Berishës i kanë ngelur ende dy vetë!

23 Maj 2021, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa kolegë të mi gazetarë, që u duhet të sigurojnë të ftuar për programet televizive të këtyre ditëve janë në hall. Gjithnjë e më pak, kanë shans të gjejnë dikë, të shkojë në studio të mbrojë Sali Berishën. Përveç disa të “nxituarve” ditën e parë e të dytë, tani të tjerët po hezitojnë.

Por ndërsa figurat politike dhe publike hezitojnë, pas dy ditëve të para, janë dy udhëheqës politik që deri tani kishin heshtur, por po i dalin zot tani së paku me gjestet e tyre.

I pari është Ilir Meta. Ndryshe nga të tjerët, ai hezitoi dy ditët e para dhe nuk foli. Nuk bëri asnjë koment, asnjë deklaratë dhe dukej sikur nuk do fliste për këtë çështje.

Por mjaftoi një Twiter i ambasadores Yuri Kim, që lavdëronte ecurinë e Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur disa shifra dhe fjalia që “kjo Gjykatë ka përpara vendime edhe më të rëndësishme”, që Ilir Meta të shpërthente dhe të bënte publik mesazhin për Sali Berishën, duke e quajtur vendimin e SHBA të poshtër dhe duke u betuar se do të luftonin së bashku kundër amerikanëve të pacipë.

Shpërthimi nuk ishte surprizë, pasi kemi parë dhe më keq, por surprizë ishte arsyeja pse shpërtheu. Twiteri i ambasadores Kim ju duk sinjal për Gjykatën Kushtetuese që duhet ta shkarkojë atë dhe shpërtheu, pasi ju duk se i erdhi radha.

Lulzim Basha po ashtu nuk reagoi dy ditët e para. Por sot bëri një gjest të fortë pro Berishës. Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e kishte ftuar atë të merte pjesë në demonstrimin që forcat amerikane do bënin në sheshin “Nënë Tereza”. Lulzim Basha nuk shkoi.

Shfaqja e tij në krah të ambasadores amerikane, do të ishte një goditje e fortë për Berishën dhe klanin e tij dhe një argument që Lulzim Basha është i pavarur në vendimet e veta.

Frika për t’u shfaqur në atë fotografi, tregon se Lulzim Basha nuk ka ndërmend ta lëshojë Sali Berishën deri më 13 qershor, sa të rikonfirmojë mandatin e kryetarit. Pastaj  si gjithë të tjerët.

Por vetëm një gjë është e sigurtë. Të fitosh sot PD-në si mbështetës i Sali Berishës, është sikur të martohesh me një të vdekur, të cilën as nuk e varros dot, as nuk e mban dot në shtëpi.

Një kryetar PD si luajal i Sali Berishës, është “gjeneral i një ushtrie të vdekur”, që nuk i duhet askujt. Por Lulzim Basha e pranon dhe atë detyrë, mjafton të mos bëjë betejë.

Përveç tij dhe Ilir Metës, secili për hall të vet, askush tjetër nuk po i del më zot në publik Sali Berishës. Dhe kjo është shenja e parë që ai po shkon drejt izolimit të thellë nga vetë ata që duan të kenë një të ardhme në politikë në PD.

Tani të shikojmë dhe kandidatët për kryetar të PD, nëse do konkurrojnë me Lulin në dashurinë për Berishën, apo do konkurrojnë me Berishën, për të shpëtuar PD.

24 komente në “Berishës i kanë ngelur ende dy vetë!”

  1. PD says:

    Beridhes i kane ngelur edhe dy vullnetaret e zbritur te fundit, per ushtrine e vdekur te Gazidedes; Markmarku edhe Gjekgjeka.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Dy rradhë shkroi
      Amerika
      dhe PeDenë
      e zu frika
      Belbëzon
      me zë të mekur
      Xhenerali
      Ushtrisë Vdekur.
      ç’a të bëjë
      me Babanë
      t’a lëshojë
      bitha s’ia mbanë.
      Se dhe xjedhjet
      ja tek janë
      s’fiton Lulja
      pa Babanë
      Tre a katër
      do karojnë
      Lesht’ e Currit
      do fitojnë
      Si çdo punë
      që bën Lulzimi
      pesë me hiç
      dhe kandidimi.

      P.S.
      Lajm i mirë
      siç e sho unë
      me ngadalë
      po i vën drunë
      dhe Sa-lehu
      sa të rrojë
      ditë të bardhë
      s’do gëzojë.
      Sot kujton
      me nostalgji
      kur na ish
      Çoban me dhi
      në lëndinë
      tok me dhinë
      ku e humbi
      virgjërinë.
      .
      P.P.S.
      @Mero Baze
      .
      Për Avninë
      n’a bëj me dije
      i duall
      e çkreta pije?
      Ku i dihet
      Kokëlopës
      Luft’ i çpall
      dhe Europës!

      1. Shqupisti leshedhise says:

        Lol

      2. Drini says:

        City ke keto aq te forta more gopist ( lesht e cures do fitojne dhe ajo e dhise) ha ha ha I fort je

    2. Draper dhe Çekan says:

      Harrove aleatin tit picken vasilin

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Dy rradhë shkroi
    Amerika
    dhe PeDenë
    e zu frika
    Belbëzon
    me zë të mekur
    Xhenerali
    Ushtrisë Vdekur.
    ç’a të bëjë
    me Babanë
    t’a lëshojë
    bitha s’ia mbanë.
    Se dhe xjedhjet
    ja tek janë
    s’fiton Lulja
    pa Babanë
    Tre a katër
    do karojnë
    Lesht’ e Currit
    do fitojnë
    Si çdo punë
    që bën Lulzimi
    pesë me hiç
    dhe kandidimi.

    P.S.
    Lajm i mirë
    siç e sho unë
    me ngadalë
    po i vën drunë
    dhe Sa-lehu
    sa të rrojë
    ditë të bardhë
    s’do gëzojë.
    Sot kujton
    me nostalgji
    kur na ish
    Çoban me dhi
    në lëndinë
    tok me dhinë
    ku e humbi
    virgjërinë.
    .
    P.P.S.
    @Mero Baze
    .
    Për Avninë
    n’a bëj me dije
    i duall
    e çkreta pije?
    Ku i dihet
    Kokëlopës
    Luft’ i çpall
    dhe Europës!

  3. Aleanca për mbrojtjene tallashit says:

    Mero djali,këta të dy nuk i kanë ngelur “Atij” , këta s’kanë rrugë tjetër !
    Fati i tyre është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e”Atij” !
    Dhe është mirë kështu!
    Që kjo histori të mari një herë e mirë fund.
    N.q.s. ata do bënin të penduarin dhe do ulnin kokën,do ta zgjasnin agoninë e kësaj të ashtuquajture demokraci !
    Në rastin konkret,ndahet shapi nga sheqeri thotë populli.
    Mender Presidenti dhe mender kryekari i mender PD-së janë pozicionuar hapur kundër asaj që ne duhet t’ja dimë
    për nder ekzistencën tonë si popull,Amerikës dhe kjo është mundësia ideale,e përsëris ideale për një pastrim radikal
    dhe ngritjen e institucioneve funksionale dhe e një të djathte reale.
    PD-ja i takon historisë,më konkretisht pjesës më të errët të sajë!!!!

  4. Te Fala nga "Halla" UDB-e says:

    i Nderuar Mero Baze:lulezim Basha nuk “Mbrone” Sali Berishen….por????????
    1-Pasurine qe beri me Ndihmen e Sali Berishes……230-miljon te rruga e Kombit te cilat i kane Ndare….
    2-Sali Berisha “Nuk mori Derre ne these” Lulezim Bashen qe se njihte askushe ne Shqiperi dhe e beri Politikanin me kryesore me 2005-sen..
    me kete dua te them se Lulezim Basha ka DOSJE….nga Dajat e Femijeve te Berishes..pra UDB-ja..e cila do ta shantazhoje dhe shfrytezoj deri sa te VDESE…lol

  5. @hass says:

    Saliu eshte akuzuar boterisht si hajdut qe ka vjedhur familjarisht xhepat e shqiptareve.
    Nuk flasim per akuza ketu ne shtepine tone, por eshte diskretituar publikisht perballe gjithe globit me zerin e demokracise me te madhe te botes si nje hajdut dhe batakci, ne liste vetem me eliten e llumit, krimit dhe mafjes se botes, me te cilet nuk merren thjeshte gjykatat por edhe vete departamenti i shtetit, politika e globit dhe qeveria amerikane per nga rrezikshmeria qe paraqesin.
    Si mund tju thuash shqiptareve qe ne venerojme dhe mbrojme me thonj dike qe ju vjedh?
    Te rreshtohesh krah tij, je terrorist kunder ligjit, kunder demokracise, kunder Perendimit, kunder shqiptareve te vjedhur dhe te masakruar prej tij dhe familjes tij.
    Neser te peshtyjne.
    Kush e do le ti rekomandoje qe si Sajmir Tahiri te perballoje me trimeri para drejtesise pergjegjesine e aksjoneve te veta! Ketu, jo ne France, se nuk akuzohet qe ka vjedhur francezet, po shqiptaret.
    Ajo rruge horri qe Sali Berisha po vazhdon me budallekun e tij karakteristik, vetem do ta coje drejt nje poshterimi publik akoma edhe me te madh, kur ta terheqin zvarre me breke dhe prangat ne duar, ate, djalin, vajzen.
    Le ti dale zot pergjegjesive te veta, mos te fshihet pas partise! Mire qe u soll me kedo si kafshe dhe halabak, por se kuptoj se pse insiston qe ta mbylle si kafshe qe merr vesh vetem gjuhen e drurit!

  6. Petrit says:

    Shoku mjero.
    PROF DR SALI BERISHA nuk ka qenë dhe nuk asht gjenerali i ushtrisë së vdekur.
    SALI BERISHA asht idhulli i 90% te shqipfolsëve ne gjithe globin.
    Edhe i imi gjithashtu.
    Dikur ishte edhe i yti por ti je mesuar ti lepish fundshpinen pushtetit te radhës.
    PROF DR SALI BERISHA ESHTE NJERIU ME I MADH I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPËTAR.
    DR BERISHA nuk ka nevoje per njerëz qe ta mbrojne neper studio tv.
    Ka nje popull te tere qe e don e adhuron dhe e mbron po te ketë nevoje.
    Vetem kelyshët komuniste nuk e duan.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te kelyshëve te vegjel komunistë.
    Shpresoj te mos censurohem

    1. K says:

      Une nuk do te them gje per Saliun secili ka te drejte te thote mendimin e tij! Por te mburresh se je shok i Saliut dhe te urosh “vdekjen deri ne q[c]elizen e fundit te kelysheve te vegjel te komunizmit” ky klysh i pari eshte Saliu! Saliu eshte i vetmi komunist ne Shqiperi! Ketyre injoranteve berishiane u ka ngelur koha ne komunizem. Pse? Sepse aq tru kane me inteligjencen! Nuk mendoj se komunizmi eshte problem ne Shqiperi! Qeveri e PS eshte aleate me Americen! Komunizmi ka ngelur argument per trushpelaret e Saliut! Injorance e plote por edhe dinakeper hajdtlliqe!

    2. ARKEHEAN says:

      Petrit ! Nese eshte idhulli i 90 % te shqipfolesve, duhej te fitonte PD binshem. Jo po i vodhen. Kur ke ne mbeshteje 90 % te njerezve, nuk ka njeri qe te vjedhe aq shume. E ke perdorur 90 % pa teklif. Sa per idhull qe e ke, e gezofsh !

  7. rexha 10 says:

    MOSE U MERZITE MERO ,SEPSE QYSHE NE VITIN 90 ,BERISHA E KISHTE PERCAKTUAR SE SA VETE DO TE KISHTE NE KRAHE . VETEM DY PERSONA .KETE VEPRIME E THOSHTE NE C’DO FJALIME QE MBANTE ,DUKE NGRITUR VETEM 2 GISHTA PERPJETE.
    PO TE VESHE RE EDHE SOTE ,MBANE LARTE VETEM 2 GISHTAT ,PER TI THENE MOSE ME LINI EDHE JU, SEPSE DO JU BEJE GJEMEN. DHE KJO KA PER TE NDODHUR SHUME SHPEJTE . KUCEDRA PO NGORDHE ,DHE TEKE BURIMI I UJIT NUKE DO TE VRITEN ME NJERZE QE MBUSHENIN UJE.

  8. Tepelensi says:

    A more sali si shkoje puna
    Te dalin te gjitha nga hunda
    Ju ka bere juve amerika
    Tu shpetoje shura nga frika
    *
    Rugen e mutit ju kene mare
    Do tju kaloje lala ne hanxhare
    Me hanxhare qe pret ngadal
    Juve shpirtin kane per tu mare
    *
    Shpirtin e keni ju te paraja
    Prandaj per ju u prish dynjaja
    Njeri thote me djerse i mblodha
    Tjetri i solli cupa nga kosova
    *
    Por ju kini hapur dhe ca vare
    Nuk behet fjale vetem per pare
    Iku ajo koha qe para drejtesisise
    Vendosnin banditetet e shqiperise
    *
    Kush ka vesh degjone daullen
    Qe po bie per ilir koke tulen
    Nje nga nje po biene ushtaret
    Ngelen vetem dy gjeneralet
    *
    Njeri doktore tjetri shtangist
    Qe te dy keta patronazhizt
    Per vete derat kane punuar
    Nga drejtesia per te shpetuar
    *
    Pasi ketyre ju ndryshk sfurku
    Duket se po ju afrohet burgu
    Rallen keta le ta zgjedhin vete
    Si ndihmojme dote keta te shkret
    *
    Sa per bashen o Mero xhani
    Humbje te madhe ka vatani
    S’mori pjese ai ne stervitje
    Se ate e kane bere tabel qitje
    *

    Ja te medha hallet e partise
    Do bere ysmet krushqnise
    Krushqit qe jane ftuar ne dasem
    Probleme ruges kane hasur
    *
    Ishin shume dhe u bene pak
    U shtua dhe shume uje ne llalle
    Iku llalla dhe ju hapi rrugen
    Dhe drejtesia po bene punen

  9. ardi says:

    Sot Mero ishte rasti perfekt i tre kanditave per PD ti shpallnin lufte Sali Berishes,duke u rreshtuar atje ne shesh ,perkrah Amerikaneve, dhe de facto do ti jepej roli i kryetarit te ri te opozites ,por ata nuk ishin dhe kjo me ben te mendoj ose ata skan kellqe ta bejne kete dhe po te jete keshtu me mire te rrij ai qe eshte se te pakten e njohim se cfare lloj kuklle eshte ,ose kanditatet e pd ndoshta skan intuit politike per ta bere kete, dhe PD ka nevoj per nje lider me kellqe dhe intuit te forte politike, per ti hapur lufte dhe larguar perfundimisht kasten e Familjes Berisha me manikinin e tyre Basha sepse vetem ky veprim ,mund te filloj te ndez nje llampushk te vogel per nderrimin e imazhit te PD ne syt e nderkombatereve dhe sidomos njerzve qe doemos qe sipas meje do te kene nevoj mbas kater vjetesh per nje Opozit te spastruar Nje Opozit te mbushur me Figura te reja ,intelektuale dhe me nje kryatar pro atlantik dhe europian por me e rendesishmja eshte e nje njeriu qe te perballet me nje Lider si Edi Rama sepse do te jen te lodhur nga ky i fundit dhe me disa figura te konsumara te opozites.Per Mua e vetmja Figur qe eshte ne gjendje te jap nje fije shprese qe ben kete eshte sot per sot Agron Shehaj se me duket serioz dhe natyre rrebeli,por le te shohim a do te jetoj dhe do rritet kjo foshnje ribelle apo do te vritet ne djep nga Gjysh Berisha dhe dishepujt e tij?

  10. Ladi says:

    Sigurisht qe jane te tre, dhe te vetmuar sepse jane te tre ne krim, kane bere vjedhje masive dhe i genjen mendja se do ia hedhin Amerikes. Do dorezojne pronat, do gjykohen dhe ne burg sipas mases se krimit. Kush eshte ai idiot qe u afrohet atyre tani. Vetem po te kete luajtur nga mendte. Pse me ameriken do e kruash? Sa mjerane qe jane, po perpeliten ne ditet e tyre te fundit. Ky eshte fundi i Sadameve e Kadafeve te Shqiperise. Rradha do ti vije dhe Arben Ahmetaj, nuk ka ku te futet per vjedhjet qe ka bere ai dhe shume si soji i tij. Njeri i ndyre e imoral.

  11. Genci says:

    Sigurisht qe jane te tre, dhe te vetmuar sepse jane te tre ne krim, kane bere vjedhje masive dhe i genjen mendja se do ia hedhin Amerikes. Do dorezojne pronat, do gjykohen dhe ne burg sipas mases se krimit. Kush eshte ai idiot qe u afrohet atyre tani. Vetem po te kete luajtur nga mendte. Pse me ameriken do e kruash? Sa mjerane qe jane, po perpeliten ne ditet e tyre te fundit. Ky eshte fundi i Sadameve e Kadafeve te Shqiperise. Rradha do ti vije dhe Arben Ahmetaj, nuk ka ku te futet per vjedhjet qe ka bere ai dhe shume si soji i tij. Njeri i ndyre e imoral.

  12. Gaz bardhi says:

    Lulja ka deklaruar publikisht se baba Saliun nuk ka per ta tradhetuar.

  13. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:

    Syte perdite te Berisha, te Meta, te Basha…si alibi per ti mos i hedhur kurrsesi tek ekonomi-financa e rrenuar e nje qeverisje totalisht e deshtuar ne aspektin baze te qeverisjes, ne Ekonomi!

  14. Shtylla e turpit, ku varen kermat says:

    Ne greminen ku jane nuk kane asnje mik, pervec gjysem metri litar per tu varur ne hale!
    Tani fytyrat, retorika dhe historia e tyre dhe e familjeve te tyre, ju ngjan dramatikisht fundit te Mehmet Shehut, Fiqeretes, Vladimirit, Kadri Hazbiut, Agron Hazbiut, Ballukut, etj.
    Po Salehu po ju can aq shume karin, sa nuk do ti kursejne as fundin e llahtarshem te fatkeqit te pafajshem, kryeadmiralit Teme Sejko.
    Le te vazhdoje edhe te sillet si moterqir akoma Salehu, se do tja bejne ti paguaj te gjitha atje ne qeline e Shullazit, 10 metra nen toke.
    Mire shushunjat e Saliut, po Lirija “e mire” su perfundoi, ne listen e zeze bashke me Noriegen, Milloshevicin, Arkanin, Mlladicin dhe gjithe jashteqitjet me te neveritshme te rraces njerezore?!
    Ndofta te gjithe krimet qe i bere Shqiperise dhe shqiptareve ste mjaftojne te ndihesh ne faj Sali Berisha, po hedhja qe i bere gruas tende ne listen e mutit dhe turpit te botes, te mjafton si arsye per te varur veten. Te pakten nese si malsor perballe gruas tende qe poshterove deri ne kete pike, te ka ngelur nje fije burrerie!

  15. Olimpia says:

    Jam kurioz se cfare qendrimi do te mbaje Alibej….Nga kjo do te kuptojme qendrimin e bashkejetueses se tij ne Gjykaten Kushtetuese per don Meten .Ne se Alibej hesht ,don Meta shkon drejt fundit…Sepse dy anetare te Gjykates Kushtetuese deri tani ,jane ushtare te sigurte te Berishes dhe Metes.Dhe nga gjashte ,minimumi per te fshire Meten duhen pese.Duket qe Berisha i ka derguar xhevap Metes…..Leviz,fol , sulmo amerikanet,ndryshe te hoqa tulle e fundit ,sic thoshte i madhi Dritero tek Zylo…

