Nga Mero Baze
Lulzim Basha po përpiqet të bëjë sikur kërkon transparencë për 9 qarqe të Shqipërisë, ku komisionerët e vet nuk kanë ankimuar asnjë rast. Përmes supozimeve politike dhe perceptimeve që i kanë lindur më 27 prill, kur u bind që humbi, ai po përpiqet të ngrejë një stuhi në gotë, që shpreson të mbajë deri në korrik, sa të mbarojë problemet brenda partisë.
Ky është halli i tij. Mund të jemi mirëkuptues apo refuzues ndaj këtij halli, por e vetmja gjë e sigurtë është se armiku më i madh i këtij halli, është transparenca e zgjedhjeve.
Çdo ankim ligjor i Lulzim Bashës që mbështetet në Kodin Zgjedhor dhe që ka prova, duhet verifikuar deri në fund, pasi kjo nuk dëmton zgjedhjet, pro dëmton në mënyrë të pakthyeshme alibinë që ai kërkon për humbjen e zgjedhjeve.
Spekulimet mbi blerjen e votave, ku gjatë fushatës u kapën vetëm blerës të LSI-së, mund të shërbejnë vetëm për të burgosur LSI.
Dhuna në zgjedhje, ka patur një kulm të saj dhe kulmi është kur një i rekrutuar nga PD prej Tropoje, vrau në Elbasan në emër të Lulzim Bashës. Në çdo rrethanë tjetër, sikur ky të ishte i rekrutuar nga PS dhe të kishte vrarë dikë nga PD, Shqipëria do kishte marrë flakë.
Tani duhet të dëgjojmë dhe vrasësit të ankohen për dhunë.
Kërcënimet në zgjedhje kanë arritur kulmin me deklaratat e Xhelal Mziut, i cili u premtonte publikisht qytetarëve se jemi gati të vrasim si në Elbasan, një kërcënim që duhet të merret seriozisht, për t’i nisur çështje penale për kërcënim me vdekje në proces zgjedhor.
Tani duhet të dëgjojmë dhe kërcënuesit të ndjehen të kërcënuar, pse nuk u tremb pala kundërshtare.
Strategjia e PD ishte e mbështetur tërësisht mbi dhunimin e votës, mbi vrasjet si shantazh dhe kërcënimet për vrasje, për frikësim dhe revansh, dhe falë kësaj strategjie ata humbën.
Po të kishin fituar, larg qoftë, në Shqipëri do të instalohej një precedent fashist, që pushteti mund të merret duke vrarë veprimtarë të kundërshtarëve dhe duke kërcënuar me vrasje.
Tani meqë ata dështuan edhe me vrasje, edhe me kërcënime për vrasje, edhe me blerje votash, të gjitha ato që nuk realizuan dot, po përpiqen t’i paraqesin si probleme të fituesit.
Edi Rama nuk ka vrarë askënd në zgjedhje dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por çdo palë zgjedhje. Ilir Meta ka vrarë rregullisht dhe në ditë zgjedhjesh, së bashku me Saliun.
Asnjë socialist nuk ka kërcënuar se do të vrasë si në Elbasan, për të mbrojtur votat.
Asnjë socialist nuk është kapur duke blerë vota si ata të LSI, që ishin pjesa më agresive e opozitës.
Hetimi i vrasjes së Elbasanit për llogari të PD, hetimi i Xhelal Mziut si kërcënues me vdekje për kundërshtarët, hetimi i çdo rasti të kapur të blerjes së votës, dhe hetimi i çdo flete votimi të pavlefshme, ku 70 për qind janë të Partisë Socialiste, nga të cilat ka humbur 4 mandate, mund t’i shtojnë ndonjë mandat socialistëve, por mbi të gjitha, do t’i heqin çdo argument Luzlim Bashës për të shpëtuar nga përgjegjësia e humbjes.
Dhe ai e di mirë këtë. Ndaj nuk ka bërë kërkesë për transparencë, por ka bërë kërkesa për pazar politik, duke kërkuar zgjedhje në tavolinë në 9 qarqe, ku ka humbur. Pra është e qartë se do shkak të mos hetohen zgjedhjet, por të ketë ai një arsye për t’u shpjeguar të vetëve, se këta nuk i hetuan zgjedhjet.
Është thjeshtë një kërkesë politike, që nuk ka lidhje me transparencën, por me frikën nga transparenca e zgjedhjeve. Dhe këtë hall e ka deri në korrik. Pastaj pas dy vjetësh në zgjedhjet locale, do dëgjojmë gjëra të tilla përsëri.
Strategjia e PD ka qene dhe eshte si puna e prostitutes
50 euro nje qirje
Qirsi eshte PD kurse prostitutat jan demokratet dhe gjithashtu te PS dhe LSI
Ndaj kemi dhe nje brez si stressi
Brezi perdhunuar
Vetem keta debilet e PDs mendojne qe votat jane “vjedh” jo diten e votimit dhe as gjate numerimit por “perpara”. Edhe Donald Trump nuk ishte kaq debil. Ai te pakten kerkonte rinumerim ose ndalim te numerimit. Por si e zgjidhi amerika debilellekun e Trump dhe ndjekesve te tij? Duke bere nje transparence totale. 4 here u rinumeruan miliona vota ne Georgia dore me dore dhe u be nje certifikim i pashembullt e cdo vote te hedhur. Njerezit u moren ne telefon apo u thirren ne polici per te vertetuar nese kishin votuar vertet apo jo.
Transparenca eshte e vetmja shpetim nga debilelleku i PDs. Rama dhe qeveria e tij duhet te ngulmojne qe te hetohen votat e pavleshme qe eshte nje skandal me vete dhe jo te meshirojne debilellekun e PDs. Prokuroria duhet te therras per shpjegime cdo debil te PDs qe del ne media e flet per miliona te paguara per cdo votues. Jo vete kaq por edhe analistet mediatik duhet te ftohen per shpjegime dhe te faktojne “mafien” dhe “bandat” qe moren pjese ne votime. Nese nuk behet atehere vertetohet ajo qe shume njerez po e shohin qarte. Njerezit qe duan dhe po luftojne forte te mbajne Bashen ne PD jane Berisha dhe Rama, secili sipas menyres dhe interesat e veta.
Hahaha!Mero ke filluar te besh shaka.Edhe votat per Tomen apo te shume votuarit Taulant jane vota te ndershme.?Mos se po na keputet oshkuri prej gazit.!Ha ha ha.
Ore une jam i bindur qe PD nuk ka per te ndryshuar kurre. Mjere Shqiperia per kete opozite. Prandaj them se rreziku me i madhe per ne nuk eshte Rama, por PD.
Edhe sa do te degjojme te tilla budallalleqe?
Sikur nuk shkon që:
– Në këtë gazetë, editoriali flet me gjuhë transparente dhe,
– Po në këtë gazetë, Andi Bushati të vjellë cfarë i vjen nga b….
Opozita qe ka celsat e kashtes.Ajo i ka fajet.Tani shpetoi Shqiperia .Per kaq pak kemi vuajtur.si nuk na vajti mendja me pare.
Po or vëlla po, por kujt ja thua ?!
Mirdita, mos na i kujto Andi Bushatin se, sa here e degjojme . apo e shikojme , na vjen per te vjelle, ose shkojme ne banje. Na esht neveritur, me keq nga Berisha e Meta.
Ja Enkelejd Alibeu po sjell mjaft prova dhe fakte se per zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka asnje prove se zgjedhjet jane vjedhur.
Bravo zoti Mero.Eshte e vertete se basha po kerkon rivotim ne 9 qarqe per te justifikuar veten e tij se ne po bejem perpjekje,prandaj mos me ndeshkoni mua.Dhe e dyta ne Korrik kuvendi i PD po vjen dhe themelet e Bashes po tronditen shume.Vjedhje dhe blerje votash nga ana e PS-te nuk ka.As vrasje.Ka patur vrasje nga PD ne Ebasan dhe vjedhje votash nga partia e Monika kryemadhit.PS-te eshte ne te drejten e saj te qeverisin pakokeçarje edhe per kater vjete te tjera.
Kjo tregon se nuk funksionon drejtesia,po te funksiononte drejtesia menjehere pas ngjarjes ne Elbasan dhe deklarates se Bardhit duhej ta arrestonte dhe Shqupit ti kish ven shiritin e kuq per te kontrolluar dhe gjetur depot e armatimit
Pas deklarates se Mziut duhej te vihej ne veprim drejtesia per ta nxjer te jashtligjeshme si parti te armatosur me grupe paramilitare te stervitur per terror dhe vrasje.
Tani bejn zhurme qe te harrohen edhe keto ngjarje te renda.
Ne asnje vend tjeter nuk do toleroheshin keto ngjarje shume te renda,kujtojme fundin e ”Agimi i Arte” ne Greqi.
Transparenca e zgjedhjeve eshte armiku kryesor i Lulzim Bashes, por…
…c’dreqin ka Rama qe nuk e ben ate transparence-armikun e Bashes por i dergo flete te bardhe i lutet Bashes “Kerko c’te duash”?
Shpjegoje ca kete ashtu Mjerance ti o Baze.
Rama i fitoi zgjedhjet dhe duhet të bëjë diferencën me vetëveten,duhet që në mandatin e tretë të realizoj investime direkte në ekonomi prodhuese,duhet të e ngris në një nivel më të lartë industrin turistike dhe të e mbështet me politika favorizuese prodhuesit bujqësorë.Nëse arrin të i lëvizë këto objektiva ka për t’i bërë nderë vendit dhe vetes,ndërkohë që nëse vazhdon ky stagnim ekonomik ka për të prodhuar dëshpërim të pashembullt,kjo është kështu ngase e ka privilegjin si askush më parë të fitoj mandatin e tretë.Partia Demokratike duhet të e filloj katarzën për tu shndërruar në alternativë premtuese,kusht themelorë është që të lirohet nga ata që kanë vrarë e vjedhur,e ata janë Berisha dhe Basha.
Dikush duhet te marre persiper misionin e pamundur ti shpjegoje Rames se parametrat ekonomiko-financiare tregojne qarte nje ekonomi te rrenuar. Ashtu si dita duket qe ne agim, edhe kjo qeveri deshtimin ne ekonomi e ka patur qe ne nisje.