Si Berisha dhe Meta po sponsorizojnë “konspiracionin” e Perëndimit kundër opozitës

4 Qershor 2021, 20:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më 28 prill të muajit të shkuar, tri ditë pas zgjedhjeve, në mbasdite ndodhi diçka e pazakontë. Pak çaste pasi në mesditë Ilir Meta u shfaq në ekrane, me atë gjendjen e tij të rënduar psiqike, duke paralajmëruar dekrete presidenciale që do përmbysnin zgjedhjet dhe pas tij Sali Berisha, që kishte kuptuar humbjen dhe betohej për përmbysje, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postoi një tuiter kur përshëndeste Edi Ramën për fitoren  dhe Lulzim Bashën për fushatën.

Postimin e saj e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit e më pas OSBE, qeveria italiane, gjermane, franceze etj, që dolën me të njëjtin qëndrim, duke njohur zgjedhjet.

E pazakonta ishte qëndrimi politik në bllok i Perëndimit për të njohur pa ndonjë korrektesë protokollare zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa numërimi vazhdonte, por që rezultati ishte i qartë.

Ishte një mesazh i fortë kundër dyshes Sali Berisha-Ilir Meta dhe një thirrje ndaj Lulzim Bashës për t’u distancuar prej tyre.

Fatkeqësisht opozita e “kalitur” nga shkolla politike e Sali Berishës, që nuk ka punë kurrë me të vërtetën, e injoroi këtë mesazh, duke vazhduar retorikën, se Edi Rama ka blerë dhe Perëndimin, përveç popullit shqiptar.

Disa javë më vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata” në SHBA, nën akuzën se është “minues i demokracisë në Shqipëri, përfitues i parave publike nga korrupsioni për vete dhe të afërmit e tij, si dhe ka ushtruar presion publik ndaj proceseve gjqysore për vete dhe aleatët e tij politik”.

Akuza, e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rëndë që një politikan i nevelit të lartë ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikojë të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj.

Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padisë Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akuzojë atë, sipas Berishës, “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonim tek  gazeta “TemA”.

Edhe pse gjithçka ishte shumë komike, sërisht debati vazhdoi tek marrëzia e re, duke diskutuar a do ta fitojë apo jo Berisha gjyqin me SHBA, edhe pse asgjë nuk ka lidhje fare me qëndrimin e SHBA për Sali Berishën.

Sali Berisha është damkosur bashkë me familjen si një grup kriminal, i korruptuar, si minues i demokracisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri. I duhen tre jetë të heqë këto tre akuza të epitafit të tij. Ai nuk ka më kohë për asgjë.

Dje në mbrëmje ambasadorja Yuri Kim postoi njoftimin e presidentit Biden, i cili shpalli si prioritet për sigurinë kombëtare amerikane, goditjen e politikanëve dhe personave me ndikim kudo në botë, të inkrimunuar dhe korruptuar, si Sali Berisha, për të treguar se goditja ndaj Berishës nuk ishte sulm personal, por politikë shtetërore amerikane, bile interes kombëtar i saj.

Sërish opozita nuk bën asnjë përpjekje par ta lexuar drejt dhe qartë këtë mesazh.

Sot sekretari i Shteti, Anthony Blinken, në mënyrë të pazakontë ka bërë një mesazh urimi personal për kryeministrin, duke e uruar për zgjedhjet dhe duke dhënë mbështetjen e SHBA për hapjen e negociatave.

Nëse më 28 prill vendet kryesore perëndimore u detyruan prej Sali Berishës dhe Ilir Metës të nxitojnë të njohin zgjedhjet, sot sekretari i Shtetit, ka uruar për zgjedhjet në Shqipëri, për t’i dhënë fund retorikës së Lulzim Bashës, që është kapur pas një gënjeshtre që ka shpikur për “vjedhjen” e votave, për të shpëtuar nga mbytja brenda partisë.

E bën këtë, ndërkohë që vet ka nisur një garë elektorale brenda saj, pa asnjë rregull, pa asnjë parim, pa listë zgjedhësish, pa kushte të barabarta, pa transparencë, pa ide dhe mbi të gjitha, pa një qëndrim politik ndaj problemit më të madh që ajo parti ka tani e tutje me Sali Berishën.

SHBA ka më shumë se një muaj, që po përpiqet t’i mbushë mendjen opozitës, se nuk ka ndonjë konspiracion kundër tyre, por ata thjesht kanë humbur zgjedhjet dhe duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, bën kujdes të lavdërojë Partinë Demokratike si pasuri kombëtare dhe të nisë garën brenda saj, kurse ata që mbajnë peng opozitën, e paraqesin edhe këtë si konspiracion.

Sa më vonë ta pranojnë këtë realitet, aq më të vështirë do ta kenë të fitojnë mbështetjen e Perëndimit për politikën e tyre, dhe aq më shumë do krijojnë idenë e rremë, se SHBA dhe Anthony Blinken, janë tërësisht me Edi Ramën.

Të vetmit që po ja çojnë falas në derë Edi Ramës mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, janë opozitarët, që kanë më të çmuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sa Perëndimin. Është zgjedhje e tyre!

13 komente në “Si Berisha dhe Meta po sponsorizojnë “konspiracionin” e Perëndimit kundër opozitës”

  1. Pankarta amerikane - Po Ekonomia o Rrote? says:

    Pankarta ne duart e nje amerikani “Po Ekonomia o Rrote?” nderkohe qe nje President u fliste per armet kimike te Sadam Hysenit ka bere xhiron e botes dhe tashme eshte vertet aktuale ne Shqiperine e kolapsit ekonomiko-financiar !
    Kur ne Ameriken e mireqenies relative kjo pankarte beri buje, ne Shqiperine e varferise absolute eshte me evidente se kurre…

  2. Taulant says:

    Kush e permbysi komunizmin ne vendin e Shqipove?
    Saaali Berishaaaaa.
    Kush ndërtoi me sukses kapitalizmin ne vendin e Shqipove me mire se Adam Smith?
    Saaaali Berishaaaaa.
    Ja pse jankit e daje Samit, te tërbuar nga zilia, nxitojnë te shajnë lexhenden e gjalle te Eposit te Kreshnikeve te vendit te Shqipove.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Si tha Mirush Kabashi dikur në një film :
      Bishti i qënit , bisht qëni ngelet, sado ta drejtosh!
      Edhe puna e opozitës,nuk është se nuk e kupton, apo nuk do, ata nuk kanë tjetër alternativë!!?
      Unë do ta zbërtheja shumë thjeshtë strategjinë e tyre:
      Burgu është shum pakë për krimet që ata kanë kryer, duke e ditur se “dajo Samiu” i ka kushtuar deri tani shumë rëndësi stabilitetit, ata kërcënojnë me të kundërtën, destabilizim!!!?
      Pse?
      Ata janë që janë të mbytur,nuk kanë çfarë të humbin!!!?
      PS: kurrë më fashizëm!!!!

    2. Jack says:

      Malok i pagdhendur koke derr injorant.

  3. Arber Iliri says:

    Zgjedhja e tyre eshte kunder interesave kombetare per te mbrojtur thjesht bythen e vete.Kur vidhnin fondet publike ta kishin menduar.Eshte Koha te heshtin e te marrin ndeshkimin.

  4. Fathos says:

    Fatkeqesi e madhe, keta politikanet e oppzites bejne sikur nuk e kuptojne se c’po ndodh.suksesi i USA ne te gjithe fiushat e jetes eshte “failure is not an option” (deshtimi perjashtohet si mundesi” ndersa mediokret (edhe hajdute) tane akoma shpresojne se USA do te deshtoje ne Shqiperi. Do ta shikojne e provojne deri fund

  5. 19 says:

    Nuk marin vesh derrat jo .

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Si tha Mirush Kabashi dikur në një film :
    Bishti i qënit , bisht qëni ngelet, sado ta drejtosh!
    Edhe puna e opozitës,nuk është se nuk e kupton, apo nuk do, ata nuk kanë tjetër alternativë!!?
    Unë do ta zbërtheja shumë thjeshtë strategjinë e tyre:
    Burgu është shum pakë për krimet që ata kanë kryer, duke e ditur se “dajo Samiu” i ka kushtuar deri tani shumë rëndësi stabilitetit, ata kërcënojnë me të kundërtën, destabilizim!!!?
    Pse?
    Ata janë që janë të mbytur,nuk kanë çfarë të humbin!!!?
    PS: kurrë më fashizëm!!!!

  7. Xha Spiro says:

    Është mëse e drejtë analiza. Por po i jap një përgjigje një pyetje: Opozita z. Mero nuk ka synim prosperitetin e vendit, por e gjithë përpjekja e saj është “luftë kundër Edi Ramës”. Nuk ka kauzë tjetër por të largojnë Ramën., lndividin. Ja kjo është abc-ja e opozitës.
    Xha Spiro

  8. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Kush mor do fuse ne burg Sali Berishen, Ilir Meten…ky Edi Rama?
    Po ky eshter fund e krye i dhjere e shurrosur ne korrupsion, vjedhje, shperdorime…
    Ku do dalin ato 150 milion Euro te gjobes Bekettit, nga Buxheti shkallmuar i Shtetit apo nga Kulla Surrelit?
    Futja ne Burg e Saliut, Metes i hap rruge rrasjes brenda te Edi Rames, nuk e kuptoni kete or kaqola rilindjote?

  9. Fati says:

    Taulanti paska marre fund me gjithsej. Komunizmin nuk e permbysi SB. Ai eshte komunist 25 karatesh me 25 vite sherbim te flakte ndaj byrose politike. Kapitalizmin nuk e ndertoi me sukses SB. Ai veç shkaterroi e dogji bazat e ekonomise dhe te pasurive kombetare duke i bere zero me çekun e bardhe dhe duke i vene flaken gjithe vendit dhe duke e vjedhur popullaten e lene pa shtepi e katandi me piramidat e parave te pastra. Sa here ka ikur SB nga pushteti, eshte dashur te fillohet nga fillimi me ringritjen e shtetit dhe te ekonomise. SB do mbetet si heroi legjendar i Shqiperise qe i hodhi shqipot ne lufte civile dhe hapi varre per mijra shqipo, por edhe per shoket e tij.

    1. qytetar says:

      Koment i shteruar.

  10. Plus says:

    Se cfare punesh prish opozita tek iliri qe i mohohet drejtesia, tek hyqmeti qe nuk merr dot certifikaten e tokes se tij, tek spirua qe nuk i bejne nje gjilpere po nuk dha lek, tek nene drita qe i duhet te presi 6 ore jashe ne kembe per te bere nje skaner, tek dritani qe i duhet te presi nje ore e gjysen ne banke per te bere nje depozite, tek toma qe i mohet denoncimi ne polici, tek aliu qe pret te ndezi pompen per tu mbushur depozita, tek femijet qe thithin ajrin e djegive te mbeturinave ne mes te qyteteve, etj etj, mund te ma shjegosh Z. Mero?
    Nje shkencetar dikur tha,nuk e di a egziston Zoti por ne keto shpikjet e mija nuk mu desh kurre.
    Ndaj, qe te kemi nje qeverrisie te sakte, kjo opozita nuk na duhet kurre… Te tjerat jane per te kaluar kohen dhe per te fshehur menyren e qeverrisies.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje