Përpjekja për t'u shfaqur “faqebardhë” në “Listën e Zezë”

1 Qershor 2021, 19:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Adriatik Llalla më ngjau dje si një njeri i marrë peng. Ai ka tre vite që ka hyrë në listën e zezë të SHBA dhe nuk ka folur, dhe ka bërë mirë. Ai është një ndëshkim që nuk të kërkon shpjegime dhe nuk ke çfarë të shpjegosh. Nuk është një proces penal apo civil, ku ftohesh të japësh fakte.

Është një vlerësim i pavarur për një zyrtar të lartë apo figurë politike, për të cilin SHBA ka standartet e veta që përpiqet t’ua imponojë dhe vendeve të tjera.

Por fakti që Adriatik Llalla u shfaq dje tek televizioni i djalit të Sali Berishës, për t’u mbrojtur përmes argumentash banalë, të krijonte idenë e një pengu të familjes Berisha, në përpjekje për ta banalizuar ndëshkimin si histori korruptimi shqiptare.

Së pari, vendi ku shfaqet për t’u mbrojtur është një skenë krimi. Kur SHBA thotë se familja Berisha, përfshi Shkëlzen Berishën, kanë përfituar para ta paligjshme për shkak të pushtetit, nuk ka parasysh paratë që kanë deklaruar, por ato që nuk kanë deklaruar.

Dhe ato që nuk kanë deklaruar janë mes të tjerash në atë ekran televizioni për të cilin nuk ka asnjë burim legal të ardhurash apo justifikim për investimin.

Së dyti, argumentat që dha kundër ndëshkimit të tij, ishin të imponuara nga familja Berisha, pasi ngjanin si një përpjekje për të bërë “bindëse” hakmarrjen e diplomatëve amerikanë në Tiranë ndaj Berishës.

Në një farë mënyre, Llalla u përpoq të paraqitej një viktimë, që sipas tij, ishte bërë pasi nuk ka pranuar të arrestohet Sali Berisha dhe Ilir Meta, siç i kishin rekomanduar atij SHBA dhe BE përmes diplomatëve.

Në fakt, hetimi dhe pastaj gjykimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, është detyrë e Prokurorisë shqiptare dhe personalisht e Adriatik Llallës.

Nuk jam i sigurtë nëse ja kanë sugjeruar apo jo diplomatët amerikanë apo europianë këtë gjë, por një njeri që lavdërohet me mos kryerjen e detyrës, dhe e ndjen veten viktimë e përpjekjes për të ndëshkuar Berishën e Metën, tregon se tani nuk po flet për të mbrojtur veten, por për të mbështetur arsyet e Berishës, pse ai dhe familja e tij janë tani në listën e zezë.

Së fundmi, ato detajet që ja ofronte fjalëfolësi i familjes Berisha, të tipit “Tillerson ishte aksioner tek Bankers”, “Donald Lu të sugjeroi mos të ndëshkosh Bankers”, “Pastaj ti nuk e dëgjove Donald Lu dhe ai të futi në listë”, pastaj “Trampi shkarkoi Tillerson”, dhe tundja e kokës nga Adriatik Llalla për t’i miratuar të gjitha këto, janë arsye e mjaftueshme që atij t’i ndërrohet akuza në gyq dhe të dënohet jo për korrupsion, por për budalla.

Po të shtosh pastaj dhe faktin që SHBA e bëri këtë operacion kundër tij, duke hapur një portal anonim në emër të Alfred Pezës, për ta shkatërruar atë, akuza duhet thelluar dhe me dënimin që të mos lejohet të flasë në publik sa të jetë gjallë.

Aty ngeli të shtohej që dhe Shkëlzeni është në listë të zezë, se nuk ndau mirë lekët e fishekëve me ata amerikanët në Gërdec.

Dalja në ekranin e familjes Berisha për të mbrojtur Berishën, duke e “ilustruar” historinë me dënimin e tij të padrejtë nga SHBA, është një detaj që tregon se ai nuk doli të mbrojë veten, por Sali Berishën.

Doli për të treguar që ai dhe Sali Berisha po sakrifikohen, njëri për reformën në drejtësi, e tjetri për të futur Shqipërinë në BE.

Që Shqipëria ka nevojë për reformën në drejtësi dhe antarësimin në BE, kjo është e sigurtë. Por këta të dy nuk janë heronjtë që po sakrifikohen për këtë çështje, por disa prej pengesave në këtë rrugë.

E vetmja gjë që ja zbardh faqen Shqipërisë, është lista e zezë e SHBA. Dhe kjo, jo se ka ndëshkuar këta të dy dhe të tjerë, por se jehona e kësaj liste do të jetë i vetmi gjëmim që do të lërë pa gjumë çdo politikan në këtë vend, kur të kujtojë fundin pa lavdi të Sali Berishës dhe epitafin që i ka gdhendur SHBA mbi varr.

Përfshi këtu dhe torturën që i ka bërë dje Adriatik Llallës, duke e nxjerr ta mbrojë në këto ditë të zeza për të.

7 komente në “Përpjekja për t’u shfaqur “faqebardhë” në “Listën e Zezë””

  1. Ladi says:

    Komplet budalla.
    Injorant dhe i trashe.
    Vegel qorre ne duar te pista
    Intrigant pa asnje vlere morale

  2. Admir says:

    Z.Mero Baze ju jeni shume I respektuar te pakten mos e mohoni qe per shum vite keni lavderuar me fjalimet tuaja z Sali Berisha,gojet e keqija flasin se ju nuk more nje X tender dhe I dolet kunder,pse ju si gagzetar I pavarur nuk beni oponence ekonomike per te mire e popullit shqiptar,a e di Ky poturja qe pensioniste e shkrehte marin nga 148 mije, qe rrogat jane nga 250 she 500 por a e di ku potyrja 2 metrosh qe nuk jetohet me keto te ardhura ,we kjo eshte arsyeja kryesore qe njerzit emigrojn,si ka mundesi kontrolli I lart I shtetit ka denoncuar abuzime qe shkojn trillions leke ke 30 vjet,dhe as nje I pare pergjegjes nuk eshte demtuar ekonomikisht (une personalisht nuk jam ler burg),A ke mundesi te marresh nje bllok she te analizosh 250 politican 800 gjygjtar,400 doganier ,500 of policie,500 punojs tatimesh,300 doktore,etj sa prona kane ne baze te rrogave,me mire te kemi nje eshte ku I parish te mari 10 mil ne muaj dhe pensioni min 500 mij,dhe as kush nuk mendoj te iki sesa to bejm fresk rob roboteve e kuptoj vet

  3. realitet ballkanik says:

    Adriatik Llalla nuk eshte me i korruptuari i elites drejtesise, politikes, medias. Ato pasuri te tij i kane dhe mjeket e spitaleve rajonale.
    Ne fund te fundit, ky Adriatik Llalla u shpall ‘non grata’ nga nje ish Sekretar Shteti i shkarkuar me pas qe ishte…aksioner te Bankers Petrolium, molla e ndaluar qe nuk duhet te hetonte Llalla.

  4. Bande kusaresh says:

    Ky klloun del ne skene ne televisionin e familjes Berisha jo vetem per vete.Eshte skenar per te krijuar diversione,qe DASH po ben akuza selektive,per ata qe i kane kundershtuar per veprime te jashteligjshme ne Shqiperi.Nuk e kuptojne qe sa shume vazhdojme,me shume e trashin zullumin.Padashur ne nje fare menyre tregojne te verteten,qe Jane pengues jo vetem te Reformes ne Drejtesi,por edhe futjen e vendit ne BE.Sepse kushti kryesor eshte mosndeshkimi i drejtuesve te larte politike ne 30 vjet tranzicioni,pasi Drejtesia ka qene vegel qorre ne duart e politikes,per te cilen SB ka qene strategu.

  5. Lasgushi says:

    Me vjen keq o z.Mero,por ti ben te.njejtin gabim qe bejne amerikanet ndaj Llalles.
    Ne vleresimet e tyre ka vetem nje mungese per te qe permblidhet me nje fjale BUDALLA.

  6. TIKU KOQE FIKU says:

    Si tha TIKU qe vendimi eshte I paracaktuar, njesoj si tha ROVENA GASHI – KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë .
    Keta te dy keshillohen nga njeri tjetrin .
    Do nxirrni dhe ju ndonje video te bejme ca gallate me keta
    U pika do ndiqte Tiku KRIMIN te pidhii Rovenes.hohoho te hotel FIRENCE hohohoH

    hohoho Tillrson aksioner te Bankers po me paret e veta, po TIKU me paret e kujt eshte aksioner te CIM BESHIRI,USHINA TE SPITALI AMERIKAN KOSOVE hohoho

  7. niko says:

    Llalla duhet të flasi sa më shumë Mero! Ai duhet të thotë gjithçka që
    ” mbanë mend” , për të vërtetuar se çfarë i ka bërë Saliu DRJTËSIDË shqiptare në vitet e pushtetit APSOLUT të tij dhe të familjes Berisha! Llala është personifikimi i shërbëtorëve të Saliut, në krye të institucioneve të drejtësisë dhe të çdo pushteti tjetër të pavarur të Shtetit Shqiptar në 25 e kusurë vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje