Nga Mero Baze
Pashë dje një postim të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, që njoftonte gjithë ndrojtje, se kishte takuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Përveç drojës së Shehaj, që dukej sikur kishte bërë një gabim që shpresonte t’ia falnin, mund të lexoni lirshëm poshtë gjithë komentet e anëtarëve të Partisë Demokratike që e linçojnë atë pse ka takuar ambasadoren Yuri Kim.
Thuajse 90 për qind e tyre e konsiderojnë këtë tradhti ndaj PD dhe Sali Berishës. Në këtë valle pastaj u përfshi dhe vetë shtypi i familjes Berisha.
Ishte diçka e frikshme, që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri.
Një parti, e cila pretendon të marrë pushtetin në Shqipëri, është rreshtuar pas njeriut të shpallur “non grata” nga SHBA dhe linçon çdokënd që dyshon se ka lidhje me shtetin amerikan.
Dhe nuk e kanë si keqkuptim. Duket se atë e kanë si bindje.
Tridhjetë vjet pas rrëzimit të komunizmit, partia që ka meritën historike të përmbysjes së komunizmit dhe rikthimit të SHBA si aleat i madh i Shqipërisë, sot është një parti e ngjashme me Hamas, e cila është gati të linçojë çdokënd që konsiderohet udhëheqës normal nga SHBA.
Është një histeri e nxitur nga Sali Berisha, i cili po tenton ta marrë atë parti me vete, duke e kthyer në një grup njerëzish të dëshpëruar me SHBA dhe të vendosur kundër çdokujt që kërkon marrëdhënie normale me SHBA.
Është një frymë që e çon atë parti në koshin e plehrave të historisë, bashkë me “liderin historik” të saj.
Këtë gjë mund ta verifikoni vetë, duke parë ato komente apo çdo vërsulje online që i bëjnë ambasadores së SHBA në Tiranë, në kryeqytetin e vendit më pro-amerikan në Ballkan.
As në Serbi, ambasadori i SHBA nuk sulmohet me këtë gjuhë, megjithëse SHBA ka qenë udhëheqësja e fushatës ajrore të bombardimeve kundër tyre, për shkak të Kosovës.
Por nga ana tjetër, i gjithë ky imazh është spekulativ dhe jo i vërtetë. Partia Demokratike ka bazën e saj idelogjike pro Perëndimit, pasi ajo mbështetet tek një klasë të persekutuarish, të cilët kanë parë tek SHBA të vetmen shpresë për të shpëtuar nga komunizmi.
Problemi është që ata tani duhet të shikojnë tek SHBA të vetmen shpresë për të shpëtuar nga berishizmi, dhe jo berishizmin, si të vetmen shpresë për të shpëtuar nga SHBA.
SHBA as nuk mundet dhe as nuk tërhiqet nga politika e saj pro Shqipërisë. Për këtë shkak, mendoj se ky moment është historik, jo si trishtim për atë ku po shkon PD, por si shpresë për të ndryshuar rrënjësisht Partia Demokratike dhe qasja e saj ndaj Sali Berishës.
Agron Shehaj ka rastin t’u përgjigjet atyre njerëzve të dëshpëruar, duke ua bërë të qartë se për interesin e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike, ai do zgjedhë SHBA para Berishës.
E di që do ta linçojnë sërish, e di që nuk do të fitojë më 13 qershor, dhe sikur të dalë në foto përditë me Berishën, por është mirë të humbasë përballë një hordhie histerike anti-amerikane, që të fitojë PD e nesërme dhe të ngjallë shpresë tek ata njerëz të dëshpëruar, që ta kuptojnë se SHBA nuk ka asgjë me PD, por përkundrazi, do që ta ringrejë atë parti politike në këmbë si forcë perëndimore, ashtu siç është krijuar. Dhe do ta bëj këtë, në mos me Shehaj dhe të tjerët, me dikë pas tyre.
Nuk ka rast më të mirë se ky shpërthim histerik, për t’u përballur me këtë sfidë. Heshtja e Lulzim Bashës dhe kandidatëve të tjerë ndaj kësaj histerie anti-amerikane, e ka çuar PD-në nën nivelin e shoqërisë palestineze, ku nga njëra anë është Hamasi, dhe nga ata tjetër “Fatah’-u, i cili bashkëpunon dhe me SHBA.
Aktualisht liderët që konkurrojnë për kreun e PD më ngjajnë me këta liderët e “Fatah”-ut, që duan të jenë me SHBA, po kanë frikë nga Hamasi.
Është momenti kur ata duhet të shpëtojnë PD-në nga pengmarrja e Sali Berishës dhe t’i rikthejnë asaj dinjitetin si një parti pro-perëndimore.
Tani nuk bëjnë dot sikur janë edhe me Berishën, edhe me SHBA. Berisha është më i ndershëm se ata. Ai është gati të pushkatojë politikisht çdokënd që është me SHBA. Lexoni komentet tek postimi i Agron Shehajt, ta kuptoni se ku po e çon partinë.
Cfare tu thuash ketyre… enveristeve te 2021-it!?Me 1991 ne rrjedhen e levizje e per t’u cliruar nga kulti I enverit, u bene ca antimitingje ku degjohen parrulla:”Kush se do Enveré syte le te nxjere”. Ja ku jemi serish, pas 30 vjetesh,
perseri deri ne vdekje me enverin e radhes… Nuk kemi kujtese!
PD ka probleme por PS as qe ekziston! Ajo eshte nje nga organizatat mafioze me te rrezikshme te planetit! Rrenjet i ka te Dushanit e Miladinit,miksuar me hajdute taksash,trafikante droge,tradhtare,vllehe,rome,greke etj duke e bere kercenimin kryesor per ekzistencen e sigurine e shqiperise e shqiptareve! Kur ta marrin shqiptaret e mire dhe PS atehere shqiperia do ndrysheojr per mire!!!!!!!Mos perzgjidhni vetem ato komente qe ju pelqejne!!!!
Ha ha ha ha ,ne cili spital te kurojne, ndero doktor,te shpetosh.
Kemi kujtese ndryshe me 25 Prill do kishte fituar PD!
Me e forta eshte se e shajne te gjithe kta maloket e derrit qe mezi e prisnin ameriken kta qe e mbajne veten si demokrate dhe properendimore
Kemi kujtese….? Pasi mbajtem enverin 45 vjete, e qame me lot kur vdiq, NUK MJAFTOI, mbajtem edhe enverin tjeter 30 vjete dhe… Po te mos ishte per Ameriken, kushedi sa do ta mbanim! Nuk them Ti è une, por NE, si popull(rajà),ata qe u qan zemra per bajraktarin, per NJESHIN. Mesimi duhej te ishte qe, pas 1992,ASKUSH te mos rrinte me shume se 8 vite ne krye… ASKUSH. Ne akoma, as kaq s’kuptojme e bejme lloqe KOT!!
Tek PD jane mbledhure Taliban Komuniste dhe lloje e lloje mbeturinash por edhe Tek PS se për Lis nuk po flase fare Sali Berisha me komunista e ti si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku i jane versulur Amerike dhe Perendime për të mbrojtur një Hajdute diktatore komunist si Sali Berisha … Por edhe Edi Rama Ka ngelur çdo Dy dite ne Ankara Turqi me nje hajdute diktatore dhe anti shtete dhe njerzore siqe ështe Erdogani dhe vizitat në Berlin Rome Paris Londer dhe Aushitone Jane paksue fare ose nuk Ka fare… Kjo na tregone se Kush Jane keta horra që na qeverisin këto 30 vite..
PD-ja, si puna e nuses kurvë, që do ta ketë mirë edhe me Bu(hu)rin edhe me ish-BURRIN, që as e qi e as e lëshon.
Mero djali, të lutem, mos ushqe klishen e rremë për një PD, që paska rrëzuar komunizmin!!!
Kjo do të rrezultonte me pasoja katastrofike për zhvillimet demokratike në Shqipëri!!
Ne kemi arritur në pikën zero, fal ndihmës së dajo Samiu, me shpalljen e “Atij” , qoftlargut non grata dhe kjo duhet të shërbej si platform për shkuljen me rrënjë të” berishizmit”!!?
Pikërisht kjo klishe që po mundohen të mbajnë në jetë disa analistë apo politikanë, fsheh një rrezik shumë të madh, atë të ruajtjes dhe ngritjes nga e para të fashizmit berishist!!
E keqja shkulet me rrënjë, Mero djali, nuk krasitet!!?
Përveç kësaj kjo do t’ ju jepte socialistëve ( që për hir të së vërtetës, nuk janë engjëj) mundësinë të mbretëronin përjetësisht.
PS:Fashizmi nuk rikuperohet,përmbyst?
Mero të djathtët në Shqipëri kanë aleat vetëm interesin. Dhe nuk është e vërtetë kjo tezë. Ka në botë forca të djathta që janë kundër politikës Amerikane. Por qe te jemi te sinqerte, të paktën me veten . Kur PD erdhi në pushtet , aderimi i parë që ndërmori qeveria shqiptare, ishte futja e vendit në lidhjen islamike. Anëtarësia . Ky është një problem më vete. Anëtarët e PD nuk dihet sa janë e ku janë. Prandaj dhe Gjana nuk i bën publike. Këta anëtare janë të ndërgjegjshëm kur dalin me Saliun dhe Metën duke sfiduar ambasadorët, dhe në veçanti atë të USA-s. Këtu nuk është puna se nuk u pëlqen Biden. Ata kur ishte Obama, njësoj , ishte Trampi, po njësoj e mbajti kursin për Shqipërinë. Tani është Biden, dhe këta merren akoma me Soros-in. Si për ta përmbledhur këtë problem madhor që ka Shqipëria, kam qenë, jam, dhe do i mbetem idesë që : PD është organizatë politike kriminale. Që punon për interesa antishqiptare. Dhe që për shumë më pak aktivitet të natyrës antikombëtare, e antiligjore, vende të tjera i kanë shpallur të jashtëligjshme parti simotra të PD. Ju dhe te tjerë mund të shkruani akoma edhe për shumë e shumë vite per PD. Por thelbi është ky. Ata janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Nuk është se nuk e dinë. Kush e kupton dhe rri akoma aty, është po aq antiamerikan sa Berisha. Lërini teoritë , jo po janë aset i çmuar, jo sollën ndryshimin e të tjera sofizma. Cilin ndryshim ? Këta që në fillim e filluan me vrasjet në Shkodër. E pasuan me ndryshimin me dhunë të konfigurimit politik të dalë nga zgjedhjet e lira. Të parat dhe të vetmet pa manipulime. E pasuan me prishjen e qeverisë së stabilitetit. Deshën një kushtetute ku Saliu kurorozohej i përjetshëm si Lukashenko apo Putin. Gjakosi opozitën. Ngriti sistemin financiar më hajdut në botë, fajdet. Nxori ushtrinë për të vrarë civilët në Jug. Eliminoi verbalisht dhe fizikisht kundërshtare të tij. Përfundimi . Nga 93 e këtej, vetëm nga PD e 91 lindën “12” parti. Thirrini mendjes . Shqipëria do vazhdojë të jetë gjithnjë nën goditje nga këta. Gjithë opozitat e botës, pavarësisht opinioneve të ndryshme në rrafshin e brendshëm , të paktën jashtë lobojne per interesin e vendit të tyre. Këta janë e vetmja opozitë që lobojne kundër Shqipërisë. E kuptoni çfarë aseti janë? O shqiptare bëhuni njëherë vetvetja, të sinqertë e pa komplekse. Ky është realiteti.
Fiks Plako
Respekte PD esh parti e dhunes, krimit, vrasjeve etj. Mjer kush e voton, u Ben gropen kalamaj e te vet. Bilanci I luftes ku ne shqiperi Kan humbur jeten me dhjetra mijera shqiptar nga zullumi I robit ka vulen PD, partia e demoneve.
Mos u boni naive, Ambasada e SHBA ne Tirane nuk te therret kot , Ata dine dicka te erret per te kaluaren e ketij kandidati qe po mundohet te kapi majen me te larte te PD.SHBA ka vite qe e ka pergatit Liderin e ardhshem te PD , mos u cudinsni Ai person eshte njeri nga Ata qe kandidon, pervec Shehajt, per Lider te PD .
Me te neveritshem se ne ska.Mosmirnjohes si ne 1944,si pas 1990…keshtu janedhe kosivaret e ata te Maqedonise…Hallall milet
Paradokse te nje shoqerie te ngecur ne tranzicion. ShBA shpall non-grata Sali Berishen dhe familjen e tij.Nga ana tjeter Sali Berisha shpall “non-grata” ne PD, cilindo qe guxon te takohat me amerikanet.
Eshte e tmerrshme,se si ne PD askush nuk reagon ndaj akuzes se hajdutit dhe haxhiqamilistit antishtet, drejtuar boterisht bagles familjes sebagles, tashme ne listen e zeze te jashteqitjeve te humanizmit?! Por te gjithe ne PD perpiqen tju thone shqiptareve, se sentimentet e degjeneruara te pedeisteve ndaj nje hajdutit dhe vrasesi psikopat, jane me te rendesishme se integriteti i shqiptareve te vjedhur, nga ky lloj kerme dhe familja e tij.
Megjithate jam i sigurte, se pjesa e shendoshe e partise shume shpejt do kerkoje perjashtimin me fshesa ne dore, te kermes. Njesoj si partia e Bossit ne Itali edhe pse ai ishte themelues dhe lider shpirteror, por perballe korrupsjonit te tij dhe familjes se tij e konsideruan nje mbeturine qe duhet shporrur me fshesa ne dore
Politika do para ose frymë. Që të mundësh një fundërrinë të korruptuar si Rama duhet të jesh ose si Rama, ose ta mundësh me frymë, por në këtë rast duhet të jesh i pastër dhe t’i çosh aksionet politike deri në fund, jo teatër siç bën Luli pasi merr çantat me para nga Rama.
O Mero, si e shpjegon ti që këtu te Tema apo te gazeta Dita kur shajnë Ramën apo i thonë të vërtetën për maskarallëqet apo hajdutllëqet e tij, të turren “qentë” e rilindjes a thua sikur u ke sharë babën a nënën apo sikur iu ke hequr bukën e gojës që Rama ua ka dhënë padrejtësisht me pabarazi e pa meritokraci?!! Për sa kohë politika e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë të saj dhe i jep sipas qejfit kujtdo që dëshiron Rilindja, Rama apo qoftë edhe PD dikur në pushtet, ashtu sikurse edhe ti Mero mbahesh me të mira nga Rama dhe tërë kohës bën opozitën e opozitës, çfarë pret të bëjnë militantët e PD që ushqehen nga Saliu dhe Basha? Doktori bëri një gabim, që i morri të gjitha për vete dhe kujtonte se do merrte vota për vizat dhe Naton tërë jetën, kurse Rama ka marrë të pushtetet e ka vjedhur sa ka dashur, lë në varfëri popullin dhe pastaj hedh lekë për zgjedhje, ble vota. I thuaj doktorit të shkrijë pasurinë që ka, për popullin, se nuk rrojnë mjeranët me frymën e shenjtë, janë mësuar me kocka. Një pjesë e mirë e popullit janë debila e shumë të tjerë maskarenj,blihen e shiten si copa mishi apo si “kurva”, nuk duan t’ja dinë se sa i ndershëm je. Doktori mban nën sqetull vetëm Çim Pekën e ca të tjerë e kujton se do fitojë zgjedhjet, dhe Zeni do vazhdojë pushimet luksoze, ndërkohë që shqiptarët janë papunë, nëpër call centra edhe pse me 2 mastera, pse janë emigrim. Politika varet nga ekonomia. Të jesh i pavarur kushton, se do i kesh të palët e hajdutëve kundër, si majtas e djathtas. Të paktën kështu je i lirë.
Politika do para ose frymë. Që të mundësh një fundërrinë të korruptuar si Rama duhet të jesh ose si Rama, ose ta mundësh me frymë, por në këtë rast duhet të jesh i pastër dhe t’i çosh aksionet politike deri në fund, jo teatër siç bën Luli pasi merr çantat me para nga Rama.
O Mero, si e shpjegon ti që këtu te Tema apo te gazeta Dita kur shajnë Ramën apo i thonë të vërtetën për maskarallëqet apo hajdutllëqet e tij, të turren “qentë” e rilindjes a thua sikur u ke sharë babën a nënën apo sikur iu ke hequr bukën e gojës që Rama ua ka dhënë padrejtësisht me pabarazi e pa meritokraci?!! Për sa kohë politika e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë të saj dhe i jep sipas qejfit kujtdo që dëshiron Rilindja, Rama apo qoftë edhe PD dikur në pushtet, ashtu sikurse edhe ti Mero mbahesh me të mira nga Rama dhe tërë kohës bën opozitën e opozitës, çfarë pret të bëjnë militantët e PD që ushqehen nga Saliu dhe Basha? Doktori bëri një gabim, që i morri të gjitha për vete dhe kujtonte se do merrte vota për vizat dhe Naton tërë jetën, kurse Rama ka marrë të pushtetet e ka vjedhur sa ka dashur, lë në varfëri popullin dhe pastaj hedh lekë për zgjedhje, ble vota. I thuaj doktorit të shkrijë pasurinë që ka, për popullin, se nuk rrojnë mjeranët me frymën e shenjtë, janë mësuar me kocka. Një pjesë e mirë e popullit janë debila e shumë të tjerë maskarenj,blihen e shiten si copa mishi apo si “kurva”, nuk duan t’ja dinë se sa i ndershëm je. Doktori mban nën sqetull vetëm Çim Pekën e ca të tjerë e kujton se do fitojë zgjedhjet, dhe Zeni do vazhdojë pushimet luksoze, ndërkohë që shqiptarët janë papunë, nëpër call centra edhe pse me 2 mastera, ose janë emigrim. Politika varet nga ekonomia. Të jesh i pavarur kushton, se do i kesh të palët e hajdutëve kundër, si majtas e djathtas. Të paktën kështu je i lirë.
Popull budalla akoma nuk e kuptoni se saliu eshte vetem Maja e aisbergut shqiperia kto 30 vjet eshte e zhytur ne korrupsioni e majta dhe e djathte deputet gjykates qe Jane Bo milionere dhe i kemi prape neper Detyra Jane te gjithe miqe edi Rama Bo pazare me lulin shesin blejne i japin miqve te vet prona resorte me dy leke Jane te gjithe hajduta dhe mire ja bojne ketij populli legen dhe bastard qe akoma besojne ke kto politikane hajdut
Ashtu asht bre Molla e Sherrit.
Faleminderit Shqip, i ke thënë të gjitha nuk ja vlen të komentosh më. Ka shumë që mendojnë si ju, sepse kjo është e vërteta, e VËRTETA. Të uroj shëndet kushdo e kudo qofsh!
PD e krijuar u manipulua nga Saliu me ndihmen e Ramizit dhe UDB! Te tjeret dhe persekutuarit kishin qellime te tjera nga Saliu! Por Berisha e tregoi veten si malesor! I tradhetoi te gjithe dhe e beri prone te tij PD. Tani eshte pasuruar shume por eshte munduar te mos ja gjejne gjurmet! Shpejt shume shpejt do te rezohet dhe do te thyeje hundet keq po shume keq! Militantet e tij e vene prapa jane njerez gjysem injorante te tjeret jane hajdute! Njerez te hurrit dhe litarit! PD u kthye ne nje organizate terroriste! Deri kur Sali?
Zoti Baze,
Kot je ngaterruar me krahasimet e grupimeve në PD dhe me rreshtimet e tyre dhe të kanditatëve për pro apo kundër SHBA-së me historinë dhe qendrimet e lëvizjeve palestineze Fatah dhe Hamas ndaj problemeve të formimit të Shtetit Palestinez dhe pozicionit të Amerikës ndaj tyre.
Hane Shan, hane Bagdat!
Ndërsa çdo krahasim çalon, sado perfekt të jetë zgjedhur, ky krahasim që ke sjell këtu, është i gabuar dhe mund të krijojë keqkuptime për rolin dhe pozicionin reaksionar antikombëtar të opozitës aktuale të vëndit, përfshirë atë ndaj SHBA-së.
Sepse me së pari, qasja e SHBA-së ndaj konfliktit Israel-Palestinë është krejt tjetër me qasjen e saj ndaj Shqipërisë, ndaj stabilitetit dhe konsolidimit të demokracisë së saj dhe ruajtjen e balancave maxhorancë-opozitë tek ne.
Me gjasë, është e veshtire të gjesh një rast të dytë në historinë e qendrimeve të diplomacisë amerikane ndaj vëndeve të tjera si ato ndaj Shqipërisë.
Çdo hap i Amerikes ndaj Shqipërisë ka qënë jo vetëm në përputhje të plotë me ineresat kombëtare dhe shtetërore shqiptare, por ka qënë faktori kryesor që ka siguruar stabilitetin e vëndit, po aq sa edhe integriteti institucional dhe teritorial të saj.
Sa për të ilustruar këtë, mjafton të kujtojmë rolin e SHBA-së në stabilitetin e vëndit që nga djegja e mandateve të opozitës dhe këtej.
Pa këtë rol, Shqipëria do të kishte kaluar të njëjtën katastrofë si atë të 97-s.
Le të pranojmë pa ekuivoke: vetëm SHBA mund të zgjidhte nëpërmjet shpalljes nongrada të Sali Berishës, çbllokimin e reformës në drejtësi duke neutralizuar njëherazi forcat e errëta dhe skalionet berishiane që po përgatisnin grushtin e shtetit pas humbjes se zgjedhjeve në 25 Prill dhe ratifikimit të institucionet të reja të drejtësisë.
Çfarë i the?…. Po ajo çfarë të tha?…. Po ti pastaj çfarë i the?…. Po ajo si t’u përgjigj?… Po ti?..
Perifrazim nga një skeç i Estradës së Shkodrës: Dialog i operativit të Sigurimit me një qytetar, i cili i ofron çakmakun një të huaji.
IZET HAXHIA: -DISA HERE SALIU ME URDHEROI QE TA GJUAJA ME PREDHA ANTITANK AMBASADEN AMERIKANE,PER TI BERE PRESION ASAJ,KUR AMBASADORE ISHTE MARIZA LINO.KETE MARREZI TE TIJ NUK MUND TA BEJA…..
Popull budalla akoma nuk e kuptoni se saliu eshte vetem Maja e aisbergut shqiperia kto 30 vjet eshte e zhytur ne korrupsioni e majta dhe e djathte deputet gjykates qe Jane Bo milionere dhe i kemi prape neper Detyra Jane te gjithe miqe edi Rama Bo pazare me lulin shesin blejne i japin miqve te vet prona resorte me dy leke Jane te gjithe hajduta dhe mire ja bojne ketij populli legen dhe bastard qe akoma besojne ke kto politikane hajdut
PD ka meriten historike te permbysjes se komunizmit?????
Dhe pastaj po kjo Parti minoi demokracine ne Shqiperi. U tha qarte nga Deklarata e SHBA.
Kaq te semure edhe gazetaret?
Permbysja e komunizmit ne Shqiperi, me logjike te ftohte, eshte bere ABSOLUTISHT, nga te tjere aktore e faktore:
1. Komunizmit i kishte ardhur ora e renies
2. Komunizmi ra fillimisht ne te gjitha ish vendet komuniste.
3. Shqiperia ishte e fundit
4. Kete proces e kuptoi sakte dhe e menaxhoi Ramiz Alia
5. Ramiz Alia gjeti menyren me te mire qe, per cka pergatiste ne zyra, te kishte krahun ndihmes te revoltes ne terren
6. Per kete mobilizoi studentet te cilet, pa perjashtim, ishin bij e bija te familjeve komuniste. Por e kishin kuptuar me mire lirine, sepse arsimimi eshte grada themelore e lirise.
7. Levizja e studenteve duhet te “prodhonte” nje Parti. Dhe kesaj iu dha emri PD, meqenese nuk duhej te lejoheshin te rigjalleroheshin partite, grupimet dhe grupet demokratike historike shqiptare qe fillojne ndoshta qe nga Kongresi i Lushnjes….
PD-se thjeshte iu dha fermani i kesaj Partie dhe dihet se si ajo e perdori kete ferman.
Mos e ofendoni logjiken historike!!!!!
Sume sakte komenti dhe analiza juaj Miredita.
Sume sakte komenti dhe analiza juaj Miredita.
Me behet qejfi qe ka akoma shqiptare qe mendojne si komentuesit “Vjosa.al” dhe”miredita”
.
Po aq i hidheruar jam kur Mero Baze ne menyren me ” pika pika” te mundeshme akoma vazhdon diarrene se PD ka meriten historike te rrezimit komunizmit..
.
Eshte pikerisht kjo genjeshter kriminale e rrezimit te Kamunzmit ne Shqiperi nga “B-te” Bushi-Bejkeri-Biberaj-Bardhaj-Berishaj-Billrajersoni-Baze nga ku duhet te filloje Deberishizimi .
OK..e rrezuan te vdekurin..po kush mund te me thote qofte dhe nje gozhde te vetme qe Euro-Amerika ka ngulur ne ate vend nga 1992-1997 ?? per te rimekembur ate vend…Dhe pikerisht u be e kunderta u krijuan firmat piramidale nga sherbime sekrete perendimore per rrezimin e Sales dhe ne fakt gremisen shtetin dhe kombin shqiptar..dhe pikerisht ne kete prizem perendimi pra euro-amerikanet kane frike nga Berisha i tyre
.
Ndjej keqardhje dhe per personat e caktuar nga shteti amerikan per menaxhimin e problemeve me Shqiperine qe jo vetem kane gabuar po jane pjesa kryesore e fajit..
Me troc akoma:
Nese Amerika zyrtare ve theksin te “korrupsioni” Berishes dhe harron masakrat e tij qe klasifikohen dhe krime kunder njerzimit atehere le te mendojme se porseritet rituali i ekspertizes se FBI per 21 janarit me te cilen Usali Berisha fshiu sumen pasi ka deklaruar se kam vrare sipas kanunit…Pra ky sekretari i shtetit amerikan me ato keshilltaret e tij le ta falin Berishen per korrupsion dhe te fillojne proceduren ndaj tij si Killer..
.
Boll Mero me luften me kapsolla aromatike njelloj si Kim apo Sekretari Shtetit Amerikan
.
Boll Mero me luften kanibale ndaj nje komunizmi te vdekur ne 1990-1992 per te cilen qofte ti qofte shteti amerikan duhet te kerkojne falje dhe eshte pikerisht ky fakt qe mban ne kembe Sali Satanain.
.
Keq ardhje per Merot,Kimet dhe ata “stratege” ne administraten amerikane qe merren me Shqiperine qe krahas FBI..krahas NYTime.. tani kane vene dhe Sekretarin e Shtetit nen kembet e Usaliut..
.
Me lind e drejta te pyes:
Pse Amerika zyrtare seriozisht ka frike nga Usaliu i tyre
duke u marre me kilograme korrupsioni te tij
dhe anashkalon me dashje me DASHIN
tonelatat e krimeve te tij
ku dhe aleatet tane kane pjesen kryesore te fajit me veprimet dhe mos veprimet e tyre
.
Ore zoteri !
Pse duhet besuar qorrazi dhe ti shkohet mbrapa qorrazi Amerikes?
A keni pak tru ne koke e ndergjegje kombetare ne shpirt ju apo jo?
Po Amerika duhet te tregoje faktet qe ka kunder Berishes dhe puna mbyllet, fryrja antiamerikane çfryhet menjeher po pati fakte.
Po dhe keshtu, ja fut pordhe Amerika dhe te gjithe duhet ta shijojne aromen e pordheve te saj, sikur nuk shkon.
Shume mire qe me ne fund dhe ne kete vend europian u thye aureola mashtruese e USA dhe me sa shihet ka ikur koha e budallenjve kur presidenti amerikan pritej me banderola, nderkohe qe ne gjithe boten pritet me protesta.
Tirona, mund te jete dhe ashtu. Po kujdes mos shko te pusi se po te meren kembet plako. Merr dhe nja dy qofte dhe vazhdo te mejhania derisa te kthjellohesh. Pastaj nisu per ne shtepi.