Berishët kanë të drejt të heshtin!

9 Qershor 2021, 17:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i SHBA Joe Biden, ka zgjeruar objektin e Urdhërit Ekzekutiv të presidentit Bush në vitin 2001 për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar në gjeografinë e këtij urdhri edhe Shqipërinë, për “personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike”.

Kjo është fjalë për fjalë, ajo që thuhet në vendimin e sekretarit të Shtetit Antony Blinken, i cili duke bërë publik emrin e Sali Berishës në “listën e zezë” të SHBA, e ka përshkruar atë si “person i akuzuar për korrupsion dhe si minues i demokracisë”.

Urdhri i presidentit Biden, konsideron kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, personat e përfshirë në  “pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Pra është e qartë se kemi të bëjmë me një ngritje në një shkallë më të lartë të ndëshkimit për Sali Berishën, nga sekretari i Shtetit, tek presidenti i SHBA.

Natyrisht që është një vendim i rëndë për të dhe familjarët e tij. Është një vendim që pason përpjekjet e tyre qesharake dy javore, për ta relativizuar ndëshkimin dhe për ta normalizuar në opinionin publik, përgatitjen e një rezistence politike anti-amerikane në Shqipëri.

Por me sa duket Berishët edhe pas këtij zhvillimi nuk u ndalën. Dhëndri i Sali Berishës, i cili po hetohet për kompleksin e ish- klubit “PartianI”, të privatizuar me firmë të Sali Berishës në një proces të dyshimtë të falsifikimit të origjinës së pronave dhe me një skenar të pastrimit të parave, duke dalë nga procesi i ndërtimit si një milioner, për shkak të favoreve që u kishte bërë partnerëve në biznes në emër të pushtetit të vjehrrit të tij, mund ta kishte shmangur reagimin.

AI doli i pari dhe postoi një reagim ku thotë se Urdhri Ekzekutiv i presidentit Biden është për Hashim Thaçin e Edi Ramën, që kanë dashur të ndajnë Kosovën.

Reagimi i tij pasonte të njëjtën logjikë të televizonit të djalit të Sali Berishës. Pra kishte ndodhur ajo skena e rëndomtë që ndodh në familjen Berisha, kur pas çdo goditje ndaj tij, ai u tregon përrallën e radhës se çfarë ka ndodhur. Dhe pas kësaj, nuk ka më burrë nëne t’i ndalë në broçkullat e tyre.

Në fakt, Berishët janë në ditë të këqija dhe ata diçka duhet të bëjnë për t’u mbrojtur. Në këtë rast, këshilla më e mirë për ta, është ajo skena e rëndomtë që ndodh në filmat e Hollivudit, kur një person i akuzuar arrestohet dhe policët ndërkohë që janë duke i shtrënguar prangat, i thonë atë fjalinë shabllon: “Ti ke të drejt të mos flasësh në këto momente, pasi çdo deklaratë do të përdoret në gjyq”.

Berishët janë fiks në këtë pozitë. E vetmja mbrojtje dinjitoze e tyre, pas gjithë këtyre gjëmave që po u ndodhin, është të përdorin të drejtën e tyre për të heshtur, pasi sa më shumë flasin, aq më shumë shtrëngohet laku dhe provojnë akuzat.

Kështu ndodhi që nga dita kur ata u shpallën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit, deri dje kur hynë në “listën e zezë” të presidentit dhe u paralajmëruan për sanksione.

Më tej Shqipëria mund të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe ky ndëshkim mund të konvertohet edhe aty, dhe pastaj u mbetet të lëvizin nga Lalëzi në Gërdec, dhe të drekojnë vetëm me Ilir Metën, për të cilin sot nuk ka denjuar askush të thotë një fjalë pro tij.

Heshtja ndoshta do t’i ndihmonte më shumë. Do t’i bënte të ndjeheshin paksa viktima në sytë e atyre që i kanë parë si udhëheqës. Kështu, përveçse fajtor, duken dhe budallenj.

18 komente në “Berishët kanë të drejt të heshtin!”

  1. Llazi , shoku i Hajros says:

    Arjan Starova, Mal Berisha, Muc Xhepa, Hajro Cini nuk jane dakort me vendimin e presidentit Biden.
    Tani pritet dhe pozicionimi i Mesila Dodes dhe pastaj le te gjeje vrime ku te futet Ambasdorja Juri Kim se kur ta bejne bene keta eshte problem.

    1. Ilir says:

      Pa harruar lubonjen, bejten Bushatin, artan hoxhe presidentin… Sonila mecon???karavidhet???e tvklanit etj.

    2. Nafija says:

      Muc Xhepa me gjithe atin kane qene spiune te sigurimit dhe i ka perpunu Sokol Oga dhe Sofokli Duka.

  2. Tirona says:

    God Bless ??????

  3. P says:

    Do te heshtin ne momentin kurr tu bllokohen , llogarite dhe pasurite .

  4. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    ndeshkimi nga zoti(qe eshte Amerika) u vonua por nuk u harrua???????

  5. Tetovari2 says:

    Kësaj pune nga vilajeti jonë i thonë:SI TË HASHË
    KAÇA NESËR TË FEROJNË NË BY…..!

  6. Shkodrani says:

    Vetëm Lefteri, Alimadhi, Gjetani X2 e nja dy-tre të tjerë (këtu përfshihet edhe PD) e mbrojtën Floririn! Duhet saktësuar kjo se nesër nuk i dihet.

  7. Poshte S...et! says:

    Turp i math kur nje hajdut ordiner si ky dhendri i Berishes, hiqet patriot.
    Njelloj si Sali Berisha qe realizoi planin e Vuciqit per te sabotuar bisedimet, ky kerkon qe ta shesi prape Kosoven ne syte e atyre qe besojne ne fjalet e spiuneve te serbit.
    Hashimi duke firmosur ne Rrambuje dhe duke bere luften, solli Kosoven e sotme…
    Rama si asnje tjeter politikan shqiptar, i tha Vuciqit ne Beograd qe te njohi Kosoven si shtet…
    Pikerisht per keto arsye, Saliu duke shfrytezuar “gomarllekun” e Haradinit dhe “dhelperine” e Kurtit, shpalli spiune Ramen dhe Thacin…
    Ky dhendur debil i qelbur, mendon se ne nuk dime se kush eshte spiuni dhe kush eshte patrioti. Perpjekja e tij per ta kaluar ndeshkimin e Bajdenit per Saliun dhe Ilirin si sabotues te demokracise, si spiune kunder Shqiperise dhe hajdute ordinere, ne ndeshkim te Thacit dhe Rames qe donin te “coptonin Kosoven” eshte tregues se sa te hidhur dhe te poshter jane spiunet e vertete. Ata deri ne fund kerkojne “lufte civile”….Tashme or dhendur i saliut do shikosh se si ata qe ju vinin nga mbrapa, do ju shkerdhejne nga mbrapa. Te tille miqe keni pasur. Do ju shkerdheje bile edhe Kurt Rrumpalla!

  8. shqip says:

    Vite më parë., në një moment kur Shqipëria ishte afër çeljes se negociatave me BE, kam bërë ekzaktesisisht këtë parashikim, sugjerim. Marrë si shembull Kroacinë, mendoja në atë kohë se, arrestimi i Sali Berishës do ishte çelësi për tu antaresuar në BE. Fakti që ka një atmosferë pozitive në prag të hapjes së këtyre negociatave, lidhet ekzaktesishit me goditjen e kupolës së mafies shqiptare. Mafje kjo që ka ardhur duke u bërë më agresive me lëvizjet e fundit të aleancës perëndimore. Jo se ata nuk i dinin . Jo se atyre nuk u interesonte të godisnin këtë rrjet kriminal në kufijtë e gjenocidit ndaj njerëzimit, konkretisht ndaj shqiptarëve. Por e kishin të pamundur ta bënin këtë vetë, për shkaqe që lidhen me jurispondencen internacionale, që nga ana e saj vetëm ndihmon me efekte kolatral siç është rasti konkret për Berishën dhe berishet e këtij vendi. Në të njëjtën valë aksioni po vazhdon me shkarkimin e Metës. Llumi mediatik në Shqipëri, dhe bishtat në ndonjë vend tjetër , po çfaqin hapur si kurrë më parë, hipokrizinë e një maske të çjerrë e të shpërfytyruar. Pa pandehur “miqtë” e Amerikës dhe hajdutet e orës së Xhorxh Bushit , po dalin një e nga një si antiamerikane të thekur. Kjo është pasqyra e kësaj Mafje të strukturuar në vite. Ku çdo segment, hallkë, ka rolin dhe feten e tij të përfitimit. Sh mirë ata mund të bënin të kundërtën. Të hidhemi në ujë se varka po fut ujë. Pse nuk e bëjnë ? Përgjigjen mund tu a japë av. Ngjela. Sepse këto lloj organizatash kështu funksionojnë. Si menduat ju , se kursantët e plepave ishin një kërkesë emergjente, pasi kishin defiçit në kuadro ? Si menduat ju, që zëvendësimi i oficerëve drejtues të ushtrisë dhe policisë u bë për arsye ideologjike ? Po kush është ai naiv që i ha këto përralla ? Ideatorët kishin si synim një sistem hermetik mbrojtës. Dhe kjo është arsya pse amarikanet apo perëndimi në përgjithësi nuk çanin dot në këtë aspekt. Kanë mbajtur me ndërgjegje raporte ekonomike, financiare dhe diplomatike, edhe pse në sytë e shqiptarit dhe të botës në tërësi Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një laborator i madh i krimit . Një gjë mendoj se ka ndodhur në një të kohë jo shumë të largët. Intuita më thotë se : në kohën kur Rama përgatitej të merrte pushtetin , praktikisht janë dhënë ca garanci , nga ky që sot është km i Shqipërisë, si dhe nga ndonjë zyrë atje ne SHBA . E di, mund të duket banale , por shprehja ” Prisni se nuk keni parë gjë akoma” , nuk e di pse koiçidon me rrethanat e sotme. Një gjë është e sigurte. Kushdo që mendon se ky vend do behet një ditë, por pa dënuar Berishën dhe sistemin e tij kriminal, vetëm sa ushqen iluzione të kota. Në Europe nuk të fut kush nëse nuk dalin para drejtësisë autorët e masakrës në bulevard. Ngjarje e parë live nga ambasadat këtu në Tiranë, dhe e ripare nga gjithë politika e Brukselit dhe SHBA-ve. Ka ndonjë që mendon, se ata njerëz mund ta kalojnë kaq thjeshtë një krim shtetëror nga qeveria me të cilin ata kanë marrëdhënie ? Vetëm Qimit dhe Fevziut mund ti shkoje ne mendje kjo marrëzi. Nejse, më mirë kështu. Më mirë që një pjesë e shqipfolesve po shfaqen ashtu siç janë. Dum babiste e antagoniste me parimet e standardet perëndimore. Mjafton kaq. Të paktën nuk do ishim kaq irrealë, 99,99% janë pro Amerikës. Sikur shifrat që jepte fronti demokratik për votime. Këta sulmojnë Hashim Thaçin, Edi Ramen , pse jo edhe nënë Terezën, madje edhe Skënderbeun. Në Kosovë , Shqipëri dhe pjesë të tjera media u jep hapësirë ca elementëve që e kanë të shkruar në ballë antiamerikanizmin. Tani kur më thonë që : jo po Kurti është nacionalist, jo po Meta është sovranist, jo po Saliu demaskoi tregtinë e territoreve , jo po Osmani është njeriu i duhur, e të tjera sofizma të ligjëruara shqip, nuk ka si të mos kuptosh qe është saktësisht e kundërta. Si na u lidhen këto aleanca kaq shpejtë? Çfarë kishin pritur këta të bënin këtë “fejesë” më parë ? Pse pikërisht pas rrotacionit të administratës amerikane, këta i shtuan puthjet e shtrëngimet e duarve ? Po pse jo me ndonjë eksponentë të spektrit politik të pozitës, nuk po them me Ramen se e kanë alergji. Alergji sepse u prishi punë kur tha në Beograd :” Kosova është shtet dhe ju duhet ta njihni”. I pari dhe i fundit shqiptar që e ka thënë këtë në mes të Beogradit. Po nuk më lë memoria. Më shumë e sulmuan dhe u indinjuan në Prishtinë dhe Tiranë, se sa në Serbi. Tani duhet të kesh nerva të forta të dëgjosh të kundërtën e këtyre fakteve. Njëri sakrifikon duke vënë në rrezik jetën dhe rininë e tij për qëllimin e madh, çlirimin e Kosovës. Flas për Hashim Thaçin. Tjetri investon të gjithë kapacitetin e tij individual, dhe atë që i jep pozita, pushteti, për të afruar sa të mundet një zgjidhje në favor të kësaj kauze 1 shekullore, flas për Ramen. Por jo. Të del Ilir Meta dhe të bën shqiponjën vend e vend e rast pa rast. Dhe të thotë : unë jam vetë zoti, unë kam popullin . Kuptohet, ate virtual në mendjen e tij . Të gjithë këta , një ushtri pa ushtarë , po i kundërvihen politikës amerikane. A thua se ambasadori amerikan I ka dorëzuar aktin e pushtimit .

  9. Ajet says:

    Tha njeri pe korce : Lere qe Zoti beri ferrin, po atje futi dhe verxevulin( Meron) qe nuk i le rehat as ne ferr…..haha

  10. Artur says:

    Te gjithe editorialet e Meros i lexoj me nje shoejtesi sketerre vetem e vetem qe te arrij tek 6 fjalite e fundit ku sarkazma, ironia, tallja……arrin maksimumkn ne menyre brilante. Bravo, i papare, mjeshter!!!

  11. Lalzi says:

    Ballisti Alimadhi dhe ballisti demokrat Roshi votuan kunde shkarkimit te presidentit Meta qe pretendon se eshte me luften nacional clirimtare. Pra na del se ballistat u bashkuan me nacionalclirimtaren.

  12. pyetje nga publiku says:

    Meqe ti Mero Bazja paske listat e “Berisheve” – Te ato “Berishet” qe duhet te heshtin bejne gje pjese Saimir Tahiri Ministri i Suksesshem i preherit te Habilajve dhe Lil Beqja qe me 4 Koncesionet shkaterrimtare ne Shendetesi kapi shifren e gjysem Miliard Euro ?

  13. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Gojet e liga flasin per ca ‘non grata’ tjera aty te stani Rilindjes or ti Mero, ndaj beje gadi qe sot avokatine per ta se do te duhet per tu bere plotesisht karagjoz.

  14. K says:

    Berisha dhe Meta kane lidhje me njeri tjetrin dhe do te akuzohen per kete! Ndersa keta te dy nuk kane lidhje me Saimir Tahirin! Te perpiqesh te krahasosh keta eshte mungese intelekti ose nje budalla!

    1. socialisti says:

      Ti “K” qenke vertet “ar” nga trute ! Saimir Tahiri Ministri me i suksesshem i Kanabizimit ishte diten te tryeza qeverise Rama e naten te krevati i Habilajve! Dhe u denua me – ore pune ne komunitet – per kete kontribut te madh sa te Rama sa te Habilajt. Te fala Saje qorrit

      1. I tille je , sa here qe hap gojen says:

        Ore karabushi i SHQUP – it , qe shkruan here @socialisti e here @socialisti i penduar , pse shmangesh nga kjo qe flitet ketu dhe nuk shfaq asnje mendim (ne se ke mend) per kermen serbe te Vicidolit ? Si llumi i ketij vendi , ju nuk kini as fyytyre , as tru e as deshire per te debatuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje