Nga Mero Baze
Më 12 qershor 1991, Partia e Punës së Shqipërisë organizoi Kongresin e fundit të saj, i cili pati një moment dramatik. Shkrimtari ynë i shquar Dritero Agolli, doli në tribunë përballë një salle fanatikësh të trembur që po iknin nga pushteti dhe u tha se jeta e tyre ka qenë një keqkuptim dhe se Enver Hoxha ka bërë krime.
Ne që e mbajmë mend reagimin e sallës, e kemi të qartë që atë mund ta bënte vetëm Dritero Agolli. Ishin gati ta shqyenin.
Ai nuk u mërzit shumë. E vazhdoi deri në fund fjalimin, mes të sharave e pështymave, dhe shkoi i qetë në vendin e tij në kafenenë e Pallatit të Kongreseve.
Dy ditë më pas, kur Partia e Punës së Shqipërisë kishte një emër të ri dhe ekip të ri profesorësh, shumica e të cilëve pa asnjë lidhje me komunizmin, Dritero Agolli ishte njeriu më popullor i tyre dhe mbeti deri në fund të jetës, njeriu me autoritet moral më të lartë dhe më të fortë mbi atë parti, përfshi dhe mbi enveristët që e gjuanin me këpucë.
Partia Demokratike sot është në këtë pikë halli, por s’ka asnjë autoritet moral.
Të gjithë flasin sikur kanë arra në gojë, pasi kanë frikë Sali Berishën. Asnjë personalitet i PD nuk është distancuar prej tij. Natyrisht në PD nuk ka ndonjë personalitet si Dritero Agolli, që të jetë dhe me PD, dhe shkrimtar.
I ngjashëm nga detyrat, por jo i njëjtë nga përmasat, është Besnik Mustafaj, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm i PD. Ai është aq larg asaj që ka bërë Agolli më 1991, sa e ka kaluar këtë problem nga një gjë tragjike për PD dhe Berishën, në një gjë komike, pasi paska deklaruar në Korçë që “nuk flet dot për këtë çështje, se është në Gjykatë”.
Në fakt, çështja nuk është në gjykatë dhe as ka për të qenë në ndonjë gjykatë, por është në Departamentin e Shtetit dhe është dosja e zezë që do mbajë peng ndryshimin e PD, nëse ajo parti e lidh fatin me Sali Berishën.
Kështu që PD nuk e ka fuqinë dhe energjinë që gjeti Partia e Punës më 1991 për të ndryshuar duke u distancuar nga Enveri i saj, dhe arsyeja është se ka një shkretëtirë personalitesh të keqpërdorur nga Sali Berisha, që as guxojnë t’u thonë të vërtetën demokratëve, por u bëjnë iso gënjeshtrave të tij.
E them këtë, pasi dëgjova rivalin kryesor për postin e kryetarit të PD, Agron Shehaj, i cili së paku është një hap më përpara. Ai tha nuk bëj koment, por jo për shkak të asaj broçkullës së Gjykatës në Francë, por për shkak të etikës së garës.
Ai ishte një sinjal se ai nuk ka ndërmend të bëjë betejë për të mbrojtur Sali Berishën nga SHBA. Duke mos pranuar të bëjë koment për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Shehaj ka hedhur hapin e parë të distancimit nga Berisha, hap, i cili është shumë larg betejës ndaj Berishizmit, që ka nevojë ajo parti.
Ky është fakti që bën diferencën e tij me Bashën.Tiparet e tjera që ai tha për Bashën si një lider humbës dhe i korruptuar janë retorikë politike.
Ne ende nuk dimë nëse Shehaj është një fitues dhe nëse nuk do të korruptohet nga pushteti. Por ne dimë që Shehaj nuk ka ndërmend të mbrojë Berishën. Kjo tregon se ka shenja pavarësie ndaj tij, më shumë se çdokush deri tani.
Për ta parë më gjerë këtë histori, do të na duhet dhe qëndrimi i tri kandidatëve të tjerë për këtë çështje.
Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e ambasadores së SHBA për të dalë krah saj në stërvitjen ushtarake amerikane në Tiranë, çka lexohet si solidaritet me Berishën kundër SHBA.
Kadilli ka dhënë sinjale se është gati të distancohet nga Berisha, ndërsa Harxhi ka hyrë në garë, për t’i treguar Berishës se e ka gabim që ai është me Bashën dhe jo me atë që e do më shumë.
Pas disa muajsh, kur të shikojnë që nuk ka gjyq që e mbron Berishën, por mund të ketë gjyqe që mund ta dënojnë, gara do të jetë kush ka thënë ndonjë llaf kundër Berishës këtë javë.
Do ta kenë të vështirë të gjejnë diçka për të qenë, për t’u dukur sikur kanë qenë kundër tij me kohë. E vetmja shpresë, është të bëhen qesharakë, e të thonë nuk flisnim dot se ndikonim tek vendimi i Gjykatës në Francë.
Me vonesë Mero . Komentin me Driteroin e kam bere te paktën 1 orë përpara. Nejse. Unë nuk marr honorarë si Andi Bukshkali.
Na lodhe e Mero me PD–në. Nuk e shpëton dot akush. Aq më pak ti. Të sugjeroj të promovosh me inteligjencë vetëm ato pak kokrra që janë shkëputur me të vërtetë nga Berisha po nuk e thonë akoma hapur. Të tjerët, përfshi edhe Lulin lëri të hanë kokën. Ata duhet të krijojnë një parti të re me një statut të ri ku neni i parë duhet të jetë përkrahja pa kushte e BE-së dhe SHBA-së. Neni i dytë, shkëputja përfundimtare nga Sali Berisha dhe shpallja e tij si armik i demokracisë.
Mero djali, populli ka thënë, jo më kotë, frika ruan vreshtin.
Dhe pikërisht frikën “Ai” e ka kthyer në një nga institucionet e tijë!?
Për këtë ka vendosur njerëz kompetent, si Kulish Agronin!?
Nuk mund të presësh nga njerëz të tredhur për një reagim racional!
Ai grupim me emrin PD, ndahet në disa kategori:
Në grupin e parë bënë pjesë Garda Pretoriane(tropojane) të cilët janë të lidhur deri në vetmohim me fatin e “Atij”
Në grupin e dytë bëjnë pjesë të gjithë ata që në mënyrë ilegale u bënë kapitalist dhe nuk u intereson vendosja e shtetit ligjor!?
Kjo është pikërisht ajo kategori që përbën fondamentin e PD-së.
Në grupin tjetër,bënë pjesë masat e thjeshta që besojnë se komunizmin e përmbysi “Ai”?
Dy grupimet e para janë thjeshtë militant që nuk janë të intetesuar për vendosjen e një demokracie funksionale!
Mero djali, ne kemi nevojë për një parti të djathtë dhe jo për një parti djathi!?
Partia Punes nderroi emrin para nja 30 vjet,
Socialiste na u vetpagezua emer gjithe lezet,
ne krye te saj ate Skenderbeun e Spiropalit ka,
qe “ti varim gjithe komunistet” 30 vjet me pare tha,
por ama sot e kesaj dite gazeten 80 vjecare boton,
te Enverit “Zeri Popullit” qe akoma persiper lexon !
Pa sharje e percmime :A del dot dikush sot ne PD, te thote qe saliu eshte i korruptuar? Me pasterti, Realisht JO. E pra kaq po kerkohet! Nuk po them te arrijne aq sa Driteroi beri 30 vjet me pare ne PPSh. Kaq “pak” pra duhet per te filluar ndryshimi. Nese e duan baben… le te vazhdojne… dhe do te vazhdojne me babén.
Nuk del kush per salen me thon i korruptuar se jan te gjith antaret e PD te korruptum .sala i ka te gjith ne thes.
Po pra, nuk jane as ne nivelin e PPSh-s 30 vjete me pare, sic thote Mero Baze. Po nuk ndryshuan vete si PD, cfare pret populli e kombi prej tyre?!
Kush tha qe PD ska shkrimtar te famshem si Dritero Agolli?
Pse genjen mero
Lexo librin e famshem te lulzim bashes “Misioni im”
Te behen floket kacurrela nga talenti qe ka treguar ne detaje
Magjepsesh!
PD u krijua nga llumi i PPSH.
Mitin e Berishes mund ta shuante vetem ndonje Hajdar tek PD ,por kur them Hajdar e kam fjalen per tamam Hajdar me gjithe kuptimin e fjales!Tjeter kush nuk mund ta zbehe figuren e Sali Berishes pavaresisht krimeve te bera e plageve te lena ne çdo familje shqipetare.
Sa per harizmen e tij kurren e kurres nuk mund ta sfidoje nje Agron Shehaj se eshte tejet i vogel!Kete gje nuk e arriti dot Lulezim Basha qe i qendroi edhe prane e qe kurr nuk iu afrua ndopak.Eshte njelloj sikur te largohet profeti Rame e PS ta marre Erion Braçe, ku shkalla e zvogelimit eshte 1:1000!Ndaj Mero nuk eshte faji i kerkujt ne PD qe nuk e merr kete mundim ,se pari se u mungon harizma dhe se fati i Shqiperise keshtu qe percaktuar te ndodhte me nje personazh harizmatik 100 negativ dhe pas 25 vitesh me nje drejtues po aq karizmatik por me kah te kundert nga i pari 100 pozitiv!Ndaj dhe jenave qe po rropaten dita dites neper dritaret e kazanit mediatik nuk ua ndegjon njeri te ulurituren e kujes qe kane vene per “balozin e zi”te tyre sepse te gjithe thone “shqyqyr qe na la shendene”!
Nuk na interesojn lidera te tipit Enver Hoxha,Sali Berisha,Ilir Meta apo Edi Rama.
Keta jane lidera por me qellime te mbrapshta.
Agron Shehaj ndoshta nuk mund te jete lider i ketij niveli por eshte njeri me qellime te mira dhe keto pak vite ne politik vetem e ka ndihmuar vendin.
1)Zbuloj vjedhjen e unazes se Tiranes 40milion euro per 2km rruge.
2)Dhuroj rrogen e tij si deputet per vajzat e familjes jetim ne Kukes.
3)Financon foncacionin ‘down’ ne Shqiperi.
4)Dhuroi 4 respirator vjete per spitalin Shefqet Ndroqi me vlere 100mije euro.
5)Ka punesuar me mijera te rinje ne bizneset e tij.
Ndersa liderat e tjere e vodhen Shqiperin dhe e shkaterruan ate.
Po mire o Mero, ti sikur botove nje lajm ne gazeten Tema dhe e hoqe sa hap e mbyll syte,nje prononcim ne Facebook apo Twitter te Eduard Selamit, ku ai solidarizohej hapur me qendrimin e Departamentit Amerikan te Shtetit per vendimin ndaj Berishes. Cila eshte arsyeja qe ti ne kete shkrim, kur bene fjale per individe brenda PD qe kane dale hapur kunder Berishes, ti as qe denjon ti referohesh atij prononcimi, por e anasshkalon si dicka te parendesishme?
Ketu kam gjetur ironine mevte goditur ne shkrimet e Meros: Nuk flasin dot se ndikojne ne gjykimin e ceshtjes “Berisha kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes”!
Gjyqi i shekullit 21!
Fundin e karrierès sè PPSH e pregatitèn vetè drejtuesit e sajè, me nè krye R:Alinè, qè nè njè farè mènyre e ‘vrau’ babain e tijè politik. Socializmi u minua nga vetè drejtuesit e sajè politikè me , ose pa qèllim. Megjithatè PPSH nè atè kohè me marrveshje tè fshehta mbeti “shtatèzènè” qè u bè e mundur me lindjen e njè sèrè partishè tè reja. Kètu duhet tè theksojmè qè nè 12 Qershorin e ’91 pjesa mè e pastèrt dhe atdhetare u mblodhèn rreth PSSH. Nè PD patèm njè pèrzierje shtresash e kulturash ekstreme, morrèn pjesè mè karrieristèt, tè pakènaqurit e tè dènuarit nga sistemi dhe veçanèrisht elementèt qè kishin shèrbyer si spiunè qè duke u futur nè opozitèn e kohès kèrkonin tè mbulonin tè shkuarèn e tyre si zvarranikè. Atje triumfoi njè klan qè ishte njè farè produkti nga pèrzierja e Sig. tè shtetit, dega me lidhje tè fshehta nè UDB e elementèt naivè tè lidhur me nomenklaturèn. PD nuk lindi nga nevoja pèr tè shpètuar Atdheun nga rreziku i pushtimit, por nga nevoja pèr tè pèrfituar e zhvatur tè gjithè pasurinè e pèrbashkèt etj, duke pèrdorur metodat tipike lindore. Nuk ja vlen tè zgjatesh, ndaj duke e mbyllur dèshiroj qè njerèzit tè kuptojnè mirè qè vendimi i SHBA èshtè historik nè tè mirèn e Shqipèrisè. Tè gjitha pèrpjekjet qè bèn Berisha me bandèn e tijè kanè njè fund tè hidhur pèr ATA. Qoftè lajmi pèr avokatin francez, qoftè zgjedhjet e kryetarit tè tyre, si dhe frika pèr tè mos dènuar hapur familjen mè tè korruptuar nè historinè e Shqipèrisè kanè qèllimin e vetèm qè Berisha tè sigurojè drejtimin e PD qè tè vazhdojè tè zgjasè sa mè shumè orèt e jetès sè tijè. PD èshtè nè koma e mbahet me oksigjenin e tjetèrkujt nè reanimacion….a nuk èshtè mè mirè qè tè stakojnè spinèn bijtè e sajè se sa drejtoria e Spitalit, kur ftohja e trupit èshtè deri tek vetullat ?
Qeveritaret e PS jane pa asnje medyshje te pangopurit e shekullit.Mos u ngopshin asnjehere.Dhe ne i meritojme t’i kemi ne krye,derisa te na i heqin dhe skalpin.Lere Driteroin ai ishte dhe mbetet “Pelegrin i vonuar” Socialistet i puthnin doren se nuk ja kafshuan dot.Por per ju te PS per c’ka e keqe ndodh ne Shqiperi fajin e ka opozita.Shpresoj qe ta publikoni dhe nje mendim ndryshe.
Nga Qerashori 1991 deri tani ne prag-Qershori 2021 per 30 vjet ne Shqiperi korrupsion, vjedhje, abuzime jane bere vetem ne Presidencen Berisha 1992-1997 dhe qeverine Berisha 2005-2013!
Gjithe periudha tjeter e qeverive Nano 1997-2005 dhe sidomos e qeverise Rama 2013-2021 korrupsioni, vjedhja, abuzimi kane qene ZERO, nuk kemi pra se paku prej 8 vitesh fara, fare korrupsion e te korruptuar ne pushtet.
(mos qeshni po mundet)
PD??? Kur ka punuar ky grup per Shqiperine???
Aleanca e tallashit e shpjegon mire hirarkine aty.
Do shtoj disa nen grupe.
Te pretoriantet (tropojanet) eshte grupi i nderhyrjes se shpejte. Keta te vrasin.
Te grupi i te korruptuarve ai i dyti, jane anadollaket, analfabetet funksional, qe s’dine te lidhin dy fjale. Me gafat e tyre eshte mbushur YouTube (kujtoj Leone e bacit).
Ky Besnik Mustafaj ka qene dhe
eshte, urte e bute e plot tigani edhe dije edhe sot.
Pse?
Dije ne seksionin e Nexhmie Hoxhes dhe me pas ne qeverine e Salut.
Te rralle jane gazetaret dhe shkrimtaret qe kane raporte te
drejta me te verteten.
Shkon ne Korce per letersi dhe
kamuflon ne menyre te tupeshme
dhe justifikon ne politik.
As edhe nje here nuk kane pasur
dhe ta kene guzimin intelektual
per te kritikuar pale per te ndryshuar keneten e partise demokratike.
Kemi nje brum shume te keq intelektualo-politike prandaj po vonohemi shume ne histori.
Kush mund ta mbroj kete popull
ne rast te nje sulmi eventual ne
nje ndryshim gjeostrategjik, shkrimet e Kacos, te Artan Hoxhe
me syze, te Tos Lubonjes, te Tur
mjekres, apo dores se trete veriore
Gjekmarkaj e Mark katrorit per vec
asaj qe I kundervihen keta mjeran.
Me disa tropojan per fatin e keq
te Shqiperise dhe te Tropojes meren dy istitucionet me te fanshme botrore, departamenti I shtetit dhe hollivudi.
DASH me blecklist Sali, dhe hollivudi me Zenin sypeshkaqeni dhe me Marko Tropojanin ne filmin me aktorin Liam Neelson
(Marko tropojani simbolik por edhe
sibolikat flasin.
Ne kete parti jane mbledhur gjithe
frikacaket e kombit dhe fshirset
e bythes se Saliut.
Taksirat I Shqiperise.
Nuk kam koment per shkrimin eshte ok, por ajo qe PD nuk ka kuptuar eshte se dikur Bashkimi Sovjetik nuk pati fuqi ose Durim te ndryshonte elitat ( liderin absolut tek ne) , ndersa sot mbikqyresit tane ( mireberesit prej 100 vjetesh) jane te duruar dhe ti japin mundesite shume here, te japin kohe te reflektosh , pa hequr dore nga mireberja per te gjithe ne te tjeter , ne kohen e duhur godasin dhe menjanojne keqeberesit
Analogjia me PPSH nuk qendron per faktin se ne 1991 Enveri nuk jetonte, ndersa ne 2021 “Enveri” i PD eshte ende gjalle.
z. Mero ja nje sihariq i fresket i sapo dale nga vete KQZ
Ne qarkun e Shkodres sipas vete pranimit nga KQZ gjithmone, 17 njerez kane votuar nga 34 here ne 25 prill.
Dil tani e thuaj se kane dashur te provonin ate aparaturen e gjurmes gishtit…
Vetem nje rrjesht nga komentuesi ‘QAMUSHI” mjaftoi ta shumezoje me 0 kete artikull te Meros
.
Eshte gafe e madhe qe a/shkruesit qe kraheson 2 ish turbo enveristit Agolli dhe Mulla Mustafa..dhe ofendon lexuesit.
.
Leri barcaletat me Agoller dhe Besniker por spjegoi lexsuesve si ka mundesi qe ai qe fshiu sumen me FBI qe shan NYTIME leter higjenike qe perdhosi shefin e CIA-S xh.t ….tani po sfidon dhe Sekretarin e Shtetit ??
.
Si ka mundesi qe Amerika po sfidon ne Europe me kete stervitje ( D-21) Putinin dhe nga krahu tjeter ka frike Salinin…e Viqidolit ??
.
Mero ke Nostagji per PD-en.
Normale.
I mirekuptuar.
Por njerzit normale jane shume te zhgenjyer prej PD-es.
Kandidatet per postin e kryetarit te PD,Jane ne udhekryq.
Qendrimi ndaj figures se Berishes,do ti distancoj at a nga rruga e gabuar.
Qendrimi I A.Shehaj eshte ne rrugen e duhur,ai nuk ka perfituar prej tij,ka kurajon te ec I pavarur ne orjentimin e tij.