Kryetari i ardhshëm i PD, nuk po kandidon më 13 qershor

26 Maj 2021, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të katër kandidatët në garë për Partinë Demokratike, janë të barabartë në dashurinë e tyre për Sali Berishën, ndërsa Lulzim Basha është edhe më i barabartë. Kjo është e vetmja fjali që, duke perifrazuar George Orëellin, i shkon për shtat garës për kryetar në Partinë Demokratike.

Tani që gara ka filluar formalisht, i vetmi rezultat i sigurtë, është fitorja e Lulzim Bashës, si “më i barabartë” në dashurinë për Berishën, dhe futja e PD-së në një spirale izolimi ndërkombëtar, për shkak të mos distancimit nga Sali Berisha.

Të gjithë ata që kanë qenë në PD pas vitit 1997, kur Berisha hyri në konflikt me SHBA, e mbajnë mend se Berishën deri në vitin 2001, nuk e ftonin në asnjë pritje Ambasade, përveç asaj të Iranit, edhe pse ndaj tij nuk kishte një ndëshkim ndërkombëtar të artikuluar zyrtarisht si ky që ka marrë tani, si minues i demokracisë, dhunues i sistemit gjyqësor për t’i shpëtuar ndëshkimit, dhe përfitues i parave publike për vete dhe familjarët e tij.

Mjafton të lexoni argumenet që Helga Vukaj, ish- ministre e PD dhe zyrtare në KQZ në emër të PD, ka dhënë pse Tom Doshi nuk duhet të marrë mandatin e deputetit dhe të zëvendësoni aty emrin e Tom Doshit me Sali Berishën, për të kuptuar se çfarë hipokrizie është e gjithë sjellja e PD me Berishën, si një parti e marrë peng.

Në këto kushte nuk ja vlen më debati se kush konkurron për të marrë PD, po kush do ta shpëtojë PD-në nga Berisha.

Katër kandidatët duket se nuk e kanë këtë objektiv. Ata duan të shpëtojnë Berishën nga SHBA, e jo PD-në nga Berisha.

Në këto kushte, çfarëdo personaliteti politik i lidhur me PD-në, që del qartazi në publik duke i bërë thirrje PD-së të distancohet nga Berisha, është duke vënë kandidaturën për PD-në e nesërme, atë PD, që do braktisë shpejt Lulzim Bashën e 13 qershorit.

Nuk e vë në dyshim që këtë gjë mund ta bëjë edhe vet Basha pas 13 qershorit, por ajo do ta bëjë portretin e tij edhe më hipokrit, edhe më mashtrues, edhe më të pabesueshëm se sa është sot.

Pas disa muajsh ata që do distancohen nga Berisha do jenë me mijëra dhe të gjithë do hedhin nga një gur mbi të, si njeriu që i ka marrë më qafë. Por ata do jenë thjeshtë popull, por jo lidera.

Lider është ai që sot ja thotë me guxim dhe dashuri PD-së, të mos shkojnë pas atyre që duan të mbrojnë Berishën me siglën e PD. Dhe ky, në mungesë të kandidatëve për kryetar, mund të jetë dikush që s’beson tek kjo garë, por beson tek PD e nesërme.

Ai ka për të qenë e ardhmja e PD-së. Këta të tjerët janë si ata që bëheshin komunistë në janar të 1991, me shpresë se tani partia do t’ua njihte më në fund meritat.

Kryetari i ardhshëm i PD-së nuk po kandidon më 13 qershor. Por është koha të shpallet si kandidat tani, pamvarësisht se kur do zgjidhet.

Se pas gjashtë muajsh të gjithë këta do t’i kesh duke sharrë Berishën, dhe do ma lënë mua fajin që ata nuk distancoheshin dot.

20 komente në “Kryetari i ardhshëm i PD, nuk po kandidon më 13 qershor”

  1. 1 says:

    PD mund ta shpetojne njerez me integritet e jo keta qe kandidojne qe flasin per Saliun sikur ka fituar cmimin nobel e jo cmimin e turpit. I neveritshem qendrimi i Eno Bozos kur thote qe Berisha do e fitoje betejen me Ameriken.Kur e lexova mu kujtua retorika e Enverit.Kjo parti do shkrihet si sheqeri ne uj.Taksirati yne do durojme per vite Ramen

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, nuk ndaj të njëjtin mendim me ty, kur flet për një PD të nesërme!?Nuk ka dhe nuk duhet të ketë një të tillë!!!?
    Materia e PD-së ka qënë e kontaminuar që nga fillimi.
    Brumi nga PD u formua ishte negativ.
    Është rasti ideal për lindjen e së djathtës që i ka munguar Shqipërsë.
    Gbithçka tjetër është vetëm farsë.?

  3. Time traveler says:

    Sapo u ktheva nga nga nje udhetim i shkurter ne vitin 2031.

    Sala kishte dy vjet qe kishte vdekur ne burgun e Fierit.

    Likja fliste bat-bat dhe ndodhej i izoluar me kemishe force ne spitalin psikiatrik te Vlores.

    Luli nuk dihej nga ishte dhe figuronte si person i humbur qe prej viti 2022. Kishte zera qe thoshnin se ishte bere eremit dhe ishte mbyllur ne nje manastir me Tibet.

    Edi kishte perfunduar mandatin e peste dhe kishte 1 vit si President.

    1. Çuni QYTETI says:

      Bingo “Time Travel”…….; por nuk më the me Moniçkën çu bë ? Po me Zeni e Argitën & Malltez ?
      Po pronat, mbasi përflitet se si Saliu ashtu edhe Iliri, kanë mbi 5 miliard ( me nëntë zero ) euro, SEICILI, pasuri të patundeshme, llogari bankare, investime dhe aksione në biznese të ndryshme……
      Lutem, këto mi parashiko të lutem.

      1. Time traveler says:

        Ne pergjigje te Çunit nga qyteti:
        Shkerdheni, Argita dhe tullaci i Malltezeve, sapo ishin liruar nga burgu i Rrogozhines dhe ishin duke kerkuar azil politik ne Bangladesh.
        Mona punonte si pastruese nate tek spitali i Vlores, me qellim qe ti rrinte prane Likes. Thone qe gjate nates kryente edhe ca sherbime te tjera extra me rojet e spitalit dhe ata qe mblidhnin plehrat.
        Pronat dhe llogarite bankare, ja u kishin sekuestruar dhe i kishin investuar ne impiante te energjise se paster dhe ne nje qender per strehimin e maceve te rruges.

        1. Çun qyteti ?‍♂️ says:

          Do të kemi bashkerenditje mendimesh edhe më tutje o TIME TRAVEL, por sa për kontorno me Peqon doktorin dhe Xhixheshën presore te Lisisë si e mendon …..?

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Ta kam vënë në dukje edhe në një koment të mëparshëm, zoti Baze, si mund të kërkosh në këto momente nga kandidatët për Kryetar PD-je të distancohen nga Berisha? Po mirë, si mendon ti, ai që do ta bënte këtë gjë, do të shkonte dotë nga salla e mbledhjes në shtëpi, pa shoqërim nga një skuadër policësh? Po vete dotë gjallë në shtëpi ai që do ta bënte këtë brënda Partisë aq shumë Demokratike? Ti, or i uruari i perëndisë, sikur nuk e di sa shumë demokratike është kjo Parti. Ajo të gjithë të këqiat i ka vetë pse është aq shumë demokratike, prandaj hiq dorë nga kjo kërkesë dhe lëri njerëzit ta gjejnë nga perëndia….

  5. Pato says:

    Ishte nje shprese e zbehte se Agron Shehaj mund te ishte dikush ndryshe per shkak te formimit dhe prejardhjes por edhe ai teper zhgenjyse megjithese eshte goxha popullor dhe i ka mundesite. Nuk e kupton shancin qe ka dhe mendoj se do ta humb mundesine qe nje here ne jet do ti jepet. Nuk i kam kuptuar kurre keta qe i bihen gjoksit si ish te persekutuar nga komunizmi dhe kane lider nje komunist per 30 vjet.

    E gjithe PDa e ka fut koken fort ne bythen e Saliut pas gjemes qe ju ndodhi e nuk mund ta nxjerrin. Askush nuk ka koment dhe me keqe mendojne dhe shpresojne qe eshte nje enderr e keqe njesoj si gomari qe kur e kafshoi ujku i lutej zotit te ishte ne enderr.

    1. Taulant says:

      Jo vetem shprese por realitet.
      Te presim daten 13 qershor.
      Sondazhet ne disa gazeta :
      GezataShqip
      62% Agroni
      14% Basha
      e te tjeret
      Tek Newsbomb
      Basha 50%
      Agroni 48%
      te tjeret nga 1%

  6. Kapterri says:

    Edhe një gjyq i ngjashëm me Nyrembergun të bëhet nuk ka PD-ist
    që e hedh Adolf Berishën poshtë. Kjo parti duhet të shkërmoqet.

  7. OQ says:

    Je idealist i math Zoti Mero! Nuk kupton se ceshte politika. Mendon se politika eshte shkence e te vertetes. Jo, zoti Mero, politika eshte shkence e arritjes se qellimit (kjo e fundit eshte marre nga manifesti antikomunist i PD). Qellimi i ketyre 4 kandidateve eshte te behen kryetar te PD. Edhe me i humburi ne PD e kupton se pa bere gojore me Saliun, nuk eshte e mundur te behesh kryetar i PD. PD eshte partia e korrupsionit galopant ne krye te saj. Ajo eshte partia e “tokes se xanum” ne baze. Arkitekti i kesaj startegjie “anti komuniste” eshte Sali Berisha. Ai e sulmoi komunizmin ne zemren e tij. Ai sulmoi teorine e te barabarteve ne varfri, qe mbeshteste Enveri, ne te prilevegjuarve ne pasuri. Ai e ndertoi kete perandori dhe edhe mehrumi i fundit ne PD e kupton se nuk eshte kollaj qe kjo perandori te rrezohet nga brenda.
    Ajo qe mendon zoti Mero se Basha mund ta hedhi poshte Berishen, mbas zgjedhjes se tij, eshte e vertete, por kjo nuk do te thote qe PD do shkaterrohet. Nga perandori e “tokes se xanum” ajo do kethehet ne perandorine e “pronareve legjitim”. E keshtu koha do vazhdoje dhe Mesa do dale per te shpetuar te djathten shqiptare, por ai nuk do jete nga brenda PD. E djathta do linde ne te njejten kohe qe PD do vdese nga pleqeria dhe lufta e ujqerve te urritur qe do shqyejne njeri tjetrin. E keqja e PD eshte gjaku I saj me shume elemnte WDR qe shkakton tepri ne poshtersi….Edhe te poshtrit kane vend ne demokraci,por Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe te poshtrit pervetesuan “demokracine” dhe do duhet kohe per ndryshim. Duhet durim Z. Mero dhe jo optimizem.

    1. qytetar says:

      Per OQ.
      E ke thene sakte :
      nga ” Toke e xanun ” ne Toke e pronareve legjitim “.
      Vetem aq ndryshim mund te ndodhe ne PD.

  8. Coli says:

    Ne PD po behen zgjedhje dhe vertet mund te fitoje Basha perseri.Kjo eshte puna e tyre.Poooorr i dashur Mero nga PS askujt nuk ja mban qe te mund te kandidoje realisht kunder Rames.I ka tredhur te gjithe jane bere eunuke.

  9. ennno says:

    Kater kandidatet e PD per te qare dhe per te qeshur. Edhe me Saliun, edhe me Amerkem.

  10. Qeverite krahasohen ne Ekonomi says:

    Bla bla bla te perditshme te Mero! Perdite sajon nga nje hartim me opozite si te vetmen menyre per te fshehur (sa fshihet minarja ne thes), deshtimin total te nje qeverisje qe ne 8 vjet nuk eshte e zonja te beje as edhe me minimumin, nje rritje rrogash per buxhetoret.

  11. Like Espinoza-La Piovra says:

    Zoti Mero Baze! Une do te thoja qe te pyetet Palok-.ri,perse nuk kandidon ai per krie.ar,sepse ai eshte me i devotshmi dhe po kandidoi ai PD-ja e ka te sigurt 4-5% shin si puna e Monikes!Seriozisht tani.Kjo qe thoni ju eshte e sakte,por sa te jete gjalle pronari i SHQUPIT,I POSTUAR NGA UDB-ja,seleksionisti i “sekreteve” te kuadrove me probleme ne karakter,bgiografi etj etj dhe shantaziuesi i tyre me nje telefonate kjo eshte e veshtire te ndodhe,sepse precedenti i Olldashit,Pashkos,Ed Selamit,Brozit etj etj eshte i fresket ne mendjen e aspiruesve per krie.ar te asaj bandopartie.Kjo edhe mund te ndodhe ,por pasi te hapet procesi gjyqesor ndaj ketij vampiri gjakatar,pra kur kete monster ta kete mberthyer per t.pesh Aida Hajnaj me Arben Krajen.Dhe pasi te kene vene ne mengene dhe skifterin e Putinit e te Miloshevicit ne shqiperi LuliBashen,qe loboi me para ruse ne Amerike,pa permendur vilat e fituara njeren pas tjetres kohet e fundit…!Tani raportet mjekesore te paguara nga mjeket e degjeneruar nuk do i pine me uje,sepse ka te beje me Ameriken e jo me me Gjin Gjonet shqiptare!

  12. Interpreti says:

    Mero mos u merzit, Luli eshte e sigurt qe do ta mbaj Berishen po te tjeret me marifet do ta leshojne. Do ta mbajne deri sa te zgjidhen, gjithmone nese do te zgjidhen, pastaj do ta leshojne.

  13. Dajti says:

    Jo vetem demokratet por asnje politikan socialist nuk ka dale te mbeshtese Deklaraten e Departamentit te Shtetit Amerikan dhe te Sekretarit te Shtetit A.. Blinken

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha nuk i ka “humbur” zgjedhjet !
    “Masaker” zgjedhore ose pranoni qe zgjedhjet I ka fituar Rama.
    Ne keto zgjedhje,Basha shkon si ” fitues”.Jo si humbes.
    Numerimi do behet neper selit e PD,nga njerez te Bashes.
    Kur Berisha hesht,manipulimi eshte ekstrem.

  15. shijak says:

    – eureka ! – therrii nje mi i vogel – e gjeta zgjidhjen….ti varim dacit zile. – e bukur ideja – tha miu plak – po kush do ja vari zilen dacit ne qafe ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje