Nga Mero Baze
Gara në Partinë Demokratike deri tani ka prodhuar dy gjëra pozitive, të cilat po i nxjerrin kundërshtarët e Lulzim Bashës, nga kurthi që ai tentoi t’i fusë.
E para, kur ai tentoi t’i kompleksojë me mbështetjen e Berishës, edhe pasi SHBA e futi në listë të zezë, duke bërë sikur fliste “me heshtjen e tij” pro Berishës.
Dhe e dyta, duke i kompleksuar me pyetjen retorike, “Nëse thoni se zgjedhjet më 25 prill ishin të lira, atëhere jap dorëheqje…”
Kurthin e parë e shpërthyen dy kandidatët në garë, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadillli. Të dy kandidatët në garë, kanë tejkaluar komplekset ndaj Sali Berishës dhe janë takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, të cilën “Klani Berisha” e ka shpallur armike, duke u përcaktuar kështu qartë pro qëndrimit amerikan ndaj Berishës.
Kjo mund t’i dëmtojë më 13 qershor, por pas 13 qershorit këtë do ta bëjnë të gjithë, përfshi dhe Lulzim Bashën.
Kjo i lë në derë Lulzim Bashës mashtrimin që bën me demokratët . Ai po përpiqet të heshtë dhe të mos shprehet për këtë temë, me shpresë që të fitojë një herë mandatin më 13 qershor, e më pas natyrisht t’i vërë shkelmin Berishës.
Pra po vepron dy herë shëmtuar. Njëherë duke mashtruar zgjedhësit e tij, tani dhe duke nxitur frymë anti-amerikane në parti, e më pas duke u justifikuar që “Berishën do na duhet ta zbojmë, se nuk e duan amerikanët”.
Kjo në thelb është vjedhje zgjedhjesh dhe duhet t’i numërohet si e tillë pas zgjedhjeve, pasi është duke bërë një mashtrim elektoral.
Në momentin kur Lulzim Basha pas zgjedhjeve të dalë kundër Berishës, dhe kjo është e sigurtë që do dalë, atij i duhet kërkuar votëbesim, pasi ka fituar me mashtrim.
Përpjekja e tij e parë për të kompleksuar kundërshtarët me mitin e rremë të Sali Berishës dështoi dhe diga tani është çarë. Rivalët e tij po konkurrojnë edhe kundër Sali Berishës, ndryshe nga Basha, i cili shpreson të fitojë me votat e Berishës, dhe pastaj ta shesë atë.
Kurthin e tij të dytë e ka zhbërë sot Edit Harxhi. Ajo ka deklaruar se i njeh zgjedhjet e 25 prillit dhe se shifrat flasin qartë. Edhe dy kandatë e tjerë e kanë thënë këtë më parë, duke pranuar humbjen, por deklarata e Harxhit është më e qartë.
Për herë të parë në PD po shfaqen njerëz që vënë llogjikën në punë dhe nuk sillen rrotull klisheve të prodhuara nga selia e SHQUP.
Tani Lulzim Bashës i janë rrëzuar të dy kauzat me të cilat kërkonte t’i bindte demokratët, se ai është fitues i 25 prillit dhe se ka mbështetjen e Berishës.
Pra pyetjes retorike të Bashës “nëse thoni se PD ka humbur…” kundërshtarët po i përgjigjen, “Po, mendojmë se PD ka humbur nën drejtimin tend”.
Ashtu dhe si ka ndodhur vërtetë. Po ashtu, kundërshtarët po marrin qëndrim kundër Berishës.
Të marrësh në këtë garë qëndrim ndaj Berishës, është ndershmëri gare. Është po kaq e ndershme të marrësh qëndrim dhe pro Berishës në këtë garë.
E vetmja gjë e pandershme, është të bësh si Lulzim Basha, që kërkon të jetë në heshtje me Berishën deri më 13 qershor dhe pastaj kundër tij, për të vazhduar në krye të partisë.
E di që shumë njerëz nuk besojnë tek kjo garë brenda PD, se u duket fallco. Dhe ka plot elementë të tillë. E di që shumë vetë presin të “lindë” brenda 24 orëve një Berishë tjetër të mundi Lulin. Por këto janë ëndrra në diell.
Në PD për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh, po kthehet në debatin politik llogjika, që ka qenë “non grata” në oborrin e asaj selie.
Dhe kjo nuk është pak. Kjo e thërmon çdo manekin që përsërit si papagalli gënjeshtra që nuk i beson vetë, por që shpreson që t’i besojnë militantët që e mbajnë kryetar. Kjo është sifda reale ndaj Lulzim Bashës, për të cilën ai nuk do flasi deri më 13 qershor.
Lyl PALKASKA?????????
Pallaska e nxjer ndonje cerrnik me ngjala por Lylja hic. Aty ka per te zene rrenje edhe nja 4 vjet
Mero djali, Berisha ” (kërkoj ndjes të gjithë atyre të cilëve u shkaktoj dhimje me përmendjen e këtij kafshe)vdiq , poooor jo” berishizmi”!!!?
“Ai” e materializoi kultin e individit më tepër se idhulli i tijë ,Enver Hoxha!
Mirëpo me një ndryshim fondamental:
Adhuruesit e shokut Enver ishin idealist,
kurse adhuruasit e “Atij” me inicialet S.B. janë materialist dhe sigurisht anarshist, sepse ujku mjergull kërkon.
Është shumë e rëndësishme që me të njëjtin vullnet me të cilin luftove Berishën, të luftosh tani ” berishizmin”!?
Mero djali, ujku qimen e ndërron, po zakonin se harron!
Besoj se më parë do zbresi njeriu në Mars, se sa në kthimin e kësaj çete tribale në një parti politike!?
Qofsha unë i gabuar.
PD e Salih-ut është “tokë e xanun”.
Mos prisni kot ta lëshojë Salih-u.
Kjo do të thotë që ajo që quhet PD ne Shqipëri…
Do të tkuret dhe radikalizohet pa thënë që edhe LUL Holandezin e pret e njëjta gjë.
Sot luhen të gjitha ato pare që akuzohen nga korrupsioni se si te rrojnë faktor qoftë dhe lokal me shpresën se gjërat do ndryshojnë dhe dikush do të kujtohet për ta….
Kapitull i mbyllur.
Shkelqimi dhe rënia e shokut Salih dhe PeDe-së të tij…
Thjesht “once upon a time”…
PD dhe te gjithe atyre qe vazhdojne te mbrojne SB dhe berishizmin u duhet (ship) q.re robt. Kaq, qarte e pa’ gabime.
Mjaft me analiza, tra la la Mero.
Mero! Luli as ka qene, e as do te jete ndonjehere kunder Padrinos se tij, sepse edhe po te doje nuk mundet, pasi edhe ky eshte po aq bashkfajtor sa edhe Padrinua ne krimet e ndodhura tere keto vite nen sundimin e tyre.
Mero ka ca kohe vetem sa te lexojn vetem titullin. P.o. ca merresh vetem me PD, nuk ka ardhur koha te shikosh ca ben qeverria korrupesjoni ne te gjitha deget e ekonomise, nje administrate e korruptuare deri ne kocke, nuk duhet then dy fjale per prishjet pa leje ne bregdet qe ka ketu e 15 vjete fillon ne fillim te sezoni turnstile, I bejn gerrmadhe dhe I len ashtu ter beharin. Pse nuk fillon ne tetore keto prishje po duhet cdo vite ne qeshore te behet gerrmadhe bregdeti. Sa per pd keshtu si po vazhdone i ka te humbur dhe zgjedhjet mbas 4 vjetesh.
Z.MERO
JAM I TE NJEJTIT MENDIM ME TY PER BASHEN
DO TE SHTOJA SE BASHA E KA NJE DORE NE BAKLLAVA DHE NJE NE KADAIF
TRUPI NE SHQIPERI KOKA NE HOLLANDE
NUK MBAN PERGJEGJESI PER CFARE VEPRON DHE CFARE FLET
TE DALE KU TE DALE
Nese thoni se zgjedhjet e 25 prillit ishin te lira…
…do te thote se ketu kurre zgjedhje nuk do kete, sa per fushate blerje votash, Po!
Si i futi 3 deputete Tom Doshi
1 – Me idete Socialdemokrate qe shpalosi ne asnje takim elaktoral ne krye te PSD marre me qira nje muaj nga Gjinushka
2 – Me cantat me leke te shperndara nder varfanjake qe jane anembane vendit te shumfishuar fale qeverisjes Rama
Si i paisi me mandat deputeti Qifja djalken 27 vjec dhe dhenderrin te pa pare e degjuar kurre me pare asgjekundi te thone 2 fjale ne fushate
1 – Me oratorine e tyre qe nuk ja ka degjuar askush ne fushate
2 – Me cantat me leke te Qifes me precedent penal ne Itali per droge.
Luli jone,i percudnuar,nje njeri pa bythe,pa koke,pa ide,i perdorur ne maksimumin e tij,nga Sali Berisha,sa e ka bere,objekt te SPAKUT,si per vrasjet e 21 Janarit,rrugen e Kombit,shitjen e detit,qe ja dorzoi partine ne fundin e saj,qe e nxori nga sistemi,me idene qe vetem ashtu mund te rrezonin Edi Ramen,tani na eshte bere lolo krejt,ky manikin i Saliut,sot na eshte bere Lejfenisti i shk.te 21,babai i tij shpirteror,dhe ky nje Lejfenist i kohes se tij,i mesoi Lulit,konceptin e Maos,:Sulmo,deshto,sulmo deshto,sulmo deri ne fitore.po ky i shkreti,eshte mesuar me deshtime,ky do vetem partine,se dhe ashtu eshte i fituar,per te tjerat ky e din qe nuk mund ti beje,po e di dhe shume mire,qe sa te jete ku kryetar i PD-se,Edi eshte gjithmone i fituar,aq me teper Qe tani dhe ata poliqejt e medhej,jane bere kufoma politike