Diferenca me të shkuarën në takimin Blinken-Rama

13 Qershor 2021, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mënyra se si Edi Rama ka menaxhuar një nga vendimet më të rëndësishme të SHBA kundër politikanit më dominues të tranzicionit shqiptar Sali Berisha, vlen të kuptohet përse ai është politikani i ndryshimit në raport me politikën e së shkuarës në Shqipëri.

Ai ka shmangur komentet personale rreth këtij akti, dhe nuk ka mbivendosur asnjëherë qëndrimet e tij politike me vendimin e SHBA, për ta amplifikuar atë për nevoja politike.

Duke e lënë fushën të zbrazët, dhe duke e lënë Sali Berishën dhe të vetët në vetminë e tyre ai në të vërtetë, e ka bërë më të dukshme, më dramatike, më vajtuese, biles dhe më poshtëruese gjendjen e Sali Berishës.

Ai u ka lënë kohë dhe mundësi shqiptareve të shikojnë përpëlitjet e Sali Berishës mbi trukun me gjyqin në Paris, mburrjen se do ta mbrojë dinjitetin e tij përballë SHBA, dhe sidomos përpjekjen e tij, për ta bërë normale betejën antiamerikane në politikën shqiptare, duke premtuar rikthimin në krye të PD.

E njëjta sjellje është dhe ndaj Ilir Metës. Ai mblodhi Kuvendin dhe votoi shkarkimin e tij për shkak të sjelljeve turpëruese të presidentit në emër të shtetit shqiptar, por po ashtu, nuk është përpjekur në asnjë moment të përdorë mosdurimin e hapur, që Uashingtoni ka për qëndrimin e tij ende në zyrën e presidentit. Kjo u pa qartë në ditën e shkarkimit, kur askush nga Perëndimi nuk i doli zot Presidentit, ndërkohë që  një nga përfaqësuesit e “think- tank” eve të njohur amerikane, që kanë qenë afër opozitës, i cili ishte javën që shkoi në Tiranë, refuzoi dhe dekoratën “Urdhër i Skënderbeut” që Ilir Meta i ofroi.

Mendoni për një moment sikur Sali Berisha të ishte kryeministër i Shqipërisë, dhe kundërshtari i tij politik, ta zëmë Fatos Nano, apo Edi Rama, do të ishte futur në Listën e Zezë të SHBA me atë përmbajtje që ka hyrë tashmë familjarisht Sali Berisha, si minus i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe përfitues i pasurive të paligjshme duke përdorur pushtetin.

Prej atij momenti deri më tani, ne do të kishim në skenë vetëm Sali Berishën duke denigruar kundërshtuarin dhe duke dalë e përpjekur të përdorë vendimin e SHBA si projekt të tij politik. Ilir Meta po ashtu.

Mendojeni pak, që pas gjithë kësaj furtune ndaj një kundërshtari, ata të kishin mundësi të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, në një takim zyrtar dhe të mos flisnin fare për atë që kishte ndodhur.

Sot kjo ka ndodhur në takimin Rama- Blinken. Ata janë takuar zyrtarisht pas gjithë kësaj furtune dhe asnjë palë, nuk e ka zënë fare në gojë atë që ka ndodhur me Sali Berishën. Janë sjellë si me një copë pleh, që e kanë hedhur në kosh dhe që nuk kanë punë më me të.

Do të mjaftonte kaq për të kuptuar , se Edi Rama nuk çmohet aq shumë se po udhëheq një qeverisje të mirë, apo pa probleme, por se po udhëheq një politikë që po e ndan vendin nga një e shkuar primitive.

Dhe për këtë ka plot merita vetë ai. Por kundërshtarët edhe më shumë.

 

25 komente në “Diferenca me të shkuarën në takimin Blinken-Rama”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Fjale me vend Mero. Jane antipode me njeri tjetrin. Edi eshte Dita ndersa Saliu Nata. Edi eshte e Ardhmja ndersa Saliu Mesjeta.

    1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


      Po ç’diferencë thu o Mero
      Ed Tironci me Shpellarin?
      Osht njilloj si t’krahasojsh
      nji Veshgjatë me Ferrari!
      .
      I gjymës shekulli n’Tironë
      nuk u bo dot qytetar
      ne kur t’hik nga kjo Dynja
      ka me hik si kryshpellar!
      .
      Se ky mir qi osht shpellar
      ne ka pri me ligje cubash
      po un vej bast si pid.ar
      se si fis osht nji fis kurvash.
      .
      Kollovari i Shallvareve
      qi e ma veten për burrë
      qi kur zdrypi pri Çepani
      nuk ka nrru asnji lëkurë!
      .
      Ç’a t’thujsh mo për kta legena
      t’a nysh gojën me kta laskara
      si një tufë me pulastrena
      Amerika i ka vu përpara!

  2. Asd says:

    Rama duhet te vleresohet per punen dhe jo si qendron para pasqyres. Vetem pak jave perpara kemi qene te gjithe prezent se si shaheshin e qelloheshin me cte mundnin njeri tjetrin. Shpresojme qe Berisha e Meta te dalin para drejtesise, por edhe Rama eshte dhe duhet te jete ne mikroskop. Ndoshta pas qendrimit te “heshtur parimor” qendron frika ose dyshimi se deri ku mund te shtyhen amerikanet me kerkimin e fajtoreve te korrupsionit, te atyre qe kane pasuruar veten dhe aleatet politike. A thua qe vetem Berisha e Meta e shkaterruan Shqiperine apo ka edhe pesha te tjera te renda?

  3. Taulant says:

    Me fjale te bukura vazhdohet Shqiperia shpopullohet .
    200 mije leke rroga mesatare ne 2013 e la Berisha.
    200 mije leke rroga mesatare ne 2017 e la Rama.
    200 mije leke rroga mesatare ne 2021 e la Rama.
    200 mije leke rroga mesatare ne 2025 do e ler Rama.
    Por pensionistet Shqiptar (qe kane mbetur ne Shqiperi) e meritojn Ramen e do vdesin prej ilaceve te skaduara qe ju jep Rama.
    Eshte denim per ata pensionist qe ndertuan sistemin me te dhunshem komunist ne bote.

    1. Gjakpires te ndyre says:

      Keni fol shume drejt zoteri .. Ju pergezoj sinqerisht!!!

      1. Cane says:

        Do humbisni përsëri sepse akoma nuk po kuptoni aresyen përse humbisni.
        Turp nga vetja kur të vijë një ditë që tu hapen sytë nga mjegulla e aresyes.

        1. Taulant says:

          Nuk kemi cfare te humbasim sepse per pak vjet edhe pensionistet qe kane mbeur ne Shqiperi do kene vdekur me ilacet e skaduara te Beqajt&Rames.
          Te rinjt qe kane mbetur 200-300 mije largohen brenda 2 vjetesh.
          E meritojn nje fund te tille sepse ndertuan komunizmin me te dhunshem ne bote.

          1. Shqupisti lesh-e_dhise says:

            Kur jeni ne pushtet as qe ju rruhet per pensinistet apo njerezit e thjeshte qe udheheqesi yt I” lavdishem ” Sali I vrau dhe I vodhi sa mundi me skemat piramidale dhe me sniper.
            Sapo rate nga fiku e bete social, te gjelbert, plenaxhi te poster…..
            Ju jeni kerma e ketij vending…

    2. Rezi says:

      Taulant shpellari:A e ke ndi fjalen qe Shqypnia ashte 50 vite mbrapa vendeve te tjena Europiane dhe 100 vite anash apo jo!E keto vite i dedikohen prijsit tuej lexhendr poliagjentit Brishe,qi mendoi se fabrika qi e prodhoi per hesap te vet do tia falte gjithçka i ka ba ketiv vendi e populli!Ai shpellari gjakatar harroi shume shpejt praardhesin e tij Osama Bin Ladenin qi ùendoi se triumfoi ndaj fabrikes dhe ma e bukuna si dhe shpellari Sali desh edhe te perballej me te e siç e di u muar pako postale brenda nji nate nga forcat speciale e nuk ashte ndonje çudi qi nje dite te takohen se bashku ose ne “Guantanamo” ose pertej kesaj bote e te bisedojne per ndonje plan te ri!
      Ti si pjelle e kelysh i keti sistemi mendon se Rama e ka te lehte te rikuperoje gjithe kete traum shoqerore Shqipetare ku dy mandate iu deshten me zerue 100 vjeteshin anash e ete mandat do filoj te rikuperoje ate 50 vite mbrapa vendeve te tjere!
      Ti ore kelysh shpellari mendon se nuk do te vije dita te rishikohen edhe te gjithe “azilet politike “te marra padrejtesisht ndaj pergatitu per mbrojtje te forte sidomos ju vemjet qe keni bere teror neper rruget e kryeqytetit si afije Berishjane!Ndaj prit se nuk ke pa gje akoma or shpellari Taulant!Ky mandat eshte edhe per Ju nemos ju zhdukte vete “bajlozi Berishe” per te mos patur deshmimtare ne gjyqin e tij ku ka zera se mund te behet tek sheshi Skenderbej.
      Hajde se do te ta rezervojme nje ftese dhe mbase er te rruajtur menderen tende ndoshta edhe mund te deshmosh si i penduar!

    3. FAKTI says:

      O taulant, se ke kohe qe çane derrasa ti: tani qe u rivendos Lulezimi, emroje kryeminister ti ose Iliri dhe mbaroi puna.

  4. ABS says:

    More pyte edhe vehten se ku do ishe sot po të shpallej familja Rama familje dhe çfarë terrori do të jetonte vendi

  5. E përfoli Noriegen pëfundoi si Noriega says:

    Kush qesh e mveshë ka përqeshur tjerët me emrin e Noriegës kurse ishte ky Noriega vetë dhe kështu Sali çobani e kishte kuptu politiken ndërkombëtare me propagandë servili

  6. Arben says:

    Sic thote populli ” mund te rrish shtrembur por fol drejt” .
    Edi Rama nuk eshte” magjistar” qe te jete ne gjendje te plotesoje deshirat e te gjitheve.
    Por jam i bindur se ai ” eshte ne nje proces te pa nderprere vete reformimi”
    Se di ta vleresoje realitetin dhe te mesoje cdo dite si ti zgjidhi problemet me mire.

    Disa lidere te opozites kane krijuar ne mendjen e tyre “nje mekanizem” qe shume gjera i shpjegojne dhe
    i interpretojne ne funksjon te “interesit te tyre ne nje moment te caktuar” dhe publiku e kupton se ato
    nuk jane konsekuente per interesin e Shqiperise.

    Por shumica e popullates e ka pare se si veproi nje lider “magjistar” qe thote se i takon krahut te djathte por eshte me i majte
    se ato qe ai i akuzon si te tille. Premtimet qe “Ai” i beri popullit Shqipetar tre vjet me pare mund te realizoheshin vetem ne se
    do te kishte ne banken e Shqiperise te pakten $100,000,000.00

    Shtrohet pyetja:

    A mendonte se do i gjente keto shuma prallore, apo ishte nje ender qe e besonte, per te mos thene se po
    i mashtronte njerezit ne menyre te ndergjegjeshme? A kishte mbeshtetjen e partise se tij? Cfare qendrimi mbajti PD
    kur degjonte kengen e bilbilit?

    Pra ai dhe individe te tjere me” botkuptime” te tilla duhet ta vene interesin e Shqiperise mbi interesin e Partise
    apo grupit drejtuse te saje. Un besoj se ato do jene shendoshe e mire po te kontribojne ne te miren e Shqiperise.
    Populli do thote bravo i qofte. Ato jane njerez te lire e inteligjente “qe besoj dhe keshtu duhet te jete”
    Nga kush tremben ato?

    Por ne qofte se jane te trembur “nga nje hakmarrje kolektive nga mbreterit e rugeve, qe mund te duan te ringjallin luften e klasave
    ne nje forme te re”, duhet ti thuahet se kjo eshte thjesht nje imagjinate e semure.

  7. heldi says:

    mbasi lexova kete shenim te meros, pata nje vizion te vogel mbi pozicionet qe parapelqen edi kur i fut karin ketij servili. nese te gjithe neve na takon te shajme sali berishen dhe hordhine e tij, eshte fiks ymeri nje nga ata qe i mbanin shurren saliut deri ne diten qe ju cenuan interesat per nje tender qe doktori kryeminister nuk ja dha…

  8. Blendi Fevziu says:

    Poshte Partia Socialiste Komuniste Internacionaliste Proletariste Neoliberaliste Leniniste Marksiste Engeliste Trockiste Fideliste Putiniste Edveriste (PS) – Liri Populli.

    1. Gjakpires te ndyre says:

      Dakort mor zoteri, por si posht, nderkoh kurr qendron ne krye!!!! Me respekt!!!

  9. S- New York says:

    Z.MERO!
    BERISHA hapi gjyq me sek.shtetit Amerikan z.Blinken,vetem per ceshtje “Dinjiteti”.
    Po mire more burr si nuk doli nje gazetar ti thote Berishes, se vetem dinjitet ky nuk ka.Ska lene grua apo deputete te PS.pa marr neper goje me fjale me ndyra ,deri atje tek mamane e vdekur te Rames.
    Apo ofendon Presidentin Topi, apo kryeprokuroren Rama “Horr dhe Lavire bulevardi”
    Shkon neper TV.dhe flet tjeter gje nga c’far e ukuzon
    DEP.SHBA.
    Tani kerkon te marr drejtimin e PD-se vetem te mbroj pasurit qe ka dhe ti shpetoj BURGUT.

  10. Qeverite krahasohen ne Ekonomi says:

    Rama politikan i ndryshimit i emancipimit i reformimit
    8 vjet ne pushtet Rama nuk ka arritur te beje nje rritje pagash per punonjesit Buxhetore!
    Punonjesit buxhetore kane 8 vjet (sa ka Rama ne qeveri) qe nuk shohin Shperblim te fund-vitit a Page te 13-te me sy!
    Ka bere vetem nje rritje pensionesh sa nje pakete cigaresh.
    Asnje rritje per ato qe marrin perkrahje sociale (shtresat ne nevoje qe pretendon se perfaqeson kjo PS-ja)
    Qesharake dhe e turpshme ishte e ashtequajtura ‘Rritje pagash ne Shendetesi” qe rezultoi vetem per Mjeke e infermiere kurse Sanitare, Shofere ambulancash, oksigjeniste, punonjes sektorit prapavijes qe ishin ne balle te Covid19, ZERO Leke shtese page prej 8 vjetesh!

    Qeverite krahasohen ne Ekonimi, aty ku qeveria Rama ka deshmuar prej 8 vjetesh se eshte qeverisja me e deshtuar qe nga qeveria Carcani.

    1. Taulant says:

      Misioni i Rames eshte shpopullimi i Shqiperis .
      Eshte vegel ne duart e Vucicit e te Grekerve.
      Habitem me Kosovaret qe enderrojn bashkimin me Shqiperin.
      Aq me keq vijn plazheve tona te qelbura.
      Ka njerez me te ndyre sesa pronaret ne Shqiperi.

      1. Lani says:

        Kush jane te keqijte zoteri?! Rama apo pronatet e plazheve apo fe gjithë?!?

      2. Veladini says:

        Ku e gjen gjith këtë “mençuri” prej filozofi, ti mor Taluant??? .. Po pse po te ishte shpellari gjakatr dhe Lul ylberi, nuk do ikin njerezit??? A nuk iken edhe gjat viteve 2005-2013??? Cilin do te gënjesh ti mor zorraxhi province??? Ne kohen 2005/2013, rroga miminale ishte 18.000 e mezi shkoi 22.000 Lek, ndersa mbas 2013, zgjedhjeve, u be me ligj 26.000 Lek dhe tani eshte 30.000 lek te reja, me Ligj dhe PS po percakton strategjite per ta bere 35.000 e mbase edhe 40.000 lek.. A po gënjej unë??? … Shko e dili Ed Rames edhe jepi at mendt e tua prej Nobelisti ne ekonomi…

  11. Taulani2 says:

    Takimi Blinken-Rama, per mendimin tim nuk behet per te shkuaren, por per te arthmen. Ne kete kuader, Sali Berisha dhe Ilir Meta jane e shkuara.
    E arthmja eshte modernizimi i Shqiperise dhe normalizimi i Kosoves.
    Ne kauder te moderinizimit te Shqiperise ajo qe vlen te theksohet eshte vendosmeria e Amerikes per te luftuar deri ne fund korrupsionin, pamvaresisht nga ngjyrat dhe nuancat e kameleoneve tane…
    Ne kuader te normalizimit te Kosoves, vlen te theksohet vec korrupsionit edhe politika (jo) kombetare qe ndiqet nga pala kosovare. Takimi i Blinken me Ramen, u realizua ne prag te takimit Vuciq-Kurti. Ky takim eshte nje paralajmerim per Kurtin se ai nuk mund te vazhdoje me percarjen kombetare. Ai nuk mund te vazhdoje me politiken anti amerikane. Ai nuk mund te vazhdoje me acarimet e panevojshme me Serbine. Ai duhet te perqendrohet ne politiken amerikano-evropiane, per “njohje reciproke” dhe te ndertoje nje platforme ne kete drejtim. Sabotimi i kesaj politike do te konsiderohet nga Amerika si sabotim i “demokracise” ne Kosove dhe Kurtin e pret i njejti fat si sali Berishen me shoke, po qe se do vazhdoje “me koken e tij” te hedhe gurre “patriotike” ne rrotat e politikes amerikane. Amerikanet kete do e konsiderojne jo vetem anti-amerikane, kete politike “orgjinale” te Kurtit, por edhe pro serbo-ruse sepse ndihmon ata ne strategjine qe problem i Kosoves te mbetet nje problem i “ngrire”. Kjo nuk perkon me interest amerikane…
    Ky takim eshte nje paralajmerim jo vetem per politikanet e kurruptuar, por edhe per spiunet qe punojne kunder Shqiperise dhe Kosoves. Ky takim eshte tregues i qarte se Amerika po del hapur ne politiken e saj “ose me ne ose kunder nesh”. Ose me interest amerikano-shqiptare, ose kunder tyre. Rruge te kamufluar nuk mund te kete me.
    Kjo eshte shprehje e politikes se Bajdenit qe eshte shume me i hapur se Trampi ne mbrojtje te interesave amerikane qe perkojne me interest tona. Ajo qe ben te vendosur Bajdenin eshte mencuria e popullit tone qe sheh qarte se interest tona perputhen. Perpjekjet e Sali Berishes apo Kurtit nga Kosova per te lekundur aleancen midis popullit tone dhe Amerikes, do behen shkrumb e hi!

  12. punetoret e rilindjes says:

    Per sa degjojme e lexojme ketu te gazeta Meros, themi – Lume si ne!
    Per sa shohim e jetojme fukarallekun Mullar kudo, themi – Mjere ne!

  13. Realpolitika says:

    BRAVO, Z. MERO @
    ANALIZE BRILANTE.
    ÇDO KOMENT ESHTE I TEPERT, JA PRISH BUKURINE SHKRIMIT.

  14. Kujtimi says:

    Zoran Zaev deklaron largimin nga politika pas 2 vitesh –
    “Ne Ballkan asnje kryeminister me shume se 2 mandate, ndryshe kthehet ne Autokrat “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje