Ilir Meta është presidenti më konsensual në botë, si president i shkarkuar

10 Qershor 2021, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shkarkimi i Ilir Metës në Kuvendin e Shqipërisë me 104 vota, do të hyjë në histori jo si akt i kryer për herë të parë për një president të Shqipërisë, por si një akt për të cilin nuk u shqetësua askush. Një vendim i tillë kudo që të ndodhte, shkakton një tërmet politik brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri lajmi u ndoq si një ngjarje e zakonshme, që e prisnin të gjithë.

Por ajo që në këto raste bën diferencën, është reagimi ndërkombëtar. Në këtë rast, ai nuk ekziston. Asnjë kancelari perëndimore apo lindore, asnjë zyrtar ndërkombëtar, asnjë institucion europian apo OJQ, nuk reagoi, për mirë apo për keq. Thuajse nuk kishte ndodhur asgjë.

Vetëm David Philips, një nga “think tank”-ët e njohur amerikanë, që merret me Shqipërinë dhe që ka qenë më afër opozitës së sotme, foli duke bërë thirrje që brezi i vjetër i politikanëve, në të cilin përfshihet dhe Ilir Meta, duhet të hapin rrugën.

Po përse të gjithë bien dakord në heshtje që Ilir Meta duhet të ikë?

Së pari, për sjelljet e tij publike dhe identifikimin me dhunën kundër shtetit. Ai është rasti i parë në historinë e një presidenti shqiptar, që ka frymëzuar dhe ka udhëhequr vetë akte dhune mbi policë të shtetit, ndërkohë që ka bërë thirrje për gjakderdhje në fushatë elektorale, falë të cilave patëm një të vrarë.

Dhe njerëzit nuk janë aq shumë të neveritur nga pasojat e këtyre thirrjeve, se sa nga arroganca me të cilën përpiqej të imponohej për dhunë, si një njeri i pafuqishëm.

Së dyti, ai u identifikua me një qëndrim vulgar anti-amerikan, në pozicionin e presidentit të Republikës, bazuar mbi teori konspiracioni dhe skenarë filmash që vizatojnë SHBA-në si xhandar të botës, që heq e vë presidentë duke i vrarë(në rastin konkret në Malin me Gropa).

Shqiptarët në shumicë kanë qeshur me ato skena, por pasi kanë qeshur, të gjithë kanë rënë dakord se ky njeri nuk është më për atë vend, duke e quajtur këtë minimumin e ndëshkimit që duhet të marrë për ato skena.

E treta, dhe shumë më e rëndësishme, është se më 25 prill partia e Ilir Metës, e identifikuar me të dhe sjelljet e tij, u dërmua duke rënë nga 19 deputetë, në katër deputetë, një shenjë e qartë që populli shqiptar kishte ndëshkuar përpara Parlamentit, Ilir Metën me votë.

Do të mjaftonin këto tre arsye të forta, që secili shqiptar ta shkarkonte Ilir Metën në mendjen e vet nga ajo detyrë. Është kjo arsye, që dje, ndërsa Kuvendi e shkarkoi me një shumicë dërrmuese votash, askush nuk doli ta mbronte. As në Shqipëri, as në Ballkan, as në botë. Është shenjë se të gjithë bien dakord me fatin që i diktoi Kuvendi i Shqipërisë.

Ilir Meta është presidenti më konsensual në botë, si president i shkarkuar. Me këtë gjë kanë rënë dakord të gjithë.

Shkarkimi i tij formal në Gjykatën Kushtetuese, është debat që nuk ka më lidhje me politikën dhe me verdiktin e shoqërisë ndaj tij. Ai është një vendim që tregon sa të lirë dhe sa peng janë tre anëtarët e Gjykatës që ka emëruar Ilir Meta, të gjykojnë si të pavarur prej tij.

Prej Gjykatës Kushtetuese shqiptarët nuk presin të vendoset për fatin e Ilir Metës, por për fatin e gjykatësve që mund të mos jenë të lirë ta gjykojnë drejt atë.

Por kjo nuk e ndihmon Ilir Metën, përkundrazi ja rëndon më shumë mëkatet, pasi do t’i numërohet pas disa muajsh si mëkat edhe “presioni mbi sistemin gjyqësor”, që ju numërua Sali Berishës në arsyetimin e futjes tek “Lista e Zezë” .

12 komente në “Ilir Meta është presidenti më konsensual në botë, si president i shkarkuar”

  1. Vari Liken says:

    U pasqyru edhe ktu ne Prage shkarkimi i “rrobit flori” o tullaci Mero…

    1. FAKTI says:

      Mero, meqense jam i pa pune, tere diten ngela duke lexuar gazeta qe te ruaj memorjen se keshtu me ka thene doktori. Lexova diku se Kristaq Kume ishte shume i shqetesuar per shkarkimin e Ilir Metes dhe fajin ja hidhte opozites qe i la fushe te lire veprimi, sipas tij, ps-se. Filluan te dalin krimbat e shiut, keshtu quhen Lumbrictous terrestis. Dhe çfare ndodh ta kete parasysh Kristaqi dhe krimbat e tjere: meqense eshte qershor, mbas shiut del dielli dhe keta lloj krimbash ngele mbi toke dhe i thane dielli. O te shkretet, zhduken ose veteasgjesohen! Prandaj, Mero i dashur, duhet qe keta krimba ti ruajme nga veteasgjesimi duke u folur vazhdimisht apo sqaruar se Ilir Meta ja ka bere vetes çdo gje ashtu si Sali Berisha, kuptohet qe ne kemi pase pasojat tona nga ata qofte me vdekje e qofte me vuajtje, por tu sqarojme qe tani na ka ardhe radha neve fale edhe mbeshtetjes se Amerikes dhe keta krimba le te futen ne toke te mos i thaje dielli. Kristaq Kume dhe Ristani = Plepa dhe 1997….

  2. kane ndodhur pa tregohen says:

    Nga zelli i madh per ti sherbyer Rames, te paska zene skleroza o Mero.
    Edhe kur Rama yt e zgjodhi Ilir Meten President te Republikes, edhe kur me pare e votoi Kryetar Parlamenti nuk pati kurrfare reagimi as brenda as jashte vendit. Pra heshtje ka patur edhe kur Rama “Parimori” e zgjodhi President ate qe perdori si sebep per 21 janarin 2011. Kaq, sa per te freskuar ca ty kujtesen e topitur nga zelli i sherbimit ndaj Pushtetit.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Raimondi
    .
    Si bythlëpirës
    je nr. 1, në Bot’
    se mutin që ha
    ti e ha, plot!

    Raimond i famshëm
    i kyçit të dorës
    që tërë mutin
    ia hëngre Vlorës!

    P.S.
    Për Nr.2 të Vlorës
    nuk thua asnjë llafe
    nuk të rrëshket
    ajo gjuhë, ngjyrë kafe?
    .
    Një pyetje kam
    o Topja i të Drejtës:
    A është vajza jote
    dashnorja e ilir metës?

  4. Ladi says:

    Mero je sharp.
    Ke bisturi kirurgu.
    I bie shume drejt por po edhe aq holle.
    I bie pragut por qe dera te degjoje mire ama.
    Te lumte pena

    1. shijak says:

      mero eshte NJESHi

  5. Tiku says:

    E sakte! Nje plehre ne koshin e historise!

  6. FAKTI says:

    Mero, i ke bere nje sherbim te madh Shqiperise sado qe je inxhiner gjeollog; si duket me mendje i ke zbuluar te gjitha. Te lumte mendja dhe pena, por dhe per ty kam diçka une, por do ta theme kur te vdese Sali Berisha.

  7. Sokrati says:

    E sakte analiza, e drejtë dhe e qarte si drita!
    Një dordolec president në koshin e pleherave.

  8. lisi says:

    para deres se auditorit ,ku jepej provimi i matamatikes, stundenti qe ishte i fundit ne radhe,pati shkrojtur,me mire fundi me tmerr se sa tmerri pa fund,besoj kjo do e ndjeki ilir meten gjith jeten.

  9. lisi says:

    para deres se auditorit ,ku jepej provimi i matematikes, studenti qe ishte i fundit ne radhe,pati shkrojtur,me mire fundi me tmerr se sa tmerri pa fund,besoj kjo do e ndjeki ilir meten gjith jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje