Zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e Bashes ne PD

1 Maj 2021, 19:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zgjedhjet e 25 prillit përfunduan dhe raporti paraprak i OSBE- ODIHIR është ndoshta i miri i gjithë kohëve për ndonjë palë zgjedhje në Shqipëri. Ai paraqet si problem kryesor për zgjedhjet përpjekjet e presidentit Ilir Meta për të nxitur dhunë në procesin zgjedhor, dhe dëmin që u ishte shkaktuar qytetarëve nga shpërndarja e të dhënave personale, pas publikimit të listës së patronazhimit të PS. Për qeverinë ka vërejtje se ka vazhduar traditën e përdorimit te aktiviteteve shtetërore në favor të fushatës.

Vetë Sali Berisha, i cili ishte entuziasti më i madh i fitores dhe lajmëtari më i fuqishëm i humbjes njëkohësisht, pranon se zgjedhjet nuk kanë pas problem më 25 prill, por sipas tij, më parë, por ai e ka kuptuar më pas, pasi deri më 26 prill bërtiste fitore.

Tani zgjedhjet mbaruan, qeveritë perëndimore kanë përshëndetur Edi Ramen, KQZ ka nxjerrë rezultatin dhe jeta vazhdon.

Por natyrisht që zgjedhjet e 25 prillit kanë hapur një problem në opozitë, që e ka emrin Lulzim Basha. Ai ndjehet i rrezikuar se mund të shtohet presioni për dorëheqje, dhe ka filluar një maratonë degësh në rrethe, që deklarojnë mbështetje për të, ndërkohë që nuk është shpallur ndonjë garë.

Kukësi, Dibra, Tirana, e rrethe te tjera, janë vënë në garë, nuk di në emër të kujt mandati politik që kanë, për të deklaruar mbështetjen e tyre për Lulzim Bashën, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim që PD ka çel ndonjë fushatë zgjedhore, dhe akoma më shumë, që Lulzim Basha të ketë ndonjë rival përballë.

Deri më tani ka shpallur kandidaturën, vetëm zoti Kadilli, por dhe ajo nuk është një shpallje proceduriale, por një deklarim politik, pasi ende nuk kemi një garë.

Të shpallësh mbështetje formale të servilëve që ke në degët e rretheve, për të shmangur garën dhe debatin për zgjedhjet, është një tregues i frikshëm i mungesës së respektit që ke për zgjedhjet brenda partisë.

Tani ky njeri që përpiqet të mbrohet për 25 prillin, duke thënë që është proces jo transparent votimi, vetë po zhvillon në PD, një proces jo vetëm në mungesë të plotë të transparencës, por dhe në shkelje të çdo kodi etik politik dhe juridik të PD.

Askush nuk ka kërkuar zyrtarisht të ikë Lulëzim Basha. Nuk kanë deklaruar, se nuk ka shkuar ende puna tek dorëheqja dhe fushata zgjedhore, dhe fare papritur ne dëgjojmë një maratonë degësh të PD, qe duket sikur u thonë demokratëve, “mos u lodhni kot, se e mbrojmë ne”.

Po të jetë për të mbrojtur, Lulzim Basha mbrojtësin me te madh ka Edi Ramën, s’ka nevojë për degët e rretheve, por problemi qe ai ka është parimi me të cilin po mbrohet.

Ai po mbrohet se zgjedhjet e 25 prillit ishin të këqija dhe vetë është duke bërë zgjedhje të tmerrshme, pa garë, pa kandidatë, por me deklarime rrethesh. Kjo e dyta rrëzon tërësisht të parën, pasi një njeri që nuk bën zgjedhje në parti të tij dhe nuk zgjidhet vetë si lider legjitim, nuk mund të hapë gojën për asnjë proces tjetër zgjedhor, edhe pse ato janë shumë më të mira se çdo palë zgjedhje në PD.

Ashtu si bën zgjedhjet në PD, ashtu do bësh zgjedhjet dhe në Shqipëri. Dhe në fakt, ashtu i ka bërë më 2011 për Bashkinë e Tiranës. Janë aq të mira zgjedhjet e 25 prillit, sa sikur PD të bëjë zgjedhjet brenda saj, si më 25 prill, Lulzim Bashën e mund dhe Ori Nebiaj.

26 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e Bashes ne PD”

  1. shoqeruesi i Spiropalit says:

    Zgjedhjet e 25 prillit? Mos u tall o Mero Baze. Hidhi nje sy 3 deputeteve “Socialdemokrate” te Tom Doshit e me tej ca edhe cunakun 27-vjecar e dhenderrin e Qifes per tu bindur se me 25 prill vetem zgjedhje nuk kishte. Sa per fushate blerjesh mandatesh, PO!
    Kur Tom Doshi me Qifen blejne mandate deputetesh, e nuk paska blere ky Pushtet 8 vjecar nga Legalizime ne muajin e fushates, e deri Partonazhiste qe kane ne duar te dhenat e tua personale e te gjithe tjereve ne duar?

    1. Moisi Golemi says:

      Ngroh divanin edhe 8 vjet të tjera e mos na gërvish veshët kot.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ju kujtohet ajo natë
        kur Batonin e dëgjuan
        brohoritën për fitoren
        dhe ofiqet ëndërruan.
        .
        Ca ministra, ca zëvendës
        ca drejtorë e ca nëpunës
        hiqja Lenës, vurja Prendës
        bënë dhe planin e tribunës.
        .
        Fjetën mirë atë natë
        tetë vite ishin shumë
        qejfet palë ishin shtatë
        Rama i vuri në gjumë.
        .
        Foli dhe kokëbadolja
        lindur e rritur në pyll
        ngazëllyer foli bolja
        Zgjedhjet – tha- 10 me yll!
        .
        U zgjuan e votat panë
        ca si shpejt kishin festuar
        janë kutitë e Ramës – thanë
        le të jemi të duruar.
        .
        Hapnin sytë me hapi
        njëri tjetrin e shikonin
        ua kish futur Edi prapë
        ata prapë nuk besonin.
        .
        Doli llafi – Janë vjedhur
        si gjithmonë, kur ai foli
        kryetari mëndje pjerdhur
        dora vetë sali Gogoli.

        P.S.
        Si kaluan tetë vite
        kujtuan se kishin rradhën
        mirë që i mundën vëndçe
        po dhe keq me ta u tallën.

        1. Miri says:

          Gopist je i pa pamë! Njësh!

      2. Cipini says:

        Mero Baze, i ke bere “skanerin” situates ku eshte PD dhe Lul-jeta Basha.?

    2. No problem says:

      Basha rri.Basha rri.Basha rri. Shpresoj qe ju serbo-shpellare te vazhdoni te mbani Berishen e Bashen ne parti edhe per nja 20 vjet te tjera se ate te gjatin do vazhdoni te merrni. Sa per blerje mandatesh e vjedhje shko edhe shiko videot se si Ristani mbush kutite per Bashen ne vitin 2011.

    3. Taulant says:

      Nuk hodhi vetem Doshi leke.
      Ai mund te kete hedhur 10 miljon euro me te cilat arriti qe te bleje 3 mandate.
      Por ne Durres Lefter Koka,Vangjush Dako e kriminel te tjere te rilindjes kane hedhur me shume.
      Mos te flasim per Elbasanin.
      Ndersa djali i Qifes ne Tirane me i votuari nuk llogaritet sa euro hodhi.
      PS-ja ka te gjitha bashkite e vendit gjithe shtetin gjithe oligarket pra nuk flitet per zgjedhje por per vjedhje.
      Po haj vari trapin popull te tille kemi.
      Si iriqi diten del ben xhiro por ne darke kthehet ne ferre.

      1. ana says:

        Taulant, me ne fitojne te gjithe, se ne kemi Ameriken! Mbaje mend kete o miku im! Edhe ti ke dale i fituar. Humbesi eshte vetem saliu dhe meta, kaq e thjeshte eshte.

        1. Taulant says:

          Cfare kemi fituar:
          200 mije leke rroga mesatare ne 2013 (kur iku Saliu)
          200 mije leke rroga mesatare ne 2013 ne 2017
          200 mije leke rroga mesatare ne 2021
          edhe ne 2025 kaq do jete.
          por cmimet do rriten.
          Te shokojm cdo ndodh ne arbitrazh se pervec gjyqit te humbur me Beketin 110 miljon euro jane edhe ca gjyqe te tjera rreth 500 miljon euro.
          Te gjitha Shqiperia do ti humbase dhe Shqiptaret do ti paguajn
          Pastaj shume hajdut si Lefter Koka djali i Qifes ne Tirane etj do kerkojn leket se kane hedhur miljona euro per te fituar mandatet.
          Nuk ka mbetur gje tjeter per tu dhene me koncension ku do gjenden leket.
          Rrezik falimentimi total i ekonomis.

          1. Miri says:

            Qënka hapur prap byrektorja se patëm ca ditë pushim!

  2. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Farsë,farsë dhe prapë farsë!!!
    Pacipësia PD-iste vazhdonë sikur njerëzit hanë barë dhe nuk e kuptojnë çfarë ndodhë!!!!
    Seriozisht, me gënjeshtarë të tillë patologjik duan të vijnë në pushtet këta?!!!
    A mund t’ju besohet këtyre specieve drejtimi i një shteti ?!!!!
    PD-ja i ngjanë atij trenit që i janë dëmtuar frenat në dishezë dhe me ankth pret përplasjen!!!
    As Babalja nuk i bën më derman!!!

  3. Ladi says:

    Po nuk zute mend edhe kete here ne hale te gomerve do ta perfundoni vrapin idiotesk…

  4. Pato says:

    Perse e nenvlereson Ori Nebilaj? Ajo se bashku me Agron Shehun dhe deri ne nje mase edhe Kellici ben nje fushate normale dhe jane nje kercenim real per PS ne te ardhmen me apo pa Ramen. Fatkeqesisht figura te tilla nuk do vleresohen kurre sepse PD eshte nje perzierje klanesh krahinore , kriminale dhe biznesesh vetjake.

    Skandal i vertet eshte mbrotja hapur qe i ben Rama Bashes duke ndaluar lindjen e nje opozite te re dhe patjeter garantuar mandatin e katert. Fantazia mediokre e Rames se me Bashen do zbusin ndasite “ballisto-komuniste” qe nga 45-a jane thjeshte nje menyre e trashe e mbulimit te vertet te ndasive politike ne shqiperi sic jane katastrofa ekonomike e viteve 90 e me vone 97′, Gerdeci, 21 Janari, vrasjet e fushatave zgjedhore, kurrupsionet, vjedhjet e deri ne tradhtit kombetare. Keto jane ndasite e verteta qe ky popull pret me padurim ti zbusi drejtesia e pavarur.. Shpresa per drejtesine e pavarur dhe te vertet ishte prioriteti numer 1 i shqiptareve qe i dhane votes Rames me shumice. PD u ndeshkua rende dhe LSI u shfaros pikerisht sepse ishin ne syt e popullit armiqte e drejtesise se re.

  5. Demokrati qe ka Braktisur PD-en e Bashes+Berishes says:

    Nuk ka asnje C`udi Lulezim Basha do te “RIZGJIDHET” Kryetare i PD-s me “Votime te ndershme”..si dhe do te kete 3-Kandidate….njeri do te Terhiqet ne Momentin e Fundit,duke kerkuar nga Votuesit e PS-s qe te Votojne Bashen..Kur se Tjeteri eshte nje Kandidat,lolo-pra thjeshte sa per te then se kishim “KUndershtare…dhe kjo Vjen se ne Disa Rrethe te Shqiperise kemi sote e 20-te vite qe kemi Kryetare te PD-s vetem nje Person…p.sh ne Ballesh..kemi Doctor.Arturin…dhe qe do te “Vdese” Kryetare i PD-s..dega-Mallakaster…..ishte vetm nje Shembull…
    @@Demokrate..ta “Gezoni” LUlezim Bashen….por ta dini,se edhe me 2025-sen Lulezim Basha do te HUMBASE,dhe perseri do te jete Kryetare i PD.s..lol

  6. Draper dhe Cekan says:

    Injoranca e lulzimit eshte e frikshme !
    Mbrojtja qe jep rama per lulin eshte katastrofe
    Fletelavderimet neper rrethe qe duan lulzimin eshte skandaloze (edhe pse jane fallco dhe bythlepirse) pasi me shume duan lulin sesa Shqiperine dhe femijet e vet ose me shume duan nje karrige ne PD sesa Shqiperine ku jetojne vet!
    Shikoj nje varferi mentaliteti ne radhet e PD Shikoj nje rruge qorre pa kthim mbrapa
    Saliu e mbron, rama e mbron, mos ka ndonje mareveshje midis ketyre bijeve te kurvave?

  7. shoqeruesi i Grida sumes says:

    Per “shoqeruesin e Spiropalit”. Pirdh e shfryj more trap. Ne 2025 do ta hash prap.

  8. Gjergj says:

    Mero zgjedhjet jane manipuluar e vjedhur me keq se me 1945! Dhe atehere perendimi i njohu…!!!! U vra opozita ! Jugun e genjen mendja se e shpartalloi Veriun dhe po i turret Kosoves ta shpartalloje e nenshtroje meqe ka cifutin soros me vete!!!! Mjerane!!!Keto 4 vjet qe jugu hyri pa radhe ne qeverisjen e vendit shtojani 50 vjeteshit te Enverit! Ne menduam se e mbylkem diktaturen 50 vjecare!!! Sindoni e Monopoli i pushtetit tuaj qe mbeshtetet mbi ndarjen kriminale elektorale te shqiperise ka mare fund!!! Dhe mercenaret jugore qe keni futur ne pd nuk do ju shpetojne! Zoti ju ndeshkofte ju Enveristeve e tradhtareve te shqiperise paqes e drejtesise mireqenies e lumturise se populliit te saj! Zoti bekofte bashkimin e triumfin e shqiptareve te vertete,qe jane thjeshte qytetare te klasit te pare te planetit!!!!Te

    1. qytetar0 says:

      Gjergj ! Si duket qenke mjaft ne moshe per ditur -Zgjedjet e Vitit 1945 .
      Ta paskan vjedhur voten qysh atehere.

    2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      @ Gjergj!
      Ke rënë vetë me këmbët e tua brënda!!
      Kjo që ti ke artikuluar (shpresoj të jetë nga injoranca)
      është gatuar dhe vazhdon të gatuhet që prej më shumë se një shekulli në Athinë dhe në Beograd.
      Pikërisht ndarja e Shqipërisë në jug -veri,apo mbi baza fetare!!!
      Jooooooo, Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët!!!
      Mos i vini flakën!!!
      Në djall të venë partitë politike!!!
      Nuk përjashtoj as PS-në,poooor ajo që thua ti(ke të drejtë 100%) është pikërisht pse PD-ja nuk fiton dhe s’ka për të fituar sa të jetë jeta !!!
      Më duhet të bëj një korigjim të vogël, jo i gjithë veriu ndihet i përfaqësuar nga PD, pooor vetëm ata që kanë përfituar nga ajo!
      Dhe ky është fakti që PD nuk përfaqëson gjithë shqiptarët,por vetëm një pjesë që ti më lart e përmende.
      Nuk e kuptoj përse fute Kosovën aty dhe kjo tradhëton hapur qëllimin tënd keqdashës, diversionin!
      Akoma nuk u ngopët duke e ndarë Shqipërinë?!!!
      PS:Shpresoj që shqiptarët e ndershëm dhe patriot t’a kuptojnë çfarë rreziku qëndronë pas një ideje të tillë me përmasa antikombëtare.
      Shpresoj të jetë një lajthitje!!!!!

  9. Shqiptar says:

    Bllokimi i rrotacionit dhe ndryshimit,mohimi i tij eshte thjeshte BESEPRERJE!

    1. No problem says:

      Qenkeni komplet kara nga trute ju serbo-shpellaret. Rikthimi i Berishes ne pushtet quhet rrotkaracion jo rrotacion. Nqs duhet rrotacion apo jo e vendos populli dhe e vendos me vote. Sa per besen as mos e permend fare o shpellar. Sali Berisha dhe PD kane prere ne bese popullin shqiptar disa here. Ngriten avionet te bombardonin jugun

    2. Miri says:

      Nëse rrotacioni duhet të jetë automatik a ma shpjegon dot pse njerëzit votojnë?
      Shko ha një byrek se të vajti ora!

  10. ta says:

    mua me vjen keq qe hyne ne parlament,hajde degjoi edhe 4 vjet si nuk i zuri pandemia?

  11. zoga e vodices says:

    Nuk e kuptoj se si disa servil dhe batakcinje nje tuf zagaresh qe i vene nga pas ketij debili per te mos dhene doreheqjen dhe qe e mbeshtesin per vazhduar per te qene perseri kryetar i PDse.DHe ketij debili i eshte mbushur mendja se pa u bere nje cik kryeminister nuk do te dorehiqet por do te vazhdoje lojen qe i mesoj babai frymezues ngriva shkriva.PO kushte lulushi qe pa asnje merite ne PD u vu minister i transportit qe u akuzua per 250 miljon ne rrugen e kombit dhe e kaloi si e kaloi kete akuz pastaj vjen ministria e radhes ajo e jashteme perseri ketu e ndriti duke firmosur shitjen e detit vjen pastaj ministria e brendeshme ku vrau ne mes te bulevardit 4 qytetar me duar ne xhepaPasi ristani i dha dhe bashkin e tiranes beri 4 vjet gjume te rahatshem dhe ne ender pa se kishin filluar punimet per ndertimin e tramit tirane rinas por kur u zgjua pa se ishte ne ender dhe dhe kete premtin do ta bente mandatin tjeter.Vetem duke u nisur nga keto ky njeri ka qene ter kohen me pushtet dhe nuk beri asnje gje per shqipetarete si mund tja jepte voten populli ketij gjumashi ne katrorkur premtonte se edhe qiellin do te na e ulte pra me nje fjale te vetme njeri i konsumuar dhe i dale boje njeri qe nuk i ka sjell asgje te mire ketij vendi pervecse mjerim.

  12. nje qytetar says:

    Koha do tregoje do ta gezoje a do ta vjelle kete mandat te trete Rama me Doshet pas kepuce.

  13. Tepelensi says:

    O ti Gjergj me mendje te prishur
    Dhe me shpirt te raskapitur
    Je kthyer mbrapa me shume vjet
    Nga mendja te ka bere synet
    *
    Ri ore bure pse je deshperuar
    Kater vite kane per te kaluar
    Dhe po nuk te pelqeu vlora
    Futja nje xhiro nga kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje