Nga Mero Baze
Edi Rama ka mbajtur një fjalim që zëvendëson një program elektoral.
Në ditën që mbaroi luftën për mandatin e tretë, ai kërkoi paqe me Partinë Demokratike, opozitën më të madhe të konsoliduar në vend, e cila nuk është tamam një ftesë për bashkëqeverisje, por një ftesë për bashkëpërgjegjësi për çështje të mëdha të vendit, si dhe një qasje të re opozitare.
Të njëjtën ftesë ja ka përsëritur disa herë në fushatë, çka shumë vetë e interpretonin si diversion.
Në të vërtetë, ajo është një ftesë për një politikë të re qeverisje, që kërkon përgjegjësi dhe nga pala tjetër. Dhe është një gjë që i shkon mandatit të tretë, i cili duhet të shmangë frymën e dëshpërimit pa fund të opozitarëve, që besojnë se politika e konfliktit të Berishës është sukses.
Nuk është sukses dhe këtë e di dhe Berisha. Politika e konfliktit vlen kur e di që humbet dhe kërkon të formosh një pakicë besnike. Kur do që të fitosh, duhet të bindësh qytetarët në paqe.
Vetë Berisha, kur deshi të vinte në pushtet më 2005, e nisi paqen me Fatos Nanon, qysh më 2002. Dhe më lehtë e kishe të shaje Topallin apo Boden tek zyra e Berishës, se sa Fatos Nanon.
Ftesa e Edi Ramës është ftesë nga pozitat e të fortit, dhe jo nga dikush që kërkon mëshirë. Ai ka i vetëm 75 mandate, dhe plot të tjerë të gatshëm që mund t’i bashkohen, por që nuk i duhen.
Ai nuk ka më nevojë për numra, por për reforma për të transformuar shoqërinë tonë, nga një shoqëri politike primitive dhe konfliktuale, në një shoqëri normale, ku politika të në marrë vetëm një muaj në katër vjet, dhe jo katër vjet për të na bërë trima që vrasim një muaj.
Sot më shumë se kurrë, kjo ftesë nuk është më për Lulzim Bashën, pasi ai nuk e ka më të qartë fatin e tij në parti.
Ikën apo rri ai, ajo ftesë vlen për Partinë Demokratike, vlen për kulturën e re opozitare që ka nevojë Shqipëria, dhe mbi të gjitha, vlen për të kuptuar arsyen përse kanë humbur.
Shikoj njerëz të familjes Berisha, zëdhënës të tyre në shtyp, dhe shërbëtorë të tyre, që po nxisin Lulzim Bashën të mos njohë zgjedhjet dhe të dalë në rrugë etj broçkulla.
Janë të njëjtët që e morën më qafë duke e nxitur të djegë mandatet e të braktisë zgjedhjet lokale. Janë të njëjtët që pasi e lanë rrugëve, i kërkonin llogari pse nuk fiton.
E pashë të rrethuar nga humbës që deklarohen si fitimtarë, nga Xhelal Mziu, që në Dibër për 200 vota humbiste mandatin, nga Gazmend Bardhi që për 70 vota mund t’i kishte dhënë PS-së 9 mandate etj. Kjo është të gënjesh veten, nëse shkon me mendtë e tyre.
Mund t’i dëgjojë përsëri, por është problem i tij, jo i shqiptarëve. Shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre, se nuk ndodh asgjë nëse ai vazhdon shkollën e Berishës së viteve ‘90. Thjeshtë në zgjedhjet e tjera s’do gjejë dot as komisionerë.
Ndoshta fitorja e Edi Ramës, nuk do ishte kaq e pastër, sikur PD të mos kishte trembur shqiptarët duke ua kujtuar këtë tip sjellje politike, sikur të mos kishin vrarë në Elbasan dhe pastaj të kërcënonin përmes Xhelal Mziut me vrasje “si në Elbasan”, cilindo që mendonin se duhej vrarë.
Nëse ende nuk e kuptojnë që shqiptarët kanë bërë diferencën pikërisht për frikën që ata ngjallin si të tillë, atëhere do t’ia bëjnë më të lehtë Edi Ramës dhe mandate të tjera përtej këtij. Por demokratët nuk ua kanë borxh.
Ftesa e Edi Ramës është ftesë për të ndryshuar opozitën në raport me fatet e vendit, dhe jo liderin e saj. Liderin e dimë që e ndryshon Berisha. Kur të zgjidhet vetë, do të jetë dita e re për PD.
O Mero,se di kush idiot e ka koceptuar ate harten me ngjyra tek votimet ne faqen ballore te gazetes por mendoj se eshte shume e gabuar e do t’ju keshilloja miqesisht ta hiqni sa me pare.Ajo harte ka vlere ne sistemin amerikan ku fituesi mer gjithe votat elektorale te shtetit dhe shteti mer ngjyren e partise qe e fiton,Shqiperija nuk ka nje sistem te tille dhe ngjyrosja edhte thuajse provokative me ndarjen veti- jug….
Martin
Une i them rames ta studioje mire ate harten elektorale dhe ku eshte blu mos te ver asnje gozhde e jo me rruge e pune
E dyta rama duhet tja plotesoj deshiren olti currit per harten e shqiperise pasi pjesa blu ka 30 vjet ne mesim dhe ngel ne klase cdo vit
Nuk mesojne , si puna e nje te semuri mendor vetem “Rama ik”
Dhe e fundit erdhi momenti qe demokratet do mbajne lulin akoma apo kunderpergjigje “luli ik”
Ka ardhe momenti qe blute te tregojne inteligjencen (ne qofte se kane)
Ti qenke po aq idiot sa ai Olti Curri
Sara
Ske kapacitet ti te kuptosh ironi apo sarkazem tek ironia me leshte e currit
Sa te gjata ke floket aq larg shkon inteligjenca jote
Futi nje buzekuq e nonje salcice ne darke
Urime per fitoren ptronazhsiste, cfaredo we do te thote kjo fjale e bekume….lol
?
E si mund ta harroj Edi dhe Tualet Pallat e Partise bashkpunimin me Bashen , dashnorin e Cadres!
+
U g dhine shqiptaret mengjezin me diell per me shume peme e palma nga Lali E ri/ di
Nuk e kuptova fare opozitën. Ajo thjesht bëri harakiri. Do vrasim, do presim, do e tërheqim zvarrë, do e hedhim në lanë etj etj -ishte retorika e tyre. Retorikë e njerëzve të frustruar, të egërsuar, që e kanë humbur arsyen dhe kujtojnë se ua kanë marrë me pa të drejtë atë që u takonte: pushtetin! Dhe më e keqja nga fjalimi i Bashës sot kuptova se nuk ka nxjerrë asnjë mësim, ndofta nuk e ka kuptuar akoma pse ka humbur. Ka humbur se ka pasur pas vetes Berishën. Dhe sa kohë që Berisha do të komandojë PD-në për aq kohë ajo do humbasë. Edhe presidenti i dha një “dorë të çmuar” Ramës me tërbimin e tij. Deri edhe kundër Amerikës. Pa u larguar përgjithmonë dhe përfundimisht Meta dhe Berisha nga skena politike opozita nuk do vijë kurrë në pushtet.
Or zotëri, e kupton ti, që Lulëzim Basha është 1000 herë më i lig se Berisha dhe Meta? Berisha e ka në këmbëz tani nga Perëndia, Meta bëri harakiri me sulmin ndaj USA, po këtij Llukashenkos së PD çfarë ti bësh? Ky është problemi aktual në PD. A nuk e kuptoni se në PD treguesit flasin për një Berishë të ri në moshë, të cilin nuk do ketë zot ta largojë nga drejtimi i PD, po nuk u largua këtë radhë?
o Mero djali
dergoja M. Nanos kete shkrim
po te falenderoj se jam i sigurt qe do ja dergosh
Burri lidhet pêr fjalësh, ka thënë populli!!?
Kjo nuk vlenë për Lulen e Bashajve dhe për PD-në.
Të pretendosh se janë vjedhur votat,kur e nupton se ke humbur,është qesharake.
Pikërisht kjo është arësyeja përse PD nuk ka për të fituar kurrë!!!
Besimi,ky është çelësi i fitores dhe ata kanë 30 vjet që kanë vërtetuar të kundërtën.
Nuk mund të fitosh duke gënjyer dhe duke mbjellë ndjenjën e frikës!!!?Pikërisht këtë ka bërë PD-ja që nga fillimi!!!
Për hir të së vërtetës,PD-ja nuk ka qenë parti që nur frenat e sajë i mori në dorë përbindëshi nga Viçidoli.
Politika apo stategjia e PD-së u mbështetë në tre elementë
Frika
Gënjeshtra
Demagogjia.
Ku frika ishte natyrisht elementi kryesor.
Për këtë kujdeset akoma Agron Kulishi und co.
Gënjeshtra fillli me çekun e famshëm të bardhë,me piramidat e famshme dhe vazhdonë edhe sotë e kësaj dite me ato broçkullat e Lules që premtonte para zgjedhjeve.
Demagogjia,në këtë fushë Doktor Vdekja investoi shumë në ngritjen e një makinerie gjigande të tipit gëbelsian me televizione dhe gazeta!!!
Nuk e tepëroj po të them që një Meto Baze
i mundi të gjithë këta i vetëm.
Respekt.
PS:Qymyrin sa do të mundohesh ta zbardhësh duke e larë me sapun, prapë qymyr ngelet.
Mero djali,nuk mund të rehabilitosh një bandë që ka bërë kaq shumë krime!
Ky mision është i dënuar të dështoi.
E vetmja mundësi që ekziston ëshzë që eöementët pozitiv që ky grupim padyshim ka të krijojnë një parti
të re, poooor vetëm n.q.s. ata dënojnë kultin e individit dhe krimet e Berishës,si Hrushovi me Stalinin!!?
Ka njeri në k’të botë që beson se dikush mund ta bëjë këtë, për sa kohë Brek’skisha konsumon akoma oksigjen?!!!
Saktë në thuajse çdo fjali! Elemente nga partia demokratike kanë dalë gjithmonë (Jozefina e fundit), por asnjëherë nuk kanë çarë dot! Për fatin tonë të keq do na duhet të bëjmë durim deri sa dokror mortjes t’i kthehet te vetja gjithë ajo mënyrë që ndjell dhe mbase me atë vdesin edhe disa gjene vetëshkaterruese të një grupi të mirë shqiptarësh që ekzaltohen dhe eksitohen sa herë doktor mortja i hedh në fushë si copa mishi për kasap. Deri atëherë, skenat e këtyre 30 viteve PD do i kemi akoma aty aktuale dhe përvjellëse si përherë.
A letter to the Special Court of Kosovo (Hage) for few clarifications: Why are you holding Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli & Co ?!?! Under what specific charges are you holding a person without starting to have a specific date to act upon these charges ?!?! Under what law (time frame) are you based on to hold them indefinitely without violating the civil right of a person ?!?! Aren’t you a court that shouldn’t violate the Human Rights Act ?!?! Why are you holding them ?!? Where are they going to be as well known figures that you holding without any explanation just because you said so and “worry” that you won’t “find” them .. They will be at home with their family. They are not gangs or killers.. You had no flag in that courtroom and you are violating the land where they are being charged off.. That Special Court was approved to be in Kosovo.. You are treating their life by jailing them in no mans land.. You have taken them hostage.. You have violated International Laws and the common sense of a normal person (without law). Bring my boys back home because you ain’t got nothing on them (just he said she said). If you do, then please lay it out and lets see you sand castle. Rama, ky eshte nje turp qe une e neveris.. E papranueshme qe shteti ame te pertyp kete turp.. Me mijera te vrare, te burgosur, te perdhunuar dhe ne rrime e shohim..
Mero Respekt per Shkrimin..por une thjeshte si Lexues them:Basha nuk jepe Doreheqje sa te jete Gjalle Berisha…dhe do te beje gjithcka te Qendroj perseri Lolo-Kryetar i Berishes….Ndryshe nuk Hahen 230-miljon…..eshte Llogjike..Berisha do nje Lolo ne PD..lol
Mero, Te Tjere, Shqiptar.
Bashkepunimi varet vetem e vetem nga Rama!
Neqoftese Edi Rama do te miren e shqiperise dhe normalitetin politik, duhet:
1.Ne radhe te pare duhet te rregulloje administraten.
Po perse eshte kaq e rendesishme administrata?
-Sepse eshte kominikimi i drejt per drejt qe ka populli me hallet e tija. Eshte me pak fjale, jeta jone e perdishme.
-Kur ke nje admistrate te sakte, nje administrate qe eshte aty per te zgjidhur problemet e jo te krijoje akoma me shume, ke nje popull te qete, ke arritur te eliminosh cdo lloj agresiviteti shoqeror e mbi te gjitha ke arritur nje nivel kulturor te niveleve te larta.
-Kjo do te thote qe do apo nuk do opozita bashkepunim, qetesia e popullit(dmth sa me pak halle ose aspak) do ishte bashkepunimi me real.
2.Qe neser ne mengjes, partia socialiste me firmen edhe te Edi Rames, te coje ne SPAK dosjen e 21 janarit.
-Neqoftese Edi do te miren e shqiptarve, sic na tha dhe sot se mandati i trete do jete nje tip mandati i bashkimit dhe i shuarjes se diferencave veri-jug, vrasja e Kater qytetarve qe kerkojne drejtesi, do ishte fillimi i realitetit kombetar.
-Cdo vonese e kesaj dosje, na con ne realite bashkepunimi per veten e tyre e jo per nje shqiperi “te qete”.
-Kjo gje do i tregonte dhe opozites se vjeter e percase, politikes qe sic tha Rama percan 4 vite e punon 1 muaj per popullin, te kthehet ne realitetin qe deshiron populli.
E nqs Rama e deshiron me zemer kete bashkepunimin ne te mire te vendit, do kuptohet shume shpejt nga ecuria e kesaj dosje.
-Cdo lloj justifikimi tjeter, cdo lloj loje fjalesh se gjasme duhet bere bashkupinim dhe duhen harruar shqiptaret e vrare ne atedheun e tyre, do jete vetem e vetem per interesin e tyre personal dhe bashkepuni per te miren e vendit do ishte nje genjeshter e madhe.
3.Heqia nga detyra qe neser te te gjithe gjyqtarve dhe prokurove qe kane dosje kriminale e aq shume zullume sa dihet qe nuk kane asnje shans te kalojne vetingun. (dy nder te cilet mbaj mend, nje gjykatse qe u denocua nga min\drejtesise dhe nje prokuror qe iu be atentat, qe te dy vazhdojne punen)
-Cdo justifikim se ky proces eshte ne duart e “te huajve”, nuk eshte asgje tjeter por bashkepunim me korrupsionin galopant te se shkuares.
-Cdo justifikim se vonohet procesi sepse nuk kemi zvendesues, eshte kohe e humbur dhe fillimi i nje shoqerie agresive.
Shoqeri agresive baras mosbashkepunim.
4.Kontrolli i te punsuarve ne Bashkite qe prodhoi reforma teritoriale.
-Nqs Rama do qe te kete nje popull te qete dhe nje bashkepunim real me opoziten, duhet te filloje qe tani pergatitjet e ligjit ku te kontrollhen sesa punonjes ka te drejt te mbaje nje bashki.(e tha ne 2019 para zgjedhjeve por “e harroi”)
-Bashki ku fondet vene per rrogat e punonjesve dhe jo per punet e e komunitetit, nuk eshte asgje tjeter vecse nje komunitet agresiv dhe i pakenaqur.
-Cdo lloj mendimi se edhe punonjesit jane njerez te komunitetit ose mendime se keta na bien vota na con ne nje shoqeri agresive dhe asgje tjeter.
-Voten nje komuniteti ja merr kur bashkia ben pune per komunitetin e jo punesos disa llapaqen.
-Cdo vonese e ketij procesi, na con ne nje mosbashkepunim me opoziten. Ne dore te Rames eshte qe te provoi te kunderten.
5.Ka dhe ca te tjera, por le te filloje me keto.
Ndaj Zoti Mero, bashkepunimi me opoziten behet real kur ke bashkepunar me popullin e jo kur ke bashkepunuar me opoziten partiake, cdo gje tjeter e mirepritur por nuk ka pse nje qeverri te presi orekset e cdo opozite. Kur e ka mire me popullin, bashkepunimi eshte rruge e vetme.
Tani, po pate ju nje gje te vetme te beje rama nga keto, me shkruani.
(Mero, ky porti i ri i durrsit qe do e marri privati dhe do investoi 5 miljarde dollare, do hapi mijera vende pune e do begatoje vendi, di gje ti sesa i ka kushtuar popullit shqiptar i vetmi port qe kemi?!
Mero, di gje ti se sa do na kushtoje porti i ri sepse ate te vjetrin do ja dhurojme nje privati?
Perjetesisht apo jo?!)
Z OTI MERO HIQE ATE HARTEN ME DY NGJYRA SA ME PARE SE NUK ESHTE SHQIPERIA KJO
HIQE SA ME PARE TE.LUTEM
Qe nga njerezit qe ka mbledhur rreth vetes do kuptosh qe keta njeres humbjen e cilesojne fitore dhe skane sensin e pergjegjesise. Ne Elbasan vrane nje njeri dhe nuk moren asnje pergjegjesi, nuk kerkuan asnje falje familjes dhe ne presim per zgjedhjet e humbur.
Te kotë e ka Rama. Sa më shumë ai u zgjat dorën, aq më tepër vlon e nxin Saliu nga brenda për ta shqyer e djegur Shqipërinë. Nuk kemi ç’ti bëjmë, Saliu ka gjene primitive, barbare, vrastare, shkatërruese. Luli natyrisht nuk ka këllqe t’i dalë kundër dhe kjo u duk edhe nga fjalimi qe mbajti pas humbjes, tipikisht me gjuhën e urrejtjes dhe mosarsyes berishiste. Këtu do jemi e do sodisim përsëri seancat e kuvendit me të njëjtat pamje këtu e 30 vjet, Saliu që rrëmben foltoren dhe shan me prag shtëpie burra dhe gra, Muli, Paloka dhe të tjerë që do bëjnë grushta më keq se neandertalët e paleozoit.
Profesor Marku na tha dje se nuk i njeh dhe PD s’do i njohi zgjedhjet. Pra, me keto fjale i bie qe do i djegi prape mandatet Luli?
Po Marku ç’do beje? Do i rikthehet emisionit te tullacit si analist?
Opozita eshte e shpartalluar dhe Basha duhet te dorehiqet nese e mban vehten si politikan europian. Por ai tregoi se nuk eshte kryetari por vetem kukulla dhe qe nuk ben ligjin ne partine e vet, lere pastaj te udheheqi nje shtet.
Me çfare shihet, keto kater vjet, perseri opozita do e kaloje kohen e konsumoje energjine per injorim te kundershtarit ne vend qe te beje opozite dhe te jete perkrah 620 mijë shqiptareve qe ia dhane voten. Turp per Lulin.
Ftese nga pozita e te fortit thote Mero Baze,jo jo eshte nje idiotesi per ata qe e besojne,
1-Nuk eshte i fituar legjitim Edhe kete ti amerò e di me mire se kushdotjeter,sepse Toma i ka te blere mandatet Edhe vete Rama ka jo me pak se 10 mandate te blere apo te mare ne forma te ndryshme.
2-Basha duhet te lere Partine 1 ore e me pare edhe te beje zgjedhje te Feka ne Parti ashtu si kerkone statusi.
Qe ketu fillone puna ne Pd,persa I perkete fteses nuk mendoje se duhet pranuar sepse Nqs ky pretendone se i ka votat e Popullit le te vazhdoje me qeverisjen,por druaj se eshte nje qeveri si ajo e 1996.
Se po shkruan per fat o z. Baze dhe kjo me kujtoi azilantin Agron Tufa. Kushedi sa ngazellehet me fitoren e Socialisteve, e ka pritur plot shprese se vetem keshtu fati do ishte me te ne perpjekjet per te fituar Azil atje ku eshte. Tufa noton ne nje det Ironie ku fati I bashk on zemren e tij me zemren e cdo socialist. ?
Po e the ti o Zero, eshte e kunderta.
Per harten ,duhet gjetur nje menyre tjeter prezantimi sepse socialista ka edhe ne Shkoder , Tropoj, Kukes, siç ka demokrat ne Tirane, Fier , Durres, Vlore, . Jam dskort me disa komentues me siper. Me patjeter duhet ndrequr nese duam paqe sociale dhe bashkepunim si Shqiptar. Dua te kujtoj ketu vargjet e Fishtes
Ne vertet kemi Bajram e Pashke
Por Shqiperin e kemi bashke .