Si Berishët po justifikojnë betejën kundër SHBA, si një "interes" të SHBA.

23 Qershor 2021, 19:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve publikoi sot listën e deputetëve që marrin mandatin nga zgjedhjet e 25 prillit, duke i dhënë fund zyrtarisht çertifikimit të zgjedhjeve. Nga lista shikohet se Tom Doshi nuk e ka marrë mandatin e deputetit që i takonte për Shkodrën. Pas shpalljes së tij si person “non grata” nga SHBA, ai duket se ka vendosur të tërhiqet personalisht nga mandati i deputetit.

Një tjetër koleg i tij, Sali Berisha, i cili në të vërtetë ka një akuzë me bazë shumë më të gjerë se sa Tom Doshi, jo vetëm që e ka pranuar mandatin, por është zotuar se do të luftojë tani dy herë më shumë kundër atyre që e kanë futur në listë të zezë.

Pra kemi dy sjellje të ndryshme ndaj një ndëshkimi nga SHBA. Njëri që tërhiqet nga mandati i deputetit, dhe tjetri që përdor mandatin e deputetit, tashmë për betejë kundër SHBA.

Ironia është se Tom Doshi ka tre mandate në Kuvend dhe sikur t’i bënte karshillëk SHBA, do të ishte thjesht një betejë e tij personale me SHBA, që nuk i interesonte askujt, përveç atij.

Kurse në rastin e Berishës është nga pas partia e parë opozitare e Shqipërisë, që ka djegur shanset që ka pasur, nga ndihma dhe mbështetja amerikane për të ndryshuar Shqipërinë në vitin 1990 e më pas.

Rezistenca e Sali Berishës ndaj SHBA dhe betimi i tij se do të dyfishojë luftën kundër saj, është një taksë që qëndron mbi Partinë Demokratike sot dhe mbi historinë e saj tridhjetëvjeçare.

Më tej akoma, beteja e familjarëve të tij, që përloten me lot e qurra mbi foto të ish- Sali Berishës me presidentë e ministra amerikanë, janë dhe më qesharake, pasi ata duan të justifikojnë betejën e Berishës kundër SHBA, si një interes të SHBA dhe jo si një interes të Sali Berishës.

Pra për herë të parë në botë, është shpikur ai që quhet “anti-amerikanizmi” pro-amerikan, që një politikan dhe një parti sulmojnë SHBA, për të mirën e SHBA. Dhe kjo sipas Berishëve do të vazhdojë derisa SHBA të kuptojë gabimet e saj dhe të korrigjohet për të mirë të saj.

Tani nëse edhe Partia Demokratike imiton familjen Berisha, nëse dhe ata fillojnë e qajnë mbi fotot e Berishës me Bushin e Bejkerin, dhe betohen se do ta ndreqin këtë padrejtësi, atëherë situata nga komike që është tani, do të kthehet në tragjike, pasi do të hyjë në një tunel pa dritë, partia më e madhe opozitare në vend, e cila nuk ka më fuqi të përfaqësojë elektoratin e saj, i cili realisht është pro amerikan.

Meqë Berisha nuk ka fuqi të bëjë dot aq sa bën dhe Tom Doshi për “partinë” e tij, PD së paku duhet të ketë fuqi t’i tregojë se nuk ka ndërmend të vdesë si parti e familjes së Berishës.

Ajo mund të qajë për Berishën, por duhet të qajë për të vajtuar fatin e keq që e ka pas në krye, e jo fatin e mirë që duhet ta heqë qafe.

9 komente në “Si Berishët po justifikojnë betejën kundër SHBA, si një “interes” të SHBA.”

  1. Llazi, shoku i Hajro antikomunistit says:

    Sa te ketë Muç Xhepen në Washington nuk pyet Sala për US.

  2. punetoret e rilindjes says:

    Kur do largohen nga pushteti keta Berishe qe te vije ne pushtet Edi Rama se nuk po durohet me as fukaralleku, as maskaralleku as spiunlleku!

    1. Këlyshët e Komunistit Sali humbén zgjedhjet says:

      Ore djali!
      Po qenke shakaxhi i madh ti? Por nje gje e gjete ama.
      Që Sali Komunisti vazhdoi me spiunllekun dhe maskarallekun e diktatures, kjo qendron.
      Dhe problemi ketu eshte ndryshe nga si qe mendon ti si Dashnor i Saliut.
      Problemi eshte qe PS nuk mund te vazhdojë te rrije ne pushtet. Ky mandat i tretë ie Ramës ishte inerci, sepse PD eshte mbushur me idiotë.
      Prandaj behet lufta ecsotme mor djalë, te shpetohet PD, qe kur te marre pushtetin, te mos kthemi mbrapsht ne vitin 1994, duke pritur 97-ën, por te kemi nje PD Europiane, qe do ta çoje vendin perpara.
      Qeverine e sotme Rama mund ta rrezojë vetem qeveria e ardhshme, dhe une nuk po shoh ndonje qeveri te ardhshme ne horizont.
      Horizonti i PD nxin nga komunizmi, antiamerikanizmi, idiotesia, mediokriteti, dhe katunarizmi. Ky eshte Saliu, prandaj luftohet per ta hequr nga PD.
      Por ti si duket ke ndonje kunj personal me Amerikanët dhe je inatosur shume. Vetëm mos sulmo Amerikën, se nuk dihet si perfundon puna. Mund te fitosh dhe pastaj do mbash Amerikanët me bukë.

  3. PeDe-ja e Salih-ut says:

    Mero më duket se po bie në lojën e Saleh-ut.
    Salehut nuk i ka thënë kush, je apo jo pro-amerikan.
    Por se është I korruptuar vetë dhe tarafi i tij
    Mos bini në lojën “lokale” të Saleh-ut.
    Pro-amerikan ose jo.
    Përmblidhja është i korruptuar !
    Ky është konkluzioni….

  4. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Sali KRIMI dhe Sali TRITOLI i SHTYLLAVE të TENSIONIT të LARTË mori F U N D , O Mero VËLLAI , por si do ja bëjmë HAJDUTIT dhe KRYE KRIMINELIT CaC Angjeli , që ka VJEDHUR , GRABITUR , ZHVATUR dhe PLAÇKITUR gjithë SHQIPËRINË dhe NUK PO I HYN GJEMB në KËMBË !!! AMBASADA AMERIKANE , DASH , CIA , FBI , DEA dhe NSA , e ka DOSJEN E ZËZË të CaC Angjelit MULLAR , i DASHUR Mero !! CaC Angjeli KATRANI me BOJË duhet të marri mbi 20 BURGIME të PËRJETSHME dhe të SHPRONËSOHET , por do VONOJË edhe 5-6 MUAJ , I DASHUR MERO BAZE , dhe ky NUK është LAJM I MIRË !!! MEGJITHATË USA ?????? , DASH dhe FBI e ka futur SURRATIN e PËSHTIRË dhe të URRYER të Anastas Angjelit NARCO-TRAFIKANT të HEROINËS dhe KOKAINËS në LISTËN E ZEZË , të SURRAT ZINJËVE me RREZIK BOTËROR !!! Anastas Angjeli KRIMINELI dhe KONTRABANDISTI mund të PËRFUNDOJË edhe në BURGUN FAMËKEQ të GUANTANAMOS , sepse ka Patur lidhje BIZNESI dhe ka FAVORIZUAR TERRORISTËT dhe TERRORIZMIN dhe kèto i kam PARË ME SYTË e mi , në KABLLOGRAMET e AMBASADËS AMERIKANE !! ⚖⚖⚖?????????⚖⚖⚖???⚖⚖⚖??????

  5. Sul Koburja says:

    Ka 8 vite qe Saliu eshte perpjek me mashtru se eshte jashte politikberjes.Tani po del sa jashte ka qene.Do e zhyse pronen e vet PD deri ne fyt ne mut.Me mire se nuk ka asnje dinjitet si Parti.

  6. Ilirjanet says:

    Jate o Mero jathe po kujt ja the ,se 30 vjet regjim nuk mund të harrohet aq let,dhe për Enverin qan e derdhën lot,dhe për Salen doqajn e do derdhin lot se nga kepucar ubën gjyqtar, nga shofer ubën drejtor e doganjer,nga pishtuk ubën Pishtar,nga pabuksa ubën investitor,këta lloj horrash gjithmon ishohin hajrin pushtetit ndaj qajn e dotë qajn se qajn paran e vjedhur të fukaras.

  7. Ilirjanet says:

    Jathe o Mero jathe po kujt ja the ,se 30 vjet regjim nuk mund të harrohet aq let,dhe për Enverin qan e derdhën lot,dhe për Salen doqajn e do derdhin lot se nga kepucar ubën gjyqtar, nga shofer ubën drejtor e doganjer,nga pishtuk ubën Pishtar,nga pabuksa ubën investitor,këta lloj horrash gjithmon ishohin hajrin pushtetit ndaj qajn e dotë qajn se qajn paran e vjedhur të fukaras.

  8. O popull mjeran says:

    Saiu nuk esht ma turpi i vetes ,as i famljes ,as i pushtetit qe kish e vazhdon te ket ! Esht turpi i ktij llumi politik shqiptaresh,esht turpi i vet shqiptareve te pabes, i shqiptareve te percar ,i shqiptareve qe perfaqesojn nje fis egersirash . qe ushqejn egersira ushqehet me “jashtqitjet” e tyre !qe blihet e shitet prej tyre ! Popull pa dinjitet ,pa nder ,mbushur me vrases e bandash qe vriten mes tyre e nuk vrasin vezen e gjarperit te madh ! Nuk bashkohen te pastrojn rugen se jan tradhtar ,e perseris te pabes e antiatdhetar ! Kte lloj “fisi alien” qe ushqen e pasuron vrastaret e tij ju duhet 100 vjet te behen njerez e megjith vrapin e Amerikes tju tregoj rugen ,zor se do ja arij qellimit se kabesira qe ka pushtuar kte fis esht shum e madhe ….

    fisi alien”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje