Një vendim për të marrë peng PD

20 Maj 2021, 19:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka bërë një hap përpara, duke përfshirë në konflikt me SHBA, Partinë Demokratike. Sot në mbasdite ai njoftoi se ka angazhuar një avokat francez, për të ngritur padi ndaj sekretarit të Shtetit Blinken, të cilin e akuzon se i ka fyer dinjitetin dhe personalitetin e tij, një rast i pandodhur ndonjëherë në historinë e qëndrimeve të SHBA ndaj liderëve të goditur prej saj.

Gjesti i Sali Berishës, i cili në finale mund të përfundojë në një mashtrim, sa për t’u dhënë zemër mbështetësve të tij, më shumë se sa të pastrojë dinjitetin e vet, është një përpjekje që të mbajë të mbërthyer Partinë Demokratike në konflikt me SHBA, në rrugë zyrtare.

Ky qëndrim, i cili në thelb është një mashtrim, synon të justifikojë mos dorëzimin e mandatit si deputet, si dhe të kthejë në studio avokatie, Partinë Demokratike, jo atë avokatin francez.

Duke mbajtur mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpallur peng të tij Lulzim Bashën, duke e detyruar atë, ose të bëhet avokat real i Sali Berishës, ose të zbohet nga selia e partisë si tradhtar i tij.

Ai nuk ka lënë asnjë vend për mëdyshje, siç shpreson Basha ta shtyjë këtë konflikt, duke bërë sikur është edhe me Berishën, edhe me SHBA.

Berisha ngriti ‘stekën’ e betejës me SHBA, në atë pikë, që Basha ose do hyjë në luftë për të mbrojtur Berishën nga SHBA, ose do hyjë në betejë për të mbrojtur SHBA nga Berisha. Nuk ka rrugë tjetër.

Lajmërimi i një procesi gjyqësor ndaj SHBA, përveçse është diçka qesharake në aspektin juridik, është një gjë shumë serioze në aspektin politik, pasi kërkon të nisë PD-në, si repart ushtarak në luftë me SHBA për interesa të tij.

Ndërkohë, derisa të sqarohet se ky nuk ka për të hapur ndonjë gjyq, militantët trushpëlarë të tij, janë më të qetë, se Franca do t’i marrë hakun Doktorit ndaj SHBA.

Nga ana tjetër, alibia e tij se sekretari i Shtetit Antoni Blinken, duhet t’i japë fakte këtij, përse e ka futur në listë të zezë familjarisht, është një absurditet.

Sekretari Blinken është furnizuar me fakte dhe është bindur të marrë vendimin në bazë të interesave të SHBA, jo të Sali Berishës.

Ai nuk e ka marrë këtë vendim për të bindur Sali Berishën, por për të bindur shtetin e tij, se ky person dëmton interesat amerikane dhe parimet e demokracisë amerikane në Shqipëri. Dhe për këtë ai jep llogari para shtetit të vet, jo para Sali Berishës.

Sa i përket fakteve, ato mund t’i vijnë në ndihmë drejtësisë shqiptare kur t’i hapë procese gjyqësore Sali Berishës. Faktet e tyre nuk janë për t’u përgojuar nga Sali Berisha, tek qytetari digital, por për t’u futur në dosje penale.

Sali Berisha është nën akuzë se ka minuar demokracinë, se ka përdorur pushtetin për përfitime personale e familjare, dhe se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të mbrojtur familjarë dhe aleatë të tij politikë.

Minimi i demokracisë është një akuzë fatale, pasi është një akuzë që dëshmon një proces të gjatë 30- vjeçar kundër ëndrrës së shqiptarëve.

Minimi i demokracisë ka filluar me minimin e zgjedhjeve të lira, me destabilizimin e Shqipërisë më 1997, me përpjekjet e dhunshme për të marrë pushtetin, me dhunim të sistemit gjyqësor, duke shpallur kryeprokuroren që po i hetonte djalin dhe vajzën, si “lavire”, me dhunim të institucionit Presidentit, duke e shpallur puçist përse nuk i doli në krah si vrasës më 21 janar, me dhunim të shtypit të lirë dhe burgosjes e dhunës mbi gazetarët, në emër të familjes së tij, dhe dhjetëra akte të tjera.

Qysh në vitin 1997, Sali Berisha është shpallur nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, si një nga dhjetë “armiqtë e shtypit” në botë, së bashku me Milosheviçin, dhe liderët komunistë të Koresë, Kubës, Kinës, Bjellorusisë etj.

Biografia e Sali Berishës është ilustrimi më i mirë i minimit të demokracisë dhe gjendjes ku jemi sot. Ndaj ai është i vetmi udhëheqës i Ballkanit që ka marrë këtë ndëshkim shembullor, pas Milosheviçit.

Autokratë dhe hajdutë të tjerë në Ballkan ka pas plot, por jo në nivelin e Sali Berishës. Ky i ka rekordet të njëjta me Sllobodan Milosheviçin, përveç akoma një gjyqi për krime ndaj njerëzimit, që nuk është se nuk ka lëndë edhe për atë.

Për Sali Berishën nuk mungojnë fakte, mungojnë gjyqet.

Ky ndëshkim shembullor, ndoshta do të çelë derën e tyre. Atëhere Berisha do të ketë shanse të njihet dhe me fakte, që nuk janë si serverat e 21 janarit, që fshihen.

Ai vendosi sot të kthejë Partinë Demokratike në studio ligjore për të mbrojtur të ardhmen e tij. Ky është i vetmi kuptim i qëndrimit të tij .

Tani ky është problem mes tij dhe PD-së, jo mes tij dhe shqiptarëve. Nëse PD do të bëhet studio ligjore e Berishës, le të bëhet, por do katandiset sa ata 20 vetët që e prisnin tek dera e “Rogner”-it.

Në këtë betejë, shqiptarët janë në anën e SHBA, jo në anën e Berishës. Ai ka rival vetëm Ilir Metën, në përpjekje për të udhëhequr partinë e parë anti-amerikane në Shqipëri.

Dhe në raport me Ilir Metën, i takon këtij posti i kryetarit, pasi ai u dorëzua dhe u tregua i gatshëm të vritet në Malin me Gropa. Kurse ky po i gjuan me raketë nga Parisi.

45 komente në “Një vendim për të marrë peng PD”

  1. Ilirjan says:

    Mund ta quajme nje AUTOGOL te berishes nese ceshtja hapet vertete ne Paris! Gjithe dosjet, faktet, nga SPAK mund te paraqiten prej amerikaneve atje.U be lufte e madhe per reformes ne drejtesi dhe… haha, saliu veteofrohet ne nje sistem drejtesie te konsoliduar, sic eshte ai Francez! Veprim i deshperuar, nga nje njeri i deshperuar.

    1. Prind says:

      Prova me e forte qe Amerika ka per Berishen, eshte vete heshtja e Berishes kur u pyet dy here nga gazetarja, se sa kushton dhe kush e paguan avokatin.
      Asnje fjale e tij ne ate konference shtypi, nuk e pati fuqine e heshtjes ndaj kesaj pyetje.
      I love Amerika

    2. Mark Marku dhe Agrone Gjekmarkaj jane Dy rrugaçe says:

      Ate që mbrone Sali Berishen Nga Ameriken Jane disa komunista të denegjerume rrugaçe dhe hajduta të pa cipte edhe Enver Hoxha do have kishte lakmi

    3. shqip says:

      Po ku pjerdh Amerika per Francen dhe Gjykatat e Frances o Njerez!!!!!!! Jo Amerika por as nje qytetar i thjesht shqiptar nuk pjerdh per te nese ajo nuk eshte gjykate nderkombetare e pranuar nga OKB, dmth vete Amerika.

    4. M'hill Diaspora says:

      Ishte njè ditè historike ajo e djeshmja, njè ditè e èndèrruar, mè nè fund miqtè tanè tè mèdhenj na dhuruan dhuratèn mè tè madhe pas asajè tè Pavarsisè sè Kosovès. Mè kètè akt amerikanèt kanè tè garantuar tè paktèn njèqind vite BESéN e Shqipètarit. Ky popull ka parè shumè tmerre me sytè e tijè nèn sundimin e kryebanditit, qè nè fillimet e karierès sè tijè tè krijohej bindja qè ishte njè vegèl e verbèr e amerikanève. Kjo do tè vinte pasi sa herè qè Berisha bènte zullumet e tijè, tè krijohej pèrshtypja se vetèm mbèshtetja amerikane i jepte kètè imunitet tè jashtèzakonshèm. Pèr ta plotèsuar po sjellim nè mèndje ditèn e parè pas 21 Janarit ku pèrfaqèsuesi i shtetit amerikan e quajti “Burrè Shteti”! Tè gjitha kèto mbetèn njè iluzion dhe amerika bèri detyrèn e sajè , duke nderuar veten dhe shèruar Shqipèrinè. Tani matufi krueneç po na i drejtohet Francès, atje ku morri dhe leksionet e para tè agjenturès tè lidhur me Russinè. Mirpo Franca ka edhe anèn e sajè pozitive qè nuk mund tè fèlliqet nga gjithè ai pisllèk qè kanè pregatitur binomi me russinè. Unè qè po ju shkruaj i pèrkas njè familje tè luftès dhe e lidhur me pushtetin e para ’90 dhe kur filluan protestat popullore e veçanèrisht aty ku flitej kundèr Enverit, isha i idesè qè mè mirè tè presim e tè dègjojmè se ndoshta mund tè kenè tè drejtè. … Koha èshtè ajo qè çdo gjè e vendos nè vèndin e sajè. Ndèrsa sot pèr krye banditin Berishè ka fakte tè pa kundèrshtuara, prandaj mè duhet t’ju drejtohem atyre qorrave qè ppo vazhdojnè tè mbèshtesin Berishèn, qè as Ai dhe familja e tijè nuk vlejnè aspak sa Shqipèria dhe miqèsia e sajè me Amerikèn. E dini se çfarè ndodh kur kèrkoni ti bini murit me kokè. Koha e Berishès ka mbarua njè herè e pèrgjithmonè nè mènyrèn e nènshkimit jo nga NE tè pafuqishmit, por nga ATA qè e bènè Bajraktar dhe kjo ka njè domethènje tè madhe – . . ..

    5. Astrit says:

      Është dhelpër s.berisha do që ta shtyjë në kalendat greke ddënimin e tij, sepse gjyqet duan kohën e vetë. Prandaj thirja e amerikanëve është ndaj spakut që të veprojë sa më shpejtë me këtë kriminel të popullit.

    6. Ilirjan, je i sakte. Po shkon vete si cjapi te kasapi.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, “Ai” emrin e të cilit vetëm kur e përmend shkakton dhimbje, më kujton ato gropat thithëse në xhungël!
    Sa më shumë bën përpjekje me këmbë e duar për të dalë, aq më shumë fundosesh!!?
    “Ai” nuk ka parë gjë akoma tha dikur, dikush!!??
    Pikërisht, ky është reagimi i duhur, për të marë me vete edhe çetën e tijë të militantëve !!
    Erdhi dita e shqiptarëve.
    Të gjithë ata që talleshin me Tak Ngjelën, tani dihet ti kërkojnë falje atij.?

  3. Pato says:

    Ne fakt duhet te ishte Sali Berisha se bashku me gruan Lirine, djalin Shkelzen dhe vajzen Argita te jepnin deshmine e tyre para SPAK per provat qe ka Amerika ndaj atyre. Por fatkeqesisht ende nuk kemi shtet dhe partia ne fuqi megjithese populli i ka dhene 3 mandate te pastra ende nuk tregon vullnet politik. Ajo qe tregoi Amerika dhe po tregon eshte vullnet politik ndaj Saliut i njejte me ate qe po i bejne Donald Trump te cilin po e dergojne para gjykatave. Por budallenjte si puna e Fevzos nuk mund ta kuptojne dhe mendojne se po dole fotografi me Bushin ne shtepine e bardhe ke imunitet ne Amerike.

    Mashtrimi tjeter eshte se nuk e dinte kur ne fakt ka 2 vite qe eshte vene ne dijeni per refuzimin e vizes se bashku me Lulzim Bashen.

    Shpresoj shume qe Amerika te nxjerr fakte per qytetaret ne Kosove se per ata ne Shqiperi nuk ka nevoj. Mjafton BKH dhe SPAK.

  4. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Berisha ka tregu dinjitet duke bere ate padi. Nuk padit kush Sek. Amerikan kur eshte i kapur nga fakte, te dale si te dale vendimi nuk ka rendesi.
    Krejt ndryshe nga Rama qe u deklarua publikisht se ka paditur ate gjermanin Tilde te BILD dhe doli se ishte vetem Rrena e rradhes se padi nuk pati fare.
    P.S. Padite ti Mero Baze ate Sali Berishen po pate bythe dhe fakte aty te gjykatat e Rames dhe te SPAK ate bej, mos pirdh ketu perdite ne gazete.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Padi ne cfare kuadri ligjor sepse Sekretari Amerikan flet ne emer te STEMES AMERIKANE dhe jo personale.. Ska Gjykate ne bote qe hap padi per nje person qe perfaqeson nje shtet.. Vetem po hodhe shtetin qe ai perfaqeson ne gjyq.. Nuk je tek gjyqet e Shkelzenit ketu me nje gazetar.. SPAK ka rradhen mos u merakos sepse ky ra ne gracken e vet pa e akuzuar njeri nga ana ligjore.. U vetembrojt ligjerisht qe kur permendi avokatin..

    2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Bravo Patrioti. Ju komunistet nuk dorezoheni te gjallë. Ashtu si Enveri, ju komunistet e Saliut do ta dermoni imperializmin amerikan qe kerkon të pushtoje Shqiperine.
      Bunkeret e Enverit i keni gati. Merrni cfueqe dhe sopata dhe futuni ne bunkere te luftoni me forcat e NATO’s qe na paskan pushtuar vendin dhe me nuk e dinim.
      E tha “shoku Enver” Tek Rreziku Angloamerikan per Sgqiperinë”, por kujt ja tha.
      A ti je koqe kandari, por Jo per keto qe the. Koqe kandari he per faktin qe e mban veten per antikomunist.

  5. VFLP says:

    Mero ka mundesi qe te shkruash nje editorial ku te shpjegosh se pse vazhdon te kembegulesh qe PD duhet te shpetohet? Perse ju dashka vendit nje parti qe ne fakt eshte nje organizate kriminale e mbrojtur nga manteli politik? Vetem fakti qe PD ishte partia qe me ndihmen e fuqishme te perendimit solli fundin e sistemit nje partiak nuk eshte arsye e mjaftueshme qe kjo parti e katandisur ne nje kope kriminelesh duhet te vazhdoje te egzistoje patjeter.

  6. Petrit says:

    Meqenese sipas Jush Z Baze, PROF DR SALI BERISHA na qenka shpallur qysh ne ‘97-en si armik i shtypit çfare doje qe i rrije nga mbrapa.
    Apo ashtu ishte nje muhabet.
    Jeni vertetë te shpifur sepse misioni juaj i vetem eshte shpifja.
    Dr Berisha e tregoj veten se asht njeri me dinjitet dhe nuk pranon te neperkembet nga askush.
    Fakti qe ai ka paditur ne nje gjykatë asnjanese sekretarin e shtetit me te fuqishem te botes dhe njekohesisht duke lene jashte loje partinë demokratike tregon qe Zoti Berisha asht burrë.
    Ju pelqen apo nuk ju pelqen juve Zoti Berisha tregoj qe nuk ka asigja per te fshehur.
    PROF DR SALI BERISHA eshte legjendë dhe nuk ka lind akoma ai njeri qe mund ta ulë dinjitetin e tij

    1. Kombi says:

      Ik o rr…k…. injorant .

      Na mbushe mendjen me pallavra. Cdo njeri me Shqiperi dhe tani edhe me mbare boten e di sh mire qe ShBA kane te drejte per Berishen.

      Vetem ti nuk e paske kuptuar. Me fal Po je o shurdh o qorr o rrk. Zgjidhe vete.

      Drejtesia vonon por nuk harron.

    2. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Ja dhe Petrit trushplari bashke me dhe camurdezin bythshplare pak me siper. O loqe, po si o u hapka gjyq e u gjykoka vendimi i institucionit te nje shteti ne nje shtet tjeter asnjeanes??!! Marredheniet mes shteteve gjykohen nga gjykata nderkombetare dhe Franca nuk eshte gjykate nderkombetare. Kush ja dha Frances kete rol apo ashtu ju fry salushit. Po sikur Sek Shtetit ti hape gjyq penal Saliut fjala bie ne Kanada e ta denoje atje, apo s’quhet kjo??!! Nejse ca perpiqem dhe une tu mbushe mendjen dy kokloqeve, me falni keni te drejte ashtu eshte Saliu eshte njesh, perpara nga fitorja ne fitorje larte me larte flamujt e kongreseve.

  7. Lomy says:

    Hera e pare qe jam dakort me meron – e njeh mire shume se i ka servirur gjysmen e skemave dallavere nder vite. Gjithsesi ka te drejte. Tani luli o te marre plackat e grupin e vet te deputeteve e te ike, ose te rrije gjithmone plaçke e saliut derisa ky i fundit te fshije bythen nje here e mire me te kur ti trashegoje germadhat e partise kalamajve

  8. antifashisti says:

    Personalisht e kam pësuar nga korrupsioni i familjes Berisha. Sikur ky vendim I Sekretarit të Shtetit të vinte nga vitet 2009-2011, do të ishte i mirëpritur, por të shpallet sot pas 8 vitesh që Berisha nuk është në pushtet është një turp i diplomacisë amerikane. Sot ka vetëm një fekt:I shërben kryepatroNazisit të forcojë pozitat pas zgjedhjeve të vjedhura. Nuk kam dyshimin më të vogël se ky vendim është përgatitur në bashkëpunim Rama-Soros. Të sulmosh Berishën dhe të mbështetesh Ramën është njëlloj sikur të luftosh Ducen dhe të promovosh Hitlerin….

  9. albany says:

    te pshurrsha berishen dhe ato qe e perkrahin ne amrike dhe europe dhe bejne lojra me zarar

    pse ?
    USALI SERBIBERISHA
    Izeti ka ngritur akuza te dokumentuara qe e bejne Berishen
    .
    KRIMINEL
    VRASES
    TRADHETAR
    I PABESE
    TERRORIST

    Pra gazeta Dita dhe vete Izeti duhet ti drejtohen
    shtetit amerikan qe na i beri peshqesh nga Beogradi ne 1991 Saliserbin..
    .
    PSE TE NDERUAR MIQ PO E MBRONI ME CDO CMIM KETE MONSTER QE DHE JU JENI FAJTORE ?

    Era e dyshimte e koheve te fundit nga disa ambasadoreve amerikane (Rajerson-Arvizu-Lu) ka kohe qe eshte vene re qe nga koha e fekondimit te salibishes ne 1991 nga udb-cia ,ne mbrojtjen heroike te Arviziut ne krimin fashist te 21 janarit e deri te Luja I Lulit qe sipas Gery Kokalarit eshte per tu meshiruar

    ============================

    Le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme drejtesie dhe baleti ne akull qe po luhet deri tni me ca PS-ISTA eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi.
    .Riperseritja e deshmive te IHaxhise nga DITA eshte nje mbyllje turpeshme dhe me shume po ngjan me ceshtjet e 21 janarit GERDECIN dhe rrugen e kombit qe u mbyllen perfundimisht..
    .
    Fakti qe Visho Ajazi pasqyra kriminale e Gazidedes dhe Berishes emrohet ambasador ne Nato..
    .
    Fakti qe Ilir Meta qe eshte JELEK ANTIPLUMBI ne mbrojtje te salibishes emrohet President
    .
    Fakti qe gruaja e tij Monika ka dale nga kontrolli mendor me Tit Vasilat e saj dhe eshte bere Kamikaze e salihorrit
    .
    Fakti qe DEVILI LUL BASHA u shperblye me 14 miljon dollare per pallatin illegal pikerisht ne vigjilje te 21 janarit..tregojne se nje lloj invazioni antiramist ka filluar si ne 1991 apo 2005 dhe kjo eshte e frikeshme se po varroset ai komb pergjithmone

    ***

    Sot elezbiberoamerikanet dhe wisner-amerikanet e makartizmit jane bere shume agersive nembrojtje te salibishes tyre ..PSE NDODH PIKERISHT NE DITET E SOTME?

    Dihet qe ne 1991-1992 Salibisha u kthye nga nje “PAL MELYSHI” I ramizit te enverit ne nje PIT BULL TE elezbiberit per te shkaterruar komunizmin e vdekur u kthye ne kanibalizem politk dhe genocid antikomunist me I zi se ne kohen e fashizmit.

    Sot po shohim shume republikane te linjes ashper dhe ketij fare elezbiberaj e po mbrojne me cdo cmim “DEMONIN GJASME ANTIKOMUNIST salibishen e makartistit pro serb rajerson…kur ky I fundit erdhi nga komanda e BEOGRADIT NE VITE 90’

    Logjika elementare thote:

    Pse duhet te vazhdoje akoma kanibalizmi me ENVER HOXHEN qe ne vitet 60 pezuri flloten sovjetike dhe doli si CUB nga traktatai varshaves…

    PRA A KA VEND PER FALJE NGA ADMINSTRATA AMERIKANE per gafat e tyre ne lidhje me berishen ??

    lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

    Ka ardhur koha te pyesim

    A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA (fis tribu) ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

    SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

    ……………….SALIGATE……
    per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

    WATERGATE APO IRANGATE…

    sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

    PIKERISHT KY ESHTE MISJONI I DEKRIMINALIZIMIT,…te mbulohen miljardat te dhena nga berisha te lobet “ kopetente” podesta & wisner..dhe po te happen letrat SAKTE si thote komiku LU atehere nje CUNAM do ndodhe ne brigjet e atllatikut nga termeti adriatikut.

    PSEUDO DEKRIMINALIZIMI= NDYRESIA E RRADHES OSE ME SAKTE LHL RADHES.

    DUHET DEBIBERIZIM DHE DEBERISHIZIM

    KUR ISHTE KRIZA E LHL NE 15 NENDOR 2015..CUDITERISHT FORCA “TE PANJOHURA’ rrethuan kryministrine te udhehequra nga lul basha..qe I shkeli vijen e kuqe arvizuse

    sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
    KETO PERRALLAT E” VENE CIA S ” JANE NJE SKENAR IDEAL PER TA FUNDOSUR ATE VEND PERGJITHMONE
    Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
    Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar….por dicka si BLACK HOLE..
    Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS ku nuk ka ngel diplomat,ambasdor,zyrtar,kongresmen,titullar sherbimesh,analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.

    Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
    CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
    1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

    2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

    3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

    4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

    5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

    6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

    7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

    8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

    9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

    10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

    11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

    12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

    13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

    14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

    15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
    .
    Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se
    DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

    KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
    FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
    .
    Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

    Me sakte:
    Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
    E thene ndryshe
    Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate) duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
    ne te kundert ENVER HOXHA
    NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
    ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..
    QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE
    PERVERSIN ME TE MADH
    QE KA NXJERRE NJERZIMI…
    GHOST OF VIQIDOL

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kush e ndihmoi Meten,duke pire kafe….?
    Kush e ndihmoj Bashen,per rrugen e kombit dhe 21 janarin ?
    Kush e ndihmoj Medium,per Gerdecin ?
    Kush I ndihmoj femijet e Berishes….?
    Mbase avokati Frances I jep pergjigje dhe shume pyetjeve te tjera.

    1. Arbeni says:

      Avokati francez paguhet per te bere pyetje atje ne gjygj jo per te dhene pergjigje ty te gazeta e Meros or matuf.

  11. LILOLABJA says:

    HAHAHAHAHAHAHAHAHAHA po i gjun me rakete nga Parisi ,je gjigand Mero !

  12. Faleminderit USA says:

    Sakte Mero,por une do te shtoja me teper.Si tinezar dhe i djallezuar qe eshte Berisha kerkon te aktivizoje elementet radikale ne strukturat e PD-se,per te krijuar trazira,si te vetmen rruge shpetimi nga ndeshkimi ,qe e pret per nje numer i pafund,veprimesh antiligjore.Thjesht shpreson qe mund te kete te marre(fatkeqesisht ekzistojne)qe dalin per te mbrojtjur “nderin”e babes.Si nuk pati kurajo ndonje gazetare,ti kujtonte gjyqin e humbur te Zenit ne USA,ti thoshin si funksionon Drejtesia e pavarur,se e kishte kthyer Drejtesise Shqiptare si mburoje per zullumet e tij.

  13. AMERIKAAAA!!!!?? says:

    THANKS ??????

  14. Sali Trimi says:

    Zoti Mero, te admiroj per pasionin dhe dashurine qe ke per mbrojtjen e Shqiperise. Ndoshta kjo te demton arsyen.
    Krahasimi i Millosheviqit me Sali Berishen nuk eshte me vend. Ata jane te njejte ne vlere apsolute, por me dimesione te kunderta…
    Millosheviqi ishte kriminel, por jo hajdut. Ai vriste femijet dhe grate e Kosoves, por nuk vriste asnje serb. Millosheviqi perdorte gjithe dredhite e tij qe spiunet e tij te ndihmonin maqinerine vrasese kunder shqiptareve dhe jo per ti bere keq Serbise. Ai me te drejte ishte armik me Ameriken dhe NATON…etj…etj…
    Ndryshe eshte puna me Sali Berishen. Ai ka vrare shqiptare, duke perfshire edhe femije dhe jo serbe. Ai ka ndihmuar maqinerine e Millosheviqit te vriste shqiptare duke furnizuar tanket e tij te luftes. Saliu u be armik me SHBA dhe NATON, sepse ata mbrojne interest tona dhe jo te serbit. Saliu ka bere pune te lavderueshme pro Millosheviqit, duke kundershtuar Rrambujene. Ai shpalli tradhetar Hashim Thacin dhe beri gojore me Kurtin…etj etj
    Pra zoti Mero, dallimi midis Millosheviqit dhe Sali Berishes eshte shume i math. Sllobodani luftoi per te vetet, kurse Saliu luftoi per Sllobodanin….Pikerisht kjo e vertete do diktoje te njejtin fat qe kane armiqte e Amerikes (lavdi zotit dhe te Shqiperise). Thone qe Sllobodani helmoi vehten ne burg. Saliu nuk eshte trim si Sllobodani. Ai do qelbi rruget e Shqiperise si turpi nejrezor…etj, etj.

  15. Draper dhe Çekan says:

    Bej nje editorial per trekendeshin serbi-hollande-france se faktet nuk mungojne dhe te gjitha rruget te cojne te antishqiptari , kryekurva, dr psikopat sali prostituta
    Ndaj dhe po e perseris PD duhet shkateruar komplet dhe te ringrihet nga fillimi dhe jo me oferta bythq….
    Sic ja ofron ai homua tjeter
    Nuk ka lere baben mbroje baben
    Shkaterim total !

  16. nord.al says:

    Petrit, Berisha yt eshte i dhjete . I vjen era deri ne Shkoder.

  17. Pato says:

    O Mero nje pyetje kam une. Nese BE ja heq vizen si Amerika me cfare do ti hedh “raketat” nga Parisi Saliu? Eshte dhe hall i madh se duhen hedh ne gjyq 27 shtete te BE dhe duhen gjuajt me “raketa”.

  18. Populli says:

    Sali Berisha, fillimisht duhet t’i pergjigjet PADISE amerikane dhe pastaj te beje kunderpadi.
    Padia amerikane eshte se Berisha eshte:
    1. Minues i demokracise
    2. Ka kryer akte korruptive
    Te dyja keto akuza, te ngritura nga Demokracia Nr.1 ne bote, do te thote se:
    1. Sali Berisha ka minuar jo thjeshte demokracine shqiptare, por ka minuar tere vlerat demokratike universale te sintetizuara ne menyre me thelbesore ne demokracine amerikane. Kjo eshte mina politike.
    2. Korrupsioni i Sali Berishes, duke prekur shtetin dhe popullin shqiptar, ka prekur njeheresh nje vend antar te NATO-s, te familjes euro-atlantike, cka eshte nje mine tjeter, mina financiare qe e hedh ne ere njesoj demokracine si edhe mina politike.

  19. Skenderbegasi says:

    Mundesia me e madhe eshte qe
    avokatin francez ta perdori per
    SPAK -un.
    Se pari:
    Duke ditur se ka shume akuza
    me drejtesine shqiptare I duhet nje avokat potencial.
    Se dyti
    Ta konsideroj si gjyqe te filluar nga amerikanet nga jashte e jo nga brenda dhe ta nderkombetarizoj.
    Se treti:
    Te kete mundesi te mevoneshme te
    ndjek proceset gjyqesore ne gjykatat nderkombetare.
    Dhe katerta:
    Qe eshte jo me pak kryesore ti bej presion sistematit PD per ta mbajtur peng sa te mbaroj gjyqet, qe e analizon shume mire artikullshkrusi.
    Eshte totalishte I deshtuar:
    Ka ne shpine shume zullume te renda:
    Vrasie per pushtet, eleminin deshmitaresh, nxitje per akte teroriste, dhe akte teroriste,
    vrasje politike, vjedhje drastike,
    nga fondet publike, fitime miljona €
    nga droga e Lazaratit, vrasje masive ne Gerdec per bisnesin e
    te birit, korupsion ndikimi, i te bijes, futje te huajesh ne mbledhjen sigurise kombetare, dhe dalje e te
    birit me valixhe te shumta me Carter duke fikur dhe dritat ne
    aeroportin e Rinasit kur humbi pushtetin 2013.
    Falje te teritorit ujor.
    Kete dhe djalli e ka zili.

  20. Hells Angels says:

    Ti me emrin PETRIT te shkerdhefsha gjithe Robt e shpise librin e dasmes gjithe ku ti Kesh qe I del ne mbrojtje nje poshtersie si Sali Kar Berisha shko hap gojen kur ti shpetoje shurra Sali kermes more vesh o PETRIT ?????

  21. leonard says:

    Komentet e gjata per kriminelin dhe hajdutin Sali Ram Berisha jane te teperta…. Vetem i cmendu dhe shpellare meriton..
    Nje kriminel i shpall lufte SHBA-ve o Zot…!!!

  22. Kulla e Viçidolit says:

    Po pse i jepni rëndësi ….
    Thjesht si gjithmonë të fitoj ca kohë dhe për këtë do hedhi ca shashka dhe pse do ti kushtojnë milona €.
    Pa sa për “raketat” Mero të rruan trapin Salihu.
    Shikojeni se do jetë mbyll në kullë “trimi”.
    Por kujdes SPAK se mos ju ikën e dini vetë ju ku mund të kërkoj azil Salih-u.
    Salihu eshte6si ai i mbyturi që do me u kap pas fijes së kashtës…
    Thjesht iku e mbylli ciklin siç e meritonte.
    Jo për Edin apo SPAK por për USA.
    “Penicilina” u dekonspirua .
    Si spiun i shumëfishtë, tani është koha të paguajë dhe të korri ato që mbolli.
    ??????

  23. roritota says:

    Si gjithmonë perfekt në analizat reale dhe me argumenta. Qofsh i tillë sa të kesh jetë për të mirën e gazetarisë profesionale, të vërtetë dhe për të mirën e Shqipërisë.

  24. haki Koka says:

    Kjo eshte ajo cka deklaroi Blinken, dhe mos ja futni mender pordhes :

    Today, I am announcing the public designation of Sali Berisha, a former President of Albania, former Prime Minister of Albania, and former Member of Parliament of Albania, due to his involvement in significant corruption.  In his official capacity as Prime Minister of Albania in particular, Berisha was involved in corrupt acts, such as misappropriation of public funds and interfering with public processes, including using his power for his own benefit and to enrich his political allies and his family members at the expense of the Albanian public’s confidence in their government institutions and public officials.
    Nuk flet per asnje ‘minim te demokracise’… boll me genjeshtra mjeroane..

  25. Krye shpifsi akuzon per shpifje,kryekrimi she kryehajduti fleet se do prova kur provat jan me ton,kur prove eshte Shqiperia e vjedhur dhe PD e kthyer si ceta e Havhi Qamilit,,komunisti me lekure demokrati fleet se do te denoj Blinken,me Qeleshet e Nanos, qenit kur I vjen ngordhja shkon tek permjerbdera e xhamise……

  26. zer ca mend o Mero zer says:

    Te ka zene ne befasi ty Mershka ky vendim i Saliut per te bere padi ndaj atij Blinkes?
    S’ke faj, je mesu me Ramen qe del e thote “Kam paditur gazetarin e gazetes Bild”…
    …dhe si vajti me tej ajo “padia” e Rames o Mero, ishte a jo e vertete na e trego ca ti qe i rri poshte shaleve?

  27. albanian says:

    Nuk besoj se shpallja non grata e SB ka lidhje me te kaluaren e tij por eshte nje mesazh per gjithe politiken.Ky eshte vetem fillimi.

  28. Taulant says:

    O Mero nuk vdes PD-ja mos u merakos.
    PD-ja fitoj 40% te votave ne 25 prill pa vjedhur.
    Vetetima Amerikane qe shpalli non -grata Berishen ka dridhur me teper vatren e korrupsionit qe eshte banda kriminale e PS-se.
    Shkruaj ndonje shkrim per vjedhjet qe u ben ne zgjedhje apo per Ramen qe eshte shume me i korruptuar sesa Berisha.

  29. dhembeli says:

    Je diell Mero !
    Merrni mundimin dhe beni nje sondazh :
    -Cili eshte sot mendimi i shqiptareve per mbeshtetjen Amerikane ?
    Dhe do te shihni sa eshte rritur mbeshtetja.

  30. demokrati says:

    Blinken eshte realisht President i SHBA.Berisha eshte ne fazen e mohimit te realitetit dhe mbivleresimit te pozicionit te tij politik.Berisha edhe per karakterin sanguin duhet te kishte marre kohe te vleresonte realisht arsyet perse SHBA mori kete vendim ekstrem.Ky eshte fundi, cdo kosto politike vetem shkaterron edhe ate pak pasuri politike qe ndertohej diten dhe skhaterrohej naften. Kjo pajekuri politike, diplomatike dhe gjeostrategjike nuk ka kosto vetem per qytetarin Berisha por per Shqiperine.Demokracia amerikane ndonese jo e perkryer eshte yll polar per Shqiptaret dhe ata do te jene perkrah SHBA qe simbolizon sigurine kolektive dhe garantuesin afatgjate. Markmarket, lubonjbushatet dhe lukunia talebanisto komuniste jane nje pike uji ne oqeanin shqiptar.Perfundimisht Berisha ka humbur shume nga nuhatja e politikanit dhe nuk e kuptoi se ajo qe ndodhi ne Rinas ishte shpallje lufte ndaj SHBA dhe personi pergjegjes Mets varrosi perfunimisht politikanin Berisha.Gabimi fatal ishte mosdorezimi i Metes drejtesise ne 2011.Meta do te perfundoje si bashkepunetor i drejtesise amerikane dhe Berisha do te nemi per pjesen e mbetur te jetes faktin qe nuk ja dorezoi XV. Kryeministrin drejtesise shqiptare dhe te niste nje kapitull re ti.Berisha eshte politikan i rasteve dhe mundesive te humbura politike.

  31. RETROSPEKTIVE says:

    Presidenti FGeorge W. Bush i pari e i fundit der sot President amerikan i shkelur ne token shqiptare, erdhi i ftuar e u prit nga Sali Berisha!
    Nderkohe qe atehere, keta zorrdjegurit e sotem pas Amerikes shpifnin – Bushit shqiptaret i vodhen oren e dores!

    1. Taulant says:

      Nuk eshte e vertete qe i vodhen oren e dores.
      Ishte inskenim i Top_Channelit me Ramen &Co per te nxire Shqiperin.
      E harruat egersin anti Shqiptare te Rames ne vitet 2005-2009 qe Shqiperia te mos merrte statusin e kandidatit ne BE.
      Nuk ka pasur qenie me te ndyre sesa Rama me anti Shqiptare per pushtet shet gjithcka edhe nenen e baban (pyesni pak Fatos Nanon).
      Do jete shume e veshtire te largohet ky super i korruptuar nga pushteti.
      Lidhjet e tij te korrupsionit kane shkuar shume larg.

  32. shenime per lul kimen says:

    nqs se keto ” usa-menet & nderkombetaret” me Kimeten e tyre duan te vene ne rregull drejtesine normalisht duhet te arrestohet berisha pas 24 oresh…

    cfare do ndodhe ?

    saliqeni ka ne dore shume zyrtare amerikane dhe europjane
    me afera te ndryshme nga minimum ne maksimum.

    per shembull:

    egzktesisht ato dite qe do burgosej Fatos Nano ne veren e 1993 per shifra teper qesharake…ne ate kohe ne meyre ilegale nje mender president dhe nje antiambasador rajersoni filluan te ndanin floririn e londres (lexo dokumentet e cia te deklasifikuara per shtyp) qe ka perfunduar per 5 vjet dhe nuk dihet kushe e mori ..eshte teper sekret
    pra vetem me kete fakt nga mijra te tjere berisha merr ne qafe Rajersonin..I cili jo me kot doli para dy javesh dhe tha..kam shkelur ligjin ne 1991-1992..por e bere per te shembur kamunizmin..qe ne fakt esht nje teori antishqiptare por dhe amerikane.
    .
    Ose armatmi shqiptar I vjedhur kapte shifrat mbi 20 biljone dollare dhe nese hap gojen Berishalja qelbet jo vetem adritiku por dhe Atllantiku

    a e keni lexuar nje liber per IRAN-GATE …ku ishte implikuar dhe Ronald Regan

    From the archive, 27 February 1987: President Reagan exonerated in Irangate scandal…

    NE SHUME DREJTIME NUK KA NDRYSHIM NE IRANGATE ME SALIGATE

    prandaj ai arrin te friksoje zyrtare amerikane deri lart fare..dhe kjo eshte aresye..pse vine ca nulande jonathane wisnere dhe puthin Lulin e Sales
    .
    Prandaj dyshoj se kjo loje me luften artificjale WASHINGTOL-VIQIDOL I doli era e keqe qe na kujton ekspertizat e FBI te 21 janarit ku Berishorri fshiu bythen me to

    Qofsha I gabuar

  33. Arber Iliri says:

    Deklarimi Berishes per te paditur ne France Sekretarin Blinken me shume se antiamerikan eshte antishqiptar.Do ta mirekuptoja nese do te deklaronte se do ankohej tek nje gjykate amerikane,kongresit amerikan apo shtepise se bardhe.Mendoj se cdo shqiptar normal e kupton dhe argumenton sa me siper.Berisha dje tha F..k Albania dhe USA.
    Se dyti u kthye ne vendin qe e ka perdorur si agjent te huaj dhe qe ai Mendon se duhet ta mbeshtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje