Një opozitë që i kërkon gjyqtarit, t’i gjejë prova për ankesat e saj

12 Maj 2021, 18:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është gjendur sot para një precedenti të rrezikshëm për procesin e gjykimit të ankesave, pasi subjektet zgjedhore, në këtë rast “Vetëvendosja”, e më pas PD dhe LSI, në vend të provave, kanë paraqitur në KAS kërkesën e tyre për të angazhuar strukturat shtetërore, përfshi dhe KQZ, në sigurimin e provave.

Pra e shpjeguar më thjeshtë, opozita ka shkuar të ankohet në KAS, jo duke çuar prova, pro duke kërkuar t’i sigurohen prova nga KQZ dhe institucionet.

Kjo tregon se opozita nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet e saj, por ky është problem i tyre, jo i ligjit.

Ligji përcakton qartë dhe sot u pranua dhe në seancë, se disa nga kërkesat e atyre partive, siç është “kryqëzimi i të dhënave nga pajisjet teknologjjke” dhe  “rinumërimi i votave”, bëhen pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ligji e ka parashikuar këtë mekanizëm me qëllim që të dhënat e përfituara të mos përdoren në procedurë ankimore.

Në këtë pikë, komisioneri i Zgjedhjeve, Celibashi e ka bërë dhe më rrëmujë situatën, duke deklaruar publikisht se “KQZ po merret me kete punë”, d.m.th me sigurimin  e provave.

Ashtu siç e përcaktoi dhe një nga anëtarët e KAS, opozita ka shkuar në KAS, sikur ka shkuar për gjah, me shpresë se mos kap ndonjë gjë rrugës.

KAS duhet të shyqrtojë provat që sjell ankimuesi, dhe jo dëshirat e tyre për të gjetur prova.

Partia Demokratike ka paraqitur sot 19 kërkesa nga institucionet zyrtare, që t’i sigurojnë asaj prova, sipas dyshimeve të saj.

Ky nuk është një proces që ka të bëjë me KAS, por një proces që ka të bëjë me hetimin e zgjedhjeve, pasi të shpallet rezultati përfundimtar.

Nëse kjo procedurë shkelet, pra nëse prishet radha e punës, atëhere shkrihen kompetencat e CAS me ato të SPAK, dhe integriteti i zgjedhjeve nuk është më çështje ligjore, por çështje perceptimesh, bazuar në raste të supozuara.

PD dhe kushdo tjetër është e lirë të mbledhë prova për zgjedhjet. Nëse i ka tani, mund t’i çojë në KAS. Nëse i gjen pas çertifikimit, ka të drejtë të verifikojë dyshimet e saj, sipas procedurave ligjore që kërkon një krim zgjedhor.

Por KQZ duhet të ruajë integritetin e procesit, duke u marrë me procedurën e zgjedhjeve dhe mënyrën si është votuar dhe numëruar, bazuar në prova, dhe jo bazuar në pretendime apo dëshira politike.

Pasi kjo procedure e çertifikimit të përfundojë dhe KQZ të çertifikojë zgjedhjet, PD mund të vazhdojë të mbledhë prova për të mbështetur pretendimet e saj, pasi ato janë objekt i hetimit penal të krimit zgjedhor, por jo objekt i KAS, apo Kolegjit Zgjedhor. Këto të parat çertifikojnë zgjedhje. Hetimet çertifikojnë krime zgjedhore dhe këto procese duhet të jenë të ndara.

Fakti që PD dhe aleatët e saj nuk kanë asnjë provë, por mbushin dosje me kërkesa, është një tregues që nuk ka shkelje, por ne mund të qëndrojmë në anën e tyre dhe të themi se ndoshta edhe ka, por ata akoma nuk i kanë gjetur.

Kur t’i gjejnë, mund t’i çojnë në SPAK dhe t’i hetojnë, por KQZ duhet mbajtur në shina ligjore, duke bërë detyrën e saj për të verifikuar çertifikimin e zgjedhjeve, dhe jo duke u kthyer në “qen gjahu” për kërkesat e opozitës, për të gjetur ndonjë fakt.

KAS nuk është organ që mund të sigurojë prova për PD, por një trup gjykuese që mund të hetojë vetëm provat që ajo sjell.

Nëse nuk ka prova, nuk ka pse humbet kohë që të ndjehet Lulzim Basha i justifikuar deri më 20 korrik, sa të rizgjidhet. KAS nuk ka punë me zgjedhjet në PD. Ato dhe mund t’i vidhni, se s’ka kush ankohet. Siç ka ndodhur gjithmonë.

14 komente në “Një opozitë që i kërkon gjyqtarit, t’i gjejë prova për ankesat e saj”

  1. xeniSllobos says:

    PD-ja po nuk u pastrua nga klani i vicidolit, gjithe jeten si kurva rrugesh do mbeten, duke u ankuar . Shfarosni kartelin e vicidolit!

  2. ermiri says:

    Shkurt dhe sakt.

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, kjo më kujton historinë e atij që i tha babait:
    O baba, dua nuse, e dua sot dhe e dua si të tënden!!!???
    Se kush ishte nusja e babait, dihet!?
    Seriozisht, në të gjithë botën demokratike drejtësia funksionon mbi bazën e fakteve, e përsëris vetëm mbi bazën e fakteve.
    Edhe faktet vetë duhet të sigurohen në rrugë ligjore, d.m.th. faktet e siguruara në mënyrë të paligjëshme nuk meren parasysh, p.sh. përgjime të pa autorizuar
    a!
    Mero djali ,kjo komedi me shumë akte e kësaj mender partie me emrin PD, i shërben vetëm një qëllimi:
    Mbrojtjes së familjes bio-“loqike” të Atij, personit, emri i të cilit shkakton dhimbje edhe kur përmendet.
    PD- ja është bunkeri i Atij.
    Ai nuk mbijeton dot pa imunitetin e PD-së.
    Sa më parë që ta kuptojnë këtë konsumuesit e byrekëve, aq më mirë do jetë për të gjithë ne, sepse Shqipërisë i duhet një opozitë funksionale dhe jo një çadër për të mbrojtur Atë!?

  4. lexuesi says:

    Je analist i shkelqyer Mero.Me nje gure vret tre zogj.Thermoi plehrat se i kane marre frymen ketij vendi e mendojne akoma se idiotesite e tyre mund te behen faktore.
    Luli vazhdon te jete i dhjere por krenar,ndaj lere ne delirin e tij kete manikin te Saliut se kushedi si e kane hallin !Qe Saliu dhe Likja jane objekt i SPAKUT kjo tashme dihet por ka zera se edhe Luli nese nuk qendron ne pozicionin qe ka mund ti lexohet emri ndonje dite per tu paraqitur si per “rrugen e kombit” ashtu edhe per 21 Janarin si “yll ne ngjitje”qe eshte per te deshmuar per urdherdhenesin “burre shteti” qe edhe sot e thote me mburrje se do te vriste edhe 30 apo 300 po te qe nevoja.Ndaj lere Lulin ne hallin e vet ,Mero se tani as gjumi nuk e ze me,sepse sa mbyll syte i del endra e ia prish rehatin e gjumit.

  5. analisti says:

    Si gjithmonë PD mbetet një grupim që gjithshka e mbështet tek lufta jashtë sistemit,jashtë rregullave dhe ligjeve.
    Destruktiviteti dhe anarkia ndaj shtetit dhe popullit ka qënë dhe mbetet thelbi i këtij grupimi gangësterësh si në pushtet ashtu dhe në opozitë.

  6. Draper dhe Çekan says:

    Prova ka plot por duhet prezhektor LED per te pare te gopi lirise dhe aureles
    Dhe e dyta e ka fajin rama qe e toleron PD me oferta “mer cte duash” duke e ditur qe PD eshte parti vegjetative e shtruar ne “koma”
    Lere mor palle arushe te shkrihet komplet PD te bejne festen me te madhe shqiptaret ne historine e tyre
    O burr i pabese !

  7. Zero says:

    Bravo analisti ashtu eshte.

  8. Franz Kafka says:

    Keto tolerime te KQZ dhe te anetareve te PS atje do te cojne se shpejti dhe pak nga pak astu si pakuptuar ne anullimin e zgjedhjeve dhe riberjen e tyre. Sa per kujtese edhe ne zgjedhjet e 2011 ndryshimi rezultatit keshtu nisi, nga nje fjali e tille “se cjane gjetur ca flete votimi ne nje kuti, ajde ti numerojme nje here” dhe kaq mjaftoi qe gjithcka te ndryshonte. Edhe tani do te perseritet e njejta gje

  9. redaktori says:

    Opozita i ka kerkuar materialet zgjedhore nga KQZ, dicka krejt normale qe nga Mero perkthehet si kerkese e opozites qe ti gjeje prova KQZ.

  10. Pankarta amerikane - Po Ekonomia o Rrote? says:

    Pankarta “Po Ekonomia e Rrote” ne duart e nje amerikani ne kohen kur Presidenti George W. Bush u fliste per armet kimike te Sadamit, beri xhiron e botes dhe mbeti ne histori.
    O Mero Baze qe tere jeten mbete opozitari opozitave, shiko nje here e shkruaj per Ekonomine se ku gjendet ….o Rrote!

  11. Realpolitika says:

    Faleminderit. Mero !
    Analize e konkluzione perfekt !
    Shkurt dhe sakt .
    BRAVO.!

  12. militanti i djathtë, që voton për PS-në që 15 vjet. says:

    Kerkesa e ketyre partive private që përbëjnë aleancen e sektit “viçikadoli”, drejtuar drejtesisë, që kjo ti gjejë fajet, provat dhe korrupsinin që sipas tyre paskan ndodhur gjatë fushates së votimit, të cilat ndikuan që ky sekt ti humbin zgjedhjet zgjedhjet, është një kerkesë krejt normale ( per këtë sekt ). Pra ky sekt politiko-kriminel dhe anti-Shqiptar, nuk raporton dhe nuk çon asnjë provë në drejtesi, që verteton sipas tyre që zgjedhjet janë bërë nën një fushatë krimi, blerje, shitje apo fallsifikimi të votave, por i kerkon drejtesisë me një ton urdheri,që kjo ti gjejë provat që çuan në humbjen elektorale të ketij sekti shkerdhatash. Ky sekt qelbësirash anti-Shqiptar, i drejtohen drejtesisë në këtë mënyrë, per inerci, që i perngjan një urdheri, sepse kjo është proçedura e tyre normale që kur ishin në pushtet. Që kanë urdheruar dhe deturuar drejtesinë të gjejë provat si kriminale ashtu edhe mediko-legale në favorr të ketyre kriminelave në të gjitha ngjarjet ku ishte i akuzuar shteti i sektit Sali Berisha, si 21 janari, Gerdeci, Remzi Hoxha, etj etj etj etj, dhe drejtesia e tyre jua ka gjetur të gjitha provat që i çfajsonte keta kriminela. Drejtesia do gjykojë provat që ju do i denonconi dhe policia i heton. Qelbësirat e PD-së dhe të LSI-së, kur do ta kuptoni që drejtesia nuk është pronë private e juaja. Qelbësira-hajduta, kur do ta kuptoni që sot ju nuk mundeni me komandue as gruan dhe vajzen tuaj e jo më drejtesinë e një shteti. Qelbesira-trafikant droge dhe kriminela të sektit anti-Shqiptar të Sali Berishës, ju silleni si gratë kurva që i ka leshuar burri për kurveri, dhe hidhen e perdridhen duke bërë be se kjo gjë është gënjeshter. Pra populli Shqiptar si burrë, ju ka lëshuar ju si grua kurvë, dhe tani duhet që ju ta mbyllni llapen e kudrës dhe mos të lehni më shumë. Pt’huuuuuuu tradhëtar të atdheut.

  13. Tirona eshte e jona says:

    PD i duhet te tymos ambientin qe te mos meren me BASHEN se nuk eshte i afte te fitoj, por militant te drejtohen ne tjeter drejtim. Humbja do nje alibi, dhe kete po bene Basha

  14. sapa says:

    Dhe nje mazhorance qe erdhi per te bere shtet i ka faktet dhe nuk i perdor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje