Nga Mero Baze
Lulzim Basha po e mbështet fushatën e javës së fundit mbi dy premtime që përveçse janë gënjeshtra, nuk ja ka kërkuar dhe njeri.
E para është ajo se do e fusë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke hequr paralele pa asnjë lidhje me vitin 1991, dhe e dyta që do të bindë ndërkombëtarët se zgjedhjet janë vjedhur.
Të dyja, përveçse janë premtime të gënjeshtërta, janë dhe të panevojshme, pasi vetë PD-ja është disa hapa para tij në këtë pikë.
E para krahasimi me vitin 1991 kur Partia e Punës fitoi zgjedhjet dhe pas një viti u ribënë zgjedhje, është një situatë e ngjashme me vitin 1996, kur PD fitoi zgjedhje me dhunë, dhe pas një vit u përmbys Shqipëria dhe u ribënë zgjedhje.
Shqipëria nuk është në ato kushte për qindra arsye, por mbi të gjitha për një kryearsye. Edhe më 1991 edhe më 1996, trendi dhe fryma e shoqërisë shqiptare ishte për ndryshim, por u frenua më 1991, nga frika e ndryshimit dhe më 1996, nga dhuna e shtetit.
Perëndimi në të dyja rastet ishte me opozitën dhe falë frymës që ekzistonte në vend dhe mbështetjes së perëndimit, kryesisht SHBA, edhe më 1992 dhe më 1997 u ribënë zgjedhje të reja dhe u arrit ndryshimi.
Lulzim Basha nuk ka as frymën, as SHBA as Evropën me vete në këtë histori. Bile i ka shumë kundër të gjithë. Ndaj nuk ja vlen të gënjejë pa shkak.
E dyta që është gënjeshtër edhe më e madhe, është se ky do të bindë Perëndimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do sjellë ndryshimin.
Perëndimi në Shqipëri ka OSBE /ODIHR si institucion që flet për standardin e zgjedhjeve. SHBA, BE, OSBE, Gjermani Itali Francë Greqi etj. janë konsultuar me të dhe kanë uruar kryeministrin në detyrë për fitoren. Biles në mënyrë të pazakontë ai ka marrë urim dhe personalisht nga Sekretari i Shtetit të SHBA.
Këtë urim, e ka marrë mes të tjerash, pikërisht për këtë gënjeshtrën e Lulzim Bashës që nuk pranon humbjen, por thotë se zgjedhjet janë vjedhur.
Kështu që për zgjedhjet, Perëndimi është bindur. E vetmja pikpyetje e Perëndimit me Bashën është çështja Berisha. Shansi që Lulzim Basha të bëhet aleat i tyre, është të distancohet nga Sali Berisha.
Nëse me afrimin me Perëndimin ka parasysh këtë, pra që do të shesë Berishën, kjo ka sens. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet, po me të ardhmen e raporteve të Bashës me Perëndimin.
Nëse ai ka ndërmend të trokasë në ndonjë derë, duhet që jashtë derës të ketë deklaruar që nuk ka punë më me Sali Berishën. Nëse është i gatshëm ta bëjë këtë, edhe mund t’i hapet ndonjë derë, por jo për të afruar apo larguar zgjedhjet, por për të afruar ose izoluar Lulzim Bashën.
Ndaj e shikoj të palogjikshme përpjekjen e tij për të gënjyer pa ja kërkuar njeri. Se 13 Qershori kalon shpejt, dhe një javë është, e pas një jave do t’i duhet të mbajë premtimet . Edhe ashtu, ai ka për tu shpallur kryetar dhe nuk ka arsye të premtojë gënjeshtra që më shumë do t’i hapin telashe. Janë gënjeshtra që nuk ja kërkojnë më as demorkatët.
Ata janë të qartë që zgjedhje ka më 2025, por nuk janë të qartë me kë i fitojnë: me Bashën apo me ndonjë tjetër.
Mero djali, strategjia e Lules është e tipit zbukuroj, po nuk gënjej!?
Ky Nastradin i epokës digitale për mashtrues vetëm veten ka shok!?
Për hir të së vërtetës, ai ka nevojë për ndihmë, pasi gjithçka që ai bën apo thotë, nuk e ka në mënyrë të vullnetshme!?
Ai duhet marë urgjentisht në mbrojtje, para se t’i ndodhi ndonjë aksident!!!!?
Mbas hologramit me emrin Lule , qëndron “Ai” , përbindëshi që tha në mes të Parlamentit:
Ej, jam S.B. unë , eeeeej!!!!?
Lulja nuk ka as fuqi dhe të japi dorheqjen!!!?
PS: Mero djali, pregatit ambulancën, se Lulja nga momenti në moment mund të pësojë atak në zemër!!?.
Ah, se për pak harroba, mos t’i shkojë mendja të dali për gjah dhe mundësisht të shmangi të Elbasanit tunel!!!?
Jo për gjë, po gojët e liga çfarë nuk thonë!?????
Kur lulashi nuk eshte ne gjendje tja mbush mendjen kadillit,agronit,bujarit pa mustaqe etj,si do tja mbushe mendjen,ose me sakte do tja kthej mendjen amerikaneve dhe BE qe zgjedhjet i ka fituar luli.
Ky ose eshte budalla ose hiqet si budalla qe ti mbush mendjen budallenjve qe e ndjekin se ky eshte i zgjuar dhe tja hedhi edhe kesaj radhe.
Lulash do ishte mire te merje valixhet dhe te ikesh.
Ik more budalla dhe shijo jeten ne hollande se nuk je per kete pune,pare ke dhe mer shembullin e fatos nanos,beri cberi,vodhi cvodhi dhe po shijon jeten.
Po te mer me qafe saliu,zheji,bushati,gjekmuti e marku kokfaqorja,zhelali me griden qe te servilosen,por dije se keta do jene te paret qe do te shesin….
Meso qe nga historia e lashte me Brutin,dhe historia e sotme me enverin(gjyshi jot a nuk e di ngjashmerine tende) e me shume politikane te tjere qe i kane ngrene koken njeri tjetrit.
Ik lulash sa nuk eshte vone se nuk ke bythe per kete pune dhe falendero vampirin komunist sali karieristin qe eshte rritur me ndjenjen e karieristit qe kur erdhi nga shpella i uritur dhe pa ndryshimin e jetes qytetit dhe te shpelles dhive.
Akoma su ngopen demokratet me idjotlleqet dhe premtimet e ketij teveqeli?
Edhe sa humbje te tjera shfarosese ju duhet te qe te kuptojne qe jane marre peng nga nje lepurush dhe kunati i tij?!
Ne vend te ndryshojne dhe ofrojne alternativa lidershipin, pranojne te rrijne gatitu dhe tju beje rreshtore edhe me bytheci dhe karagjozi i politikes.
Luli i Berishes dhe Luli i Argites!
Me sa kam lexuar, degjuar dhe pare, me del se Lulzim Basha eshte ende ne pjekje e siper! Kur dhe si do te piqet, kjo nuk dihet! Ajo qe dihet me siguri eshte se ky eshte humbesi me madh ne tranzicionin shqiptar, jo se edhe PD te kete fituar gjithmone! Nga sa di une PD nuk ka fituar as ne mars te vitit 1992 (votat e PS duhej t’kalonin PD, qe te behej ndryshimi), ne vitin 1996, 2009,?jo se jo! I ka vjedhur zgjedhjet me dhune! Po ne vitin 2005, do te thoni ju, a fitoi PD-ja! Ja e verteta: Fatos Nano i beri nje dhurate Sali Berishes – e la Sali Berishen qe te fitonte dhe sipas marreveshjesbme Saliun, ky te behej President! Ndodhi kjo? Jo! Saliu i futi gishtin ne bythe dhe kaq!
Te vime tek humbjet tetevjecare te Lulzim Bashes? Njerezit i bien kot ne qafe! Nuk eshte Luli qe humbet, por Sali Berisha! Edhe kjo nuk eshte plotesisht e vertete: Humbjet e Lulit jane te Argita Berishes, vajzes se Sali Berishes! Luli ishte rekomandimi, i perzgjedhuri i shtrenjtw i Argita Berishes, Saliu ka hedhur vetem firmen, e hodhi ne treg dhe demokratet e blene! Pra, deshtimi ne te vertete shkon per Argita Berishen, i zgjedhuri dhe miku i ngushte shume i saj! Tani ta gezojne, edhe Saliu edhe Argita edhe PD-ja!
E keqja e tij eshte se i eshte mbushur mendja qe ai thote gjithnje te verteten ndaj dhe vazhdon te genjeje!Sa per planin ia ka kurdisur “babai” me ate “ambasadorin digjital duke i ofruar perseri rregjistrime bisedash te tipit Babale,ku per rrjedhoje ai do kerkoje rezimin e qeverise!Ky eshte skenari qe ushqen vetvehten Lulezimja duke menduar se pas ketaj kjo s’kame do te funksionoje!
Mirpo ka harruar qe pas 13 Qershorit ai do kete probleme edhe me te veshtira sepse ne SPAK ka shkuar dosja e “Rruges se Kombit” dhe “21 Janari” ku ose do dale deshimtar (si i penduar)kunder “babit” ose do te lere partine duke lene edhe mandatin e deputetit!
Ky njeri prej parafine nuk e di qe me nje çakmak shkrihet ne vend!Salinjanit do tia ngarkoje perseri kete detyre qe ti lexoje “faktet” qe i ka servirur “babit” ambasadori digjital!
PD nuk ka fituar as edhe një herë sgjedhjet. Po! ajo e ka marë pushtetin por… ajo e di mirë si e ka marë. Ajo kurrë ska për të fituar sgjedhje.
Ore, c’fare zgjedhjesh konteston ky ?!?! Atij ja pranoj Pronari pardje ne emisjon duke thene: “kujtova se do i fitonim zgjedhjet”. Keshtu i tha pronari, c’fare vazhdon kot ky ?!?!
Fitoi zgjedhjet ketu ai Rama i Pare Ali,
fiks 30 vite me pare ne ate te 1991,
por dot nuk e zgjati nga laku i Varferise,
“kemi dhe 6 dite buke” tha Bufi i qeverise.
Ashtu dhe tani ky Rama i Dyte rilindjot,
me lakun e Varferise jo gjate s’e shty dot,
nuk e zgjat dot dhe prap nje Buf do dale,
“kemi dhe 6 dite buke” te thote keto fjale!
Per sa kohe qe PDja te mbaje per kryetar formal Lulin, per aq kohe do te kete kryetar defacto Edvin Ramen.
PDja drejtohet nga Edvin Rama. Edvini nga Guvernatoret.
Berisha peng i krimeve te veta, drejtesise, hasmit, Perendimit.
Luli peng i krimeve te Berishes, i dobesise se tij karakteriale por mbi te gjitha i Guvernatoreve qe luajne gjithe fijet e pushtetit. Ata kane rizgjedhur kryeministrin, ata kane rizgjedhur Lulin mes atij tip korrupsjoni efektiv, qe ju con uje ne mulli. I kane lejuar praktikisht te dyve te perdorin pushtetin e tyre per te mbajtur gjithe se cili postin qe ka. Qellimi?!
Varrosja e Berishes dhe Metes.
Varrosje e berishizmit tribal.
Perfundimi i reformes.
Krijimi i nje klime tjeter politike kompromisi, ku nuk ka me protesta nga partite politike parlamentare, por vetem takime me elektoratin. Identik si ne Perendim, ku asnje parti parlamentare nuk djeg institucjonet me napalm apo behet rrase varri ne qafen e demokracise duke e mbajtur peng, si berishizmit kafsheror per ti shkuar gjithmone marrezia e tij.
Protestat jane per anarkistet, organizatat jo qeveritare, grupimet dhe shoqerine civile.
Lulzim Basha eshte ne pozicjonin e Kadri Hazbiut pas ngordhjes se Mehmetit. Se Zeusin e dime se kush e ben… . Por Luli vetem koqe te perfundoje si Hazbiu nuk ka, keshtu qe e ka shitur “Mehmetin” .
Koha nuk fal askend! As lulashet teveqele! As hajvanet shpellare! Ne fund as Perendite. Por keto kane kohe te vdesin…
Pret luli! shtyn kohen. Pak teater. Pak melodrame. Dy genjeshtra. Deri sa ti shkulin baglen e Vicidolit, qe i eshte qepur si kancer dhe si mut pas kembes se karriges.
Llafe goje kur i thuhet “hiqe, hiqe baglen!”, por eshte mbledhur gjithe bota dhe mezi po e shkul kete lloj kanceri haxhiqamilist te pjeses me te degjeneruar te llumit tone.
Ne fillim i hoqen qeverine, pastaj vulen, pastaj e shporren me dru si gomari nga drejtesia, i hoqen thonjte nga shteti, tani edhe pak se i erdhi rradha vete atij dhe familjes se tij mafjoze.
Eshte tipi i kermes , qe nuk shkulet. po nuk e rrahe si qen. Vetem gjuhen e drurit kupton.
Rahmet Namik Hoti, qe e kushte kuptuar gjysem shekulli para te gjitheve!