  16. dhembeli says:

    Si eshte kjo pune!!!….
    Nxjerr Mero Baze nje artikull per ceshtjen kryesore te dites, …fwt frymezohet Gopisti NSHRAK-ut !
    Njesoj sikur Merua te kete vjelur rrushte ,e shtrydh dhe mbush kadet per te bere vere,… kur del “Gopisti”, mbledh bwrsite , i shton dhe ca uje e sheqer dhe… Pas nja dy javeve ….. te zien koka nga rakia 22 grade. Permbajtja e shkrimit te Meros, del ne varrgje nga llullaja prej kazani…nga goja e Gopistit!
    Ju pifsha dolline!

  17. i treti ne WDC says:

    Koment I bere para pak vitesh te Tema dhe eshte me actual sot:
    .
    Lexim te kendshem
    1-Sali Biberisha.. ka qene ..eshte.. dhe do te jete …nje kobure ne duart e makartisteve te tipit Biberaj-Rajerson qe zbatuan nje nga doktrinat me antishqiptare ate te “dekomunistifikimit” qe rezoltoi me reaksionare se NACERTANIA APO MEGALIDHEA
    2-Sali Biberisha eshte kriminel shume dimensional i kthyer ne perbindesh por absolutisht nuk eshte fajtor….
    Fajtori nr 1 eshte Donald Luli (SOT KIMETJA) i rradhes qe ne menyre te kuptueshme eshte lexuesh fermanesh i berishisteve te Washingtonit & Brukselit qe nga Wisneri ..Podestat e deri te Elez Biberaj.
    .
    Fajtori nr 2 eshte KOQETREDHURI Edi Rama me Pisaistat e tij duke shtuar dhe intelektualet si Kadareja qe deri tani nga mijra krime te Biberishes nuk e kane hapur sqepin..
    _______________________
    Izet Haxhia-Mero Baze-Bedri Islami -Alban Dega dhe shume te tjere me shkrimet e tyre direkt apo indirekt kane kritikuar apo akuzuar Elez Biberaj si “nentoka serbe ne amerike” i cili eshte faktikisht Sali Berisha Amerikes.
    Kam shume argumente qe tregojne se pa u “rrezuar”Elezi=sali berisha amerikes” ai Saliu i Shqiperise do ju nxjerr uje te zi akoma
    _______________________
    Argumenti me i “ububujshem” eshte si me poshte:
    COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
    OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
    Philip T. Reeker, ; Elez H
    Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
    Gilbert Galanxhi, ..
    …..
    Ku shtrohen keto pyetje:
    E para
    Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
    E dyta
    Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
    -Per masakren e 21 janarit
    -Per Holokausin e Gerdecit
    -Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
    -Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
    -Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
    …..etj etej….
    ………………….
    Pra pyes publikisht zoterinjte :
    A nuk e kuptoni qe Sali Bisha ka nje mbrojtje te fuqishme nga berishistet e WDC & BE ?
    pyetja fundit :
    SI KA MUNDESI QE VOA (LEXO ELEZ SALI BIBERISHAJ) NUK KA FOLUAR NJE FJALE PER KRIMET SALIBIBERISHISTE….DHE PO LESHON “BOMBA PER GABIMET E RAMES ?
    .
    E fundit per “mashtruesin” Mero
    Berisha pas Gerdecit dhe sidomos pas aktit NAZISKIN te 21 janarit nuk eshte problem I shqiptareve por I Amerikes e cila jo vetem duhet te kerkoje falje per Berishen e tyre por duhet te lere lodrat me korrupsionin e Berishes kur ai ka kryer krime kunder njerzimit..
    .
    Basha dhe Meta jane MILIGRAME ne mbeshtetjen te Berishes ne krahesim me Elez Biberajn qe BERISHA I AMERIKES qe ka tonelata faje ne lidhje me bulldoget Azem & Sali
    .
    Leri molekulat Mero dhe merru me te “fundmin e Berishes ne WDC” qe ti e di me mire por preferon gallate mediatike me Lulin dhe Lilin

  18. Atlantic says:

    Can’t add anything more!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje