Tri mite të rreme të PD, për humbjen e 25 prillit

11 Maj 2021, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po mendon se ka gjetur justifikimin e duhur për humbjen e 25 prillit. Miti i parë është se socialistët fituan prej tërmetit, pasi e përdorën atë për të rimbursuar humbjet e qytetarëve.

Në fakt, Partia Socialiste arriti ta përballojë tërmetin si fatkeqësi natyrore dhe Edi Rama ndoshta do ta ketë atë një medalje në karrierën e tij si kryeministër për breza të tërë. Por vetëm kaq.

Tërmeti e nderoi Edi Ramën si kryeministër, por jo si kryetar të Partisë Socialiste. Në zonat e tërmetit, nga Durrësi në Laç, Edi Rama ka marrë rezultat më të ulët se sa ka pasur. Në Laç ka marrë rezultat negativ, edhe pse po ndërton një qytet nga e para, ndërsa në Durrës ka mundur të ruajë votat e veta, pa u rritur.

Kështu që paratë që kanë marrë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, apo shtëpitë e reja që po marrin ata, nuk janë përkthyer në vota për Partinë Socialiste. Përkundrazi, PD është rritur në ato zona. Tani si i bie, që Edi Rama ka paguar miliona që të rritet PD?

Duhet pak më shumë inteligjencë në përpjekje për të gjetur një alibi për humbjen.

Miti i dytë është ai i Tom Doshit.

Tom Doshi dhe partia e tij nuk ishin në koalicion me PS, por konkurrent me të. Nëse u hedh një sy statistikave, ti e kupton se Partia Socialiste ka humbur së paku tre deputetë prej konkurrencës së Tom Doshit.

Në Shkodër dhe në Tiranë ai ka marr deputetin e PS, ndërsa në Dibër falë votave të marra nga Doshi, PS humbi deputetin e tretë. Po ashtu ai ka rrezikuar fitoren e PS dhe në katër qarqe të tjera.

Dëmi që i ka bërë Tom Doshi PS-së në këto zgjedhje është kapilar, pasi ai ka sulmuar elektoratin e majtë të PS-së dhe të zhgënjyerit prej saj. Ai nuk ka mundur të marrë asnjë votë të djathtë, kudo që ka konkurruar.

Në Shkodër, aty ku Doshi është dyfishuar, është dyfishuar në kurriz të PS-së, pasi PD është rritur. Në Tiranë, po ashtu. Pastaj në gjithë Shqipërinë ai ka marrë vetëm elektorat të majtë.

Në këtë aspekt mund të thuhet pa dyshim që Tom Doshi ka qenë aleati më i mirë i PD-së në këto zgjedhje. Pa atë, Edi Rama do ishte 76 deri 77 mandate.

Kështu PD bënë mirë t’i lutet Zotit që Tom Doshi të vazhdojë të ekzistojë, për të mirën e saj, se për socialistët është mirë të mbyllet që sot si parti.

Miti i tretë është faktori çam. Faktori çam në këto zgjedhje u nda në dy pjesë. Kryetari i parties, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe një tjetër kandidat në Fier, konkurruan në listat e PD. Dhe fituan të tre.

Një krah i partisë came, i lidhur me Aqif Rakipin dhe ish- kryetarin e PDIU, Tahir Muhedini, u futën në listat e PS. Bën ekzaktësisht të dy palët të njëjtën gjë. Edhe PD, edhe PS, futën nga tre kandidatë çamë në lista.

PD rezultoi më e suksesshme, pasi të tre kandidatët çamë fituan dhe do jenë deputetë. Tek PS fituan vetëm dy kandidatë.

Pra tani nuk e kuptoj pse Shpëtim Idrizi dhe Mesila quhen të ndershëm, ndërsa Rakipi qenka kriminel se është në listën e Ramës. Kur ishte më 2019 në protesta me Bashën, ishte burrë i mirë.

Nëse çamët do t’i konsiderojmë kriminelë, vetëm pse ruajnë komunitetin e tyre dhe valorizojnë votën, jemi duke bërë atë që ka bërë Napolon Zerva.

Aftësia e tyre për të ruajtur komunitetin dhe përfaqësimin e tyre politik, është një realitet që PD e ka përdorur më shumë se PS. Dhe ideja që ata çamë që shkojnë me PD, janë të mirë dhe të tjerët kriminelë, është i vetmi kontribut që me sa duket PD po jep për çështjen çame në Shqipëri.

Në fund, po brenda këtij debati, diçka dhe për të ashtuquajturit deputetë me influencë kriminale. Kur akuzojnë djalin e Aqif Rakipit, se ka fituar nën ndikimin e rrethit të njohjeve të babait të tij, PD duhet të shpjegojë pse Andia Ulliri, një 22- vejçare e pafajshme, por dhe e paditur nga politika, ka marrë më shumë vota se gjithë deputetët politikanë të Durrësit, vetëm se është nga Nikla dhe se ka pas njerëzit e “fortë” të Niklës, që sfidojnë shtetin.

PD ka bërë çdo gjë që ka bërë PS në këto zgjedhje, por prapë nuk ja ka dalë të fitojë.Të gjitha mitet e PD me të cilat kërkon të justifikojë 25 prillin, i ka kundër.

Ato janë më shumë fenomene që kanë ndihmuar PD-në, se sa PS-në. Nëse gjithë këtë baltë që po hedhin mbi Shqipërinë, e bëjnë për të mbrojtur Lulin, të mos lodhen kot, se dhe ashtu atë nuk do ta heqë Edi Rama, por vetëm disa zëra nga PD.

Nuk ja vlen që për të bindur ata, të përbaltin vendin. Jo për gjë, po ata dhe nuk e mundin dot Lulin, se ai nuk bën zgjedhje brenda PD-së, së paku aq të mira sa më 25 prill, që të lejojë konkurrencën.

18 komente në “Tri mite të rreme të PD, për humbjen e 25 prillit”

  1. KËNDON KAPOSHI MBI BAJGA LOPE says:

    U mbars, mali
    Polli një mi
    Na e quajtën,
    Luliiiiii…….

    Tërli, vërli,
    Ku ishe ?
    Hiç gjëkundi
    E ç’bëre ?
    Hiç, asgjë……..

    Oooooooo pirdh se lirohesh,
    Oooooooo ha mut të shërohesh

    Na ishte njëherë PD…….. dhe kështu, përralla fillon………. kur përmend emrin Luli, përralla mbaron, gjumi me pordhë e gërhitje fillon…..
    ??????

    1. Doç Qinoni says:

      Lajm i ri ne Veri.
      N Tropoj nji vajze t sapolindme i vun emrin Kurvnore.
      KURVNORE NOC HAJNORI.
      kurse n kuks afer arroportit t ri ,nji bebe mori emrin
      Pidhan.
      PIDHAN QIM PIKA
      Kurse n Kavaj ,nji demokrat ka ndertu nji pishin n form … vexhajne..atje shkojn lahen krejt kurvat dhe kurvart e PD.
      ..n Elbason,n oborrin e deges s PD do ndertohet nji monument “artistik” n form penisi perpjet..me bazament dy rrota makinash..dhe natyrisht n kte gur monolit n krye do gdhendet emri i legjendarit demokrat Sal Berisha.
      Lulushja e inaguron

  2. Ladi says:

    Je shume i sakte.
    Fenomenin shwiptar e njef perfekt.
    Te lexoj ngahera me shume qejf.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    C’do zgjedhje keshtu u shkon ky muhabet. S’pranojne zgjedhjet, nuk marrin pergjegjesi brenda partise se tyre dhe ja faturojne sistemit te drejtesise pergjegjesite. Kur sistemi i drejtesise nuk merret me c’mendurite e tyre, ja u ka fajin populli. Te njejtat tela, e njejta muzike.. S’kane kurre faj per budalliqet qe bejne dhe s’marrin kurr pergjegjesi te ndryshojne veten prandaj humbin c’do zgjedhje. E njejta gje ka per te ndodhur s’ndryshojne ata.. Flasin ne emer te popullit dhe pastaj populli i jep shuplaken..

  4. Vranakonti says:

    Analize e shkelqyer.Bravo zoti Mero.Ju i thoni shume mire gjerat dhe te llogaritura mire,por marin vesh kafshet e PD-ke? Kurre.Ata ashtu do vdesin,injorant dhe kafshe te trasha.Ata jen vetem per te shkaterruar shqiperine dhe kurre deri sot nuk kane punuar per vendin,popullin, por vetem per xhepat e tyre, te anetareve dhe sipmatizanteve te tyre.Jane nga me pisat dhe me bastardet.Mire bene populli qe nuk i voton.

  5. xhoxhi says:

    Zgjedhjet u monitoruan nga të huajt dhe me gjithëse kishte probleme ato ishin më të mira se zgjedhjet që janë zhvilluar më parë.Pretendimet e partisë demokratike janë broçkulla.Qëllimi është që Basha ti shpëtojë shkarkimit.Prandaj partia demokratike pa vonesë duhet ta ngrerë zërin për shkarkimin e Bashës që është një njeri kot në krye të partisë dhe le të vazhdojnë punën për zgjedhjet e 25 prillit.Është turp kur zgjedhjet mbaruan e u vlerësuan dhe Basha shkon në Durrës për të treguan se unë do jem kryetar.Pra fillimi i punës është heqja e tij menjëherë…

    1. Cifut Xhonturk says:

      Te huajt ,jan perpara nji dileme : kush do “fitoj” ,Jugu kapitalist apo Veriu feudal.
      Natyrisht dihet si n Amerik dikur,fito kapitalizmi..

  6. Ndeshja Tom Doshi vs Aqif Rakipi perfundoi 3-2 me mandate says:

    Tom Doshi me partine e harruar te Gjinushit PSD te marre me qera 1 muaj fushate, mori 3 mandate
    1 – Duke shpalosur ide Socialdemokrate me “oratorine” e tij
    2 – Duke shperndare leke nder te keputur nga varferia

    Qife Rakipi qe ligji per dekriminalizim parlamenti ja ndalon kandidimin, beri deputet djale e dhenderr
    1 – Se ishin te njohur ne ndonje fushe te jetes
    2 – Se Qifja shprazi thesin e lekeve per ta

    Keto ti Mero Baze e askush tjeter nuk mund ti shpjegoni ne variantet e para, se nuk ju beson askush.
    Sa per kuriozitet – Pse dorhiqet Tom Doshi nga mandati i tij i deputetit pa gdhire data 26 prill?

  7. Taulant says:

    Popull hale shet voten per 50 mije lek rri kafeneve duke u ankuar si puna e iriqit del xhiro tere diten e ne darke kthehet ne ferre.

  8. Taulant says:

    Harrove Qife Kastratin pronarin e naftes i cili me urdher te Rames 3 dite para zgjedhjeve nuk dihet sa tollona nafte ju dhuroj bujqerve ????
    Gjithe oligarket hodhen miljona euro per te blere vota.

  9. Skllavpronar Qinani says:

    Edi Ramën e rre menija se duke ndertu shpija falas per veriort,apo aeroporte si n Kuks,…do fitoj veriun.
    Mistake!
    Shqipnija esht n ngërç.
    Veriu i prapambet esht gur nen rrota.
    Esht pak a shum si dikur n amerik,nji vend i nda n dy pjes,veriu kapitalist,jugu skllavpronar.
    U desh lufta civile per me triumfu veriu kapitalist kunder jugut skllavpronar.
    N shqipni kemi veriu feudal ,jugu kapitalist.
    Duhet nji luft civile qe jugu kapitalist t triumfoj mbi veriun feudal. Si n Amerik dikur .
    Kanuni esht kushtetuta e feudalizmit.
    N veri kemi feudal t mdhenj Tom Doshi ,i cili n feudin e tij merr gjith votat. S ka liri votimi atje.
    Malokt i nenshtrohen feudalit dhe i japin voten.
    Sala,tipik feudal,me fjudet e gjakmarrjes e mbyti Tropojen,te cilet i nenshtrohen feudalit edhe kur ai i vret.
    Shkodra aparentli duket demokrate liberale.
    Bullshit!
    Me perjashtim t shkodranve t lasht ,qytetar qe su largun pas renies s skenderbeut,t tjert jan thjesht feudal t vegjel qe njofin veç rregulla fjudi feudal.
    Ata,njofin veç anarshi feudala pronore dhe papergjegjshmri feudale karshi shtetit kapitalist me rregulla e taksa,i cili shifet si diçka shtypes prej tyre.
    Pra,nji pushtim qytetar kapitalisto jugor mbi veriun feudal ,esht detyr e shqiptarve per unifikimin kombtar dhe progres e integrim euroatllantik.
    Te ecim nen shembullin amerikan.
    Fitore e kapitalizmit mbi feudalizmin.
    Kurse feudali hasjan Mul Noka esht tipik feudal perçars trathtar qi per sumen e vet bashkpuno edhe me hasmit e huj serb.

  10. Tetovari2 says:

    O Luli,nga ana jonë thonë:[email protected] të keq i pengoj-
    në edhe qimet e pi….

  11. mona says:

    Sala eshte i prere per maloket e veriut. U qin nenen perhere dhe ata i thone baba.

  12. Skenderbegasi says:

    PD nje parti pa pike vlere historike, e formuar nga disa koka te nxeta te nxituara tropojanesh, kur komunizmi kishte
    mare funde, ku ne disa vende
    flitej shume me me guzim, ne prezence te antarve te komitetit qendror, se ne partine demokratike.
    Kjo parti nuk pati asnje merite ne rezimin e komunizmit, pervec nje anarshie te qellimshme kombetare.
    Per vec nje elite te trembur me shume nga personat brenda partise demokratike, se nga regjimi
    komuniste, gje qe e cila nuk e ngriti
    koken kurre, dhe su muar vesh se
    ku avulloj, brenda partise demokratike u mblodh nje kontigjente horash primitiv agresiv,
    me shume te pa shkolluar, se te edukuar, qe nuk u ngjanin as nje
    gram partizanve te dale nga lufta.
    Kjo lloj specie fatale shqiptare me ne krye nje sekretar partie te konvertuar ne nje kryetar demokrate
    ishte menxyra me e madhe qe mund te ndodhte nje populli.
    Enver Hoxha I vuri nje bare te rende popullit mbi shpine dhe e tensionoj si nje llastike ne maksimum ku zuzari nga Vicidoli
    e kapi llastikun ne skajin e tensionuar dhe e leshoj ne krahun
    tjeter.
    Sa te shkonin guret neper vende u
    desh kohe dhe energji te shumta
    dhe shqiptaret e pesuan keqas.
    Gabimi I vetem qe beri R Alia
    ishte konvertimi I partise se punes
    ne parti socialiste, duke i faturuar
    te kaluaren komuniste.
    Partia socialiste duhet te dilte me
    vete, dhe partia e punes me vete.
    Megjithe ate partia socialiste vertete
    mbajti zullumet e kesaj te mesiperme, por trashegoj nga
    kjo eksperiencen, disiplinen dhe nje kontigjentin njerzor inteligjent per ta ndryshuar kete parti.
    Me ardhjen e Edi Rames kjo u
    kthye ne nje parti elektorale europiane e avancuar dhe me ide te sakta qeverisese.
    Patronazhistet nuk jane kalec ne
    maj te deges por jane kontigjent njerzish qe e duan Shqiperine shume me teper se opinionistet
    petullngrenes studiosh TV.
    Mos thoni te pa qena, partia demokratike nuk ka qene asnjehere
    vlere, por nje menxyre.
    Edin e kishit dhe nuk e late t’ju
    trasformonte, ta gezoni te paudhin.
    NGUSHELLIME ELEKTORALE NGA 12

  13. Kajmakeria e Rilindjes says:

    Ka me te prere se Rama per maloket e veriut qe i solli ne salle te Parlamentit si Ligjvenes? Sa per kujtese : Frroket, Ndoket, Prenget me precedent penale sa pastaj u detyru te pranoje…Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit (hapu dhe e futu brenda) !

  14. Loli says:

    Keto perralla i besojne fanatiket,militantet,patronazhistet,dhe te gjithe ata qe jane perfitues nga pushteti i Rilindjes.Mero ti bej detyren dhe merr haken.Sa per zgjedhje te lira dhe te ndershme shpej eshte duhen ndoshta dhe 50 vjet.

    1. Taulant says:

      Jo vetem Merua por shume botues gazetash mundohen te justifikojn vjedhjen e zgjedhjeve.
      Kjo Gazete si gazete partiake e Rames ka zevendesuar Zerin e Popullit te Partise Komuniste.

  15. Alfred says:

    Ndjesë ! Shqipëria është e JONA ! E, pastaj vjen farefisnia me Organizimet Sociale :
    1 – dikur në një intervistë tek ai TV që nuk është më në treg – (nuk e citoj dot – por afërsisht !),
    2 – konstatoi ! ” qarqe armiqësore me Vendin Tonë ! – po interesohen për kapjen e PS ! – aso kohe në opozitë !,….). e ,
    3 – kjo do ishte e mjaftueshme për një qëndrim tjetër kur hapur ,…artikulohen Piketa antikombëtare S O T ! e,
    4 – të Huajt testojnë mëndjen – po reagove ndryshojnë qëndrim ,sepse,
    5 – prandaj janë të Huaj ! – duan Veten e Tyre në fillim ! *
    ******************************
    * ) – duhen akademizma për të kuptuar këtë ! Por ta ndjen shpirti që janë ANTIKOMBËTARË JO NGA PADIJA POR INDOKTRINIMI ! , E **)
    ******************************
    **) – NUK DONIM ASNJË NEGTIVITET PËR TA PARA FUSHATËS ! TANI TRADHËTAR ËSHTË AI QË NUK I KORIGJON !
    ******************************
    Kori LIRA – Dua me shume Shqiperine
    https://www.youtube.com/watch?v=ZiwQAQOKUNg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje