Kur do ta sulmojë Lulzim Basha, Sali Berishën?

28 Maj 2021, 17:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Problemi që kanë kandidatët për kryetarë të PD me Sali Berishën, nuk është se nuk duan të bëjnë çfarë do Sali Berisha. Problemi është se Sali Berisha do që ata të bëjnë atë që do ai, por pa ua thënë ai. Pra duhet ta kuptojnë vetë, pasi ai nuk do t’i ketë borxh asnjërit prej tyre në këtë histori.

E para që e ka kuptuar këtë është Edit Harxhi dhe grupi që e mbështet. Bujar Nishani si zëdhënës i këtij grupi, në fakt ja ka kompletuar Berishës dëshirat që ka për modelin e kryetarit të radhës. Të jetë luajal me Berishën, të denoncojë tradhtarët që lëvizin nga pozicioni dhe të bëjnë sikur bëjnë garë me rregulla demokratike.

Kjo nuk do të thotë që Berisha do mbështesë Edit Harxhin deri në fund, por është duke treguar si duhet të sillen të tjerët.

Kjo e ka frustruar disi Lulzim Bashën dhe dje hodhi poshtë insinuatën e Bujar Nishanit, se ai ka shitur Berishën tek SHBA, duke e quajtur shpifje të neveritshme.

Por nuk tha gjë më tej. Biles më tej, ai tha se PD është mbi të gjithë, dhe mbi Berishën.

Kjo nënkupton që Basha deri më 13 qershor ka betejë vetëm me ata që mund të shtojnë dyshimet se ai po tradhton Sali Berishën.

Pas 13 qershorit, ai do të fillojë betejën për të rikuperuar imazhin e tij tek SHBA, duke u distancuar nga Berisha dhe duke shtuar kontaktet me SHBA.

Por kur është momenti që Basha do të sulmojë Berishën?

Ky moment mund të mos vijë kurrë, nëse Berisha nuk sulmon Bashën. Dje Sali Berisha ju afrua shumë pikës së sulmit.

Përmendi si të papranueshme afrimin e zgjedhjeve më 13 qershor, përmendi mungesën e analizës së humbjes dhe defekte të tjera të garës.

Por kjo jo doemos, është një sulm i sinqerte ndaj Bashës. Në zgjedhjet e PD më 2017, ai në konfidencë i tha Eduard Selamit se do mbante përgjegjësi që kishte legjitimuar vjedhjen e votave në PD nga Basha, por në fakt vetë ishte në anën e Bashës.

Kështu që edhe këtë herë mund të përsëritet kjo hipokrizi.

Fakti që Basha ju përgjigj menjëherë sulmit të Berishës duke sulmuar Nishanin, tregon se Berisha duhet të matet mirë nëse vendos ta sulmojë. Mbi të gjitha tregon se Basha mezi po pret ta sulmojë..

Kjo ja lehtëson punën dhe me Berishën, dhe me të vetët, dhe me SHBA. Është rasti që humbet ai që sulmon i pari. Dhe Basha po lutet të jetë Berisha ai që duhet ta bëjë.

19 komente në “Kur do ta sulmojë Lulzim Basha, Sali Berishën?”

  1. Milo says:

    Z. Mero!
    Nuk e ben, nuk e ben dot Basha sulmin ndaj Saliut! Nuk eshte se Luli s’eshte kryetar dhe Berisha eshte kryetari i vertete (kjo eshte marreveshja e tyre), por keta lidhen me fije te padukshme per ne! Basha eshte i kompromentuar perpara Sali Berishes: “punet” qe bente ne Kosove dhe keto i di vetem Sali Berisha, marredheniet e tij me Fazllicin, vjedhja e madhe ne Rrugen e Arberit, vrasjet ne Bulevard me 21 janar, 2011 etj.! Pra Berisha = Basha dhe Basha = Berisha. Dhe te mos harrojme edhe Basha eshte po aq i rrezikshem sa vete Berisha!

    1. Ike plaku Mere ikee says:

      Kjo eshte poliitika katundarce dhe plot me hile e Berishave Nishaneve dhe Bashave.Per fat te mire eshte mes tyre.Amerika ja vuri kufirin plakut Mere dhe ja dorezoj drejtesise shqiptare. Besoj dhe shpresoj me gjithe provat qe ka. Cfare prisni te kerkoje falje Amerika?
      Berisha kuptohet do beje si i forti i fshatit deri sa te perfundoje aty ku e ka vendin. Do beje si i forte por edhe si patriot edhe si viktime e Sorrosit edhe si i pafajshem.Te gjitha keto jane harxhim i kote .Ky eshte filimi i fundit te plakut Mere

    2. Vranakonti says:

      Milo,po eshte e vertete,edhe neve keshtu themi,Basha eshte po aq i rrezikshem sa dhe Berisha.

  2. Timi says:

    Basha nuk ka këllqe as të japë dorëheqjen pa lejen e Saliut e lere me të sulmojë Saliun. Njeriu hyn çdo lloj pune për të bëre lekë. Basha ka me bollëk. Pse ti prish nervat Basha kur ka lekë?! E vërteta është se nuk guxon as të ik pa lejen e Saliut. Është i mbytur me krim e korrupsion. Si tha Rama, me nji koment facebuku Saliu e heq Lulin.

  3. Xhota pi Teqes Luzhës…… says:

    Dikur, në taktikën ushtarake NAPOLEONIANE, ( e përditesuar dhe vërtetuar edhe nga lufterat e mëvonëshme boterore ), ishte postulat që SULMI, ËSHTË MBROJTIA MË E MIRË.
    A thua vallë, të jetë thyer ky postulat në rastin e “duelit” me shumë “nën tokë e mbi tokë” të marredhenieve, tashmë të dhjera e të përmjera, midis Sali Berishës dhe Lulezim Bashës ?
    Kur ANIJA (Sali Berisha), fillon e mbytet, minjtë (Luli Basha & Co), vrapojnë të largohen….për të shpëtuar bythën.
    Mos të rreshqastë këmba, se edhe të tutë, ta fusin sa krahu e akoma edhe më keq, o Sali Berisha.
    Degjoji mirë këto fjalë plaku…..

    1. Këlyshët e Sali Komunistit says:

      Xhevdet Teqja, je i madh. Eshte pikërisht kjo we thua ti. Miu Lul kerkon të mos mbytet me Anijen Sali.
      Krahasimi me i goditur qe kam lexuar deri tani per Lolo Bashën dhe Sali Katunarin.

  4. Kurrrrrrre , se qe ne tentativen e pare edhe sikur te rizgjidhet kryetar , eshte i rezuar pse jo dhe me nje DOREHEQJE QYTETARE e DINJITOZE !

  5. Nje qytetar says:

    Or, po ti je i madh fare o Mero Baze ! Ti , si askush tjeter e njeh P.D. ( partine e derrave) deri ne gen . Ja ke zberthyer ADN. Ja u din se cfare muti do hane neser, bile edhe ne cfare haleje do shkojne pas nje viti .

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, n.q.s. më lejon, po ta kthej unë përgjigjen:
    Kur të hipi gomari në maj të fikut !?
    Nga kjo vallja e Tropojës, nuk del dotë asnjë nga pjesëmarrësit !?
    As “Ai” vetë!
    Ata janë zhytur shumë thellë Mero djali, sa nuk e gjejnë dot më daljen !?
    E vetmja dalje që ata kanë është martirizimi!?
    Lulja e Bashajve nuk ka nga e lëviz bythën, garda pretoriane me në krye kulishin Agron, tregon kujdes që Lules mos i ndodhi gjë,për sa kohë tregohet kooperativ( jo bujqësore)
    Mero djali, shenja më objektive që tregon se “Ai” dirigjon çdo lëvizje në atë çetë bashibozukësh, janë tropojanët te dera e SHQUP-it.
    Kur të zhduken ata nga dera e SHQUP-it, atëhere mund të dëgjosh ndonjë zë kundër, e theksoj fjalën kundër!?

  7. Iliriani says:

    Kur ti dhe Rama te sulmoni Nanon apo ti shuani endrrren e tij presidenciale …meqe Berisha e preu ne bese qe nga 2005 qe nuk e beri e nuk po e ben dot president…ndaj Berisha nuk iken nga politika pa lare borxhin e fitores ne tavoline qe ia dha nano dhe shba me kusht qe nano te behej president…

  8. Luli 4 vjec lexonte tolstoin says:

    Mos prisni kurre qe lul bytheci te sulmoj babain e tij politik sali vampiri,te pakten sa eshte gjalle,por edhe pas vdekjes ky do jete i vdekur politikisht atje te mullinjte e eres.
    Kur nuk ka guxim patozi,jozefin zhelja e ibsen antikomunisti e co,mos prisni nga luli gites.

  9. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Borxhi i Jashtem i Shqiperise per 2020 sipas vete te dhenave te qeverise, u shtua me 1 miliard Euro!
    Vazhdo ti Mero petlla bjeri gajdes akoma me Sali Berishe.

    1. durrsak 24 karat says:

      O “qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit”, pse e lexon gazeten private private private Tema dhe i jep mend Meros?!
      Mos lexo gazeten dhe bjen rehat me veten dhe nuk lodhesh ma me komente nga ndonji mejhane.
      Na çave gajden, o burrë!

  10. xhoxhi says:

    Ky Basha është i lezeçëm.Basha kërkon të ikë Edi Rama që të bëhet ndryshimi megjithse ka fituar tre herë,ndërsa Basha që ska fituar asnjëherë nuk e lëshon kariken dhe vazhdon fushatëm për tu rizgjedhur.Po të jenë tralala zgjedhsit le ta votojnë.Ai ka frikë se po iku si kryetar e presin zinxhirët…

  11. Dosja says:

    Shiko “Portokalline” Mero dhe e kupton fare thjeshte qe kjo eshte loje e Sali Berishes(babit tek Portokallia)per te hequr qafe ne menyre dyshuese lojen qe po gatuan Bujar Mehmeti per te!Dyshimet jane te siqerta te Saliut kundrejt Bujarit sepse ai diçka ka kurdisur,por qe te dy i rruhen njeri tjetrit sepse ne mes tyre ka nje viktime ku pergjegjes jane te dy!
    Nese hapet çeshtja “Gerdeci” padyshim qe do te hapet edhe dosja se kush e eleminoi Kosta Trebicken.Ndaj Saliu bene kujdes me Jarin se ka friken tani se po luan me zjarrin!

  12. Ch says:

    Per mua e ke gabim Mero. Basha eshte produkt bio i Familjes. Nuk mundet as ta sulmoj as ta mohoj se mohon veten.. po leme menjane bizneset por politikisht per te mohuar berishizmin do ti duhet te pranoj qe 21 janari nuk ishte grusht shteti, qe Gerdeci nuk ishte aksident teknologjik, etj
    E vetmja gje qe mund te bej eshte te bej si Ramizi qe la bustin te rrezohej duke thene qe vepra eshte e pavedkshme po Sala s ka vdek akoma
    Po ja e zeme se e ben neser.. a eshte i besushem per amerikanet? Po ja e zeme se dhe amerikanet e besuan.. a do ta ndjekin shqupistat ne anti berishizmin?
    Por eshte gjithashtu e vertete qe te gjitha arsyet e non grata te familjes jane po ashtu te vlefshme per bashen se eshte kolona e 5 e Familjes..
    Apo jam gabim Mero ?

  13. ana says:

    Mero kesaj radhe plako ja ke fut kot. Mos e ka shkrujt ndonje tjeter? basha eshte ushtar i Saliut ! nese ushtari dezerton apo revoltohet ka vetem nje zgjidhje: asgjesim!

  14. iksi says:

    Lulzim Basha do ta sulmoje Sali Berishen atehere kur te vdesin Berisha edhe atehere ka me pas frìk dhe ka me e lan nja dy vjete atehere mund ta sulmoje . Ja ky eshte trimi Basha .Ne fakt dihet se Basha nuk mund te beje asnje pune dhe e din qe Berisha e ka vene aty si manikin me porosi te vajzes dhe djalit tij dhe kryesorja me porosi te ustajt .

  15. Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj says:

    Sipas nje ankete te bere nga Keshilli Koordinimit Rajonal (RCC) per Barometrin e sigurise ne rajon, vetem 2% eshqiptareve jane te kenaqur ekonomikisht! Thene ndryshe vetem ato qe perfitojne tendera dhe koncesione…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje