Nga Mero Baze
Sali Berisha dhe Tom Doshi kanë tanimë të dy të njëjtin status në listën e zezë të SHBA. Krahasuar me Doshin, që ka akuza për lidhje kriminale, Sali Berisha ka një epitaf të rëndë, që mban brenda krimin, mos ndëshkimin, minimin e demokracisë, korrupsionin dhe betejën kundër drejtësisë. Ai aktualisht është personaliteti më i rëndësishëm politik në botë i gjalle, që është në atë listë.
Në fillim të fushatës elektorale, Partia Demokratike këmbënguli përmes një arsyetimi ligjor nga Helga Vukaj, se një personi që është në listën e zezë të SHBA, nuk i takon mandati i deputetit.
Arsyetimi bazohej tek një nen i ligjit të dekriminalizimit, që e konsideronte mos lejimin për të shkuar në SHBA, si zbim nga ai vend, dhe fakte të tjera.
KQZ nuk u bind nga arsyetimi i PD, dhe e lejoi Tom Doshin të kandidonte. Ditën që zgjedhjet mbaruan, ai deklaroi dorëzimin e mandatit të deputetit.
Edhe pse ishte një deklaratë që dukej sikur kishte të bënte me zgjedhjet e 25 prillit, në fakt ajo ishte një deklaratë që kishte vlerë ligjore për mandatin e deputetit që Doshi kishte marrë më 2017.
Mandatin e zgjedhjeve të 25 prillit ai nuk e ka marrë akoma dhe nuk dimë nëse do ta marrë, apo nuk do ta pranojë.
Ashtu siç u duk më 26 prill herët në mëngjes, kur ai deklaroi dorëheqjen, nënkuptohej se ai po largohej përfundimisht nga Parlamenti.
Por tani situata ka ndryshuar..
Një njeri më i rëndësishëm se Tom Doshi në politikë dhe në ndikimin e tij në tranzicionin e 30 viteve në Shqipëri, Sali Berisha, është në atë listë me akuza shumë herë më të rënda, ku përfshihet minimi i demokracisë, shantazhi mbi sistemin e drejtësisë dhe përfitimet e paligjshme të tij dhe familjes së tij, nga pushteti.
Dhe çudia është jo vetëm që nuk deklaron tërheqjen nga mandati i deputetit, por premton dy herë më shumë luftë kundër SHBA, pas këtij vendimi.
Partia Demokratike, e cila duhet të merrte qëndrim publik ndaj Berishës, po hesht dhe po sillet si një fëmijë i frikësuar prej tij, duke i thënë të bëjë çfarë të dëshirojë ai.
Në këto kushte, Tom Doshi e ka më të lehtë ta rishikojë vendimin e tij për tërheqje nga mandati i deputetit, duke e interpretuar atë si tërheqje nga ish- mandati i deputetit dhe të shkojë në Parlament bashkë me Berishën.
Natyrisht që ky është një zhvillim regresiv dhe një karshillëk i hapur ndaj SHBA, por është një karshillëk i frymëzuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, e cila gjithë ditën flet për “regjimin Rama-Doshi”, por 24 orë punon për të ardhmen e dyshes Berisha- Doshi.
Shoku mjero.
Je munduar te krahasosh te pa krahasueshmen.
PROF DR SALI BERISHA eshte vite dritë larg tom doshit.
Por propaganda jote e shpifur per te cilën paguhesh nuk mund te ketë me asnje influencë.
Je nje kertë e djegur qe askush nuk te beson.
Edhe unë qe te lexoj e te komentoj nuk eshte se te besoj apo te pelqej.
Sa herë qe te lexoj aq me shume e vertetoj se sa poshte ka renë niveli i te berit gazetari.
Ti dhe port-hali jot jeni thjeshte ne rastin me te mire shpifes dhe ne rastin me te keq gjobe – venes.
Ti dhe bolino nuk keni lidhje me gazetarine.
Jeni thjeshte lepires te peshtire
paske ik per Lesh o Petrit
Pse si mendon ka gabuar DASH qe ja shpallur non festa edhe Doshin edhe Berishen?.
Per kete te fundit do te vendosi gjykata Franceze…te shohim.
Petrit, shkrimin e ke lexuar ose me bythe ose me bythe.
Ik futi nje te lepire bythes plot mut te Salehut.
Petrit
Ke shumë të drejtë, Prof. Doktor Saleh serbi është vite dritë larg nga Tom Doshi. Tomi akuzohet për lidhje dhe miqësi me kriminelë kurse Saleh shpella akuzohet për aq shumë gjëra saqë edhe sikur të vihem e t’i shkruaj të gjitha nuk do mbaroja deri në Krishtlindje.
Kështu që paradoksalisht ke shumë të drejtë kësaj radhe, Doshi dhe Saleh krimi janë shumë larg njëri tjetrit.
Faleminderit zoti Mero Baze, si gjithnje i sakt, objektiv, realist per ate qe shkruan. Duke qen se jini zeri i te vertetes, ketu ne A merik, ke fituar statusin e gazetarit dhe gazetes me te pelqyer, qe mezi presim te dale ne internet cdo dit. Tu befte pena top, o i madhi Mero Baze.5
Hahahahaha
Je fantastik Mero! – Je shume i modh.
E ke thone fiks fare dhe shume sakte: Berisha frymezusi dhe shembulli per Doshin!!?? – me lot kom qesh. Por edhe me komentin e Petritit kom qesh shume!, – sepse ishte shume i shqetsuar…hahahaha – me erdhi shume keq per te…hahaha
Shumë bukur kur Tomë Doshi një personalitet gadi hiçi i skenës politike ka sado pak një minimum rrespekti për pastërtinë e figurës deputetit ish kryetari kryeministri nuk rrespekton institucionet shtetërore ai është aty ti shpërdoron
Petrit, je jashte qitja e te gjithe komentuesve, ….
Z.Baze nje pyetje kureshtare kisha ne drejtim te Sali Brishes: Para do vitesh ne nje deklarate sa ironike aq edhe djallezore Sali Berisha pat deklarue se disponon nje telefon dhurate nga “…” Blackberry,duke na tregue se e kishte ander nji telefon te tille!A e disponon me celularin Black Berry apo jo ?Sepse e kishte ender nje celular te tille dhe nese jo ,ne ke qender e ka dorezue ,o hej o hej o hej?Apo tash punon me radio pergjuesin qe i bleu dhurate Arben Imami qe lidhej direkt me “ambasadorin digjital”!
Interesant arsyetimi i z. Baze ligjerisht paska nje mundesi qe fjala “non grata” e DASH (qe ne dukje nuk ka fuqi ligjore) te perkthehet penalitet ligjor edhe ne Shqiperi. Por shume interesant arsyetimi i nje komentuesi qe Berisha , meqenese mban tiutullon shkencor Dr Prof. nuk munf te jete kriminel…. . Hahah…….
Tom Doshi eshte emblema e zgjedhjeve te 25 prillit 2021
I nominuar personalisht nga Ambasadorja amerikane Yuri Kim me emer e mbiemer se nuk duhet te konkuronte ne zgjedhje.
I nxjerre nga dera e PS prej Rames dhe i rrasur nga dritarja e partickes harruar te Gjinushit nje muaj para zgjedhjeve
Konkuron ne zgjedhje si …Kryetar i PSD per nje muaj!
Nuk beri kurrfare fushate a takimesh elektorale (kush e njeh Tomen e di fort mire qe ai nuk lidh dot dy fjali bashke)
Ne 25 prill partia e marre me qira nga Gjinushi merr 3 mandate deputetesh, te tre anetare te strukturave te PS.
Pa gdhire 26 prilli 2021 Toma jep dorheqjen nga partia me qira….edhe nga mandati i deputetit (!)
3 mandatet e deputeteve Toma i mori
A – Nga cantat me leke qe shperndau nder malokeri
B Nga idete Socialdemokrate qe u shpalosi malokeve
Per ta besuar “B” duhet koka-rrase e Balles Tao-Tao
Complimenti.
Kaq pak mjafton per te bere dallimin.
Per fatin e keq shqiptarët janë mesuar dhe vdesin per propagande.
Petrit,
Te qenkan dhjere trute fare. Po pse nuk e dime ne se cfare ka qene dhe cfare ka bere Sali Berisha o legen? Apo je Saliu dora vete? Sali ke marre fund o derdimen! Do shkosh per lesh. Shume u zgjat kjo pune me ty.
Vendimi i SHBA-s nuk eshte ligjor per ne vendin tone,per aq kohe sa jemi “shtet i pavarur”.Tom Doshi me refuzimin qe i beri mandatit tregoj se nga ana morale ka bere veprimin e duhur.Opzita gjate fushates nuk u kursye kunder Tomes dhe vazhdon avazin edhe sot per te justifikuar humbjen.A po mba opozita te njejtin qendrim edhe per Sali Berishen?Pse? Per te njejtin “DENIM” ka dy qendrime te ndryshme.Kjo tregon se jane per pastertine e figures se politikanit nuk qendron.Ne qendrimin e Meros dhe disa komentuesve kerkohet te diferencohen”bemat” e tyre.Per derisa jane vepra te denueshme dallimet per denimet e tyre le ti bej gjykata.