasësit në Elbasan,  duke deklaruar se fatin e të vrarit do ketë kushdo që prek votën.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lavdëroi vrasësin si ushtarak i zoti, a thua se u ankua njeri që ai nuk dinte të qëllonte.

Ilir Meta filloi të bëjë atë që bëri Sali Berisha më 2011, duke intimiduar Policinë dhe Prokurorinë, që të ndryshojnë rrethanat e vrasjes në favor të vrasësit.

Edhe sot, po përpiqet të orientojë hetimet aty ku do ai, dhe jo si ka ndodhur.

Pra e gjitha ajo që PD bëri me vrasjen në Elbasan, ishte mburrja me vrasjen, lavdërimi i vrasësit, shtrembërimi i hetimit dhe presioni mbi SPAK dhe Policinë, që të mos rëndojnë vrasësin, por të vrarin.

Është ajo që bënë më 21 janar.

Në këtë pike, Xhelal Mziu nuk bëri asgjë të keqe më shumë. Atë që thuhet me zë të ulët në zyrat e PD dhe LSI, ai e tha me zë të lartë, në më shumë se një miting, ditën e djeshme.

Ai pranoi se kanë ngritur struktura terroriste dhe janë gati të vrasin çdo kënd që dyshojnë, mjafton një telefonatë.

Për shkak të reagimit të fortë që ka ngjallur sot në opinon ky qëndrim dhe shqetësimit ndërkombëtar, se Ilir Meta ka nisur të prishë procesin zgjedhor, mbështetur në prapavijë nga Sali Berisha, Xhelalit i shkruajtën një letër dhe ja vunë para kamerave ta lexonte, duke kërkuar ndjesë për ato që tha.

Po përse kërkon ndjesë Xhelali?

Për atë që tha se do t’ua bëjmë si në Elbasan?

Deri më sot PD nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë krim në Elbasan.

Ilir Meta po bën presion që hetimet të deformohen dhe deligjitimohen. Sali Berisha është mburrur me aktin e vrasjes. Lulzim Basha ka lavdëruar vrasësin.

Përse kërkon falje Xhelal? Se ajo që ka bërë PD në Elbasan, është akoma një gjë e mirë për PD. Është ende një vepër heroike. Është ende një identitet i PD-së.

Ndjesa e Xhelalit, do të kishte kuptim sikur PD, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe gjithë shpura e tyre, të ishin distancuar nga vrasja e Elbasanit dhe të kishin dënuar vrasjen. Atëhere nxitimi i Xhelalit për të kërkuar ndjesë do kishte kuptim.

Por nuk mund të kërkosh ndjesë për premtimin se do përsërisësh një krim, me të cilin vazhdon të mburret partia jote.

Ndaj mos u nxito Xhelal. E di që ta ka kërkuar Lulzim Basha, se u thotë ambasadorëve që “s’kam çfarë t’i bëj Berishës e Metës”.

E di që Ilir Meta është në siklet sot, pasi ka marrë paralajmërimin për të pasur statusin e Adriatik Llallës publikisht.

E di që ta kanë dërguar të shkruar, siç duket qartë në kamerë.

Por ti nuk ke gabuar!

Ti je më i sinqerti i gjithë atyre. Ti thjeshtë ke dashur të jesh besnik me partinë tënde, kur u zotove për vrasje të tjera, meqë PD po vazhdon të mburret me vrasjen në Elbasan.

I vetmi nxitim i joti është që kërkon falje për diçka që partia mburret. Por me sa duket, të llogarisin për budalla që nuk kupton dhe duan të shpëtojnë veten, duke të bërë ty qesharak.

26 komente në “Si mund të kërkosh falje në Dibër, për një krim që mburresh në Elbasan”

  1. e verteta nuk humb kurre says:

    Krim eshte blerja e shitja e votes dhe ato qe e kryejne dhe e mbrojne ate.
    Per ate ka dite qe u shqyen ambasadoret ne Tirane duke dhene mesazhe – Mos shisni voten!
    Vrasja ne Elbasan erdhi per kete shkak, i vrari deshi te mbroje me gjak blerjen e votes. E di kete nje Elbasan qe e ka njohur shume mire kush ishte.
    Tani kush del te bleje vota ta marre qefinin nen sqetull.

    1. Zhelali kerkon ndjese se impresionon kometen says:

      Te mare qefinin more kriminel se do te mbrosh token e xanun dhe kur nuk ka ligj qe te tju hedhi prangat keshtu do vazhdoni ju talibanet qe ju la mongolia ne keto troje.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ik Ed Rama
        qy t’vim ne
        t’vin Zhelali
        Dru me pre
        Tesh sa duel
        prej gëmushes
        vjen nga pajdhi
        i Harushës.
        .
        Doktor asht
        po me 7 klas
        me fol s’din
        veç të pëllas
        ndaj krenohen
        i tan fshati
        çonju burra
        erdhi Mzati.
        .
        Edvin Rama
        do të ulet
        t’ngrihen Gazarat
        t’ngrihen Lulet
        s’njofim humbje
        veç fitore
        tan Tirana
        si Bathore.
        .
        Kish lezet
        njaj Jemin Gjana
        kish lezet
        nuk shifej Lana
        për çat Sal
        e për çat burr
        vin Tirana
        era shurr.
        .
        N’Bulevard
        aty te Kali
        shkojshin burrat
        me hap mali
        asht e xanun
        muerr token
        shif e shkruej
        Flamur Noken.

        Grun e fmijt
        i lajm ke shpija
        t’rrojn Lulzimi
        t’rrojn Salija
        T’rrojn Monika
        t’rrojn iliri
        na po shkojna
        Harakiri.

        1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

          Gopist vëllai,Tema pa ty do ishte si gjella pa kripë.
          Të më rruaç!?

          1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


            @Alleanca
            .
            Të më rruaç edhe Ti
            më sajdis, me goxha nder
            kripën nuk ia hodha unë
            mase shtova ca piper.

            1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

              Gopist vëllai na zuri halli, më duke se mbemë pa president!!!?
              Gojë të liga thonë se i ka shpallur luftë Ha- mer -ik-ës.
              Ç’ na gjeti ne të shkretëve!
              Mirë gomari që na ngordhi,
              po s’na lënë as mizat rehatë!!!?

              1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


                @Alleanca
                .
                S’e kam shpikur unë o mik
                e ka thënë e shkreta Nëna
                Më mirë të kesh djepin bosh
                se të kesh shejtanin brëna.
                .
                Ne shejtanë kemi shumë
                mase ky heq këmën xarrë
                boll ky Popull fjeti gjumë
                Hak pa larë e hak pa marrë!
                .
                Ky i pari, Qoftë e bërë
                pas tij dhe Kurrizoua plak
                me avash do shkojn të tërë
                që ky Popull të marr hak.

                1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

                  Në k’të brimë e në k’të vërë, një nga një,do shkojnë të tërë?
                  Edhe nj’aj kumandari “lexhendar”!!!?
                  Hak pa mrë dhe gjak pa larë nuk ka, ka thënë ai i pari,Gopist vëllai.?

        2. Tjetri says:

          je i pa pam gopist…

    2. xheJ. eN. Bi says:

      e vërteta të ka humbur vula…
      O vulëhumbur, ngelët duke parë Syri tv dhe nuk dini ç’ bëhet në Shqipëri. Ju ka bërë PD-ja që nuk shikoni më larg se maja e hundës.
      Shyqyr që janl këta të huajt që e mbajnë akoma në këmbë Shqipërinë, se të ishte për ju, prap nkë 97 do bënit.
      Ty po e po tëtë ka humbur vula, po i ka humbur edhe Sali Bërishës, Lylzim Bashës dhe Agush Metës.
      Do mundohen këta vulëhumburit që 26 Prillin ta kthejnë në ” revolucion” , po do ju presi këmbët Amerika.

    3. sonila says:

      edhe sipas teje zgjidhet me vrasje?po policia ?

    4. gjergji says:

      VAGABOND E EDEPSES: Si mund te vritet nje njeri nga bandat terroriste paralele e antiligjore ne nje shtet cilado qofte?????Gjithecka vetem genjen .Te vrasesh pa asnje shkak nuk eshte krim?Te ndertosh struktura paramilitare e krimimale e antilkigjore ,nuk eshte krim? Te vrasesh 4 vete ne proteste legjitime kur ajo ishte drejt perfundimit ,nuk eshte krim?Te hedhesh ne ere e te zhdukesh nje fshat te tere e te vrasesh 26 vete ,nuk eshte krim? Perse ne asnje qeveri qe kur eshte ndertuar shteti shqiptar (me perjashtim te qeverisjes BERISHA) NE ORGANET SHTETRORE TE RUATJES RENDIT APO TE DREJTESIS asnjehere nuk kan pranuar te kene tropojan ne kto digastere????
      O edepses :askush nuk ka te drejte ne bote te marrin jeten cilido njeriut ne bote,ne cdo rast e rethane me perjashtim te organeve kompetente.Vrasja eshte pamundesia e humbja e arsyes e dialogimit e nuk ka asnje ligj ne bote qe e justifikon ate.

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Kjo eshte analize vertete serioze, gjithcka thuhet ne te ka vlere. Kjo tregon, se Mero, kur ka perputhje dhe do shpirterisht dicka te mire, shkruan mire, por e qelb ne disa raste, sa te mos ja zesh me dore gazeten. Dhe e bene kete te fundit thjesht ne raport me qeverine. Por, ashtu si Meziu ne kete rast, edhe Meron nuk mund ta besh fajtor, ndryshe nuk ka si mbijeton ne rrumpallen e shtypit shqiptar.

  3. Karaduzi Vuqidolit says:

    Karaduzi
    N’nyjë t’betonit,
    Tuj punu,
    Me kmishë najlonit…

    Mu kujtuan këto vargje humoristike, që satirizonin idiotët malcurhane, që vishnin këmisha të bardha nejloni, dhe shkonin e punonin si hamenj në fabrikën e betonit kur ndertohej Komani e Fierza.
    Aktuale edhe sot, njesoj,si gjithë PD-ja, njesoj si Xhelal Mziu….

  4. Tirona says:

    Z.Baze! Duhet sa me shpejte qe Ju si media e shkruar te beni nje njoftim duke ua drejtuar edhe mediave televizive,se median e shkruar shumica e popullsise nuk e lexon. Ky njoftim te bej fjale per ti ardhur ne ndihme te gjithe atyre qe jane mashtruar nga bleresit e votave, qe te mos perfundojne burg te shkojne e te denoncojne dhe ti dorezojne leket ne polici sa me shpejt, qe ti shpetojne arrestimit, se te gjithe keta bleres te votave jane te filmuar me ze dhe figure nga organet kopetente dhe keta priten te arrestohen se shpejti dhe keta do te tregojne se kush jane urdheruesit e tyre dhe se kujt ia kane blere voten. Bejeni nje njoftim te tille qe fukarejte e gjore qe jane mashtruar te ndergjegjesohen dhe te paraqiten ne polici per ti shpetuar burgut.

  5. Titi says:

    Fatkeqesisht ka nje diference te madhe ne mentalitet dhe kulturen qytetare mes te ardhurve keto 30 vjet.
    Fajtor eshte regjimi I kaluar qe I izoloi ne skajet e largeta te Shqiperise si dhe mbeshtetja politike e zaptimit te pronave pas viteve ’90.Dhe kete fakt e shfrytezojne ca forca politike per interesat e tyre .Eshte taksirat I yni te presim dhe durojme derisa te emancipohen.

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Fakt është që ajo që ndodhi në Elbasan nuk ishte një vrasje e thjeshtë, ajo ishte një ekzekutim!!!!
    Fakt është gjithashtu që ata që e urdhëruan vrasjen krenohen me të.
    Dhe pikërisht ky është problemi kryesor!!!
    Një parti politike krijon një repart sulmi ( me element të përgatitur për luftë)për të eleminuar kundërshtarët politikë!!!
    Kjo gjë konfirmohet nga drejtuesit e kësaj pseudopartie dhe legjitimohet nga një me nder president!!!
    Një preçedent i panjohur për një vend demokratik!!!
    Një shtet paralel ?!
    Reagim dinjitoz nga ana e faktorit ndërkombëtar do të ishte kërkesa e menjëherëshme për shpalljen e kësaj pseudopartie si organizatë terroriste.
    Gjithçka tjetër nuk është ajo që presim nga miqtë tanë perëndimor.
    N.q.s. duhet folur me emra, i pari që e meriton është doktor mortja i pasuar nga pseudopresidenti dhe të gjithë ata që kanë lyer duart me gjakë.
    Mirëpo për këtë i mungon vullneti ambasadores!!
    Kjo vetëm për hir të së vërtetës, si p.sh. në rastin e Tom Doshit apo Dhallë hirrës.
    Me përgjithësime dhe fletërrufe kolektive,Sala fshin menderen.?PS:Ujku qimen e ndërron,po zakonin nuk e harron!!
    Ju prisni seriozisht që Sala në prag të vdekjes të bëhet qëngj ?!?
    Mero djali ,vesi vdes bashkë me shpirtin.

  7. askush nuk e ble dot te kaluaren e tij says:

    Ne perleshjen me arme ne Elbasan vetem Arber Papleka kishte Arme me Leje. Ai ka shume dekorime nje nga te cilat nga Edi Rama kur ishte Minister Tahiri Saimir.
    Arber Papleka eshte vetdorezuar, kurse Klement Xhaferraj, Suel Cela te shtabit elektoral te Taulant Balles jane ne kerkim dhe armet i kane pa leje.
    Se pse e ku fshihen e nuk dalin para drejtesise, kete e di Taulant Balla. Mire eshte ta mesoje edhe Mero Baze.
    Sa per dieni, Elbasani i ka pare ato te te shpallur ne kerkim me 14 mars kur Taulant Balla pas Edi Rames i vendoste me rradhe Doren e Pushtetit mbi barqe.

  8. Drejtesia says:

    Z.Baze meqe Saliu , Shkelzeni dhe Meta kane bere krime pse nuk jane denuar? Rama kishte pushtetin per mese 8 vjet, pra dele qe nuk kishin fakte per ti denuar, por nese kishte fakte dele se Rama ka penguar drejtesin, dhe duhet te denohet. Me thuaj nese kam gabim ne arsyetim?

  9. Arber iliri says:

    PD TE KERKOJE FALJE PER VJEDHJEN E 1996 ku filloji degjenerimi i zgjedhjeve.po kjo pune hajduti bertet kapeni hajdutin.

  10. Lani says:

    Partia Demokratike nuk arriti dot te krijoje fryme per te fituar zgjedhjet. Nqs do te kishte bere kete nuk do te mjaftonte krejt buxheti i shtetit per t’i blere votat e opozites.

  11. Kuksjani nga Bathorja says:

    Xhxhelal..or xhelal…duket se po ta “Fusin” keta te Medhenjte e Partise??Ruaju xhelal,se mos i ze Bese Berishes se eshte i pa-Bese ai..Ruaju mos te Vrete ty dhe thote se e Vrau “Edi”….keshtu tha Berisha edhe per Azem Hajdarin….e vrau Fatos Nano tha…..Ruaju Xhelo….lol

  12. Toni says:

    Gopist na ke munguar,je i madh

  13. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Imagjinoni te fitoje Salulmeta,…………………….kaos total,revansh i rezikshem dhe kthim mbrapa ne ish mejhanerine e Lul gjumit ,Sal vrasesit me grupet terrorizuese e njerzit e Metes ne pika kyce per te vjedhur (si gjithmone)……………..ky do te ishte ndryshimi i “Madh “,….

  14. mos i jep oksigjen fashizmit says:

    Zoti Baze, megjithe vleresimin qe kam per ju, me habit fakti si nuk e kuptoni nentekstin e “faljes se xhelalit, (nuk meriton germe te madhe tek emri)! Si mendoni ju, nuk din xhelalabadi te flase pa leter? Ai din, madje shume mire. Menyra si e mbante letren para tregon qartazi se po u thoshte mbeshtetesve te partise se tij xhihadiste se kete leter me ka detyruar lulja ta lexoj, por mos e merrni seriozisht, se jemi ne hall nga Juri Kim, si une ashtu edhe lulja. Vazhdoni ju, jepini. Ndaloni ne rruge cdo njeri qe ju teket, mjafton te percillni mesazhin se ne te vrasim. xhelalabad, nese ky popull i ha presionet tuaja qe po beni shtetin paralel kur jeni ne opozite dhe shtetin fashist kur jeni ne pushtet, haram e paste. Atehere si ngelet tjeter gje vec ti sherbeje trustit te lulelakres hitlerjane me ideator nderkombetar Elez Tropoje Biberajn, frymezues kanibalist Sali e Xen Tropoje Berishen, ekzekutor snajperistin Papleke Tropojen dhe perfaqesuesin e denje te “heroizmit” paranojak, te shkalluarit nga halli Ilir Metes.

  15. Beni says:

    Po ti qenke i bute si pambuk o xhelal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje