Nga Mero Baze
Më 2017 Lulzim Basha nuk hynte në zgjedhje me pretendimin se ato duheshin shtyrë ngaqë PD nuk ishte gati.
Hyri në çadër dhe betohej se nuk do hynte në zgjedhje pa larguar Edi Ramën dhe pa i shtyrë ato. Më në fund Edi Rama u ul me të për dy tri orë, i dha ca benefice personale në raport me partinë dhe ai hyri në zgjedhje.
Më 2019, përsëriti të njëjtën gjë. Nuk hynte në zgjedhje lokale, pa ikur Edi Rama, dhe pa i shtyrë zgjedhjet. I erdhi në ndihmë dhe Ilir Meta, i cili i “çdekretoi” zgjedhjet e 30 qershorit dhe i dekretoi më 23 tetor.
Edi Rama nuk e përfilli më, po vazhdoi punën duke kryer zgjedhjet.
Pra në dy palë zgjedhje, për të cilat ka krijuar situatë dramatike, argument kryesor ka pasur shtyrjen e zgjedhjeve.
Sot, brenda dy orësh mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, dhe pas humbjes së përsëritur të zgjedhjeve shpalli zgjedhjet e reja në PD, brenda më pak se një muaji, për ta bërë fakt të kryer rizgjdhjen e tij.
Gjithë mbështetësit e tij i ka caktuar në Komisionin e zgjedhjes së kryetarit, dhe rivali i tij i mundshëm ka kohë të bëjë fushatë nga 24 maji deri më 13 qershor, duke i kthyer zgjedhjet në një formalitet.
Pra pikën më të vështirë që Lulzim Basha ka në debatin publik, dhe që është cilësia e zgjedhjeve të 25 prillit, ai kishte mundësi ta bënte të besueshme, duke bërë vetë zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe një garë reale brenda PD.
Ai po bën tërësisht të kundërtën.
Së pari nuk po bën një garë të lirë, pasi as formalisht nuk ka dhënë dorëheqje nga kryetar, atë që i kërkonte në fakt pa të drejtë kryeministrit kur nuk hynte në zgjedhje. Se kryeministrat nuk japin dorëheqje para zgjedhjeve, por kryetarët brenda aprtive, po.
Madje as nuk është “ngrirë’ siç u tall herën e shkuar. Është aq i frikësuar se po doli një ditë nga zyra, mendon se nuk e lënë të kthehet, sa po bën garë me veten si kryetar.
Nuk po bën asnjë garë transparente edhe pse ajo nuk është një garë. Zgjedhjet do të drejtohen nga Jemin Gjana, i cili është kthyer në një “qen roje” të karriges së tij, duke sulmuar këdo që tenton të garojë dhe dy besnikë të tjerë të Bashës.
Por mbi të gjitha ai nuk lejoi të hapej garë reale dhe debat real brenda PD për të ardhmen e saj, duke shijuar lëpirjet e atyre që ka rrotull dhe heshtjen e Berishës.
Lulzim Basha po nxiton ta mbyllë debatin brenda PD, nga frika se zgjatja e tij do të shtojë zërat kundër.
Ai humbi rastin të përdorte zgjedhjet brenda PD, për të bërë kontrast me akuzat që bën për zgjedhjet e 25 prillit.
Sot ai provoi që nuk do lejojë zgjedhje në PD, nuk do lejojë garë dhe mbi të gjitha nuk do të lejojë të ketë rivalë realë.
Dhe kjo është një mbyllje goje për çdo ankese që ndonjë demokrat mund të ketë për 25 prillin. Zgjedhjet e 25 prillit janë ku e ka larg për nga gara, transparenca dhe standardi se këto që bën Lulzim Basha brenda PD.
Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se Lulzim Basha. Madje për ta kompletuar, e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur tek dera e partisë, ata që e kritikojnë.
Imer,të paktën t’i!
Jo privuar, hequr,shqip!
Mıre ja u bene se kjopartı qe nefıllım eshtekrıjuar dhe vazhdon punen mbı bazen e krımıt dhe te bandave,Per ju anetare te PD duhet te kını parasyshe se hekurı rrıfet ı nxehte dhe jo kur te ftohet Lulı me te gjıtha format dhe arsenalın e perkraheseve te tıj po e drejton fushaten zgjellore drejte fıtımıt te tıj te kryetarıt, Kur aı nuk duhet te lıhet te flasın me por te dorhıqet pa asnje shprese per tu rıkthyer me ne detyre,Sa me shume te lıhet te punoje ne kete fushe aq me shume e ka te garantuar fıtoren e tıj,
Më qafsh moj Shegë, se ngeli plënci (Lulja) varur, i thonë kësaj pune Mero djali!!?
A ka shqiptar me dy fije tru në kokë, që besonë se ky mender karteli i geshtenjave të shartuara me boronica do të ngrihet dikur në lartësinë e një partie?!?
Kjo mbledhja e këtyre demo-karëve më nxori mallin e atyre “kongrseve të vazhdimësisë” që organizonte xhaxhi një herë në pesë vjetë.
Mero djali, PD-ja është pronë e “Atijë”
“Ai” edhe kur të iki në botën tjetër do ta mari PD- në me vete.
Lulja e shkretë, është thjeshtë një marionetë.
Mero, të lutem, ndëro emrin e Lules (te titulli)me emrin e “Atij” se Luja vetëm çelësat e kashtës ka, se çelësat e dollapit i mbante deri tani Sahiti??
Lul Perendimori.. Humor kinez..
Ndonje shkrim per qeverin do besh ndonjeher o Mero.
Vetem ti nuk kritikon ndonjeher qeverin por vetem opoziten.
Te behesh i besueshem bej ndonje shkrim kritik Rames mos i lepij gjithmon bythen .
O Taulanto…o Taulanto……po eshte e Hene sot mor Burr i Dheut…..
Prap i ngatarrove dit e Javes ti ????????…….ta kena thon i qin here mor Burr i Dheut…..
Sot je ke Klani ti……..osht Kalec Dega sot ke Tema…..mos o Burre se na flliqe……..
T`mart , t`premte ene t`diel je ke Tema……masanej ato t`jerat i di vete ti………..edhe shkruj me bukur…..duhet ti cmenesh kta Komunistat kur shkrujn pozitivisht per Ramen………shife …asnji nuk te pergjigjet…….spo ta vershelle Njeri mo……O Taulanto po s`ta japim rrogen kot ne -mor Burr i Dheut…………hajt dy Gishtat…..veni dy Gishtat……..dy Gishtat ene gerthit fort Rama Ik….Rama ik……..
He me te lumte o bashe.Keshtu eshte e keshtu do te jete kjo parti i thencin se vetem e tille nuk eshte.Keq per vendin pa opozite ky do merret me shuarjen apo zhdukjen e kundershtareve brenda.Ska me keq.Deri imadh sala ben sikur fle por edhe qorri e di se ai ja ben me sy lulit se ai e mban ate.
???????????
O Taulant edhe unë që as enjoh Meron dhe as më njeh, e di shum mirë që pa ngordhur mostra e Vuçidolit, nuk shkruan keq kundër Qeverisë. Meron gjykoje pasi të ngordhë mostra.
Mostra qe drejton qeverin nuk eshte me pak sesa mostra e Vucidolit.
Kane metoda te ndryshme por substanca eshte e njejte.
Varferi,krim,mjerim ky eshte rezultati.
Mos harro mostren qe drejton vendin i cili ka bere aleanc me killerin dhe e zgjodhi president.
Mu kujtua filmi francez (darke me idiotet)
Me aktorin Alain Delon
Disa borgjeza hanin pinin dhe vinin bast kush sillte idiotin me te madh ne restorant fitonte bastin
Nje dite alain delon gjeti nje koqe dhe vune bastin qe ai do fitonte por idioti ishte shejtan budalla, idiot i papare
Idioti per pak e ndau nga gruaja nga familja
Shoket rane dakort qe ai fitoi bastin por borgjezi thoshte aman ndiqeni se me shkateroi jeten dhe e ndau nga gruaja
Ishte aq idiot sa ata qe humben shkriheshin se qeshuri nuk donin ta ndiqnin
E thashe kete histori se luli eshte aq idiot sa mund te fitonte bastin si idioti me i madh i te gjitha koherave dhe ka kapacitetin te shkateroi cdo gje qe prek dhe shikon
Eshte rast i ralle
Nuk gjen rrob normal ne te gjithe shqiperine te thote nje fjale te mire per idiotin e PD
Hiq menjane sali shpellarin dhe cka pjelle liri kurva
Cfare gallate, jemin gjana kryetar i bordit
Ncncncnc
Mendo t’e kesh kryeminister Lulin , e te organizoje zgjedhje te lira e te ndershme ne vend !
Ai ka te drejte kur thote qe ,humba se m’i vodhen votat , se kur ka fituar vete ,si ne bashki ashtu dhe ne parti , ka fituar vetem nepermjet vjedhjes te votes !
Me shume se 8 artikuj ne gazeten tuaj per Bashe.Me sakte kunder Bashes.Nuk eshte z.Basha sot problemi i shqiptareve.Pikepyetja e madhe eshte se si do te perfundoje qeverrisja Rama 3 ????.Me deshtim apo me lavdi.Gjasat jane qe ne Shqiperi te vazhdoje polarizimi i shoqerise,te rritet borxhi publik,te shiten te gjitha asetet kombetare,te shtohen koncensionet te cilat do te renojne ekonomite e vogla dhe bizneset familjare dhe te gjithe te kethehemi ne skllever te oligarkeve te rritur dhe forcuar nen kujdesin e qeverrise.Te nderuar artikull shkrues te qeverrise,Jo Basha,as PD nuk jane sot problemi yne.Problemi nbetet Rama dhe tufa e servileve qe i shkon pas dhe e brohoret.E provuam njehere se ku na shpuri servilizmi politik.
Mos me thuj se je Zoti Shehi i Partise LKZHSTVTH…..se ate Fjalen Qeveri e shkru si e thote Dash Shehi….QEVERRRRRRI….hahahahaha….
Paralelisht me kohen kur Mero Baze analizon opoziten dhe Bashen, qeveria me Ramen ka lartesuar Borxhin Publik rekord te 30 viteve!
Rama ka shkaterruar gjithe ekonomin dhe ne shtator Shqiperia ka 4 gjyqe te tjera ne arbitrazh me nje vlere 600 miljon euro.
Logjikisht do ti humbas plus 130 miljon te Beketit Shqiperi falimenton komplet.
Agjensite nderkombetre te borxheve do sekuestrojn gjithcka Shqiptare jashte si kompanin e kryeministrit Albanian Airlines etc.
…cfare prisni nga luli….ai tjesht eshte i punesuar….duhet ti mbaroje punet sa me shpejt….fillojne pushimet…
Ja, kesaj i thone drejtesi ne gjykim!
Te shkruash per privim nga e drejta e votes ne PD dhe nderkohe te biesh permbys duke lavderuar blerjen e votes ne 25 prill…
KJO QUHET DIKTATURE E MODERUAR ✌️✌️
hierkia tribale nuk njeh voten or taj shoku mero !!!!!!!!!
hierkia tribale nuk njeh voten or taj shoku mero !!!!!!!!!
Ate qe qeverisja 1992 – 1997 qe i beri Shqiperise nuk ja bene as pushtuesit ne shekuj…
!
Sikur nga Mero Baze i pari e deri tek Media e fundit vizive apo e shkruar te harxhonin gjysmen e kohes qe merren me opoziten, te fokusuar te qeverisja, keto Media do ishin te ngjashme ne te vendeve europiane e jo me ato te republikave te bananeve.