Basha po bën gati kamikazët, për fatin e Berishës në shtator

18 Qershor 2021, 18:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk nxitoi vetëm të rizgjidhej në krye të PD. Ai po nxiton të rizgjedhë dhe forumet drejtuese të PD, sidomos Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë, para shtatorit.

Vendimi për të zhvilluar Kuvendin më 17 korrik, tregon se ai kërkon të jetë formalisht në rregull, në rast të një përplasje në shtator.

Edhe pse të gjithë e nënvleftësojnë përbërjen e organeve drejtuese të PD, duke nënkuptuar “se po të dojë Berisha, ai ikën”, në fakt gabojnë.

Lulzim Basha kështu e nisi më 2013. Futi në Këshill Kombëtar dhe Kryesi njerëz pa lidhje me PD, deri dhe punonjës kompanie të kunatit të vet. Të gjithë bënin humor, por më 2017, kur ai zboi gjithë ekipin drejtues të PD, u pa se nuk ishte aq për të qeshur.

Më 2021 ai po bën gati valën e dytë të spastrimeve. Bujar Nishani nuk mund të jetë më kryetar i Këshillit Kombëtar dhe natyrisht ata që e kritikuan për humbjen do të spastrohen, pasi sipas Bashës, “demokratët në shumicë kanë votuar që zgjedhjet janë vjedhur”.

Kështu që më 17 korrik, në emër të reformimit, do të shikoni një ekip të ri, që do t’u duhet kohë t’iu mësoni emrat, por jo dhe aq shumë kohë që t’i shikoni vlerën që ka.

Javën e dytë të shtatorit, kur Sali Berisha do të hyjë në Parlament dhe kur SHBA do të këmbëngulë që PD të ndahet prej tij, “kamikaze” e rinj nuk kanë shumë emocion për Berishën dhe mund të lajnë duart shpejt me të. Kjo do të jetë gjëja më e mirë që do të bëjnë, dhe Basha duket se është i qartë se vetëm përmes tyre do të mund ta realizojë këtë skenar.

Kur Berisha të gjendet para faktit të kryer, Basha do t’i tregojë se kështu votoi Këshilli dhe kur ai të japë kushtrimin kundër tij, në fakt brenda asaj partie nuk do të ketë më asnjë njeri që do të emocionohet.

Ai thjeshtë do të trajtohet “si karrikethyer”, siç ka trajtuar ai vetë gjithë ata që ka zbuar nga PD.

Një nga arsyet që mendohet pse Mehmet Shehu është vetëvrarë, nuk ka të bëjë me frikën nga Enver Hoxha, por turpin që do të ndjente kur të nesërmen në Byro Politike, të ngrihej Lenka Çuko apo Pali Miska e t’i thoshin: “Çohu ti shoku Mehmet, jep pak llogari para partisë”.

Berisha nuk e vret veten, por rezultati do të jetë njësoj. Basha po bën gati kamikazët e tij, të cilët do të vendosin për fatin e Berishës në shtator.

31 komente në “Basha po bën gati kamikazët, për fatin e Berishës në shtator”

  1. Nje loje pa porta ,politka fiton ,qytetari humb says:

    Krejt eshte nje loje ,ku politika fiton dhe qytetari i varfur humbe

    1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


      Si do vejë halli o shokë
      çfarë do bëhet me Doktorin
      deputet do jetë, me rrogë?
      Unë, mezi po pres Shtatorin.
      .
      Fije kashte për të mbytur
      do e mbajë fort mandatin
      e nuk është për t’u çuditur
      Luli, s’e vret dot të jatin!
      .
      Do e qelbë parlamentin
      ndënë vete të përmjerrë
      me gazrat të bëjë adetin
      Grida, Luli … do mbajn’ erë.
      .
      Më i vjetri ndër të vjetër
      më i ziu ndër të zinjtë
      e vodhi një mandat tjetër
      udhë s’hapi për të rinjtë.
      .
      Si mburojë e do Partinë
      vetë të mbrohet, e Familja
      Zena, Çita me Lirinë
      të mos preken, është hilja.
      .
      Do punojë fort avokati
      do i heqë Derrit ca qime
      s’di sa pare ka i ngrati
      ky i rritur me thërrime.
      .
      Si do vejë halli o shokë
      çfarë do bëhet me ilirin
      Mirë në llum këmbë e kokë
      po në rregull s’ka fiqirin
      .
      Retë e zeza po i vijnë
      si silurë nga Amerika
      faqen, jetën po ia nxijnë
      thonë, e ndau dhe Monika!
      .
      Po s’ua ngrinë pasurinë
      nuk do qeshin, po do qajnë
      mirë paranë e katandinë
      macen Sasha, si do ndajnë?!
      .
      Ç’do bëhet me Ekselentët
      në UK janë me studime
      do stresohen ca të shkretët
      do gabojnë në provime.
      .
      Paundët, shi mbi kokë të tyre
      sigurisht, që do rrallohen
      mos o Zot, çfarë mynxyre
      kokat, ca do u zvoglohen.
      .
      P.S.
      Ekselentë, bëni kurajë
      Ati juaj ruante dhitë
      Mami gopin kish si pajë
      në PS vodhën tapitë!

      1. E verteta says:

        Je i madh gopist. Me ben me qeshe shume kur lexoj poezite tuaja.

      2. Torino says:

        Hallall psheshin me dhalle!Ralle shkruan zotrote po penen e ke te hidhur.Pas Meros kenaqesia eshte te lexoj bejtet e tua.Flm.
        P.s.
        Na cili nshrak je- ai i Durresit a i Tiranes?

  2. Zeqir says:

    Ore Mero mos e ul aq shume Salihun se edhe mund ta vrase vehten .
    Une jam me shume se i sigurte se nuk do ta duroje Lulushken kur ta perjashtoje .
    Ketu do jemi e do shohim.

    1. Ilirjan says:

      Me shume mundesi ka qe lulushi te pesoje ndonje aksident, si Olldashi e Trebicka, sesa saliu te vrase veten! Nuk eshte nga ai brume si Mehmet Shehu dhe, e ka per kollaj te vrase. Sidoqofte, ngjarjet jane te garantuara, e keqja po ha veteveten.

  3. Brigada I says:

    Sali spurdhjaku as tek qimet e b….nuk i afrohet Mehmet Shehut. Analogjia është ngacmuese por mos i ndaj ato që çliruan Shqipërinë me ata që e shitën dhe e shk…..

  4. Lab says:

    Gabon rende kur e mendon kaq mendje holle Lulushin, eshte nje torollak qylaxhi, cdo gje e ka qyl, dhe mbi te gjitha dhjet gjak nga doktor vdekja

  5. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


    Si do vejë halli o shokë
    çfarë do bëhet me Doktorin
    deputet do jetë, me rrogë?
    Unë, mezi po pres Shtatorin.
    .
    Fije kashte për të mbytur
    do e mbajë fort mandatin
    e nuk është për t’u çuditur
    Luli, s’e vret dot të jatin!
    .
    Do e qelbë parlamentin
    ndënë vete të përmjerrë
    me gazrat të bëjë adetin
    Grida, Luli … do mbajn’ erë.
    .
    Më i vjetri ndër të vjetër
    më i ziu ndër të zinjtë
    e vodhi një mandat tjetër
    udhë s’hapi për të rinjtë.
    .
    Si mburojë e do Partinë
    vetë të mbrohet, e Familja
    Zena, Çita me Lirinë
    të mos preken, është hilja.
    .
    Do punojë fort avokati
    do i heqë Derrit ca qime
    s’di sa pare ka i ngrati
    ky i rritur me thërrime.
    .
    Si do vejë halli o shokë
    çfarë do bëhet me ilirin
    Mirë në llum këmbë e kokë
    po në rregull s’ka fiqirin
    .
    Retë e zeza po i vijnë
    si silurë nga Amerika
    faqen, jetën po ia nxijnë
    thonë, e ndau dhe Monika!
    .
    Po s’ua ngrinë pasurinë
    nuk do qeshin, po do qajnë
    mirë paranë e katandinë
    macen Sasha, si do ndajnë?!
    .
    Ç’do bëhet me Ekselentët
    në UK janë me studime
    do stresohen ca të shkretët
    do gabojnë në provime.
    .
    Paundët, shi mbi kokë të tyre
    sigurisht, që do rrallohen
    mos o Zot, çfarë mynxyre
    kokat, ca do u zvoglohen.
    .
    P.S.
    Ekselentë, bëni kurajë
    Ati juaj ruante dhitë
    Mami gopin kish si pajë
    në PS vodhën tapitë!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Sali, bobo nga pucisti Rama, te doli pjella jote.. Me te heq nga partia nje qesharak.. Sdurohet !! Po Xenin me Argigjen kush do I mbroj ?!?! Sali, bere mire qe svdiqe qe te shohesh fundin e llumit te kazanit qe gatove.. Sali, mos ik Sali .. Rri e te shohesh.. Ahh Pinok Pinok cfare I ke bere ketij populli..

  7. Al paci says:

    Mero te ishte per Bashen apo per ate kalamajte qe ka mbledhur Basha mbas vetes Berisha do vdiste kryetar de fakto i pd. Tani ke te besh me ameriken dhe nuk ka bythe njeri ti dal kundra tani do apo nuk do Basha Berisha nuk futet ne parlamente.

  8. Gri says:

    E sakte! Per te mbijetujar vete, Lulit o duhet te tregohet klysh k…., Po nuk e beri rrezik Sala ne fillim Tetorit i fut gishtin.Te shohim si do te …vijoj.

  9. Millo says:

    Z. Mero!
    Nuk mendohet se Basha mund te “flake” Berishen kaq me lehtesi!
    Nuk duhet harruar se Berisha per kete dite te zeze e ka vene Lulin ne krye te Partise Fashiste Demokratike, qe te mbroje Saliun dhe familjen e Saliut.
    Pervec sa siper Lulzimi ka nje dosje te trashe ne arkivin e Berishes: 1) Statusi i tij ne Kosove, 2) Vjedhjet e Lulit ne Rrugen e Kombit, dhe 3) Vrasjet ne Bulevard me 21 janar, kur Luli i Berishes ishte Minister i Brendshme, per te mos folur per lidhje emocionale te Lulit me familjen Berisha!
    Pra, duket si e pamundur nje gje e tille!

    1. Tetovari2 says:

      Po kaseta me filmime të masakrës së Krushës?

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Po ja ka, ja ka per jete e vdekje ..

  10. den says:

    Mendoj se Mero kete here ne analizen e tik ka harruar apo nuk llogarit nje gje shume thelbesore per karrierat e shumkujt ne PD.Doctori eshte shume diabolik ne cdo veprim te tij kur vjen puna per fatin e tij e te familjes se tij biologjike.
    Basha ( por jo vetem ai ne PD ) u ngrit ne ate nivel ku eshte tani me sysnime tejet te percakturara e te diktuara nga rrethanat e aktore te kohes. Nese Doktori te ngrinte ne kariere duhet patjeter te jepje jo vetem prova te forta besnikerie por ai ( Doktori ) bente shume kujdes ti testonte kandidatet por edhe ti kompromentonte ata nga ana lijgore. Pra ai ka dosje te plota me shkelje te forta ligjore per cdo kend qe ka mundur te beje kariere ne PD.Ketu, padyshim nuk ben perjashtim Lul Basha. Kete gje LULI e din shume mire dhe e ka pranuar me deshire kete rol.
    Ndaj, une ndaj opinionion se fati i Lulit eshte pazgjdhshmerisht i lidhur me fatin e Doktorit, dhe ata do te marrin njeri – tjetrin me vehte kur te shkojne.
    Luli tani mund te kuptoj se eshte peshkuar dhe ka rrene keq ne rrjete dhe nuk mund te dale me kollaj nga ajo rrjete. Eshte tamam si ajo puna organizatave kriminale kur ti behesh anetare pasi ke dhene prova dhe nese pasurohesh e kerkon te dalesh qe andej ose te behesh kapoja e bandes duhet te mendoesh gjate pasi rreziqet jane te medhaja.
    Ndaj Mero duhet te mos e harroj kete fakt.
    Luli eshte ne cark e do ta luaje lojen sic do Doktori ose do te digjen te dy bashke.
    Luli ka vetem nje shance shume te vogel tja hedhe doktorit dhe ky shance eshte nese aktoret qe e futen ne loje kane vendosur te djegin vetem doktorin e ta lene Lulin perkohesisht sa te gjejne nje aktore tjeter me kredenciale me te pastra per te vazhduar projektin e tyre. Por edhe ne kete rast Luli e di shume cdo te thote hakmarrje. Ndaj po mundohet te fitoj kohe me shpresen se rrethanat mund ta favorizojne.

    1. real says:

      Botoni komentet.

  11. Tersi says:

    Ja ke fut kot ! Nê atë takimin dy orêsh berisha – basha u ra dakord qé nê “raste lufte” me imperialistêt amerikan berisha bêhet automatikisht kryetar i pd, i u pupuzités, dhe forcave rebele té revulucionit ! A jet a vdekje ksaj herë!

  12. Shinjestra says:

    Mos u beni merak,nuk e vret veten Saliu.Ai do vdesin nga marazi.Basha nuk ka bythe te ndeshet me Salin.

  13. USA says:

    O Mero ja ke fut kot,te kujtohet si i tha Enveri Kadri Hazbiut, dmth. ti qenke leshko dhe ta ka hedhur Beqiri, se nuk e dinim ne se kush ishte Beqiri, nje mut muti ect…, tani ti na thua se Saliu eshte leshko dhe po ja hedh Lul qoftja. Ne takimin 2 oresh Saliu i percaktoj kordinatat Lulit,kjo eshte e gjitha.

  14. Arber Iliri says:

    Berisha behet kryetar I nje pjese te PD me me shume se gjysmen e deputeteve.
    Del opozita kryesore ne parlament me pas arrestohet.

  15. Tetovari2 says:

    Po kaseta me filmime të masakrës së Krushës?

  16. antetari says:

    Problemi Mero nuk eshte vetem “Beri” por edhe shume te tjere qe Partia e Dallkaukeve(PD)ka shperndare neper bote e ku gjysma jane te strehuar ne Amerike!Hajdute e vrastare te zhytur ne krime kudo ne bote!Luli kendej po bene pastrime pikerisht qe “atin e tij” mos ta leshpje kerkush me.Tre kanidatet per Krye.ar parie do ta shisnin “Berin”,ndersa Luli kurren e kurres.Kete iua garantoj une 100%.Levizjet qe ai po bene dhe spastrimet ai po i bene sepse dikush i ka dhene shpresa qe ne 2025 apo me perpara ti japin siçi dhane Bashkine e Tiranes Kryesine.Ndaj mos e merre aq er leshko,sepse ata jane nje bande qe vetem ketij vendi nuk i sherbejne e qe jane gati perse jo edhe Shqiperine ta ridjegin e “Kryekriminelin Berishe “kurre, sepse nga ai i kane te gjithe keto miresira.Ndryshe Berisha doi kishte eleminuar me kohe si te gjithe kundershtaret e tij!
    Ne emer te reformimit me 17 Korrik ai do te beje anatare te kuvendit Argiten dhe Shkelzenin duke i ofruar prane vehtes per garanci ndaj mosndeshkimit te Berishes!
    Luli eshte gati qe PD ta nderroje por Berishen kurr mos ta leshoje.Mos harro per asnje moment qe ai eshte urdherzbatuesi i vrasjeve ne 21 Janar 2011 nga Urdherdhenesi i ketyre vrasjeve qe eshte Sali Berisha,te dy te zhytur ne tradheti ndaj vendit,ne afera kooruptive dhe zhdukje kundeshtaresh.

  17. Patrioti cam i M...Bazes says:

    I shkreti ti o Mero , te shkoi jeta duke bere opoziten e opozites e duke bere vehten lolon e pushtetit te rradhes.
    Je vertet per gjynah mor i ziu ti!

  18. Kalec Dega says:

    Po “Taulant”, ç’mendim ka rreth ketij problemi? A i dha zgjidhje çeshtjes se “braktisjes masive te Shqiperise nga te rinjte”?
    Po “Petrit” e zgjidhi ate çeshtjen e “borxhit publik” te qeverise?
    Keto jane halle, dhe jo ja hodhi Lulzimi Berishes, apo anasjelltas.

