Mos kërkoni që Basha “të ikë si Berisha”

9 Maj 2021, 19:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kritikët e Lulëzim Bashës po përpiqen të prekin atë në sedër që të japë dorëheqje. Nuk e prekin dot. Nuk e jep dorëheqjen dhe nuk largohet nga kreu i PD.

Kjo betejë do të bëhet edhe më pa kuptim në ditët që vijnë duke krijuar një kakofoni zërash kundër tij.

Nuk kanë rol as dorëheqjet e njerëzve të partisë. Me ata Lulëzim Basha tallet. A nuk u tall me së paku 5 a 6 Sekretarë të PD para se të bënte listën e deputetëve, që duke i hequr nga lista i shpallte “Koordinatorë” kombëtarë për energjinë, mjekësinë, pandeminë, policinë, ushtrinë, rininë, e tallje të tjera.

Tani ata janë jashtë grupit parlamentar dhe nuk kanë asnjë rëndësi. Do të jenë të etiketuar si të mërziturit e radhës dhe kaq.

Lulëzim Basha së pari ka nevojë për një rival, por për një të vetëm dhe të mbështetur nga të gjithë ata që mendojnë se ai duhet të ikë. Dhe ky rival duhet të jetë nga Grupi Parlamentar i PD.

Por më e rrezikshme, më e dëmshme dhe më ogurzezë për Partinë Demokratike më duket ai harxhim energjish nga kritikët që në përpjekje për ta prekur në sedër, i kujtojnë “dorëheqjen” e  Berishës më 2013.

Po qe se Berisha do të kishte ikur më 2013, Partia Demokratike nuk do ishte kjo që është sot. Ajo do ishte reformuar, do kishte një lider të bërë vetë dhe do kishte fituar.

Nëse prisni që dhe Basha të ik siç ka “ikur” Sali Berisha, atëherë është mirë të mos ikë se do lërë një më të keq se vetja, që ta ketë në kontroll, siç bëri Berisha.

Partia Demokratike nuk po ja del dot, pikërisht sepse Sali Berisha vrau shpirtin e garës në PD, komandoi aty Lulëzim Bashën për të mos ikur vetë dhe sot është katandisur që dhe vetë merr më pak vota se Ori Nebiaj.

Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.

Prandaj është mirë të mos evokoni Berishën si shembull që udhën e tij të ndjekë Basha, se kështu jeni duke i thënë “bëje dhe më keq se Berisha”.

Për të qenë kryetar vetë Berisha gjeti Bashën, merreni me mend kë mund të gjejë Basha pastaj nëse do të duhet të bëjë sikur ikën.

Prandaj kjo kakofoni në emër të dorëheqjes së Bashës duhet të ndalet. Duhet të kurseni energji dhe për kërkesat morale ndaj tij. Nuk preket shumë për ato.

Ka vite që e përsëris prej 2013 që PDnë do ta ngrejë në këmbë, ai që e fiton vetë, pa nevojën e Berishës, madje kundër tij.

Vetëm ashtu njerëzit do fillojnë të besojnë dhe shtresa gri e shoqërisë do rikthehet të votojë PD-në. Për të humbur mirë është Luli. Është puna që di të bëjë më mirë.

 

 

 

23 komente në “Mos kërkoni që Basha “të ikë si Berisha””

  1. qytetar says:

    Ing.Mero !
    PD perfundimisht mori fund !
    U mbajt me zor ne kembe me idealin…Lufte kunder Komunizmit.
    Pasi shkaterroj gjithçka te ndertuar nga nje popull i tere filloi te plaçkiste gjithçka….deri ne rrenim.
    Bemat e PD -es jane pafund.
    Zoti i misherofte te gjithe anetaret e saj dhe mue qe i mbeshteta.

    1. Berisha ik says:

      Mero Baze ka te drejte. Keta qe flasin per Lulin, nuk kane bythe te flasin per Berishen.
      Basha-ik eshte nje komedi. Drama dhe tragjedia qendron tek Berisha-ik. Tek njeriu qe e ka kapur per fyti PD-ne me falangat e tij nazisto-anarkisto-komuniste, dhe nuk e ke per se gjalli.
      Ka njeri ne PD qe ta heqe qafe Berishen? Jo. Atehere mos bëni kot gam-gam. Ose do rrije ky Lolo qe eshte, ose do vije nje Lolo tjetër. Kush kujton se ka zgjedhje te lira ne PD pa ikur Berisha, ose ka lindur sot, ose ka mbetur po si trap zalli qe ka qene sot e tridhjete vjet.

  2. Mantho says:

    Ore po Berisha pse nuk shprehet per kete turbullure ne radhet e PD-se. Le te flase dhe ai nje here si anetar i thjeshte i asj partie. YTe gjithe anetareve qe jane mijera, u dhimbset partia. Nje anetar nuk can koken!

  3. pyetje nga publiku says:

    Mero Baze si ekspert i pushteteve qe je zotrote, shpjegoje pak ate Flete te bardhe (a Flamur te bardhe) qe pushteti yt i rradhes i jep Bashes ku ai “te kerkoje c’te doje”!
    Me sa di une, dicka e tille nuk ka ngjare me asnje fitues zgjedhjesh as ketu as ne bote. Ti di ndonje rast?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po rasti i Gjermanise.. Nuk po thote njeri asgje. Ai tha qe nuk ka vize te kuqe te bashkpunosh me opoziten. Ketu nuk eshte se c’fare kerkon opozita, por c’fare kerkon populli me numrat me te vogel (edhe ai populli jone eshte). Neqoftese populli kerkon me shumice te kualifikuar (si ajo e Reformes ne Drejtesi), atehere te bejn Ligjin e Tokave njehere e pergjithmone. Ta propozoj opozita versjonin.. A jeni te djatht. Ja mejdani plako. Do te jesh prezantusi dhe te jeni bashk te dyja palet qe Shqiperia te antarsohet ne BE. Te bien dakort qe integrimi i vendit behet bashke, sidoqofte marredheniet.. Do te prezantosh vendin me dinjitet, Zgjidh presidentin se je opozita (meqe e keni aq merak ate karrigen aty). Po ashtu edhe per Kryeprokurorin e Pergjithshem meqe Rama te paska vjedhur dhe e ka zaptuar Reformen e Drejtesise.. Ti s’po ben pyetje. Ke paragjykim me negativitet dhe i vete-pergjigjesh “pyetjes” tende..

  4. Artan says:

    Sa here fut Berisha doren ne thes, e imagjinoni ju se ç’i kap dora – i madh si perhere Mero

  5. Taulant says:

    Po dihet kush do jete kandidati tjeter ne korrik per kryetar te PD-se.
    Eshte Agron Shehaj figura e paster perendimore tmerri i korrupsionit te personifikuar tek RILINDJA e Rames.
    Nuk ka me Bashe mbas korrikut ne PD. Agroni e krijon nga zero Partin Demokratike jo me amatorizmin e Bashes.
    Shehaj e ka shume te thjeshte te organizoj popullin per te rrezuar te korruptuarit qe drejtojn sot vendin.
    Si pasoj e gjyqeve te humbura ne arbitrazh ne shtator vendit do ti bllokohen te gjitha asetet jashte.
    Avionet e AirAlbanias do te sekuestrohen, mjetet Shqiptare qe bejn tregti me jashte do te bllokokhen sepse do paguhen gjyqet.
    Pra vendi eshte i falimentuar qysh ne shtator.

    1. FAKTI says:

      Po ky Taulanti e ka mendjen ne vend? Agron Shehaj eshte nje medioker qe s’di te flase as labçe jo me shiptarçe europiane! E njehe ky Agronin apo e ka degjuar neper televizione qe flet si ai Fitm Zekthi fffffffffff,ththththth dhe ngaterron llafet si ngaterron kembete ne kalldrem. Pak demokrate ka me intelekt e me vizion?!

      1. Taulant says:

        O debil Agron Shehaj doli i dyti me i votuar ne Tirane.
        Ku merr vesh ti ty te pelqejn derrat e korrupsionit si Gjiknuri,Dako,Ahmetaj,Rama &Co.

    2. gjergji says:

      Tau : zoti te ruajt mendt.Inshalla shpeton Shqiperia me ne fund nga kto “filozof” apo mendimtar si Tau i yn.

    3. ppa says:

      Shehaj, po te ishte kaq i vlefshem do te kandidonte ne Vlore; reklamen per vete e beri permes rrjeteve online te sponsorizuar prej tij; nje parti e madhe ne Shqiperi, nuk mund te drejtohet nga nje njeri qe ka jetuar jashte vendit per rreth 20 vite.

  6. Ada says:

    Analize perkryer z.Baze!Uroj te ta kene kuptuar ata te partise “demografike”,sepse atje nuk duhet te iki Berisha si nuper por si fryme !Pd eshte bere si “Juridiku i plepave”ndaj po nuk u be Veting brenda partise demografike kurr nuk ka per tu shendruar ne levizje demokratike kjo force!Aty ai ka mbjelle e rritur nje injorance te kultivuar e qe veshtire eshte qe te behen demokrate!Saliu ka pergatitur zevendesimin e Lulit ne rast presioni po nga vete ai ose Mark Markun ose Agron Markagjonin ,njeri me rryp se tjetri!Ndaj brenda Pd duke te dale nje levizje tjeter ku te marre dale ngadale atributet e siglen e PD sepse kjo lukuni uqerish e jenash te pa kulture e aresim perkates nuk do e lene kurre te shuhet berishizmi sepse pa te ata do te ishin akoma me dhi neper maja malesh e nga ku sot jo vetem qe kane zaptuar Tiranen por ndihen edhe si te zot te saj e jo me PD qe lindi e do te vdese me emrin Berishe!
    Ja perse Luli ka arresye qe nuk iken sepse ajo eshte prone e babalit te tij shpirteror e per pasoje ashte e do te jete “toke e xanun”!Vetem nje levizje e re mund ta konkuroje apo ta rrezoje Edi Ramen me rregulla loje te mirefillta demokratike si ne shoqerite e emancipuara.

  7. Mira says:

    PD e ka mbyll ciklin e vete ,nje parti qe bertiste kunder komunizmit dhe komunisti kryetar partie.Sharlatanet qendrojne akoma ne ate parti,personalisht asnje nga keta kritiket nuk i marr seriozisht,persa kohe nuk kane kellqe te drejtojne gishtin dhe jo vetem.
    Ky lloj modeli eshte jashte kohe ,atje duhet “revolucion”.
    Kritiket jane per faqe te zeze keshtu siç jane,PDeshte nje dyqan qe duhet vene dryni dhe ta nxjerrin ne shitje,keshtu siç eshte nuk i duhet as dreqit.
    Fatkeqesi qe nuk ka nje parti opozitare serioze !

  8. L.R says:

    Thjeshte; kush punon fiton…. ky eshte ligj i demokracise boterore i politikes demokratike ne pergjithsiii…. Prandaje;
    Berisha ik ose thyej qafen… pasi jane 30- t + 10 te viteve 80-90 te erreta ne shpatulla e tua…
    Basha ik…
    per Kryebashkjak ne Tirane humbe (+ me nje mandat te vjedhur ndaj Rames) + zgjedhjet politike2017 – 2021…. me pak fjale nje humbes dhe pike….
    E verteta eshte qe komandoni boten e krimit ku lujne miljona € dhe per kete s’largoheni.

  9. Demokrati nga Fshati says:

    u Cudita kur Lexova se ne Shqiperi ka Demokrate qe kerkojne te “Prekin ne Seder” Lul-Hollandezin????Ka Seder Lul-Hollandezi???ai ka Fytyren si Sholla e kepuces….ku vetem “Era” i Ndryshon sipas asaj qe shkel..Mute apo Bajge….
    Lulezim Basha Nuk LARGOHET sikur edhe PD-ja te Shkaterrohet Krejt..sepse keshtu do Berisha,sepse keshtu do UDB-ja….sa per Agron Shehaj..duket nje Figure e Besueshme..por Ai nuk eshte i Besueshem per Berishen,per Bashen dhe INteresat Serbe ne Shqiperi…lol

  10. Valbona says:

    Cfare te ardhme prisni nga pd,asgje sendi,nje parti qe rurje te re quan Gjekmutin dhe Markmutin,dy hale analistesh qe kan 4 vjet ne mbrojtje te kriminelit Sali Berisha.

  11. FAKTI says:

    Mero, me kujtove diçka te vjeter me ate shrehjen qe “sa futen doren ai ne thes, e dini vete se çfare i kap dora”. Ndonjeri edhe mund te keqkuptohet me shprehjen tende, as une nuk mund ta di te verteten, por dikur shkonte nje njeri rruges me nje traste ne dore. Takon nje mikun e tij dhe ulen e ndezin nje cigare e bisedojne ne rruge. E pyet miku: çfare ke ne ate traste? E kam mbushur plot me dreqer (shejtane) , i pergjigjet ai. Jane te mire, i thote miku , me xidh (zgjidhe) nje e ma jep mua. Kall (fut) doren , i thote ai, e merr; te gjithe njesoj jane . Prandaj, i dashur Mero, dhe ata ne pd sot per sot te gjithe njesoj jane: le te marrin ke te duan e ta vene ne krye. Jane ata fajtore , me Saliun ne krye qe e katandisen ashtu ate parti dhe Saliu e ka hipotekuar; duhet SPAK qe ta zgjidhe.

  12. paradoxal says:

    Ja po suppzojme se paske te drejte, si do na e shpetoka vendin nga falimentimi ky Agron Shehaj?
    Shteti shqiptar nese ka probleme, i ka me pronaret te cilet kane fituar gjyqet ne Strasburg. Aty do detyrojet te paguaje sa qimet e kokes per pronat e uzurpuara nga te ardhurit pas 90-es ne Shqiperine e Mesme.
    Puna eshte qe te pakten ky problem eshte koke e kembe veper e PD-se. Si atehere do e gjeje zgjidhjen ky Shehaj?

    1. Taulant says:

      Shteti Shqiptar ka 600 milion euro gjyqe ne arbitrazh te cilat jane te humbura si gjyqi 130 milion euro me Beketin.
      Kompanite nderkombetare qe mbledhin asetet per te paguar gjyqet do sekuestrojn te gjitha pronat Shqiptare jashte si avion te shoqerive shqiptare (albanian airlines) tragete,makineri etj. Mbas shtatorit do flasim si ka per ti paguar Bechetit&Co koker me koker leket ky psikopat kryeminister qe fryhet e nuk njeh vendimet e gjykatave nderkombetare…. ku eshte ne stanin Shqiptar ku nuk ka ligje???

      1. Undifined says:

        Vetem pronat e zaptuara nga mamluket e Saliut ne gjithe Shqiperine Mesme…..per nga ana financave….e lene ne “hije” gjoben e Bekett kurves….por rdhe ate kurve italiane e kemi “dhurate” nga Sali bajraktari e hekraxhiu i Skraparit…..

  13. Martin says:

    E bukur kjo fabula e thesit o Mero! Por problemi eshte se thesi i pd vetem me ashtu esht i mbushur.. hahaaaaa i madh je

  14. timo says:

    Mero,ti bukur e ke analizuar ( si gjithëmon) por, unë do të thosha, më mirë akoma do të ishte një kundrshtar i bindur i Berishës. Por një të tille PD- ja nuk e ka sepse të gjithë kanë frikë nga ai. Asnjë nuk do të mendojë me kokën e tij. Prandaj, si është nisur ashtu do të bitiset.

  15. Beso says:

    Basha ka faj.Nuk perballi dot makinerine e manipulimit te votes ndertuar e drejtuar nga Rama-Doshi -Balla-Gjiknuri _Balluku e te tjere.Berisha duket si nxenes naiv perballe ketyre mjeshtrave te pa skrupull ne manipulim te zgjedhjeve.Berisha kishte hajdute xhepash qe mbushnin xhepat me flete votimi dhe i hidhnin ne kuti mbasi shuanin dritat gjate numurimit.Kurse keta perbindeshat e Rilindjes i moren votat me para me kercenim duke perdorur edhe strukturat dhe parate e buxhetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje