Nga Mero Baze
Lobistët e Sali Berishës kanë zgjedhur një strategji jo të keqe për të bërë propagandë, por të dëmshme për Berishën në plan afatgjatë. Ata po bëjnë sikur duan të kuptojnë pse është damkosur klienti i tyre Sali Berisha, dhe në të vetmen derë që nuk trokasin, është dera që ka dosjen.
Lee Michael Zeldin, kongresmeni republikan i Nju Jorkut, i mbështetur nga lobi shqiptar aty, në pyetjet direkte që kishte për sekretarin e Shtetit Antony Blinken, bëri kujdes të bënte retorikë dhe të shmangte të vetmen ofertë të hapur të sekretarit Blinken, që ai mund të vinte të lexonte dosjen e Berishës në Departament të Shtetit.
Por atij nuk i duhet dosja e Berishës. Askujt prej lobistëve dhe avokatëve të Berishës nuk i duhet dosja e tij, që është në Departament të Shtetit.
Dosja është në dispozicion për personat nën betim në SHBA dhe një kongresmen mund ta lexojë atë. Por askush nuk do ta lexojë.
Të gjithë kanë nevojë për një përgjigje publike që është thënë qysh ditën e parë, që për dosjen nuk jepet informacion publik.
Dhe kjo tani ka filluar të përdoret si avantazh, dhe jo si problem, siç është në të vërtetë.
Dhe e gjithë kjo, bëhet që Berisha të kalojë fazën e parë të krizës në marrëdhëniet publike në Shqipëri dhe t’u mbushë mendjen disa trushpëlarëve të vet, se po e zgjidh këtë çështje me avokatë në Francë dhe SHBA.
Por Berisha nuk e ka problemin këto dy muaj. Ajo që i ka ndodhur Berishës është si një lak që sa vjen e ngushtohet me kalimin e kohës.
Në shtator, atij do t’i duhet të marrë vendim të qendrojë jashtë PD-së, apo ta marrë atë peng duke qëndruar në grupin e saj parlamentar.
Deri atëherë, dhe avokati nga Franca do t’i sjellë përgjigje, që gjykata nuk pranon t’ia marrë në shqyrtim kërkesën, dhe lobistët e tij në SHBA do lodhen duke thënë na lexoni publikisht dosjen, ndërkohë që sekretari i Shtetit do t’ua përsërisë se e kanë në dispozicion në zyrë.
Më tej akoma, djalit të tij do t’i duhet të paguajë shumë shtrenjtë artikuj idiotë tek “55”-a e SHBA, për ta përkthyer pastaj tek “Syri”, që shtypi amerikan po mbron Berishën.
Dhe e gjithë kjo do të jetë një dëshmi më shumë se familja e tij përdor para të zeza edhe për t’u mbrojtur nga akuza për para të zeza.
E vërteta është se askush nuk dyshon se çfarë ka dosja e Berishës. Shqiptarët e dinë më mirë se SHBA, se çfarë duhet të ketë në atë dosje, se janë dëshmitarë të saj.
Zyrtarët amerikanë po ashtu e dine, se e kanë mbushur vetë.
Lobistët e Berishës, po ashtu e dine, se si avokatë të këtij klienti, janë interesuar të mësojnë se si mund ta mbrojnë shtrenjtë tanimë këtë klient.
I vetmi problem i tyre është të mos dalë dosja nga Departamenti drejt ndonjë gjykate në Shqipëri.
Deri atëherë, ata do bëjnë sikur pyesin çfarë ka dosja, dhe sa herë t’u thonë “ejani lexojeni”, do bëjnë sikur nuk e dëgjojnë.
Kaq është e gjitha që mund të bëjnë tani për Berishën. Natyrisht duke llogaritur që kjo është një punë që kushton shtrenjtë.
Dhe ketu hyn shteti – shteti i vertete.
Ja kerkon zyrtarisht dosjen dhe e gjykon ate ne menyre shteruese: si per trushpelaret dhe per qytetaret..
Berisha duhet ta çojë Presidentin dhe Sekretarin e shtetit Amerikan tek gjykata e Laçit
se e ka të sigurtë që i dënon ata dhe do i kërkojnë falje në Mondovizione.
Kota mafjozë të korruptuar,akoma nuk e kanë kuptuar belanë që i ka gjetur.
Te veje dhe te lutet bashke me Lirien dhe Jamamber! Kuptohet edhe me femijet dhe niperit! Per te Kisha e Lacit!
Leku si rera per familjen e doktorit
Me duket se Sali Kerma do ta pesoje si Baroni Danglars ke Konti i Monte Kristos,kur u rembye nga Ligj Vampa -,qe ia mori parate e vjedhura duke paguar sa frengu Pulen ,per ushqimin qe i jepnin ne robni..kur ti mbarohen paret e vjedhura apo te vena me pune te Zeza ,do ti marre Hua Like Hajdutit.Ne kete dynja u Lakan Pislleqet !!!!!
Zoti Mero, me duket se ke ngateruar punet. Ketu nuk kemi te bejme fare as me friken e kongresmeneve te Amerikes, per te zbuluar zullumet e ketij kanibali shqiptar dhe as me Ameriken ne pergjithesi.
Ketu kemi te bejne me Shiperine dhe lojen e Sali Berishes, per te zgjatur agonine e tij. Ketu kemi te bejme me idjotesine maloke te Sali Berishes, qe kurre nuk zbrit nga kali. Po te ishte 10 perqint i zgjuar si Fatos Nano, ai do ish terhequr me kohe dhe do gezonte gjene e vjedhur, njelloj si dhe Fatosi. Ai eshte “qaf shajak”, njelloj si dhe Ilir Meta…
E keqja e gjithe kesaj te mire qe po indodh Shqiperise, eshte vetem rrjedha e parave te vjedhura nga Sali Berisha ne Amerike. Kushedi sa do paguaje ky malok per te mos i zbriur kalit. Tere keto para jane ato tonat, qe si pame kurre…temen e semes keta amerikanet. Cdo gje e bejne per para…
Keta plehra si puna e Saliut parate qe na kane vjedhur neve do i shpenzojne ne avokate dhe lobiste.Dosja e Saliut do nje dalike qe te transportohet..Saliu do paguaj shume gjynahe,me pantallonat me shure do endet neper gjykata.Nuk ka pare gje akoma
Bukur!
Kongresmeni Zeldin ka bere publike nje kerkese me shkrim te derguar qe she per te marre info te plote per dosjen, keshtu qe ky shkrim vetem sa deformon realitetin.
Leku sa deti per Berishet….k
Sekretari Shtetit Blinken tha se shpallja ‘non grata’ eshte bere bazuar ne informacione nga OJQ-ve dhe subjekteve anti-korrupsion te qeverise Rama!
Mero Baze qe nuk boton te plote debatin Blinken – Zeldin, botoje ti ate Dosjen e Berishes qe qenka ne DASH.
Kongresmeni Zelden, ben ci kerkon Saliu, qe do paguaje sa frengu pulen…
Edhe Trampi qe ishte Tramp dhe paguante me paret e donatoreve, dha doreheqje nga rruga e gjyqeve.
Zelden do vazhdoje te “kerkoje te drejten e Saliut” deri sa Saliu te shesi breket e maloket per te paguar
Ti Lenci je aq naiv sa mendon se Berisha do e fitoje luften me Ameriken. Kjo ishte loja, do thote ne fund Zeldeni…
Nuk kam thene askund as kush fiton betejen as lojen, kam thene vetem qe Zeldin ka kerkuar me shkrim te kunderten e asaj qe thote ymeri. Mendoj se ajo qe kerkon eshte transparenca dhe per kete askush nuk duhet te jete kunder.
Perpjekjet e Berishes duken te ngjashme me ato te nje prostitute, e cila shkrin gjithe parate qe ka grumbulluar per ti mbushur mendjen njerezise se eshte e virgjer.
Or taj “nje qytetar” mos je gje nga “qyteti” i Vicidolit ti? Hajt te fala Berhumit. Ishalla po e “fiton” gjyqin me Dragoin e Demokracise.
Transparencen do ta beje Prokuroria Shqiptare kur t’i hedhe hekurat te dyshuarit me 38 akuza publike
si kryekriminel, kryehajdut dhe kryetradhtar me emrin Sali Berisha!
E keni pare lakun e litarit me fije lini.
Kur e lagin te shtrengohet pak e nga pak
Duke te mare frymen.Keshtu do funksionoje edhe NonGrata per Saliun.
Gjyqin Berisha e ka të fituar derisa drejtësia të flasë me vendim të formës së prerë. Atëherë mundet Departamenti amerikan, sepse ka hyrë në punët tona të bfendshme.
Ju te interesuarit ne ket qeshtje ta dini se specifikat e vendimit nuk kane per tu dhene. State Departmenti thot se ky njeri nuk eshte I deshiruar dhe nuk i ipet vize per te hyr ne Amerike. Arsyet e vendimit jane sekrete shtetrore dhe nuk publikohen. Ju atje e mendoni vendimin si akuze gjygjsore, nje gje qe nuk eshte.
100% i sakte dhe kandidati per Guvernator i NY qe po ben kujdes te mbledhi votat e trushpelareve me Evi Kokalarin ne krye duke bere sikur nuk e di qe si informacion eshte i klasifikuar dhe akses per te lexuar dosjen ka vetem ai, por qe nuk i intereson sic thoni ju…
Mos u bej merak se ashtu siç ke qene e je ne nje tave ashtu do te lene, nuk ka per ta ngrene njeri hakun.
Ora po afron.
Pyetjet se c’far faktesh ka per Sali Berishen per cdo shqiptar te moshes se ritur jane te teperta.Ne keto 30-t vite bamat e tij jane hapur kunder vendit.Jane te faktuara pergjegjesit per vrasjet e per korupsion,te marre ne mbrojtje nga Ai.Lobimi per te eshte pa efekt.Nuk e dija qe edhe ne Kongresin Amerikan paska persona qe duan te publikojne dosjet pa u gjykuar fajtoret.