  19. iksi says:

    O z. Mero , po si ore burr ja fut kot . Po pa lejen e Berishes as shurren nuk mund te shkojne me ba asnji prej 45o mije anetareve te P.D se . A i pe edhe ata qe dolen per te konkuruar me Bashen a kritikuan ndonje here Berishen – jo , po Patozi e Jozefina a e kan kritiku ndonje here ? -pergjigja eshte jo se nuk ua mban bytha se i zhduk . Po z. Ish president Nishani a e kritikoj z jo .

  20. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Berishen nuk e kritikon askush ne PD, jo si tek Partia Socialiste qe gjithkush e kushdo e bejne lecke timonierin Rama me kritika, por Rama ato qe e kritikojne jo nuk i mba inat fare, por u jep ndonje tender gjekundi.

  21. Nurenbergu says:

    Rolet e Lulit dhe Saliut per te ardhmen ne PD , percaktohen ne Beograd .Ne vjeshte do te shikojme vendimin pe srategjine e ardheme te kufomes Parti Demokratike

  22. PARODI

    APOLOGJIA E LULI BASHËS

    Te dashur militantë dhe ti o milet,
    tashmë zgjedhjet kanë mbaruar,
    u punësuam falë jush si deputetë,
    do jemi me privilegje si të bekuar.

    Votat u blenë masivisht ashiqare,
    përdorën shtetin e ricikluan pushtetin,
    paraja u hodh lumë pa frikë fare,
    s’u ngopën me dy mandate, donin të tretin!

    Sigurisht zgjedhjet nuk do i njohim,
    por në parlament sezbën do hyjmë,
    të vazhdojmë teatrin me bojë e vezë,
    Edi Ramën dhe rilindjen të pështyjmë.

    Boll kemi ndenjur rrugëve në protesta,
    gjasme do bllokonim dhe votimet lokale,
    e luajtëm bllofin por s’patëm këllqe,
    Rama është diktator dhe rilindja hale.

    Nuk luhet bllofi me një psikopat,
    që ka gjithë pushtetet në dorë,
    veç një grusht i fortë e rrëzon malin,
    e jo opozitarë si dele me këmborë!

    Ju na besuat dhe na dhatë votën,
    se nuk kishit tjetërkund shpresë,
    ishalla nuk e hani përsëri rrotën,
    do mundohem mos t’ju pres në besë!

    Do luftojmë regjimin me çdo mjet,
    mjafton të arrijmë qëllimin tonë,
    ishalla na hedh Rama ndonjë kockë,
    sa më shpejt pa qënë shumë vonë!

    Që të jemi të motivuar në Kuvend,
    duhet të kemi patjetër xhepat plot,
    paraja të bën sikur ke shumë mend,
    edhe kur flet broçkulla kot më kot.

    Do mbajmë fjalime pse mafia fitoi,
    sofizma dhe përralla si makiavelistë,
    që opozita do humbte askush s’e mendoi,
    tani duhet të luftojmë piktorin komunist.

    Nuk do luftojmë vetëm në parlament,
    se përndryshe do bëhemi fare bajatë,
    do mbushim dhe sheshet plot e përplot,
    do bëjmë marshime e teatër për gallatë!

    Ju e dini që rilindja është komuniste,
    e si e tillë të lë të hash edhe bar,
    e di që jeni papunë e mjaft të varfër,
    e di që pushteti të bën për gomar!

    Ne do jemi kudo zëri dhe forca juaj,
    do ju mbajmë me ëndrra dhe gajret,
    sikur Rama do bjerë e burgun do vuajë,
    e kështu s’do e gëzojë mandatin e tretë!

    Tashmë problemi është veç i juaji,
    si dreqin do mbijetoni nën këtë regjim,
    a do çoheni nga uria ”të shqyeni” Ramën,
    a do keni një grusht të fortë si popull trim?!

    Sidoqoftë ka edhe një zgjidhje të fundit,
    për të gjetur punë e për të çarë përpara,
    mjafton të bëheni bytheca, të kaloni ylberin,
    e kështu përherë do ju prijë e mbara.

    Tashmë dihet mirë që në këtë botë,
    të duhet një bythë ta kesh e një ta çash,
    veç mos i quaj këta dylbera pederasta,
    nëse s’do shpalljen ”Non Grata” të mbash!

  23. real says:

    Botoni komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje