Nga Mero Baze
Fatmir Mediut i është bërë fat Shkëlzen Berisha. Përfshirja e djalit të ish- kryeministrit në një histori lobimi për një kontratë korruptive, që përfundoi me 26 të vdekur dhe qindra të plagosur, ka qenë imuniteti kryesor që Fatmir Mediu ka pasur për të mos u ndëshkuar për historinë e Gërdecit.
Fatmir Mediu nuk u pyet kurrë, dhe nuk dëshmoi para drejtësisë, për një prej historive më tragjike që ka prodhuar korrupsioni në Shqipëri.
Po cili ishte roli i tij në këtë tragjedi?
Një biznesmen shqiptar, Mihal Delijorgji, i cili kishte një traditë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes në fushën e skrapit, kishte mundur të përfshinte si lobues të tij djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Ky i fundit i kishte marrë përsipër firmosjen e një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, për të demontuar fishekë dhe municione të tjera luftarake në Gërdec.
Prokuroria ka sekuestruar dy blloqet e shënimeve të sekretares së Fatmir Mediut, në të cilat duket qartë roli lobues i Shkëlzen Berishës.
Keto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “per kafe” që ka bërë në zyrën e ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe, zoti Shkëlzen Berisha. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat perkatëse dhe personat perkatës.
Per lehtësi po citoj nga dosja vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e ministrit të Mbrojtjes për ta takuar këtë të fundit. Blloqet faktojnë se në 17 ose 18 mars 2007, Shkelzen Berisha ka shkuar të takojë ministrin Mediu në zyrën e këtij të fundit, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjithashtu është interesant fakti që Shkëlzen Berisha e ka vizituar zyren e ministrit të Mbrojtjes katër ditë rresht në datat 17, 18, 19, 20 korrik 2007. Arsyeja është shume e thjeshtë.
Gjatë periudhës korrik 2007 furnizimi me fishekë në fabrikën e Gërdecit bëhej shumë pak dhe nga ana e kompanise “AlbaDemil” kërkohej me shumë municion, kërkesë e cila kishte hasur vështirësi dhe pengesa nga repartet ushtarake. Kjo tregon se Shkëlzen Berisha sillej si pronari real i fabrikës së demontimit dhe i ka kërkuar Mediut të shtohet furnizimi.
Nga marsi 2007, deri në mars 2008, zoti Shkëlzen Berisha de fakto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ishte kjo zyrë ku u adresua dhe faksi i famshëm nga Ministria e Drejtësisë së Aldo Bumçit, për miratimin e kontratës ku sipër shkruhej “Për dijeni Shkëlzen Berishës”. Pra Ministria e Drejtësisë i raportonte Shkëlzenit, që ja kishte mbaruar porosinë.
Fatmir Mediu e çoi vendimin në Qeveri, duke propozuar që kompanisë për të cilën lobonte djali i Sali Berishës, t’i jepej direkt kontrata përmes një vendimi qeverie.
Kundër procedurës u ngrit zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, i cili kundërshtoi propozimin e Mediut, të mbështetur nga Sali Berisha, nën arsyetimin se Qeveria nuk është komision tenderi dhe se propozimi mund të hidhej në tender nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas shumë polemikash mes tij dhe Mediut, Berisha propozoi që Rusmali ta rishikojë dhe një herë procedurën nëse gjen ndonjë shteg ligjor. Përgjigjia e tij ishte e prerë, që nuk ka hapësira ligjore.
Pas kësaj, Fatmir Mediu e lidhi kontratën nga Ministria e Mbrojtjes, duke bërë një tender formal dhe duke ja dhënë përsëri kësaj kompanie.
Këtu fillon problemi i parë i tij. Ai e kishte të paracaktuar fituesin e asaj kontrate dhe ja dha atij që ja kërkoi djali i Sali Berishës.
Më pas Delijorgji ngriti një kompani ndihmëse për të kryer punimet në Gërdec, në të cilën përfshiu dhe një nga pjesëtarët e familjes së Fahri Balliut, për ta pasur si lehtësi në kapërcimin e procedurës për ndërtim, brenda një territori ushtarak.
Korespodenca e ushtarakëve të lartë të Batalionit të vendosur në Gërdec, tregon se janë prishur jashtë ligjit ndërtesa ekzistuese të ushtrisë dhe është ndërtuar fabrika e vdekjes, në kundërshtim me gjithë rregullat. E gjitha bëhej në rrugë informale, për shkak të ndikimit klientelist të ministrit të Mbrojtjes.
Ka prova të qarta në dosje që tregojnë se kompania në fjalë ka krijuar shqetësim tek Policia Ushtarake në lidhje me punimet e kryera në repartin e Gerdecit. Ky informacion i është bërë i ditur si ministrit te Mbrojtjes, z. Mediu dhe shefit te Shtabit, z. Hoxha, dhe rezulton se asnjeri prej të dyve nuk janë dukur të interesuar për të zgjidhur problemin.
Dokumenti C (fq 1;2;3 & shkresa nr.1217) tregojne procesverbalin e marrjes se dokumentave nga Prok. Pergjithshme, si dhe shkresa nr. 1217 tregon mbi një informacion që Brigada Ajrore i kerkon Komandës së Forcës së Bashkuar mbi punimet e firmës private “Trans Digging Construction”.
Kur fabrika e vdekjes filloi punë dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të ishte mbikqyrëse e procesit, ajo ishte jashtë loje. Situatën në terren e kontrollonte ai që quhej “turni i tretë” dhe merrej vetem me organizimin e municioneve.
Ata ishin të gjithë të lidhur me njëri- tjetrin (kunetër, krushqi, të afërm, miq) me aksionerin hije të Gërdecit Rrahman Selmanllari, që në atë kohë përfaqësonte Shkëlzen Berishën në çdo transaksion biznesi apo pasurish të patundshme.
Keta persona kane dhënë dëshmi të rreme dhe Prokuroria fatkeqesisht e ka lënë deri këtu hetimin, pa dashur t’i shkojë deri në fund.
Vetë Rrahman Selmanllari u caktua përfaqësues i kompanisë amerikane që ishte partnere me Delijorgjin, dhe për këtë ekziston prokura e tyre në dosjen e Prokurorisë, por as kjo nuk u muar në konsideratë, edhe pse është dëshmi se ajo ishte “de facto” pjesa e biznesit të djalit të Sali Berishës.
Kur fabrika shpërtheu dhe tragjedia ishte duke ndodhur, kuptohej qartë se kush ishin personat e përfshirë në skandal. Tabulatet telefonike të Fatmir Mediut tregojnë se ai i është drejtuar së pari Shkëlzen Berishës, pastaj Rrahamn Selmanllarit, pastaj Sali Berishës dhe Mihal Delijorgjit. Ishte e qartë se ai e dinte se çfarë i kishte ndodhur dhe kush ishin personat përgjegjës.
Pas gjithë kësaj, Fatmir Mediut ju hoq imuniteti në Kuvend, por ai nuk u gjykua kurrë. Prokuroria kërkoi deri në gjashtë vite burg, por ai arriti të shtyjë me raporte mjekësore ditën e dëshmisë, derisa përfunduan zgjedhjet e vitit 2009 dhe ai u rimbrojt me imunitetin e ri të fituar nga zgjedhjet.
Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën e saj, duke gjykuar se zoti Mediu kishte imunitet si deputet, ndërkohë që mund të rikërkonte heqjen e imunitetit.
Deri më sot ai ka vazhduar të zgjidhet deputet nga Partia Demokratike, si një borxh që Sali Berisha ja ka për heshtjen e tij ndaj përfshirjes së djalit të tij në këtë histori.
Ky fakt mjafton për të kuptuar përse i duhet Partia Demokratike Sali Berishës dhe përse ai nuk heq dorë nga kontrolli mbi të. Në këto zgjedhje Fatmir Mediu ishte i gjashti në listë, menjeherë pas Sali Berishës, për të treguar pikërisht këto garanci. Për ironi të fatit këtë radhë ishte deputet në Gërdec, ngaqë aty ju gjend pranë krushku i tij, pasi ka menduar se masakra u harrua.
Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, është përpjekur të hedhë në gjyq shtypin amerikan pas akuzave që i bënë si pronari real i këtij biznesi, por të dy shkallët e Gjykatës së Floridës ja hodhën poshtë kërkesën, duke lënë në fuqi akuzat e Neë York Times dhe disa revistave investigative amerikane për këtë çështje.
Këmbëngulja e familjes Durda për të vendosur drejtësi për djalin e tyre, Edisonin 7- vjeçar, të vrarë duke luajtur me biçikletë, bëri që SPAK të marrë në konsideratë faktet dhe ta rihapë atë.
Nuk jam i sigurtë deri ku mund të shkojë kjo çështje, por nëse historia e Gërdecit ngelet pa u ndëshkuar, nëse Fatmir Mediu nuk dëshmon para drejtësisë si është vënë në shërbim të një afere korruptive që shkaktoi vrasje masive për shkak të lobimit të djalit të Sali Berishës, çdo akt tjetër drejtësie në Shqipëri është i pavlerë.
Triumfi i derisotëm i familjes Berisha përballë drejtësisë, është një nga arsyet e mungesës së autoritetit të drejtësisë në Shqipëri, ku një ish- kryeministër mburret që ka vrarë dhe nuk guxon njeri ta marrë në pyetje, ndërsa djali i tij dhe bashkëpunëtorët e tij të kapur në krim, janë të lirë dhe i bëjnë karshillëk drejtësisë shqiptare, duke investuar paratë e zeza të korrupsionit, për të paguar një shtyp mercenar, gazetarë bixhozxhinj dhe pseudointelektualë, që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi kanë duartrokitur për vrasësit.
Fatmir Mediu është ende i lirë dhe i padënuar, pikërisht për të mos prekur këta.
pergjegjesia eshte e qarte nuk ka nevoje per hetime te medha…eshte gerdeci i saliut e bandes tij politike ku futet edhe mediu..shpresojme qe gjerat drejtesia ti coje deri ne fund e ta zgjeroje hetimin per te gjetur ideatorin e perfituesin dhe vrasesin kryesor te njerezeve te pafajshem..ky do jete dhe fillimi i nje periudhe te re zhvillimi per shqiperine e forcimi i besimit tek drejtesia
Nje prodhe me rigon kjo levizje vetem qe spaku te thote se une bera timen. Cdo akuze e ngritur per mediun eshte parashkruar dhe gjykata i ka duart te lidhura. Eshte thjesht nje teater qe spaku te laje duart e te thote une bera timen.
Or taj Ben….jo gjithçka eshte e parashkruruar….
Shkruhet nga e para…or taj Ben.
Beni ka te drejte per parashkrimin. Duke qene se ka kaluar me shume kohe sesa masa e denimit e kerkuar nga prokuroria, pra 6 vjet, vepra penale parashkruhet dhe individi nuk denohet. Gjithsesi, mendoj se duke qene se vendimi formes se prere eshte i vitit 2009 dhe se shmangja eshte bere me procedure cka i dyfishon afatet e parashkrimit ne 12 vjet, atehere i bie qe 2021 eshte viti i fundit i gjykimit dhe mundesise se denimit ligjor, pra rihpja e gjykimit ka vlere ligjore dhe con ne ndeshkim nese shpallet fajtor. Gjithashtu mendoj se edhe nese arsyetohet nga pala mbrojtese per parashkrim dhe pranohet nga gjykata, prapeseprape gjykata mund ta shpalle fajtor dhe ndonese mund te mos shkoj ne burg nga parashkrimi, mund ti ndalohen postet publike si masa shtese ndeshkimore per te tilla figura krimi, rrjedhimisht humb mandatin e deputetit dhe i hapet rruga proceseve gjyqesore civile kunder tij per demshperblim financiar per familjet e viktimave dhe me besoni, ndeshkimet financiare ketyre u dhembin me shume se burgu.
U erdhi ngordhja më në fund vrasësve.
DREJTËSI , QË TË PREHEN NË NË FUND NË PAQE TË VDEKURIT E PAFAJSHËM, DHE TË DERGJEN MË NË FUND NË BURG ,VRASËSIT E PA NDËSHKUAR.
Kemi kohe qe presim, te shpresojme qe kete rradhe drejtesia te filloje te levize.
Qe te jemi korekt dhe te sakte…
-SPAK kerkoi qe gjykata e larte te hedhi poshte vendimin e meparshem.
-SPAK nuk ka filluar ende hetimin
Qe te jemi akoma me te sakte.
-SPAK ka te drejte te filloi hetimet PA iu drejtuar Gjykate se Larte kur shikon(heton) se ka gjetje te reja ose deshmi te reja.
-Drejtimi qe po i ben SPAK kesaj dosje, vjen ere e keqe.
Marrim shembull arrestimin e Çapajve dhe Shullazit para dy muajsh, ku pavarsisht se ceshtja e nje vrasje ishte mbyllur nga gjykata e larte, spak-u ne fillim beri arrestimet dhe pastaj iu drejtua gjykates.
E them kete, sepse shume mire spaku mund te hetonte gerdecin me pretendimin se ka deshmi te reja ose se pretendon se nuk u hetua sic duhet dosia dhe pastaj ti drejtohej gjykates.
Duke shkuar direk te gjykate, spaku hedh nje zar, ndersa duhej te vepronte ndryshe.
Kerkes.
I kerkoj Zotit Mero Baze qe ti kerkoje grupit juridik qe ka tek TemA, te lexoje dosjen dhe me ante te gazetes TemA, te publikoje cdo detaj qe prokuroret e atehershen nuk kane bere hetim.
Kjo do te thote qe edhe neqoftese keta te spakut kane ndermet te bejne ndonje kompromis, te vihen perballe presionit publik me publikimet qe do beni.
Jo se nuk i ke publikuar sot Z. Mero, por duke i shtjelluar nga ana juridike pyetjet qe rrjedhojne nga dosja, domosdo do i vije ne veshtirsi keta te spakut.
-Do kerkoja qe ketej e tutje, te mbeshteteshit me shume tek kauza njerzore sesa tek korrupsioni qe doli ne pah.
Ketu kemi te bejme me nje Dhjete Vjecar qe iku nga kjo jete sepse po lozte me biciklete(robt ku ti keni te gjithe ju qe u moret me kete pune), te tjerat per mua jane rrjedhoje dhe le ti gjykoje gjykata, por nuk duhet te harrojme qe kemi te bejme me humbje jete.
Njè pyetje kam: O Mero,por këta i ka votuar prapë populli???????????…ka dikush te më jap një pergjigje….
SPAK deri tani ka treguar qe eshte vetem kak.Te shohim nese si komb do te mund te nxjerrim gjykates e prokurore te guximshem e te perkushtuar per te bere drejtesi.Deri tani kemi nxjerre horra te krimbur ne korrupsion.
Triumfi i derisotem i fam.Beri perballe drejtesise,eshte nje nga arsyet e mungeses se autoritetit te drejtesise ne Shqiperi,ku nje ish-kryeminister mburret se ka vrate dhe nuk guxon njeri ta merre ne pyetje,ndesa djali i tij dhe bashkepuntoret e tij te kapur ne krim,jane te lire dhe i bejne karshillek familjeve te viktimave dhe drejtesise shqipetare,duke investuar parate e zez te korupsionit,per te paguar nje shtyp mercenar,gazetare bizxhozexhinj dhe pseudointelektuale,qe kur ka ndodhur kjo fatkeqesi kane duartrokitur per vrasesit.
Dielli me shoshë nuk mbulohet, Mero djali!!!
Fate Mediu është një cironkë në krahasim me “Atë” ,peshkaqënin e madh!!!
A-SPAK- duhet ta filloj nga koka,se atje është qelbur peshku!!!?
Ajo është letra e lakmuesit!!!
Pyetja që shtrohet është, është “dajo Samiu” dakort?! Ose më qartë, ka dhënë “dajo Samiu” OK ?!!!?
“Ai “është vatra e infeksionit!!
Vetëm kur t’i hidhen hekurat “Atij” do mari frymë lirshëm Shqipëria!!!!?
Tha mediu sot qe ketu ska “shtet”
A ka me turp se kaq?
Kjo ceshtje eshte nje prove per SPAK
Kjo ceshtje eshte nje prove per cfare kane qene ne gjendje te ndertojne rilindasit per 8 vjet ne pushtet.
Kjo ceshtje eshte nje prove nese do behet ndonjehere Shqiperia.
Se pershkruaj dot fytyren e Bumces kur te merret ne pyetje ????
Zoti Mero
Si lexues i rregullt qe nga Gerdeci i gazetes tuaj une ju denoncoj dhe juve si hedhes tullumbacesh per Gerdecin.
.
Nese do me pyeste dikush per ngjarjen e Gerdecit kush ishte ngjarja me makabre une do te thoja si me poshte:
.
Fakti qe ambasadori Arvizu mori nga Luan Hoxha( krye-gjenerali i MMP) nje denoncim trondites ku ai akuzonte Shkelzen Berishen se e kishte kercenuar se do ta asgjesonte si Kosta Trebicken tregon se Mehdiu me Shkelzenin mbrohen hapur nga segmente te dyshimta ( powerfull) ne Amerike..
.
Pikerisht te ky ambasador duhet te filloje Spak-u qe u be pale me keto terroriste..Kam dhe shume argumente te tjera si pershembull puna e atij “policit Virxhinias-Usa” qe mbuloi ne menyre kriminale vrasjen mafjoze nga grupi Ciftelia “me rekomande”.
.
Si qytetar amerikan rendesia e ketyre stervitjeve madheshtore te NATOS ne Ballkan eshte nje flluske sapuni per Shqiperine me Berishajt dhe Medinjte jashte burgut.
.
.Turp per ty Mero
dhe per ato segmente biberishiste ne Amerike
qe midis popullit shqiptar dhe Krimberishen
kane zgjedhur kete te fundit…
qe ne nje fare menyre
eshte shenjterimi i armik-kundershtarit tim Enver Hoxha
te cilin e kam falur per cdo gje te keqe qe ka bere
para ketyre monstrave me permasa planetare..shame..shame
Bekim
Ambasadori amerikan mbrojti te ashtequajturin pentagon, dmth min/mbrojtjes amerikane.
Ke ngaterruar ose nuk je informuar sakte per akuzen qe pretendonte media asajkohe, ku kerkonin edhe trafik armesh.
Ku ka gjeneral te pentagonit te perfshire ne trafik armesh, perfundimi eshte nje dhe vetem nje… Mbyllje hetimesh me cdo kosto(vrasja e trebickes).
Ndersa Spak dje kerkoi pasojat qe rrodhen nga kjo ceshtje dhe jo trafikun nderkombetar te armeve.
Prove serioze per reformimin e Drejtesise.Ata gjyqtaret Gj.L.3 acetate qe kane mbyllur dozen duhen pare mire,sa per B.Ymerin si spin i merte urdherat nga SHIKU.
Këta degjenerata të korruptuar,vranë,vodhën dhe korruptuan gjithshka ishte e mundur
në kurriz të kombit dhe mbeten të pandëshkuar.
Kur të ndëshkohet krimi shpellar,do fillojë rruga drejt përparimit.
Edhe kanë kurajon të kërkojnë votat në zgjedhje.
Krijesa më të ndyra,poshtra dhe subhumane se berisha,meta me sherbetorin mediu
nuk lind më nëna.Duken eksperimente gjenetike të gabuara dhe prodhuara nga krimi.
15 mars 2008, e shtune! Ne fabriken e demontimit ne Gerdec nuk po punohej!
Shperthimi nga erdhi, nga rrufe ne qiellin e paster apo nga zjarrvenie e qellimshme? Keto duhet ti sqaroje SPAK atje ne gjygj atyre familjareve se boll po i rrejne prej 13 vitesh.
O terrorrizem mediatik;
Spaku nuk duhet te merret se kush ja vuri zjarrin,po kush mori zjarr(nje fabrike e ngritur nga korrupsioni)
Gerdeci eshte nje varr i hapur qe tani shpresojme te mbyllet nga Drejtesia e Re e Shqiperise Demokratike,
sipas shembullit e Drejtesise Demokrtike Amerikane.
Per here te pare Mediu ka te drejte per te vetmen gje ne kete mes, qe aty nuk ka shtet, se te kishte shtet ne kete moment do ishte diku tjeter dhe jo parlamentar
8 vjet Rama ne pushtet nuk u ndie per Gerdecin, por u deshen zgjedhjet qe ti kujtohej ta perdorte si shashke tymuese pas tyre.
SPAK atje ne gjygj (jo ne faqe gazetash) do vihet para proves – Ti vertetoje shqiptareve pse ndodhi shperthimi ne Gerdec! Pa dale kjo qarte nuk ka asnje hap para ai gjygj. Alibi me demontin nuk ka se ate dite ishte dite pushimi. Do dale qarte se Gerdeci ishte nje sabotim, akt terrorist. Kush u gezua nga shperthimi ne Gerdec do turperohet keqaz .
E KAM THENE GJITHMONE QE DREJTESIA E RE DUHET TE VEJE NE BANKEN E TE AKUZUARVE JO VETEM KRIMIN E POLITIKANEVE POR EDHE NDIHMESIT E FRYMEZUESIT E TYRE, PRA KRIMIN MEDIATIK TE PERFAQESUAR NGA BUSHATI, SHKULLAKU, RAKIPLLARI, BEJTJA, QIM PEKA, ÇANI, BALLIU E CO.
E ke thene moj Lida, aq mire e ke thene sa dhe vete shoku Enver po te ishte gjalle nuk do ta thoshte me mire. Dhe shiko, moj bije e xhaxhait, sikur ca te shkuter e ke ate listen qe bene ketu ne koment, zgjate nje cike, he me pac uraten, zgjate akoma edhe me teper. Sepse, kot nuk thosh Kryetari Mao, se “cdo gje qe zgjatet shume, therrmohet lehte.” Por ai do e kete patur per brumin, per petet e byrekut, jo per kete lloj liste qe llafos ti.
Sa me pirdhet, moj Lidaaa, sa me pirdhet! Por u plaka, nuk kam fuqi as te pjerdh, si pershendetje per mendimin tend te ndritur….
Zoti “ABC KORCA”
Nuk eshte pune gjenerali Pentagoni por me lart akoma
–
Nje shembull pikant:
Beri buje te jashzakoneshme ne Kohen e Reganit 2 skandali IRANGATE qe njihet ndryshe “Iran-Contra affair”
.
Ajo u mbyll atehere u denuan ca sardele ..por letrat sot tregojne se u luajt me keto aktore :Ronald Reagan, George H.W. Bush, Robert McFarlane, Caspar Weinberger, Hezbollah, Contras, Oliver North, John Poindexter, Manuel Antonio Noriega
.
Prandaj Mediun nuk e ngacmojne nga qe te shpetoje sardelja Xen Terroristi..por nese behet gjyqi I Gerdecit do behet nje Cunami nga SALIGATE qe do godase brigjet e Atllantikut dhe Adriatikut sepse behet fjale per vjedhje armatimesh nga 30-40 miljard dollare…ect
.
Nese futen ne burg terroristi Xen Berisha & Mediu I gjore per Gerdecin atehere do ringjallet besimi im te Amerika qe u vra ne Gerdec..
O Loni koqeloni! Ç’fare të zgjase më Lida. Po ti dukesh qe je pjerdhur se nuk te zgjatet me. Ti qenke pjerdhur edhe nga trute more dere zi. Lida e thote shumë mire. Saliu me kompani i shoqeruar me mafien mediatike. O koqeloni!
O shoku Kol, po te pergjigjem seriozisht. Me thuaj te lutem, per cfare flet artikulli dhe per cfare komenton Lida! Lida thjesht shfryn dufin, pa dhene asgje ne sherbim te problemit. Dhe kur nuk ke asgje per te thene (sidomos ne nje rast kaq specifik per te cilen flitet ne artikull) a nuk eshte me mire te heshtesh? Ndoshta Lida e kuptoi se kishte gabuar me komentin e saj 100% jashte problemit qe trajtohet dhe nuk ju pergjigj vrejtjes time, ti si me i ‘zgjuar” nuk prite ti dilje ne mbrojtje. Dhe nuk eshte se i del ne mbrojtje Lidesi ti, por te vrau syte thumbi per shokun tend te lavdishem Enver. Sa per mendjen tende, o Kol, une vertete kam fuqi te leshoje nje alamet pordhe qe te degjohej ane e kend mexhilisit ku ti rron.
Zoti Bekim
Qe per gerdecin eshte pune dy-tre gjeneralesh ta garantoj.
Nuk ka te beje fare me trafikun qe organizon cia me mbeshtetjen shtetrore amerikane.
Ndersa persa i perket ceshtjes “irangate”,une di qe eshte ceshte kompromisi per lirimin e amerikanve, i cili kompromis vazhdon edhe sot me 4 a 6 miljarde dollare ne vit.
Te vime njecik tek realiteti.
Ja e zeme se Spaku do beje hetim te thelluar dhe del ne pah qe eshte pentagoni qe ka dore ne gerdec, cfare mundemi te bejme?
Totalisht asgje!
Ndaj dhe une jam i mendimit qe te merremi me vdekjet qe rrodhen nga kjo gje pasi eshte dhe ajo qe na intereson dhe na intrigon.