Nga Mero Baze
Edi Rama ndjehet i fituar pasi do të vazhdojë qeverisjen. Lulëzim Basha ndjehet i fituar sepse do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike. Ilir Meta ndjehet i fituar pasi do të vazhdojë të jetë president e më pas në krye të LSI.
Pra të gjithë po përpiqen të ndjehen të fituar pas zgjedhjeve, pa ndryshuar asgjë. Kjo është e vetmja gjë e cila do të dëmtojë rëndë opozitën, pasi mos reflektimi ndaj një rezultati, dhe injorimi i tij me justifikime, do ketë pasoja afatgjata mbi të.
Nëse opozita nuk ndryshon duke reflektuar ndaj rezultatit, pra nëse nuk ndryshon nga një ngjarje e rëndësishme politike siç janë zgjedhjet, atëherë ajo do të ndryshoje nga faktorë të tjerë jo politikë, çka do të jetë dhe më traumatike për të.
Një prej këtyre mund të jetë drejtësia. Kështu nëse procesi ndaj Fatmir Mediut do të jetë realist, ai do të përfundojë në burg duke shkaktuar një tërmet më pas në familjen Berisha.
Kjo do të bëjë që opozita të reflektojë tashmë ndaj një vendimi të drejtësisë në varësi të pushtetit të Berishës ende mbi PD.
Nëse PD bëhet gardiane e Mediut që nënkupton të bëhet gardiane e Shkëlzen Berishës dhe makthit të familjes Berisha nga drejtësia, atëherë ne do të shikojmë një PD jo vetëm të zvogëluar dhe të penalizuar, por dhe një parti të tërë të vënë në rresht nga një histori kriminale.
Kjo pastaj mund të nxisë faktorë të tjerë politikë në vend, apo dhe faktorë ndërkombëtarë të reagojnë ndaj tyre, duke penalizuar një forcë të tërë politike që tenton të sillet si peng e së shkuarës së vet.
E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me Ilir Metën. Shkarkimi i tij nga Kuvendi është ngjarje e sigurt, por largimi i tij nga zyra e Presidentit mund të marrë kohë dhe nuk është e sigurt nëse ai largohet brenda këtyre muajve që i kanë mbetur dhe ashtu për t’u larguar.
Por nëse opozita bëhet gardiane e tij, nëse opozita harxhon tani energji për të mos ndryshuar, imazhi që ajo do të lërë në shoqëri dhe në opinionin publik, është dhe më i keq se ai i 25 prillit, pasi ajo do të sakrifikohet duke thelluar linjën radikale të 25 prillit që në fakt e mori në qafë në zgjedhje.
Ndryshimi i opozitës dhe reflektimi politik i saj pas 25 prillit është e vetmja mënyrë që ajo ta shmangë këtë tkurrje të re.
Nëse opinioni publik do të shikojë një opozitë që reflekton për humbjen, që reformon lidershipin, dhe përpiqet të bëhet alternativë për shqiptarët, goditjet e drejtësisë apo faktorëve të tjerë ndërkombëtar që mund të godasin Berishën apo Metën, nuk kanë për ta dëmtuar opozitën, por kanë për ta ndihmuar atë të rritet, pasi duket një distancim real.
Pafuqia e saj për të ndryshuar dhe kthimi në gardianë të Ilir Metës e Sali Berishës, ka për ta kthyer atë nga një parti politike, në një çetë komitësh, e cila jo vetëm që nuk do jetë më konkurruese në Shqipëri, por mund të jetë e bezdisshme dhe për vetë elektoratin e djathtë, i cili mund të shpërdorojë energjitë e tij duke u copëzuar dhe humbur fuqinë reale për ndryshim politik në Shqipëri.
E kam postuar para shumë kohësh mendimin dhe habinë time se përse M.Baze përpiqet me çdo kusht ta relativizojë rolin e PD-së dhe t’i japë këshilla pa fund se si mund të shpëtohet. Ose është dëshirë e sinqertë që politika shqiptare të ketë një opozitë të vërtetë, që është për tu përshëndetur. Ose i dhimbset shumë ideali për një PD ashtu si ëndërrojnë disa idealistë. PD-ja është e lindur e vdekur dhe ashtu si PKSH e financuar nga qarqet serbe dhe neo-fashistët amerikanë. PKSH-ja pati fat se mori kreditë e antifashizmit. PD-ja u ngrit mbi urrejtjen ndaj komunizmit, por e drejtuar nga një kriptokomunist dhe përdor ende të njëjtat metoda bolshevike. Prandaj duhet të eleminohet sa më parë. Uroj të shpërbëhet sa më shpejt për të mirën e demokracisë
Kanceri i shqiperise eshte klani i viçidolit. Ky klan duhet shfarosur, ne menyre qe PD-ja te kthehet ne nje parti normale, qe punon per interesat e Shqiperise. Per sa kohe qe monstra e viçidolit dhe pjellat e tij, shkerdhen & shkerdhit, te jene te lire, shqiperia do kete probleme.
@ M.B. gjithe jeten e tij ne media ka shkruar ashtu si do pushteti i rradhes. Ka bere opoziten e opozites.
Ashtu i skllaveruar nen pushtetin ndihet komod dhe si skllavi i mesuar me skllaveri tmerrohet po te humbase prangat.
(@ – shkruaj me iniciale emrin e tij se mbase keshtu nuk e censuron komentin)
Kur vinte “Qeverria” ne Fshatin tone..Mblidhej gjithe Fshati me “Kuc dhe Mak”….ne Kohen e “Xhaxhit E”…..por si beht me Vone??
Kur erdhi “Demokracia”..Grupi “Demokrat” i Fshatit VODHI Kutin e Votimit,pse Kryetari i Qendres se Votimit ishte nje Socjaliste..dhe Thuajse gjithe Fshati kishte Votuar PS.ne…Ku Fatekeqesisht u Deklarua si “Fitues ” PD-ja ,pa Thene se Kutia e votimit u Vodhe….
@@Tani Mbas kaq Vitesh…ne se dikush nga “Elita” Politike ,vijne ne Fshate per Fushat nuk Del askush per ti Pare,por vetem Dikush qe i Prete Privatisht..ose dikush qe i ka ne soj….te Sheshi i madhe i Fshatit qe bene Hije nje Lise-Shekullore Kullosin Delet dhe Gezojne Shqerrat e tyre,sepse per “Elitaret” e Politikes..nuk don tja dije me njeri ne Fshate…biles Cobani i Fshatit eshte ai qe shfaqe Bezdine e tije per “Elitaret e Politikes” qe te mos i TRembin Dhente….
per se i thashe keto:Politika qe behet ne Tirane,eshte gjithmone aji qe behet ne Trinomin:PS_PD_LIS…si dhe klyshet qe vijne pas….dhe per Fatin e keq te Mitetit keta te trinomit…..Ja dine Gjuhen dhe gjejne Gjuhen e Perbashket per Hater te INteresit Personal..sa per Miletin???Lere te Kullosin si Delet e Cobanit tone…lol
Komentuesi Neutrino ka shprehur komentin me realist te te gjitha koherave: “PD ka lindur e vdekur.”
Kjo do te thote se nuk eshte ceshtja qe te shkeputet sot nga Berisha apo Meta. Ajo Parti, edhe pa keta te dy, do vazhdoje te mbetet nje konstruksion familjar i dikujt tjetri, ne kete rast i Bashes: nuk e pate se c’beri me listat per kandidate per deputete? Nuk e degjuat ate qe tha nje nga figurat e PD-se se kandidateve per deputete te PD-se u eshte caktuar kuote parash te thata per t’u perfshire ne lista? Nuk e shihni Bashen c’ben tani? Nuk e shikoni trendin e veprimeve te tij?
Por le ta zeme se bie Basha. Kush e merr pas Bashes? Salihanji dhe Grida? Apo Gazmendi & Co? Apo Fahri familja Balliu? Keta jane demokracia shqiptare? Kjo eshte trashegimia historike e demokracise shqiptare?
Ku jane intelektualet e medhenj te cilet, qe nga vitet e komunizmit, mendonin dhe aspironin ndryshe nga regjimi dhe per kete u sakatuan, u burgosen, u persekutuan? Ku jane grupimet realisht te djathta sipas te gjitha kritereve mbi bazen e te cilave dikush te quhet i djathte?
Excellent.
More mero lamcia sa madh Ke per kriminelin edhjer.apostoli te Ka Marre madhi per te apo per tullonat.Shkruan qe kane fituar te tere ,edhiu i rames,idhjer muti e lulthim bytha.pse more mero nuk thua qe keta qelbesira bashke me ata qe vene pas duhen larguar sa me pare neanche drejtimi i shtetit.52perqind e popullsise nuk denjoi te votoje per keta kerma.vazhdo mero njelloi.
Mero djali,si ka thënë populli,ujku qimen e ndërron, po zakonin se harron!
Dhe PD- ja nuk është ujk, por ujkonjë, po të marësh parasysh 40 partçkat (më të detajuar e ka sqaruar Gopisti, miku im në poezit e tija) që ka pjellë deri tani!!!
Mero djali, problemi është shumë i thjeshtë:
A është PD parti, apo grup interesash ?!
N.q.s. mund të quhet parti, atëherë është një parti fashiste dhe si e tillë duhet shpallur e jashtëligjëshme !!!?
Ç’do diskutim tjetër është i tepërt!!!
Nuk mund dhe nuk duhen investuar energji se si mund të kthehet PD në shina kushtetuese, se treni i PD-së ka rënë në greminë !!?
Mero djali PD ka bërë shum mëkate, sa nuk mund dhe nuk duhet menduar për rehabilitim!!!?
N.q.s. do të flisnim për rehabilitim,ky duhej të fillonte nga brenda, duke kërkuar falje për gjithë ato fatkeqësi që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe jo të detyruar nga faktorë ndërkombëtarë!!!?
PS: Gjithçka e ka një fund, pyetja është me apo pa nder, më keq akoma, me turp!!!?
Hiq e mos keput!…
As mish as peshk!….
As të q… as të leshon!…
Kjo eshte filozofia popullore per zhvillimet politike ne Shqiperi!
Te gjithe e shikojne kete gjendje prej disa dhjetvjeçaresh, por askush nuk ka guximin te ndryshoje kete situate!…
Sali Paranojaku dhe mashtrusi mitoman, po mban peng jo vetem Partine Demokratike por edhe vet zhvillimet demokratike te Shqiperise!
Kush e mbron dhe kujt i intereson mosdenimi i Sali Kancerit te Shqiperise?!…
Ilir Meta ka degraduar ne nje gjendje pijaneci dhe dhunues e diskretitues te postit te Presidentit….Eshte mbushur kupa dhe ka kohe qe po derdhet!….
Ne nje Republike Parlamentare shkarkimi i Metes , ketij bythko Presidenti skandaloz,
eshte teper i vonuar dhe tejet i demshem pee vet shtetin shqiptar!…
Shkarkimi tij duhet urgjent sepse ka degraduar perfundimisht!…
Pse vonohet shkarkimi?
Keto nuk jane probleme qe duane kohë, por Parlamenti shqiptar nuk e ka pjekurine te operoje siç ja kerkon Kushtetuta.
Hiq e mos keput….as mish, as peshk, as të q…., as te leshon, kjo situate e demton keq demokracine shqiptare.
SHBA DHE BASHKIMI EUROPIAN DUHET TA NDIHMOJNE POLITIKEN SHQIPTARE, SE VET POLITIKBERSIT SHQIPTARE NUK JANE TE ZOT….
Hiq e mos keput!…
As mish as peshk!….
As të q… as të leshon!…
Kjo eshte filozofia popullore per zhvillimet politike ne Shqiperi!
Te gjithe e shikojne kete gjendje prej disa dhjetvjeçaresh, por askush nuk ka guximin te ndryshoje kete situate!…
Sali Paranojaku dhe mashtrusi mitoman, po mban peng jo vetem Partine Demokratike por edhe vet zhvillimet demokratike te Shqiperise!
Kush e mbron dhe kujt i intereson mosdenimi i Sali Kancerit te Shqiperise?!…
…
Ilir Meta ka degraduar ne nje gjendje pijaneci dhe dhunues e diskretitues te postit te Presidentit….Eshte mbushur kupa dhe ka kohe qe po derdhet!….
Ne nje Republike Parlamentare shkarkimi i Metes , ketij bythko Presidenti skandaloz,
eshte teper i vonuar dhe tejet i demshem per vet shtetin shqiptar!…
Shkarkimi tij duhet urgjent sepse ka degraduar perfundimisht!…
Pse vonohet shkarkimi?
Keto nuk jane probleme qe duane kohë, por Parlamenti shqiptar nuk e ka pjekurine te operoje siç ja kerkon Kushtetuta.
Hiq e mos keput….as mish, as peshk, as të q…., as te leshon, kjo situate e demton keq demokracine shqiptare.
SHBA DHE BASHKIMI EUROPIAN DUHET TA NDIHMOJNE POLITIKEN SHQIPTARE, SE VET POLITIKBERSIT SHQIPTARE NUK JANE TE ZOT….
Z.komentues Miredita!
Per saktesi shprehjen “Foshnja paska lindur e vdekje”e ka thene z.Kasem Trebeshina ne tubimin e pare publik te partise te sapoformuar dhe te veteshpallur “Demokratike”.
Ky tubim u be ne sheshin para tribunes te ish stadiumit
Qemal Stafa.Aty midis figurave pseudodemakratike ishin te rjeshtuar dhe dy rebele demokratë.Edi Rama dhe Kasem Trebeshina.Pas nje fjalimi konformist me regjimin e Ramiz Alise,te mbajtur nga kryetari i Pe-De se Salih ibn Berisha,donte te fliste dhe rebeli ekstremist i djathte Edi Rama.Nuk i jepnin mikrofonin demokratet komuniste te shndruar ne antikomunistë.Edi ja u rrenbeu dhe midis te tjerave demaskoji mbare e prape diktatorinn e ngordhur Hoxha dhe pasuesin e tij komunistin e zbutur Alija aktualisht
president.Kerkoji mikrofonin dhe z.Trebeshina,Berisha s’ja dha.Atehere z.Trebeshina tha shprehjen emblematike:
« Fatjeqesisht foshnja (PD-ja),paska lindur e vdekur «