Korrektësia e zgjedhjeve dhe KQZ si shërbim psikologjik për Lulin

17 Maj 2021, 18:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Verfikimi i 24 kutive të Qarkut të Beratit dhe atyre të Gjirokastrës,  po provon dy gjëra të rëndësishme. E para, që numërimi ka qenë korrekt dhe brenda gjithë standarteve ligjore, dhe së dyti, që opozita në mungesë të provave, po përpiqet të interpretojë dhe  të keqpërdorë të dhëna të rëndomta që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka vënë në dispozicion, pa sqarim, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të shenjave të gishtit.

Sa për numërimin, kutitë janë numëruar së paku katër herë, një herë për partitë dhe tre herë nga secila parti për kandidatët e tyre, dhe kryqëzimi i të dhënave është i provuar.

Nga ana tjetër, edhe pse ofrimi i të dhënave nga KQZ, në procesin e shqyrtimit të rezultatit është antiligjor, pasi ligji e përcakton qartë që ai bëhet pas çertifikimit të rezultatit, sërisht është e qartë që nuk ka asnjë shkelje.

Pretendimi se 19 persona kanë votuar 53 herë është banal dhe lehtësisht i verifikueshëm. 19 personat janë operatorët e pajisjes së gishtave që kanë testuar atë gjatë procesit të votimit dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. E di dhe vetë PD, dhe LSI. Por meqë LSI nuk ka zgjedhje për kryetar, bën sikur gëzohet për PD deri më 13 qershor.

KQZ bën sikur i përgjigjet kërkesës së opozitës, por meqë e ka bërë që e ka bërë shkeljen e saj ligjore, të paktën ta sqarojë dhe kush janë këta që kanë lënë shenja në system, se nuk është më sekret.

Fjala vjen, kur KQZ thotë që është gjetur një rast kur “është regjistruar 47 herë me të njëjtin gisht”, fjalia e duhur do të ishte që “operatori i një qendre votimi ka tetsuar 47 herë pajisjen e bllokuar”.

Jo se kjo nuk verifikohet, por KQZ nuk ka pse shërben si benzinë mbi një zjarr që nuk ka më as hi për t’u ndezur.

Është totalisht keqpërdorim politik i saj.

Edhe pse po vihet në shërbim të ankimuesve, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, po përpiqet të bëhet interesant me të dhëna banale, që janë lehtësisht të kuptueshme si janë prodhuar.

Tani meqë KQZ e shkeli ligjin dhe meqë PD bën sikur ekzaltohet nga këto të dhëna, le të bëjnë publike rezultat e hetimit për këto të dhëna, që të sqarohen të gjithë palët.

Shqyrtimi i rasteve të Beratit dhe Gjirokastrës deri tani kanë zero probleme reale. Numërimi është korrekt dhe votimi po ashtu korrekt.

Të vetmit që nuk janë korrekt në këtë proces, janë administrata e KQZ, që bën politikë me PD e LSI, a thua se komisioneri dhe punonjësit e KQZ janë psikologë që duhet t’u lehtësojnë dhimbjen e t’i mbajnë me garjet demokratët, sa të mbarojë Luli zgjedhjet brenda PD më 13 qershor.

Mos e merrni më qafë Lulin duke i ofruar 25 prillin si model zgjedhjesh, se ato janë aq të mira, sa sikur zgjedhjet brenda PD të jenë kaq të mira sa këto të 25 prillit, kam frikë se Lulin e mund dhe roja i godinës.

12 komente në “Korrektësia e zgjedhjeve dhe KQZ si shërbim psikologjik për Lulin”

  1. BASHA PIRDHU !!! says:

    Ok.
    Qart.

  2. Stefan says:

    Po Qelibashi esht zari i Ilir Metes.
    Pse nuk e dinte Rama kete kur e zgjodhi? Tani po i sherben shefit.
    Ku qendron problemi ketu?

  3. meri says:

    Eshte hera e pare qe te ka rreshqitur Mero duke mos e kapur thelbin e deklatares se KQZ lidhur me ket alibi.Nuk ka rendesi nese eshte e vertet apo alibi KQZ eshte porositur qe te hedhe nje tymnaje qe Luli te kete goje e tu thote kundershtareve ne PD;E shikoni qe une nuk i kam humbur zgjedhjet dhe s’kam perse te jap doreheqje.Kjo eshte edhe aresyeja se perse KQZ eshte futur ne loje ne kete moment qe Luli te rizgjidhet perseri !Ose varianti i dyte mund te jete qe pozita te justifikoje ofrimin e posteve ndaj opozites per bashkeqeverisje.Uroj qe te jete e para, ndryshe :Shqiperi te kam dhjere s’te kuptova asnjehere! Ndaj eshte hedhur dhe logoja:Me ne fitojne te gjithe ,perveç elektorateve majtas dhe djathtas se e qendres ka Jalen e per rrjedhoje do kapi ndonje gje .Me duket sikur Lali Eri ka sjelle skemen e ofruar nga Arvizu si nje here ne nje kohe.

  4. xhoxhi says:

    Në një fshat ishin mbledhur gomerët e fshatit dhe po losnin e kërcenin.Gomari më plak që po kthehej nga pazari shikon gjithë gomerët në lëmë duke kërcyer dhe çuditet çfarë ka ndodhur.Afrohet dhe i pyet çka ndodhur që kërceni kaq shumë?Gomerët më të rinj thëresin :”Vdiq samarxhiu dhe ska kush na bën më samarë”!Gomari plak u mendua pak dhe ju drejtua:Tani që vdiq samarxhiu do na bëhet kurizi gjak sepse do bëhen tërë samarxhinj…Kështu do vejë edhe puna e PD-së keq e më keq do venë punët..

  5. zer ca mend o Mero zer says:

    Mero po kerkon te beje tutorin e KQZ ti tregoje se si te radhise fjalite me “paska testuar 47 here paisjen” i njejti gisht!
    Ke qene qesharak kur i sherbeje Berishes, je bo per tu dhimbsur tani qe po i sherben Rames.

  6. une says:

    Sot LSI tha qe KQZ i ka futur duart nga jashte per te “manipuluar votat”. Nuk mendoj se ka prapavij kjo pune, thjesht jane te pa afte. E gjitha kjo eshte nje procedure administratimi dhe ai qe e ka idene sadopak e di qe problemet administratore nuk mungojne ne cdo proces. Pershembull gjate rinumurimit ne SHBA problemi me i madh ishin gabimet njerezore por ato ishin aq pak saqe nuk ndikonin ne rezultat.

    KQZ duhet te rinumeroje votat ne Berat dhe ne Gjirokaster te gjitha kutit nese eshte nevoja. Nuk eshte se do ndryshoj ndonje gje por duhet te bej punen e vet.

  7. Petrit says:

    Ne fakt asht shume e thjeshte. Nqs se keta persona qe siç thote i madhi dhe i gjithëdituri i te gjitha koherave gazetari me famë boterore dhe më tej shkelqesia e tijë mero baze nuk korrespondojne me fletët e votimit asht e besueshme kjo qe thote.
    Po sikur kjo te mos korrespondojë me numrin e fletëve te gjetura ne kuti??????
    Kjo asht pyetja qe kerkon pergjigje pertej propagandes.

  8. liri says:

    mero, posto komentet e njerezve!!!
    apo ste pelqejne ty!

  9. Shoku says:

    Pse makina elektronike ku merreshin shenjat e gishtrinjeve nuk duhet te merret parasyshe per problemin e veotimeve.
    Edhe une vet pata probleme per mos shfaqen e shenjave te gishtrinjeve. Kam vendosur dy here gishtrinjte emedhenje ,pastaj gudhtin tregues ,vetme kete e pranoi,ndersa ime shoqe nuk iu shfaqen fare. Po si rasti im ka patur shume raste,madeje mesa lexova kete problem e pati dhe Sali Berisha. Por ajo qe eshte edhe me kryesore qe nuk duhet te merret parasyshe ,sepse makinerite nuk kane qene funksionale, eshte mos dhenia e sinjalit qe nuk e pranon nje votues dy here. Pastaj keta komisioner te PD dhe LSi-se ku ishin qe keta persona paskan bere kerdine ? Po vezhguesit perse ishin ? Saktesia del nga firmat ne listen e votimeve dhe kartat e indetitetit.

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, të rrimë shtrembër, poooor të flasim drejtë:
    Nuk është se socialistët janë engjëj,
    por demokarët janë vërtetuar me fakte që janë vrasës !!!?
    Ky është ndryshimi.
    Realiteti shqiptar nuk është, me keqardhje e them këtë, dyngjyrësh!!!
    Është shum i larmishëm. Duam apo sduam ne edhe pse nuk janë ëngjëj, socialistët janë më të mirët që ne në dispozicion, kemi.
    Si mund ti jepet pushteti këtij grupimi me emrin PD, kur ajo dhe vetë për zgjedhjen e krye- k….rit të sajë nuk operon me metoda demokratike, pooor 10% fashiste ?!?
    PS: Si ishte ajo puna e Olldashit, aksident?!??
    Gjynaf që koha na dënoi të ngelemi pa opozitë!

  11. Beni says:

    Thone se kur jane hapur kutite vinin ere te piste.E keto kuti te hapura ka rezik te qelbin gjithe procesin zgjedhor.

  12. Nje mergimtar says:

    Per aq kohe qe brenda kutive te votimit nuk ka shkelje ne numerim apo ne fletvotimi ,te tjerat jane tymnaja per te shtyre ditet.Kryetari i KQZ-s a nuk ka te drejte ti bej nje nder te vogel “kunatit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje