Nga Mero Baze
Nuk janë këta që po bëjnë debat me Lulzim Bashën, ata që do të ndryshojnë Partinë Demokratike. Në shumicë, këta janë kritikë të pritshëm të tij, pasi kanë dhe ambiciet e tyre. Ata nuk janë fuqia e vërtetë e ndryshimit.
Para tyre, prej vitit 2013, Lulzim Basha ka pasur kritikë të tjerë, të cilët janë relativizuar, anashkaluar, pastaj përjashtuar. Historia ka filluar me Sokol Olldashin. Në fillim ishin mbështetësit e tij që u eleminuan nga çdo strukturë e PD dhe më pas nga pozicionet drejtuese, derisa më 2017 u nxorën jashtë partisë.
Pastaj ishin të zhgënjyerit e parë të Bashës që u revoltuan më 2017, por i qetësoi Berisha me arsyetimin se Basha nuk do përsëriste më gabimet.
Tani këta janë vala e tretë e të zhgënjyerve të tij, që po bëjnë debat. Këta janë ata që kanë akoma fuqi të flasin dhe të rebelohen.
Por Lulzim Basha nuk e ka vrarë ndryshimin e Partisë Demokratike se bën debat me këta dhe nuk i përfill.
Ata që ka vrarë Lulzim Basha nuk po flasin. Ata janë demokratët e vjetër të PD, ata që nuk kanë ikur kurrë nga sigla e asaj partie, as më 1997, pavarësisht zhgënjimeve, ata që nuk kanë pritur ndonjë gjë të madhe nga pushteti i PD, përveç kënaqësisë së tifozit për skuadrën e vet, ata që kanë besuar se kishin një kryetar.
Ata sot nuk flasin dhe janë të dëshpëruar. Nuk flasin në lagje kur u tallin Lulin, nuk flasin në kafe kur bëjnë humor me të, nuk flasin as kur dëgjojnë dikë që e mbron.
Ata ndjehen të turpëruar që ka ardhur një ditë, që ndjehen të gjithë të pafuqishëm të heqin Lulzim Bashën. Dhe një parti që nuk ka fuqi të heqë Lulzim Bashën pas humbjeve me radhë, e ka të pamundur të heqë Edi Ramën pas fitoreve radhazi.
Akoma më keq, një parti që thotë se “nuk kemi më të mirë se Lulzim Basha”, është një parti që i është dorëzuar ose kërcënimit të “Padrinos”, që po hesht prej 25 prillit, ose pafuqisë së saj.
Shumica e heshtur e PD, që ka ulur kokën dhe i vjen turp nga e gjithë kjo që ndodh, është ajo që do të vrasë Lulzim Bashën.
Njoh shumë prej tyre që po heqin dorë qetësisht nga militantizmi, nga llogorja politike që u jepte kënaqësinë dhe nga mbrojtja pa kushte e partisë së tyre.
Ata nuk janë të mundur, janë të fyer.
Ata janë të fyer nga Sali Berisha, që u imponoi një kryetar për llogari të vet dhe filloi të eleminojë çdokënd që mbështeste rivalin e tij.
Janë të fyer se si besuan që duke zbuar çdokënd që ishte kundër Bashës në parti, do forconin partinë, por në fakt forcuan vetëm kryetarin.
Dhe në fund, janë të fyer se si pas gjithë këtyre humbjeve, ai u mbush mendjen se kanë fituar dhe me zgjedhje të pështira për ribëhet kryetar.
Ata nuk do të bërtasin. Nuk do të votojnë Kadillin, apo Nishanin. Nuk do të shkojnë me Patozin, apo Topallin. Nuk do të shajnë Berishën, apo Bashën.
Ata do të ikin në shtëpi, ashtu kokulur dhe dinjitozë në heshtjen e tyre.
Dhe Lulzim Basha që vrapon të mbajë sallën e SHQUP, do ta kuptojë pas katër vjetësh sa pak vetë i kanë mbetur rrotull. Ata do ta mundin, duke ikur në heshtje dhe duke e lënë vetëm.
Dhe është e sigurtë se Basha do thotë përsëri se ata i ka vjedhur kundërshtari.
Patjetër që po. Dikush do t’i marrë ata që po fyen duke u vetëshpallur kryetar i tyre.
Po, ke të drejt.
Por në këtë moment ata që heshtin , janë sumqima.
Është koha për veprim ndryshe bye bye PEDE-ja.
O EDO . BOLL U MORE ME PS. KA NEVOJ PD TANI .
BËJ SEVAP PLAKO, JEPI NJË DORË SE U DHJEN FARE ATA.
Padrino salikomunisti,ja ka kaluar edhe idhullit te tij enver qe e solli nga shpella.
Keta qe e ndjekin kane friken e vampirit,por keta akoma se kuptojne se ky fosile komuniste,eshte katandis si enveri ne 10 vitet e fundit ,ku edhe doren per pershendetjet nga tribuna ,ja ngrinte ramizi.
Ketij burri me uturak ja ngre doren luli,dhe servilat struken dhe e quajne si shpetimtari i vendit.
Enverizmi vdiq shume shpejte,kurse berishizmi do vazhdoje se ka gjet nje teren injorantesh interesaxhinj,kriminel e hajdute te tokave te xanuna
Nuk jane te fyher por te dhjere.. edhe ashtu te dhjere dhe me dinjitet do hane turpin me buke. Kjo nuk eshte gje fare, prit sa te ngordh Saliu e do shohesh me shume o Mero. Do jet rradhe e gjate ti bejne cicin tek varri.. Pjella bastarde e shoqerise nuk kishte si te perfundonte ndryshe. Vdekje e ngadalte dhe e dhimbshme ashtu si fytyra e Fevzos ne Opinion kur flet per PD.
Te gjitha qendrojne,por jam kurioz te degjoj ndonje nga keta qe bejne trimin me Lulin ti thone mjaft Saliut,ik tani se vaji i kandilit tend u sos.E keni degjuar Nishanin qe i ben thirje Berishes te mari drejtimin e PD?Po pse kush e ka tani PD?Saliu e ka.Po nuk iku Saliu nuk iken Luli se ky i duhet familjes,njelloj si Ramizi Enverit.Sot lexova dhe nje xhevahir tjeter.Deputeti i PS Qefalia tha se po te pranoje Nanua mund te vihet president.Nanua kete post e ka ender,por te vihet ai president kurajo te madhe duhet te kete Edi Rama.Cdo gje ben vaki.Te rojme e te shohim.Ku ka ze seshte pa gje
Lyl PALLASKA???????
E di ti sa e vret mendjen luli se po ikin demokratet nga partia apo se ndihen te fyer nga partia private e sali prostitutes?
Pergjigja – hic fare
Ai e do vendin e kryetarit per mareveshje sekrete Holland – surrel
Plani eshte ta perdor partine per mbrojtjen sali prostitutes
Demokratet e vertete do marrin ate placken qe rregullon ne podium
Po ta kishte lexuar Shekspiri,do ti kish pelqyer ky shkrim!
Mero Baze, ka ardhur koha qe te shpallesh me kurajo publikisht, synimin e marrjes se drejtimit te Partise Demokratike.
Duket absurde, por nuk eshte.
Ne PDne berishiste gjithcka eshte e vdekur. Arsyeja, logjika, reagimi, liria, lidershipi, shpresa. Vetem nga jashte, vetem nga nje levizje masive e jashte qe perfshin votuesit demokrate mendjehapur, rinine, intelektualet, mund te nise perpjekja per hapjen, emancipimin, deberishizimin dhe shpetimin e PDse. PD nuk eshte as prone e kafshes se Vicidolit, as e milicise se tij Tropojane qe mban peng korridoret e partise, as e kukullave teveqele qe imponon si lidera, as placke e turmave pa tru, qe eksitohen vetem nga dy gishtat, si majmunet kur ju tund bananet.
Votuesit e PDse duhet te nxiten qe te mendojne me kurajo, qe te reagojne, qe te marrin ne dore pastrimin e partise dhe te jene arkitekte te ndryshimit te saj.
PDja ka nevoje jetike te kryeje ndryshimin e dhimshem nga parti tribale, ne parti moderne.
Ndryshimi i PDse vjen vetem nga jashte, brenda gjendet vetem kufoma dhe morgu i berishizmit.
Ata qe nuk mund te evolonin , te avanconin, te formatonin dhe te
korigjonin, ate parti koti dhe ti kerkonin ato gjera shume kohe
perpara, as qe nuk behet fjale
ti bejne tani.
Ata qe e shihnin pushtetin per
ta baterdisur dhe per ti nxjer fundin as qe u shkonte mendja
ta demokratizonin.
Ata qe shijonin privilegjet dhe kenaqsite e pushtetit alla shqiptarce, nuk shkonte mendja per popullin fukara per vec familjeve te tyre.
Ata qe kane filluar te tjetersojne pasurine dhe ta kthejne ne capital
financiar, mesuan nga reforma ne
drejtesi.
Ata qe sulmuan diktaturen per abuzimet me kafet, ku dhe nje shtepi te vetme qe pati diktatori
e la se nuk e kish te veten,
jane bere me vila ne te kater
cepat e botes.
Ata jan qe e solllen ne kete terexhe Shqiperine dhe I lane
nenat, motrat dhe grate shqiptare
me 24 mije lek ne muaj.
Ata dhe keta qe paguajne tre pale
deputet me ligjet qe bejne ne
Parlament dhe kur djegin mandatet
duhet ti therasin mendjes dhe te
reformojne dhe parlamentin.
Ata e ata e keta……!
Taksirat I Shqiperise.
Militantët dhe simpatizantët e PD-se nuk ndjehen aspak te fyer nga humbja e partisë.
Militantët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike ashtu si gjithe shqiptarët e ndershem ne shqiperi ndjehen te fyer nga vjedhja dhe maskarada qi iu bë zgjedhjeve te fundit.
Nje pjesë jo e vogël e shqiptarëve nuk e njohin as fyerjen e as turpin sepse shiten per nje thes miell.
Perderisa qeveria më e korruptuar dhe më e lidhur me mafjen dhe krimin e organizuar vazhdon te qendrojë ne pushtet me vota te blera me vota te vjedhura me deputet te lidhur me krimin me deputet dhe ministra super hajdutë dhe super te korruptuar sigurisht qe do te ketë ahqiptarë te fyer dhe te zhgenjyer.
Shqiptarët e ndershem e kanë kuptuar se nuk eshte problemi më i madh humbja e zgjedhjeve nga partia demokratike por menyra se si i “fitoj “ partia kriminale socialiste.
Dardha e ka bishtn mbrapa.
Dhe populli do ta kuptojë se çfare po ndodh dhe nje dite do te zgjohet nga gjumi letargjik qe e ka zenë.
Kush eshte i fyer lidhur me te ashtuquajturen PD?
– Populli shqiptar, sepse me PD (jo thjesht me Lulin) quhet nje popull qe nuk di te nxjerre opozite, por arme dhe banda
– Grupimet e verteta demokratike qe burojne nga historia e Shqiperise
– Inteligjenca e konfirmuar si e tille me vite mesatare arsimimi mbi 20 vite shkollimi
Ndersa sa per ata qe thoni ju Mero, ka nje pyetje te thjeshte: Ku ishin deri tani? Po tani ku jane? Cka do te thote nuk jane te fyer, por ose te trembur, ose pa karakter.
Pike.
PD ka humbur rrugen qysh ne 1991.
“O Sali o Baba
Kthehu prape se beme shaka”
DÉJÀ VU ! ALL ABOUT MONEY AND POWER.
Më poshtë, pjesë nga deklarata e Ramës në 2009, nën slloganin ”hap kutitë ose largohu”:
”Grabitja e zgjedhjeve, mbyllja forcërisht e kutive të votimit, dhe pika që do te përmbysi kupën, mospranimi i hetimit parlamentar për transparencën e plotë të procesit zgjedhor, që ne e kërkuam jo në funksion të rindarjes së mandateve, por në funksion të ndarjes përfundimtare nga kjo praktikë kriminale deformimi i vullnetit te popullit, që nxorri në pah natyrën antidemokratike të ketij pushteti, dhe e bëri qartësisht të lexueshem modelin e zgjedhjeve nga Sali Berisha, modeli i njehsimit të pushtetit me shtetin për paranë dhe riciklimi i pushtetit përmes shtetit dhe parasë. Lamtumirë për kushedi sa vjet demokraci e shteti i së drejtës, lamutmirë liri e barazi të të gjitheve para ligjit, lamtumirë padyshim liri e votës e numërimi i ndershëm i saj. Kështu vendi kthehet si në skenë te mbyllur, tamam si ato shkretëtirat gjoja demokratike kur pavarësisht vullnetit të popullit, zgjedhjet i fiton pushteti, opozita parlamentare kthehet në dekor demokracie, ndërsa kundershtarët e vërtetë në politikë, shoqëri civile, në media, në sipermarrje futen në shenjestrën e një gjuetie te mirëfilltë shtrigash derisa relativizohen plotësisht. Përpara ketij realiteti të rëndë ne bëmë zgjedhjen e duhur. Betejë për ta shkatërruar këtë model pa e lënë të rrënjoset, dhe të shkatërrojë nga e para, këtë herë në mënyrë shumë më të djallëzuar ngrehinën e brishtë të demokracisë në Shqipëri. Ne nuk hymë e nuk do të hymë në parlament pa u çmontuar në sytë e gjithë shqiptarëve 28 qershori si precedent i suksesit shumë të rrezikshëm të korrupsionit elektoral, pa u rënë dakord për të braktisur rrugën antidemokratike të njehsimit të shtetit me pushtetin, duke filluar nga çlirimi i proçesit elektoral, pa iu shprehur vullneti i qartë për të ringritur shtetin e rënë të së drejtës në Shqipëri. Hapja e kutive dhe hetimi i plotë parlamentar do ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë, për parlamentin dhe për qeverinë gjithashtu, të dyja pushtete pa legjitimitet, të dyja në një gjasme normalitet, të dyja në një krizë që duke e mohuar nuk kurohet, vetëm thellohet. Hapja e kutive do të ishte shumë sinqerisht, zgjidhja më e mire edhe për Saliun e dytë, i cili nga transparenca do humbte vetëm njërën faqe, ndërsa kështu humbi gjithë fytyrën. Pranoi vjedhjen duke kujtuar se po mbron fitoren. Harroi mësimin e vyer te vitit 1996 ku me prekjen e votës së popullit filloi fundi i sundimit të Saliut të parë. Tanimë për opozitën kutitë nuk janë i vetmi objektiv. Sot, nuk e dimë vetëm ne, por e di i gjithë populli se kjo qeveri e kapur mat, humb me shpejtësi çdo ditë të drejtën të qëndrojë mbi kutitë që mban mbyllur”. Ne, sot e tutje, nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, por largimin e Sali Berishës, përderisa kutitë nuk hapen. Hap kutitë ose largohu – kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë. Protesta jonë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo që shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes”.
SHËNIM: Çfarë neverie! Rama, ky klloun cirku i pafytyrë, në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 ka bërë po këto gjëra për të cilat akuzonte Saliun në 2009, e madje shumë herë më keq, pasi implementoi edhe sistemin e patronazhistëve (një skandal i madh kundër parivatësisë dhe lirisë e të drejtave të njeriut). Demokracia është kthyer mbrapa në kohë dhe historia përsëritet. Shqipëria ka bërë vetëm prapa. Një turp i madh edhe për ndërkombëtarët që mbyllin sytë para këtij skandali dhe ende pa u çertifikuar rezultati uronin Ramën. Në BE bëjnë lojra gjasme ta veçojmë apo jo Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me negociatat! Kurse ambasadorja amerikane Kim, (që Rama i prishi marrëveshjen e 5 qershorit e dakordësuar me opozitën) hesht, e rri merret me vizitë në TV Klan i Sandër Frangaj (oligarkun e Klanit që bëhet gjithmonë me pushtetin dhe përfiton favore prej tij).
Dikur, Blushi për referendumin për kryetar të PS ku nuk morri pjesë thoshte se: ”Rilindja është dhe ka qënë lavatrice e mediokritetit dhe shëmtisë në këtë vend. Më trishton kur shoh se si një parti është futur në lavatriçen e rilindjes për të pastruar rrobat e funeralit të vet. Sot nuk kam humbur asgjë. Sot kam fituar lirinë time dhe kjo vlen më shumë se çdo referendum”. Dhe dihet si përfundoi Blushi, ”hëngri turpin me bukë”, i tha pirdhu lirisë dhe u shit te Rama duke përfituar postin e drejtorit të Top channelit duke e kthyer Topin në megafonin e propagandës së Rilindjes.
PYETJA ËSHTË: Po Llulli Basha, do ndjekë të njëjtën strategji si Rama më sipër, dhe për zgjedhjet në PD do dalë ndonjë si Blushi që do e akuzojë për manipulim dhe mediokritet? Pra, do shohim të njëjtin teatër, një déjà vu?
Shume e zgjati madje kjo parti, qe vec Demokrate nuk mund te jete, po e ka marre borxh si emer, si nje rrobe te huaj. E keqja se sistemi eshte bere i tille qe ka vrare gjenerimin e partive. Se edhe PS eshte nje kuceder e vjeter…
Vertet ka mbetur ne pike te hallit PD-ja. Nje paqartesi e madhe si asnjehere me pare . Do i quaj apo jo zgjedhjet, si do beje , do hyje apo jo ne parlament. Pa kryetar te pranuar nga tegjithe antarsia , PD-ja, e ka te veshtire te vendose ç’duhet bere. E ndare e perçare dhe ne rruge pa krye(tar).
Borxhi i Jashtem eshte ne rekordin e 30 viteve
Borxhi i Jashtem ne 2020 u shtua me 1 Miliard Euro
Minarja e deshtimit ekonomiko-financiar e qeverise Rama nuk fshihet dot ne thaset e grisur mediatike qe merren me opoziten.
PD-ja eshte katandisur si godina e Teatrit Kombetar. Vetem sa e preku fadoma ne hyrje dhe….sperkateni me uje , se na mbyti pluhuri i kasolles me plithare !
Keshtu eshte katandisur ,…. dhe Merua e njeh mire nga jashte e nga brenda !
Luli do t’a ndertoi perseri sic ishte ! …(si Teatrin), e kisha llafin !
Sa keq me vjen PD – en !