Nga Mero Baze
Nga gjithë rezervat që u përpoq të shfaqte për zgjedhjet e 25 prillit opozita, e vetmja ankesë që ju pranua dhe nga qeveria, dhe nga ndërkombëtarët, ishin patronazhistët e Partisë Socialiste.
Edhe pse ata në të vërtetë ishin në shumicë të paqartë dhe të paaftë për atë që kishin marrë përsipër, sistemi i tyre i kontrollit mbi elektoratin, ishte një shpikje efikase elektorale e Partisë Socialiste.
Edi Rama jo vetëm që e pranoi shqetësimin e opozitës, por u lavdërua me ata, duke premtuar se do ta përsosë punën e tyre.
Opozita u ankua se ata kanë survejuar publikun, kanë keqpërdorur të dhënat personale të qyetarve etj. Edhe raporti i OSBE/ODIHR shprehu rezerva të moderuara për fenomenin, ndërsa disa media ndërkombëtare e konsideruan problem.
Por është një problem që socialistet ia kanë krijuar kundërshtarit, për luftë politike.
Ajo që po ndodh tani në Partinë Demokratike, është një imitim i shëmtuar dhe i pagëlltitshëm prej anëtarësisë së saj, tashmë nga Lulzim Basha.
Në daljen e fundit publike, kryepatronazhisti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, i cili është anëtar i vetëm komisioni në zgjedhjet e së dielës që që do të shpallë fitoren e Lulzim Bashës, ka thënë disa gjëra të rënda, që çdo njeri që i dëgjon, nuk do të guxonte të hynte në një proces zgjedhor.
Thelbi i asaj që thotë kryepatronazhisti Jemin Gjana, është se lista e votuesve të PD, është në dorë të tij, dhe ai e ka vendosur se kë të heqë nga lista e kë të vendosë, apo kë të mos pranojë për anëtar komisioni, bazuar mbi vëzhgimet e tij, se çfarë qëndrimesh moralo- politike ka ky person.
Ai pranoi se ka refuzuar të jenë anëtarë komisionesh njerëz që kanë bërë “like” në Facebook apo rrjete të tjera sociale, për kundërshtarë të PD-së, apo që kanë sulmuar kryetarin Lulzim Basha.
Pra Jemini pranon që PD ka adaptuar fenomenin aq të sulmuar prej saj të patronazhistëve, por këtë nuk e ka bërë me vendim politik, apo si një projekt i PD, por bazuar mbi gjykime se kush e do e kush nuk e do Lulzim Bashën.
Në bazë të këtyre vëzhgimeve që Gjana ka bërë në internet, ai ka marrë vendime politike, se kush ka të drejtë të votojë të dielën më 13 qershor dhe kush nuk ka të drejtë as të votojë dhe as të përfaqësojë rivalët e Bashës në komisione.
Krahasuar me sistemin e patronazhimit të Partisë Socialiste, që është një mjet elektoral ndaj kundërshtarit, kjo që po aplikon Lulzim Basha brenda PD-së, është një strukturë fashiste, pasi në bazë të konkluzioneve të Jeminit nga lundrimet e tij në rrjete sociale (nuk di a ka Tik Tok, Jemini), njerëzve u hiqet e drejta e votës apo e përfaqësimit.
Sistemi i patronazhimit i socialistëve nuk i heq askujt të drejtën e votes, apo të përfaqësimit. Ai vetëm bën një sondazh të përafërt kush është pro PS dhe kush kundër, apo i lëkundur, dhe mbi atë ndërton taktikat e veta.
Sistemi patronazhist i Lulzim Bashës është ekzekutiv. Ai të nxjerr nga lista e PD apo nga komisionet e votimit në PD. Pra është një sistem që të ndëshkon për bindjet e tua politike, si nje polici mendimi.
Nëse PS do ta kishte bërë këtë, të gjithë kishim të drejtë ta quanim rikthim të Sigurimit të Shtetit, apo të nazizmit në jetën politike.
Tani këtë e ka bërë Lulzim Basha, dhe e ka bërë ta aplikojë më 13 qershor, kur shpreson të marrë sërish mandatin që të mundë herën e katërt Edi Ramën, me pretendimin se herën e tretë e mundi Rama, se kishte patronazhistë.
Dhe si për ta larë nga çdo mëkat Edi Ramën, ai ka caktuar Jeminin e vogël, si kryepatronazhist të madh, duke i lënë të drejtë jo vetëm të identifikojë “armikun” e brendshëm, por dhe ta asgjesojë atë.
Në kohë të komunizmit kjo ishte masë ekstreme, pasi quhej “heqje e triskës së frontit”, si person me biografi të keqe. Tani quhesh viktime e Jeminit.
Dhe media jote mero djali kete pune ka bere…ke mbledhur informacion ketu nga komentet e ia ke derguar kryepatronazhistit Rama-Nano-Doshi. Dhe ata pastaj kane “marre masat e duhura “! Per te pistet dy leke,shitet nder e shitet breke!!!!! Tek Pd u bekan ca zgjedhje,ca votokan,Ps nuk ben zgjedhje fare por ty nuk ta mban,nuk te intereson te meresh me partine tende te zemres,PS….
Po komentet e mia kush grup patronazhistesh i bllokon
Grupi jemin evgjitit apo grupi spiunave me lek i gazetes TEMA
Brez fuksash jeni te gjithe
PeDe-ja s’ka qene kurre parti, por nje organizate kriminale. Te gjithe ne litar!
Kjo eshte e keqja e Shqiptareve! Jane te gjithe provinciale nga trute! Nuk u civilizuam kurre! Edhe Saliu qe erdhi nga Vicidoli kurre nuk mesoi te haje me pirun,luge,thike! Me cap,me te ngjyer! Provincializmi eshte shkaku kryesor qe jemi prapa me te gjithe treguesit! Zgjedhjet ne PD po tregojne se ku jemi dhe kerkojme te hyme ne BE! Dhe me provinciale jane berishianet edhe Gjana qe eshte kryetar i zgjedhjeve eshte provincial i shkalles me te larte,njelloj si Saliu! Ne sofer ka ngrene dhe me nje kercu druri tek koka ne vend te jastekut! Pyeteni gruan e Gjanes!
O Mero..i madh je me kete vezhgim dhe llogjike. Eshte shume e vertete ajo qe shkruan. Kjo Pd ka mungese te intelektit normal, ose me e mundeshme qe jane “halabake” dhe nuk duan te dine per rregulla demokratike. Ai Lul Basha qe duket naive ne berje politike per te fituar, ne krahun tjeter eshte genjeshtar, i pa bese, hajdut, hipokrit e gjithe te zezat edhe brenda llojit.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.., keshtu eshte katandisur PD
Ne Amerike , sistemi i patronazhit te votimit eshte permanent . Patrozhanistet , pas c’do pale zgjedhje , fillojne korespodencen me votusit ne patronazh . Dergojne informim , per zgjedhjet e tjere . Jepet jetshkrimi i kandidatit , te Partise e informanocine te tjera te kesaj natyre . Korespodenca kryet me email , ose me poste . Mos u mundoni kot . Ky sistem patronazhi ekziston me dekada ne Amerike . Zgalem
Sh.mirë i ke thënë o Mero,Jemini i VOGËL!
I VOGLI ka qënë pseudonimi i Jeminit si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit,pseudonim që Sali Berisha ja dinte si shumë të tjerëve dhe ka 30 vjet që i mban si zagarë që u lehin të tjerëve dhe i lëpijnë b…Saliut.Jemini është njëri prej tyre.
Qe te ishe bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit duet te plotespnje disa kushte kushte,te pershtatshmerisi.Jemini nuk i plotesonte.Po ka qene bashkepuntor i Seksionit te MESit ne policine e shtetit.Ai kishte per detyre te raportonte”spiunonte” fshatarat qe vidhnin ndonje kalli misri..apo grusht fasule nga fusha e conin ne shtepi.Kush luante poker,apo ushtronte seks.
Pyeteni ate Derdecken miliardere e me celulit te Dosjeve se ka edhe listat e bashkrpuntoreve te policise.
Po pse more vellezer duhet te kemi frike te themi se çfare besojme, se me cilen parti jemi? Po jo se keshtu nuk eshte bota. Bota eshte e mendimit te hapur dhe e fjales se lire. Sa per lista, ato i kane te gjitha partite e botes.
Shkrim teper i goditur,sic i ben gjithnje.Keta te PD e nder ta shquhet Luli,jane si personazhi i Andersenit “Rrobat e reja te mbretit”,ku ai dilte perpara popullit te tije me rroba qe nga perpara dukeshin te bukur e ai shkelqente e ndersa mbrapa ishte pa gje,krejt pa breke.Keta genjejne e mashtrojne pa asnje skrupull duke e kujtuar popullin dele.Keshtu dhe ky kryepatronazhisti Jemin trimi qe mbulon gjithshka,di gjithshka e ben gjithshka ne ate parti per votimet.Vazhdoni se mire e keni edhe pak kohe qe do te jeni.
PARODI
VALSI I KUSARËVE
Sa neveri kur vazhdoj dëgjoj
Që mafia lejla dhe këtë herë
Zgjedhjet i bleu dhe i fitoi
Me po të njëjtin avaz si përherë
Bashkë me rilindjen lejla
Patronazhistët lulëzojnë
Tani opozita është në bela
Ramën prapë duhet të durojnë
Refreni:
Tall bythën tall, o Edvin
Me këtë mizerie atdhe
Dukë “poeti” bën propagandë
I katandisur në këtë derexhe
La la la, la la la
La la la, la la le
Shqipëria duhet të ishte zonjë,
E katandisën si një hale
Amerika nuk mban sehir
Ajo me vrap Ramën e uron
Për zgjedhjet mjaft korrekte
Edhe pse Edvini veç mashtron
Saliun e nxorrën “Non Grata”
Do drejtësi SHBA-ja këtë herë
Për çdo hajdutllëk në këto 8 vjet
E ka prapë fajin Saliu si përherë
Refreni:
Tall bythën tall, o Edvin
Me këtë popull delesh dhe idiotë,
Sa të kesh Lulin që bën teatër
Në kuvend, e në shesh protesta kot
La la la, la la la,
La la la, la la le
Na premtuan integrimin
Kush e integron një hale?!
La la la, la la la,
La la la, la la le,
Asnjë qeveritar s’është dënuar
Kjo na qënka drejtësia e re!
Z.Mero!
Ju nuk jeni gazetar i keq.Por me kete shkrim e ke menderosur duke u treguar i pakujdesshem e mare me Jeminin.Si ka mundesi a e njeh ti ate.A e ke pare si ecen.rruges.Me shtat.filiz e.floke te lyera me brilant.e te ndara esklyzivisht ne.mes.Me blyza te.futura poshte ripit dhe brekeve te.zeza.Me.hap gjigant e ze basi te theksuar.
Me.vjen keq por,te ve ne.dieni se Ai ka deklaruar ne rethe te.ngushta qe do ta grij ata tepelenasin.Dyshoj qe e ka.per ty.
Besoj dyet te dish qe inati i tij eshte njesos me.inatin e Perendive te Olimpit.
Duet te kesh kujdes.Xhani i vllaitt se Ai eshte produkt tipik 100% bio i PD.
Qe te ishe bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit duet te plotespnje disa kushte kushte,te pershtatshmerisi.Jemini nuk i plotesonte.Po ka qene bashkepuntor i Seksionit te MESit ne policine e shtetit.Ai kishte per detyre te raportonte”spiunonte” fshatarat qe vidhnin ndonje kalli misri..apo grusht fasule nga fusha e conin ne shtepi.Kush luante poker,apo ushtronte seks.
Pyeteni ate Derdecken miliardere e me celulit te Dosjeve se ka edhe listat e bashkrpuntoreve te policise.
Pritet qe kryetar i komisionit te numerimit te votave te caktohet kryevagabondi i molotovit ne deren e kryeministrise ne kohen e pordhestave te opozites rrugore Flamur Herman Geringu kurse komosioni i ankesave do kete kryetar Klevis Krricin e faros dhe Tabakhonen e Shqupit.
Gjate fushates elektorale, drejtuesit e partive ne terren, per cdo qender votimi, kane listen e zgjedhesve dhe me to bejne ca llogari:
– Llogarisin votat e sigurta qe i kane kunder dhe qe dihen.
– Llogarisin votat e sigurta per partine e tyre.
– Me pjesen qe mbetet, punojne me shume per ti bindur me programin e tyre.
Deri ketu, nuk ka asgje te keqe, nuk cenohet demokracia.
Demokraci do te thote, burri mos ta dije se per ke ka votuar gruaja apo anetaret e tjere te familjes.
Kryetarin e PS, te qendres ku une votoj, une e kam kusheri shume te afert dhe takoj pothuajse cdo dite.
Para dates se zgjedhjeve, me vjen nje mesazh nga patronazhistja ime, nje vajze qe une nuk njihem me te dhe as e kam pershendetur ndonjehere ne rruge, nuk ka rastisur, per te votuar per PS.
Ja tregova fenomenin kusheririt tim, por nuk ja tregova emrin e patronazhistes.
Ai u cudit dhe nuk e besonte dhe kishte te drejte, pasi nuk kishte dijeni si kryetar partie qe mbulonte qendren e votimit dhe pak me gjere, por edhe per nje arsye tjeter;
Pse duhet te ishte patronazhistja ime nje vajze qe une nuk e njoh?, por mund te ishte kusheriri im qe une e takoj cdo dite.
E kuptoni tani qe sistemi i patronazhimit nuk eshte kaq i thjeshte per tu neglizhuar.
E ka Amerika, por une po them, qe edhe Amerika e ka gabim.
Duhet ta beje dhe Partia Demokratike se eshte e vonuar, u tha nga disa politikan.
Do te beje gabimin me te madh ne rast se praktikon sistemin e patronazhimit.
Sistemi patronazhimit, do te ul numrin e pjesemarrjes ne zgjedhje, pasi elektorati cilsor, nuk pajtohet me kete fenomen, dhe patjeter deformon vullnetin e qytetarit.
Elektorati duhet te perqendrohet tek programi zgjedhor, tek cilesia kandidateve, nga niveli qeverisjes dhe te berit opozite.
Pse duhet
Je ne vete …! Amerika e ka gabim ?! Duket qe nuk do te aplikosh per vize . Haha……
Kush te tha o budalla se Patronazhistet kane vetem detyren e kontrollit mbi elektoratin, apo luan rolin e budallait vullnetar ?
Patronazhistet kane ne duar nga numrat e telefonave celulare, te kartave te identitetit e deri dhe kodet bankare te shqiptareve. Dhe prandaj quhen Patronazhiste, sepse Patronazhojne jeten e kujdo individi sikur bente dikur PPSH . Ndaj dhe quhet epoke e Rilindjes, se ka Rilindur PPSH.
Qeveria Rama hedh ne qarkullim kartmonedhat 10 000 lekeshe. Kriza ekonomiko-financiare edhe e plote!
Buxheti shtetit i shkundur nga gerryerjet e korrupsionit e vjedhjeve si dhe nga zgjedhjet e prillit.
Rama ka si te vetmen kamerdare shpetimi qeveri te perbashket ku te perbalten te gjithe nga kolapsi.
Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria Carcani!
Borxhi Publik me i larti i 30 viteve, Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 1 Miliard Euro.
Je min = yes man