Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka gjetur një kauzë cinike, në një fushatë të panevojshme brenda partisë, duke bërë thirrje për unitet. Mund t’ua kursente këtë demokratëve. Thirrja për bashkim dhe unitet në një parti është jetike, kur dikush ofrohet për unitet. Lulzim Basha është ofruar për ndarje dhe bën thirrje për unitet.
Ai i ka të gjitha të drejtat të jetë faktor uniteti, nëse do sakrifikonte postin duke dhënë dorëheqje. Kjo është minimumi që një lider mund të bëjë, që një parti të bashkohet pas humbjeve radhazi, pasi ngjall shpresë për energji të reja.
Lulzim Basha jo vetëm që nuk e bën këtë, por bën thirrje për unitet pasi i ka krijuar të gjitha mundësitë për përçarje.
Ai edhe pse nuk e ka bërë publike, është i përçarë me liderin historik të partisë, dhe jo për arsyet që duhet të ndahet me të, por për gjithë arsyet për ta përdorur atë dhe hallin e tij në favor të tij.
I ndërgjegjshëm që Sali Berisha tani nuk është më ai që ishte, por një problem për PD-në, ai po e përdhunon Sali Berishën, duke e detyruar të belbëzojë kundër tij, por jo t’i shpallë luftë.
Dhe kur të gjithë kundërshtarët e tij, pasi shkojnë në zyrë të Berishës dalin të armatosur kundër Bashës, Basha bën sikur nuk e kupton dhe vazhdon ta trajtojë Sali Berishën si një njeri në hall që, ose do mbështesë Lulzim Bashën, ose do dorëzohet e do përjashtohet nga grupi parlamentar.
Ai po e çarmatos Sali Berishën duke e detyruar të përpëlitet para tij si një i frikësuar prej Bashës, dhe jo si një padron i Lulzim Bashës. Kjo natyrisht që nuk ngjall asnjë ndjenjë bashkimi, përkundrazi një ndjenjë pasigurie ndaj Bashës.
Më tej akoma, ai po i trajton aktorët që kanë hyrë në garë, si armiq të Partisë Demokratike. Ata nuk kanë të drejtë të kenë listën e votuesve, sepse sipas Bashës, lista është secret, ngaqë mund t’i bjerë në dorë “armikut”. Dhe armiqtë në këtë rast janë tre rivalët e tij. D.m.th. Basha ka të drejtë të ketë listen, se e konsideron veten pronar, kurse rivalët, nuk kanë të drejtë ta dinë kë kanë anëtar dhe votues, pasi mund të jenë vegla të armikut. Dhe kjo natyrisht që e shton ndarjen.
Lulzim Basha e thellon përçarjen brenda PD-së edhe me mungesën absolute të ideve të tij për të ngjallur shpresë në PD.
Retorika e tij se ja vodhën votat dhe ai ishte afër fitores, më së paku tregon një lider të paaftë, nëse do të jesh pozitiv me të. E vërteta është se është një lider humbës. Dhe për këtë bie dakord shumica e PD-së.
Ideja e tij se herën tjetër, d.m.th. herën e tretë si zgjedhje parlamentare, dhe të gjashtën bashkë me zgjedhje lokale, ai do fitojë pasi nuk do ta vjedhin më, është fyese për inteligjencën e çdo demokrati, sado pak tru në kokë të ketë. Ai sërish ngjall pasiguri dhe pasiguria është armiku më i madh i bashkimit.
Lulzim Basha e thellon përçarjen në PD duke hyrë në polemika me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, të cilin e keqpërdori për një proces farsë të përzgjedhjes së kandidatëve, nga i cili Nishani nuk arriti të fusë në listë as veten e tij. Dhe nuk mjafton ky poshtërim, por ai e tregon me gisht atë si njeriu që po tenton të përçajë PD-në.
Në thelb, Lulzim Basha nuk po kërkon unitet, por po kërkon nënshtrim të partisë ndaj tij.
Po kërkon të heshtet për shkaqet e humbjes, po kërkon të heshtet për Sali Berishën derisa të mbarojnë zgjedhjet, po kërkon të injorohen rivalët dhe të hyjë në një garë pa asnjë rregull, po kërkon të linçohen ata që kritikojnë, dhe e gjitha kjo të konsiderohet përpjekje për unitet rreth tij.
Në fakt, e gjitha është përpjekje për nënshtrim dhe poshtërim para tij. Është një betejë që ai do t’ia dalë, por nuk do të ketë më nën kontroll këtë Parti Demokratike, por atë pjesë të saj që do nënshtrohet. Dhe kjo është përçarja më e madhe që mund t’i ndodhë Partisë Demokratike.
Lulezim Basha po ben lojen e Berishes. Te gjithe kandidatet e tjere me vetedije ose jo bejne lojen e Berishes per ti dhene nje vello pavaresie LB ne prag te rizgjedhjes. Berishes i intereson rizgjedhja e LB, pasi e ka nen kontroll total, por dhe nen shantazh. Por ama i duhet qe LB te zgjidhet “ne dukje” si dikush qe ka thyer besnikerine ndaj Berishes. Ne kete menyre LB behet dhe me i pranueshem ne syte e nderkombetareve. Ne fund do rizgjidhet si kryetar i PD me rezultat te ngushte. Te gjithe kandidatet e tjere do e pranojne si kryetar legjitim qe e ka kaluar dhe sfiden e rizgjedhjes pas humbjes ne zgjedhje dhe gjithcka do vazhdoje si me pare. Zgjedhjet ne PD jane farse, per ti hedhur hi syve te nderkombetareve se pari duke u bere te besojne se roli i Berishes eshte zbehur e me pas se dyte anetareve te thjeshte te PD, per te shuar pakenaqesite ndaj Bashes nepermjet rikonfirmimit te tij.
PD ka vdekur!
Se kuptoj z.Mero Baze ca merreni kot me me PD-ne.
Nuk ka me asnje lloj interesi te lexosh rreth PD. Gje e vdekur pa jete, shkretetire.
Na shkruani ju lutem cfare frymash te reja po dalin, ca aktoresh te rinj ka me treg.
Faleminderit!
Mero djali, atë pseudoparti me emrin PD, nuk ka perëndi që e shpëton!
Ajo i ngjanë atij kalit që akoma nuk i ka pushuar zemra, por procesi i dekompozimit është në punë e sipêr, nê formën e larvave që kanë filluar të brejnë trupin!?
Lulja e Bashajve nuk ka koqe t’i bëj karshillëk “Atij” dhe asnjë tjetër në atë grumbull amorf analfabetësh!
Ata janë në rënie të lirë dhe presin përplasjen me tokën!
Fakt është që “Ai” është pronar i PD-së dhe nuk e lëshonë atë pa i pushuar zemra.
Edhe kur të shkoi te shtëpia pa qira në Reç, ai do komandoi që andej me dorë të hekurt!
Kjo fars me emrin zgjedhje i shërben vetëm “Atij” për të treguar se te ne funksionon demokracia e brendëshme!?
PS: Po ato strukturat për mbrojtjen e votës funksionojnë?!?
Ka zëra se Lulit duan ti vjedhin votat!!?
Duhet me aktivizu Kulish Agronin!!?
Borxhi Publik, treguesi me kokforte i nje ekonomie ne kolaps eshte ne rekordin e 30 viteve!
Borxhi i Jashtem per 2020 nga vete statistikat qeveritare, u shtua me 1 Miliard Euro!
Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria Carcani.
O trap i vetqujt “qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi”, per periudhat 1992-1996 dhe 2006-2013 qeverite Meksi dhe Berisha kane marre 650 milione euro borxhe te jashtme, ose 65% te totalit, o palle, qe te çan gajden!
Shqupisat ndyresira vazhdojne ti qajne hallin kaloresit qe i varen kembet…germoni, germoni se vec Saliqenin e ngordhur keni per te gjetur.
Shume e ceket si llogjike kjo e QeMeros por e mire per diversion brenda PD! Berisha eshte dhe do jete simbol i PD, kushdo qe te vije kryetar do jete i detyruar ta pranoje kete fakt si te jete gjalle si te kete vdekur Berisha. E vetmja menyre per te shkeputur PD nga Berisha eshte te shkrish PD sic ndodhi me PPSH. Pra PD dhe Berisha jane e njejta gje, per sa kohe te ekzistoje PD do ekzistoje edhe Berisha si person fizik apo si simbol i saj. PS beri te njejten gje duke por duke nderruar emrin dhe ruajtur bazen dhe strukturat organizative te PPSH, si pasoje PS sot e kesaj dite vuan trashegimine e saj nga PPSH, sado te perpiqet Rama me poturre apo me penel ti japi nje pamje tjeter. Nqs PD ben te njejten gje, pra thjesht nderron emrin ajo do vuaje per disa dekada te tjera efektin Berisha. Nje parti e re e se djathtes, me njerez dhe ideologe te djathte, me program te djathte, me nje vizion te djathte, social ekonomik mund te beje qe e djathta te vije ne pushtet dhe te coje PS ne nje katharsis te ngjashem, duke e shnderruar PS ne njr parti socialdemokrate te stilit perendimor, sigurisht pa Ramen dhe pa lali Erin dhe sigurisht pa shokun Gramoz. Pa u shkrire keto dy Parti, keta dinosaur te vjeter, kjo elite e korruptuar, keta oligarke te lidhur majtas djathtas, nuk ka nje shqiperi perendimore, nje shqiperi dinjitoze, nje shqiperi qe respekton dhe do veten me shume se sa ameriken. Sot shqiperis i mungon shumecka por mbi te gjitha dinjiteti, dhe dinjitetin mund t’ja kthejne vetem njerezit me dinjitet, integritet, te pakompromis per ceshtjen shqiptare, qe nuk shantazhohen e nuk kane komplekse te hapin krahun kur e shikojn qe behen pengese. QeMero eshte nje gazetar i elites, propagandues, manipulativ, shperqendrues i vemendjes se publikut nga realiteti, dhe nuk eshte i vetmi por spikat mes te tjereve. Shpresoj qe shpejt tu jepet e drejta edhe emigranteve te votojne, besoj shume se shqiptaret e mesuar me mentalitetin perendimor demokratik, liberal ose konservator, te bejne ndryshimin ne shqiperi dhe te sfidojne 50 euroshat qe sundojne sot Shqiperine, sepse sot Shqiperine mund ta quash fare mire, Shqiperia 50 Euro!!!!!
PD ka vdekur!
Dergjet midis nje mumje qe duhet varrosur, por se varros dot dhe nje bytheci teveqel qe e ka marre peng dhe nuk ka perendi qe e shkul edhe kur pas 12 vjetesh humbje.
Cfare duhet te beje akoma me keq nje lider ne PD, qe pedeistet te zgjohen dhe ta zevendesojne? Ne PD ska vdekur lidershipi, kane vdekur pedeistet. Se lidershipi ben para me thase dhe mbreteron edhe kur eshte idjot edhe kur nuk qullos asgje.
Po si mund te shkoj ne Parlament nje person i shpallur “non grada” dhe te shkoj ne foltoren e saj dhe ti japi leksjon c’dokujt si duhet te udhehiqet vendi ?!?! Si mund te shkoj ky tjetri qe nuk i jipet me vize per ne SHBA gjithashtu ?!?! C’fare bejne keta ?!?! Parti opozitare e marre peng nga 2 persona qe kur te shkojne ne Parlament, mazhoranca i zhdep me gallata sepse jane bere per te ardhur keq.. Kjo opozite do jete “cheks and balance” kundra qeverrise ku njeri eshte damkosur si person i korruptuar.. Kjo eshte qesharake.. Rama do bej gallat me ta dhe as ka nevoje per replike ne ceshtjet qe ata do ngrijne.. Demokratet duhet ta kuptojne kete.. Neqoftese ata pane humbjen e qesharakut si nje deshtim, ardhja ne Parlament mbas humbjes dhe perfaqesimi i tyre nga te njejtet persona do jete tragji komedi me e rende.. Rama tha: S’keni pare gje akoma dhe ashtu do jete. Jo se e tha Rama, por ata po e krijojne vete kete precedent. As Rama kur e tha ate shprehje, nuk e enderronte qe ata do tja ndiqnin llafet nga mbrapa me shume nga Rama pretendoj.. E pabesushme kur shof akoma demokrate qe i shkojne ne takimet elektorale dhe do t’ja shofe fytyrat kur keta te poshterohen ne Parlament.. Sali Pinoku c’fare do thote ?!?! Lulke Basha c’fare do thote ?!?! Bobo Rama Sheik plako..
Te 4 kandidatet besnike te berishizmit.Dikush qartazi duhej te pranonte zgjedhjet e 25 prillit dhe te fillonte ndertimin Partise moderne.Do te filloje kjo levizje pas 1 viti kur smban me dhe Berisha sdo jete me ne politike.
Ja kur 1+1+1+1=1
Kjo do te thote: Lul + Edith + Shehaj + Kulluri = Lul
Te tjerat jane kot fare!
Dhe kete e dine te gjithe, madje efhe vete Berisha!
Nuk shpeton ajo parti, madje eshte e destinuar te vdese me vdekjen biologjike te Sali Berishes. Nese iken realisht Berisha, do te copetohet ne 100 pjese sikur ta kene ngrene hienat. Nese rri Berisha, prape eshte e destinuar te jete perjetesisht ne opozite. E ka mbyll ciklin ajo parti. Duhet fryme e re, opozite e re, larg berishizmit.
Rames i eshte dhene urdher per qeveri me baze te gjere se ndryshe e mori lumi me krizen ekonomike qe ka mberthyer vendin!
Tregues i saj eshte Borxhi Publik i fshehur pas atyre PPP-ve ka arritur 90%. Hani marmallaten e Meros ju rilindjote akoma me garuzhde.
Shqiperia nuk pagon dot gjyqin 130 milion euro te Beketit.
Plus 600milion te tjera jane gjyqe ne arbitrazhin nderkombetar.
Edhe ato do ti humbas Ramuti sepse atje duhet te paraqitesh me ekspert jo me injorant.
Ne shtator sekuestrohen te gjitha asetet e Shqiperise jashte.
Vendi perfundon ne falimentim.
PD eshte kthyer ne parti parazitesh. Askush nga ata nuk ka nivel per te drejtuar vendin, prandaj zgjedhin te bejen opoziten. Me te perkedhelurit e lulushit behen deputet, shtiren sikur bejne opozite e keshtu thithin gjakun tone, te shtetit. Ku ishim asgjekundi. Cfare beme, asgje. Rama mbret, shtet, ata parazite, vemje, morra, askaride, oscure, pleshta, tartabiqe e shirita derri.
Me kot presim qe ky vend te behet, kur opozita eshte shtepi parazitesh.
Bota eshte e guximtarve , guxim,
guxim, edhe nje here guxim, shprehej udheheqesi I revolucionit
francez Dantoni dhe pse shkonte
drejte varjes.
Keta kandidate nuk kane grimce
guzimi, sa qe nuk jane ne gjendje te marin listat zgjedhore
pale per me tutje.
Me veprimet idiote te futjes ne
gare ne keto kushte, keta garus vazhdojne agonine e kesaj partie
dhe Luli eshte fitus I pa diskutushem.
Luli eshte I vetmi person qe komandohet nga Saliu edhe nga
burgu nga zullumet e pa numurta ligjore e antikombetare.
Ketyre kandidatve ju rekomandoj
vetem bojkotin e gares dhe shtyrjen e zgjedhjes, si te vetemen
alternative, se ne kete raste do ken dhe perkrahjen nderkombetare.
Ndryshe sic thone nga Vlora,
vu e ne vend.
Ata qe zgjodhen Ramen kryeminister per bere te trete, po ata kane zgjedhur Bashen kryetar PDje edhe pas humbjes se programuar te rradhes. Zgjedhjet ne PD jane nje farse, ne kontekstin e nje strategjie, fijet e se ciles i drejtojne te tjeret.
Qellimi eshte varrosja e Berishes dhe Metes dhe Basha si bythec i perjetshem, i sherben gjithmone intriges me te madhe dhe pronarit me te forte, ashtu si edhe ata qe kane bole me shume se ai; Rama apo Berisha ne kohen e tij.
Mjafton te kujtohet bashkepunimi i Berishes ne intrigen e vrasjeve ne Shkoder, qe kishin si qellim varrosjen e sistemit qe po ngordhte.
Basha di me saktesi edhe diten e arrestimit te Berishes.
Nisi nje proces ku ne fillim e menjanoi nga fushata, gjjoja me kerkesen e isrealiteve, per ta pergatitur si berr te rrjepur ne furren e amerikaneve.
Basha ka ditur edhe shpalljen e familjes Berisha si te padeshirurshem.
Qeveria, aleatet, Intrigat e sherbimeve sekrete qe luajne doren e fshehte dhe kanalet e pushtetit, i japin informacion te bollshem, per rrolin e tij ne lojen e rendesishme ku eshte nje nga lojtaret.
Ky eshte pushteti. Kjo eshte politika dhe Berisha e di mire, sepse ka qene vete e te gjithe atyre dinamikave te nendheshme qe nuk dalin ne publik.
Berisha e di qe Basha ka me shume informacion se ai, per vete ate dhe fundin e tij.