SHBA nuk e ka me Berishën, por me ne!

31 Maj 2021, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet ta paraqesë damkosjen prej SHBA-së, si një skenar ku disa lobistë e kanë caktuar atë viktimë, me shpresë se kështu do të ulë rëndësinë e këtij akti të pashembullt në historinë e Ballkanit, për figura kaq të larta politike.

Diku thotë se autori i këtij skenari është Donald Lu dhe e ka realizuar atë në vitin 2019, pastaj thotë ma bëri Sorosi me Edi Ramën, ndërkohë që më 2019 ka qenë në pushtet presidenti Trump, armiku Sorosit, diku thotë që ja ka bërë stafi i ri i Shtëpisë së Bardhë, se sekretari Blinken ka pas nënën që ka punuar tek Sorosi, diku nën zë thotë që ja kë bërë Luli, që ankohet në Ambasadë se ‘do më vras Doktori’, e kështu me rradhë.

Në thelb, ai po përpiqet ta shndërrojë në një telenovelë atë që ka ndodhur, me qëllim që të mos flitet për të, por për ndëshkuesit e tij.

Akoma më qesharake është përpjekja e tij për të sqaruar akuzat, pa ja kërkuar njeri. Përshembull, se ku ka gjetur një TV në Kosovë dhe i ka sqaruar se ka vetëm një apartament të vogël dhe ca kursime bashkë me gruan, ndërsa fëmijët nuk kanë pasur mundësi të kenë vjedhur, se nuk kanë punuar në shtet.

Në fakt, ky është i gjithë problemi që ka ajo si familje e korruptuar, se po të kishin biznes të ndershëm dhe të ishin milionerë, s’do t’i akuzonte askush.

Problemi është se në letra ka aq sa thotë Berisha, por ajo që nuk thotë Berisha, janë miliona euro të paligjshme që i biri i tij i demonstron hapur në bizneset e veta jo fitimprurëse,  siç është televizioni i tij, e deri tek boronicat, ku më shtrenjtë shet me qira llamarinat e magazinave për të justifikuar lekët me faturë, se sa bën ndonjë biznes.

Problemi që ka familja Berisha si e korruptuar është se fëmijët e tij, përfshi dhe gruan, nuk kishin poste në qeverinë e tij, por të gjitha postet vareshin prej tyre.

Ata ishin diktuesit e çdo privatizimi, çdo koncesioni, çdo tenderi dhe çdo përfitimi nga fondet publike.

Ata ishin pas çdo skandali, përfshi dhe ato me vdekje si e Gërdecit, pas çdo gjobe ndaj biznesmenëve që kërkonin para në shkëmbim të firmës së babait, dhe pas çdo privatizimi, siç ishte klubi Partizani.

Superakzua ndaj Berishës, është se ai ka minuar demokracinë në vend, një akuzë e rëndë, që përfshin brenda faktin se ai ka hedhur në erë sistemin demokratik në Shqipëri, si destabilizues i zgjedhjeve të lira në vend, si persekutor i kundërshtarëve politik, duke i burgosur, si një nga 10 armiqtë botërorë të lirisë së shtypit, si kapës i shtetit përmes familjes së tij, si shantazhues i sistemit të drejtësisë me prova konkrete publike, siç qe gjyqi i Gërdecit, 21 janarit dhe procesi ndaj Ilir Metës etj.

Përpjekja për t’i paraqitur informcionet që ka SHBA dhe shqiptarët për familjen Berisha, si konspiracion i SHBA kundër tij, është përpjekje e një deliranti të sëmurë, që mendon se SHBA e ka mendjen tek ai gjithë ditën dhe më në fund një ditë mori hak.

SHBA nuk ka asgjë personale me Sali Berishën dhe familjen e tij, me atë vendim, por e ka me ne të gjithë, me popullin shqiptar.

SHBA i ka ofruar popullit shqiptar një standart ndëshkimi për udhëheqësin më të rëndësishëm të tranzicionit, që shqiptarët duhet ta pranojnë.

SHBA i ka treguar me gisht shqiptarëve, se ky njeri është  një minues i demokracisë në Shqipëri, një përfitues në mënyrë të paligjshme i fondeve publike dhe një shatanzhues i sistemit të drejtësisë.

Na ka ndihmuar si të pafuqishëm, që ta zbojmë këtë njeri dhe modelin e tij, nga politika shqiptare.

Ky është epitafi më i rëndë që mund t’i vendoset një politikani mbi pllakën e varrit. Sali Berisha tashmë e ka të gdhendur këtë epitaf.

Dhe është krejt i pafuqishëm për ta prishur atë, pasi është një epitaf i gdhendur për historinë e tij dhe familjes së tij kriminale, në kujtesën e çdo shqiptari.

24 komente në “SHBA nuk e ka me Berishën, por me ne!”

  1. Shpetimi says:

    Epitaf varri per Sali Berishen:
    « Ketu dergjen kokallet e Sali Berishes, njeriut me te eger, me te zi se Vdekja, vrasesi dhe mbytesi i cdo gjeje te drejte, te mire, te ndershme! Minuesi i demokracise dhe i institucioneve demokratike dhe njeriu me i kirruptuar ne gjitha planetet e njohura nga shkenca! E oagarruar qofte ligesia e tij! »

  2. VFLP says:

    Amerika e beri punen e saj.Tani te shohim se cfare do te bejne SPAK,BKH dhe gjykatesit shqiptare.

    1. Andi says:

      Amerika akoma ska bere gje. Sapo ka filluar. Po e filloi mire ama. Amerikes mos i shko me inat se ta mban inatin deri ne brezin e shtate. Keta skan pare gje akoma. Vetem amerika e di deri ku eshte ne gjendje te shkoje

  3. xhindi says:

    E ka edhe me salihin, e ka, o mero! Kuvendimet me amerikane e europiane te sali-ziut ne ’96 – ’97 jane krahasuar si me ato te ish-syrtareve te BS ne motet e luftes se ftohte. Tjater: nuk harrohet kollaj gjesti prej palaço i salihit ndaj shifteri-it
    kur ia hodhi letrat ne tavoline.

  4. Gjyqtari says:

    Ne jete , kur futesh ne politike ke dy mundesi we pejashtojne njera tjetren:
    Te besh pata apo te besh emer
    Saliu zgjodhi te paren the kerkon te dyten.
    USA si gjithnje e tha drejtperdrejt me cfare jeni marre apo merremi, me dava plere.
    I rritur maleve i varfer the i percudnuar, me inferioritet te pafund, nuk pritej tjeter, do afro te demokraci nje barbar i sapo dale nga shpellat.
    Ne Permet thone, nese uji nuk kalon ne 40 gure nuk pihet.
    Sali, tere jetojme e punojme qe te keni nje emer te mire dhe rrisisim femije te paster, ti ke bere te piset cdo gje we ke prekur, fatkeqesi per nje njeri ne moshen tende.
    Mbase te ben ndonje derman Evisi i Kokëlareve, nga Amerika.

  5. Me mire vone,se kurre says:

    Te gjitha qendrojne Mero.Do te shtoja dhe ate,qe Shqiperia vazhdon te mbahet peng nga fryma e ketij njeriu,qe vetem me demokracine perendimore nuk ka lidhje.Kerkon me arrogance te imponoje pastertine,sic thote populli te mare per sylesh.SB ka bere aq shume keq ketij vendi,sa dhe 3 jete sebashku,nuk i lane.Amerikanet dhe perendimoret gabuan kur ben kompromis me te ne 97-en,sepse atij i dhane kurajo,se ujku qimen e nderron,por zakonin se harron.

  6. Petrit says:

    ku më shtrenjtë shet me qira llamarinat e magazinave për të justifikuar lekët me faturë, se sa bën ndonjë biznes.
    Ky eshte shkrimi i gazetarit me famë boterore dhe me gjerë.
    Keshtu eshte kur shkruan me mllef e jo me fakte

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Ketu gjenden eshtrat: E mallkimit te Shqiperise..

  8. aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, dikur pyeti dikush,dikë:
    Kush është fatkeqsia më e madhe në botë ?
    Kanceri.
    Jo,i tha ai tjetri.
    Tuberkulozi, dhe ky filloi të numëronte të gjitha sëmundjete k’qia me radhë.
    Jo,tha plaku i mënçur,e keqja më e madhe në botë është që fatin tënd ta ketë
    në dorë i ligu,qoftlargu!!!
    Pikërisht ky ishte halli i Shqipërisë deri tani.
    Shumë nga ne akoma nuk e kanë realizuar deri ku arrinte ligësia e këtij njeriu!
    Kjo, poshtërimi që i bëri qoftlargut dajo Samiu ,ka përv të çliruar energji pozitive
    dhe do ti krijoi shoqërisë shqiptare atë klim politike,për të cilën ka nevojë.
    Kurrë më fashizëm!

  9. Boston says:

    Ju lumte Mero!

  10. Tirona says:

    “BLACK ? MONEY “ “KARA PARA”
    Seriali TURK ne NETFLIX sikur eshte bere me porosi per Plakun Mere??

  11. Armir says:

    Zoti Mero Baze ka thene me esencialen. Amerika do te miren e popullit Shqiptar, pra te Shqiperise,
    Ne qofte se interesi i popullit ne teresi do vendoset mbi interesin personal te nje grupi dhe individe te vecante,
    punet do shkojne keq e me keq.

    Vetem per nje pjese shume te vogell te popullsise, situatat kaotike, antikombetare
    mund te jene te pershtateshme. Sic thote populli, “ujku do mjegull”

    Kjo anarki per shume vite e ka bere te mundur qe shume individe te shajne me fjalorin me te ndyre, te shpifin e te……….
    Por jane po keto qe ankohen se nuk ka liri. Por e verteta eshte se ata inkludohen tek ata qe quhen anarkiste.

    Kur flasin per lirine, ato nenkuptojne nje liri te madhe personale, qe te besh cfare te duash dhe mos te mbashe pergjegjesi.
    Kjo nuk eshte liri. Kjo eshte u be deti kos. Keshtu nuk mund te vazhdohet. Po infektojne mendjen e te rijve. Kjo eshte katastrofike.
    Pra ka ardhur koha qe shume njerezit te mbajne “pergjegjesine morale dhe materiale” per te ardhshmen e tyre. Vetem keshtu do permiresohet situata. Ka dy shprehje qe perdoren shpeshe por jane kondratiktore:
    “Peshku qelbet nga koka” dhe ” Uji buron i kulluar nga burimi por qelbet rruges”
    Secila eshte e dobishme ne perputhje me kontekstin e bisedes.

    Para 30 vjetesh njerezit mendonin se te gjithe te keqijat ishin per shkak te Enver Hoxhes. Nje pjese e madhe por jo te gjtha.
    Sot po thone te njejten gje per Sali Berishen, por duhet te shtohet jo te gjitha.
    Po nuk u analizuan te gjithe faktoret, historia do perseritet.
    Do ishte shume e dobishme qe individe te vecante me pozita gjate ketyre 30 viteve, te thone
    e cfare do benin ndryshe po te kishte” time maqine”. Kjo do kishte shume rendesi per “Brezin e Ri”

  12. Arber Iliri says:

    Drejtesia duhet te thote fjalen e vet tani.
    Nese SHBA arrin edhe njohjen e Kosoves nga Serbia une do te vdisja I qete.

  13. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Po qe per te dhjere demokracine ate e ka dhjere Rama 10 here me shume sesa Berisha. Po qe per ndikim per tu pasuruar te tjeret, ka pasuruar Rama qe i ka dhjere temen e semes me ndertime e tendera. Pra nqs do e marrim si standart pretencen e Dashit apo Demit Rama duhet te behet gati per tu bere kurban i Dashit, Demit dhe Bizonit. Amerika nuk pjerdh per nje vrime haleje si Shqiperia apo lideret e saj, as nuk e ka mendjen aty, i rras nje non grata dhe se rruan trapi. se ca ndodh me tutje, vazhdimi eshte detyre shtepie per Qurri Qim! Sa per Berishen nuk ka bir kumlle ta fusi ne burg, do iki nga kjo bote si Liderivme kontrovers qe ka pasur ndoniehere Shqiperia, po te pakten do iki i patredhur, jo si ky lomloqja i gjate. Tani shikoni ato fatura uji, dritash e biletash autobuzi dhe therrisni rrofte Partia!!

  14. american dreams says:

    Amerika ato “standartet demokratike” i ka treguar e i tregon ne mbare boten, jo vetem ne Shqiperi
    Amerika ka mbajtur ne preher Sadame, Bin Ladene, Ortega, Noriega, Pinocete per ti shitur me pas…
    …dhe jo per arsye standartesh demokratike qe nuk i ka patur kurre, por si arsye te standartit vet baze kudo e kurdohere – Konjukturave politike, se ky eshte ne realitet dhe standarti i vetem qe njeh e zbaton Amerika, Konjuktura.

  15. pyetje nga publiku says:

    Amerika nuk e ka vetem me ne, por hunden e ka ne gjithe boten dhe ne kete bote askush pervec neve shqiptareve nuk ushqen simpati per amerikanet!
    Si e shpjego ti kete o Mero, jemi gje me te zgjuarit e botes neve apo…

  16. Niku says:

    SHBA-ja, mos na caje bythen, mor tutkune (bashke me Meron e kalemxhinjte e tij injorante), qe e hani kaq kollaj sapunin per djathe…,por t’i kujtojme se ishte AJO qe e rriti, e ushqeu, e mbajti (dhe e mban) kete plehre malokare mesjetare, per interesat e veta dhe nuk ka care asnjehere bythen per kete popull langaraq e injorant, qe shet nene e babe(gruan po e po), qe i jargavitet cdo te fuqishmi, me shprese qofte edhe lepirjen e ndonje kocke…
    Botoje Mero, se kjo eshte e verteta, n.q.se te intereson…!

  17. Lepija dhe Metes fevzo says:

    Kur do ia shohim epitafin e shkruar

  18. Kalec Dega says:

    “Petrit” dhe nje fare “Sit back and relaks”!
    Po te mos ishit ju, Qim Peka, dhe shpellaret e tjere nga Bathorja qe i thurni lavde “lexhendes” ose qenefit, banditit Salih Ram Berisha, vatani jone i dashur Shqiperia, do te ishte akoma nen udheheqjen e “ndritur” te prehistorikeve qe kurre ne jeten e tyre nuk kane lare nje here trupin me detergjente.
    Sa per burgun e Sali kermes, je pak shpejt, ja sa ti kopsisin letrat atij, Lilit, Zenit, Argites, dhe jo Sali Qen Lusha dhe ju ta mbroni, por gjithe shpelleria, nuk e shpeton dot.
    Nuk ka rendesi se sa denohen, rendesi ka qe jane turperuar boterisht si asnji familje tjeter.
    Le qe shpellaret felliqjen e dine per nder.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      jo me jo! ???. Si pellazg dukesh nga e folura!

  19. Sit back and relaks■●▪ says:

    jo me jo! ???. Si pellazg dukesh nga e folura!!

  20. Kalec Dega says:

    Botoi nga 1000 here komentet, se mbase bëhesh pastaj, po faaaare pak i zgjuar.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      pse ne tina qi kshu je zgjuarsu leco? Te keqen o pellazg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje