Nga Mero Baze
Sali Berisha poston çdo ditë nga një foto apo video që i kujton vetes kohën kur ishte në pushtet dhe i adhuruar nga turmat. Herë herë gjen fjali patetike të tij, herë fotografi që e autosugjestionojnë, dhe i poston sikur i hakërrehet dikujt që e ka harruar kush është.
Po kujt i hakërrehet?
I hakërrehet Lulzim Bashës?
Ndoshta dhe atij. Por me atë i shkon mundimi kot dhe kur e puth, dhe kur e pështyn. Ai ka vendosur të bëjë sikur nuk ka punë me hallin e Sali Berishës.
Biles përditë bën nga një gjest që ia ngre nervat. Ja për shembull, sot ka bërë një deklaratë të fortë. Ka akuzuar Edi Ramën, se ka emëruar inspektor në policinë ndërtimore të Veriut, një person që mendohet se ka lidhje me Tom Doshin. Dhe duket që nga angazhimi politik ka.
Partia Demokratike ka dalë në konferencë për shtyp dhe akuzon Edi Ramën se po mbështet njerëz të Tom Doshit, që është në listën e zezë të SHBA.
Tani nuk jemi ende të qartë nëse Edi Rama po i bën ndonjë nder Tom Doshit, apo i ka marrë ndonjë mbështetës Tom Doshit, por PD është politikisht korrekte kur kërkon llogari për këtë çështje.
Problemi që ka Partia Demokratike, pra që është inspektori i ndërtimit që ka lidhje me Tom Doshin, është pak a shumë sikur të ankohet Edi Rama që PD po mban në punë Lulzim Bashën, që ka lidhje me Sali Berishën, që është ‘koleg” me Tom Doshin në këtë historinë e listës së zezë, por me akuza më të rënda.
Dhe mendoj se Lulzim Basha e di këtë hall, por bën sikur nuk e ka mendjen dhe bën sikur i flet Ramës, të dëgjojë Berisha.
Ndaj hakërrimi i Saliut është i padobishëm, nëse është ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama do ta ketë shumë malore rrugën e qeverisjes këtë mandat, nëse do të tentojë të flirtojë me Tom Doshin, por PD do ta këtë të mbyllur çdo rrugë, nëse mendon se do të bëjë betejë për të mbrojtur Sali Berishën.
Për ironi të fatit, Sali Berishës do t’i duhet të mbrojë Tom Doshin për të mbrojtur veten, dhe në këtë pikë ai duhet të frymëzojë aleancën Rama- Doshi. Por Lulzim Basha duket se është vigjilent, pasi nuk do ta ketë vet atë hall nesër.
Ndaj Berisha i hakërrehet kot me foto e video. Lulzim Basha e di që Berisha mezi mori 1 për qind të votave në kryeqytet, disa herë më pak se djem dhe vajza të reja që askush nuk i ka njohur dy- tri vite më parë. Ndaj nuk impresionohet nga postimet e tij.
E vetmja gjë që mund ta vërë në pozitë të vështirë Bashën, është ajo që ai quan aleanca Rama- Doshi. Ndaj sot i ka çuar fjalë Ramës mos ta vërë në siklet, se nuk ka si e heq qafe Berishën në shtator, nëse ai ben pazare me Doshin.
E c’lidhje ka ky djali i IKMT-se? Ja dhe anetar i PSD te jete, meqe Tom Doshi eshte i padeshiruar per Ameriken duhet te jete tere anetaresia? Po me ato qe ka bere Ssliu duhet te jete “non grata” tere PD-ja deri ne shtate breza. Po ende me “biografi” do emerohen njerezit ne pune? Nese ky punon mire, s’ka fare rendesi ciles force politike i takon.
O njerez ndryshoni mendesine, se po cazhduam me emerime partiake, s’do ecim kurre.
Edi kete ka nje nga te mirat e tij qe nuk do te shihet perkatesia partiake per punesimin.
Meti…
Lexoje dhe njëherë shkrimin se nuk kuptove gjë.
Nuk thote kush qe duhet te denohet antaresia e psd.
Por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe e para qe shoku rama pati deklaruar se nuk ka koalicion me doshin dhe e dyta qe ky tipi e ka dosjen ne prokurori ne hetim.
Persa i perket pyetjes qe shtron mjero baze.
Pergjigjja eshte e thjeshte.
Per Z. Basha dhe per gjithe shqiptarët eshte problem aleanca doshi-rama sepse eshte aleancë e krimit.
Sepse asnjeri nuk ka program.
Asnjeri nuk ka vizion.
Gjithçka eshte e bazuar ne krim dhe ne vjedhje.
Kaq e thjeshte eshte.
Vazhdon lufta e klasave me e rrezikeshme se ne socializmin demokratik. Atehere peshperisnin ne vesh njerezit, sot dalin hapur. Ai eshte i partise se Tom Doshit dhe duhet te internohet ne Tirane, jo ne Shkoder. Kane shkalluar te gjithe qe nga Lulezimi, pa Saliu e Iliri kane shkuar ne…..po edhe bijte e rinj te demokracise moderne qe kane lindur ne diktaturen borgjeze duke peshperitur shprehje prej injorantesh pa kuptim e jashte logjikes. Prandaj qytetare qe keni te beni me Sali Berishen duhen denuar te gjithe se Saliu eshte non grata nga SHBA dhe duhen denuar me burg ata qe zene ne goje emrin e Sali Berishes apo e perkrahin ate.
Ha ha Kjo ishte e bukur ” është pak a shumë sikur të ankohet Edi Rama që PD po mban në punë Lulzim Bashën, që ka lidhje me Sali Berishën, që është ‘koleg” me Tom Doshin ”
Ngaqe kemi rritje ekonomike dy shifrore, te ardhurat per fryme na jane shtuar, kudo ka gjithcka pervec se Varferi qe nuk shihet gjekundi…
…natyrshem qe do merremi me opoziten non-stop se ndryshe marrim me sysh qeverisjen perfekte ne perfeksionin e saj ne rritjen e mireqenies!
Mero, Salih-u ka mërdhif.
Nga të gjitha drejtimet.
Duke qenë se deri më sot të fituarit e kohës e ka pas pjesë të fortë të karizmës së vetë (madje shumë herë dhe kur mendohej “I falimentuar”)
Mendon se ky atribut do ti hyj në punë dhe kësaj here.
Në realitet duket se nuk ka kuptuar asgjë.
Dhe si i tillë vazhdon me stilin e vetë (kur ne fakt ky stil e solli deri këtu)
Nuk e di kush e këshillon (NQS e këshillon kush)
Por kjo që po bën ai është “teoria e bllofit”.
Kërkon ta paraqes veten faktor me demek që ti afrohen me ndonjë “Deal” të orës së fundit.
Të tipit t’a lenë të spostohet në heshtje dhe paqe
Por nuk e kupton trapi,se sot tanimë dhe ka rrjedhur..
Se miqtë dhe aleatët tanë përtej oqeanit janë baballarët e teorisë së bllofit.
Kështu që Salih thjesht po harxhon shashkat e fundit.
Përveç informacioneve të akumuluara algoritmat shpjegues sot e kane e nxjerrë zbuluar në lojën e tij.
Ajo që është drithëruese është se Salih ka qenë dhe është “lojtar” me shumë padronë.
Jo më kot sot po përplaset atje ku do me hap gjyqin se për ata ka punuar që në vitet 1980.
Por ajo që e shkatërron është loja e tij me sllavët e afert dhe largët.
Keshtu që sado të perpiqet sot me “miqtë” e Medih-ut se me demek ai ka lidhjet përtej oqeanit.
Si informator i rëndomtë.
Ku dhe për sherbimin me te vogël të servirur si “mbeshtetje” çon me vrap pakot.
Kështu që për ata që njohin mirë të dy.
Kuptojeni qartë..
Kanë merdhif të dy.
Janë në një proces ku nuk ju afrohet asnjë marrëveshje…
Ky është fundi i të gjithë spiunëve të shumëfishtë.
Mos kërkoni më në hava.
MERO ,TE MBAJME PER TE MENCUR.PORE MOSE E PERZIEJ TOMEN ME BERISHEN ,ILIRIN ,LULIN ,DHE RAMAN .TOMA ESHTE ME I MIRI SE KETA TE TJERET.TE VETMEN GJE QE KERKOHET NE ATE VENDE ESHTE SE PER 30 VITE U BENE TE GJITHE ME SHTEPIA SI NE SHBA ,ASHTU EDHE NE BRITANI.TE PAKTEN TOMA I KA NE SHQIPERI PASURITE E TIJA.ATY DUHET NJE REFORME E MADHE ,SI AJO E VITIT 1945 QE E QUAJTEN :REFORMA AGRARE:KU TOKAT JU MOREN PASUNIKEVE ,DHE JUA NDANE FSHATAREVE.PIKERISHTE PO KJO REFORME TE SEKUESTROJE TE GJITHA PASURITE E KETYRE MANJAKEVE ,DHE TIA JAPE ATYRE QE E KISHIN PRONEN E TYRE.DO TA KUPTONI SE ME 1 EURA PER METER KATRORE ,SHQIPERIA ESHTE E SHITUR ,JO VETEM SI SIPERFAQE DETI ,PORE E GJITHE TOKA SHQIPTARE NE KUFIJE ME SHTETET E TJERA.E DYTA DUHET NJE REVOLUCION I MADHE ,KU POPULLI TI MARI ZVARRE PER SE GJALLI,DHE TI DARDISE NEPER BURGJET ME TE IZOLUARA.IMAGJINONI SALIUN QE KA 100 000EURA.APO EDI QE ME PIKTURAT E SHITURA KA FITUAR MILIONA,APO GRUAJA E TIJE ESHTE E ZONJA PER BIZNES SI ZONJA E BERISHES QE ME FONDACIONIN E SAJE KA BERE MILIONA DUKE NDIHMUAR AFRIKEN ,DHE SHQIPERINE E BENE ME KEQE SE AFRIKA.KETA JANE TE GJITHE NJESOJE .NJERI MUTE E TJETERI HALE KOMPLET. KAPITULLI I KETYRE ESHTE I MBYLLUR.ATJE DUHETNJE MYSLYM MURRIZI QE I SHANE MBARE E MBRAPSHE ,DHE PA I DREDHUR QERPIKU ,DUKE DITUR SE TE GJITHE JANE TE PABESE.NA E PINE GJAKUN EDHE NEVE ,DUKE I DERGUAR LEKE PRINDERVE ,DHE TE AFERME TANE. KU SHKOI FULLANI I BANKES .PERSE SPAKE NUKE E HAPE PRAPE CESHTJEN E KRYEHAJDUTIT TE BANKES QENDRORE SHQIPTARE TE VENDOSUR NGA BERISHA???????PO GJINE GJONI C’FARE BERI ME AIROPORTINE E RINASIT????PO MINISTRJA E RAMES BALLUKU ,SA SHTEPI KA???,APO JA KA BE SOKOLI I PALLES???????
Haha…Mero I njeh mire levizjet ne PD.
Mero përshëndetje! Me këtë analizë të qëndrimit kritik të Bashës, për aleancën Rama – Doshi, ke ndihmuar shumë. Në radhë të parë ata që thonë se Basha nuk ndahet dot nga Saliu, dhe të tjerët që nuk kuptojnë, ku dallon Doshi nga Saliu familjarisht!
Basha nuk e ka fare problem por ja shtiu ne mend zonja ambasadore e USA.
Gjahtaret zakonishte genjejne pas gjahut, ndersa Luli ka nje ndryshim te vogel, te genjen
edhe para edhe pas zgjedhjeve.
Lul kur premton shume, genjen
shume, premto pak, te genjesh
me pak.
Tani Lul seriozishte, si do t’ja besh me Saliun?!
Se kur ta q… Kadiu,
s’ka kush ta bene gjyqin.
Pune dreqi se mos eshte pune dopio gjashte?!
Thon per Saliun se I ndahet
shurra me dysh si simboli me dy
gishta i PD, e ka nga dashuria apo
nga pleqeria?
Po Gaz Bardhi c’thot se u pref
shume per minister rendi,
do mari me qafe te tjere fyelli
pa vrima?
Hiqe Lul vure ndonje tjeter te pashem si veten, se ty demokratet me c’shohim te votojne
bukurine e jo mendje fyellesine.
BUKUR, Z.MERO.
ABALIZE BRILANTE.
LULZIMJA PO VEPRON ME ELEGANCE.
SALEHU …PO SHKON PER LESH.
GJITHSESI MIRE.
DO SHPETOJ SHQIPERIA.
ME TE ZI SE SALIU SHQIPERIA NUK KA PER TE PASUR KURRE.