Për të shmangur turizmin me kallashnikov në dorë

27 Qershor 2021, 19:40Editorial TEMA
Për të shmangur turizmin me kallashnikov në dorë

Nga Mero Baze

Një nga reagimet më domethënëse të shtetit ndaj banditëve në fushën e turizmit ka qenë ajo ndaj Mihal Kokdhimës, për shkak të sjelljes së tij ndaj një klineti të huaj. Qeveria i rrafshoi lokalin si vend krimi dhe e çoi në burg. Edhe pse ngjante si reagim jo-proporcional dhe ngjante i tillë për shkak se viktimat ishin të huaj, ishte një leksion i dobishëm, i cili nxjerr në pah një problem serioz që kemi në fushën e shërbimeve turistike

Problemi është se shërbimet turistike duhet të licensohen mbi bazën e një vetingu që u bëhet pronarëve dhe sjelljes së tyre publike.

Shumë njerëz të botës së krimit, ne e dimë që kanë fuqi financiare të investojnë në objekte turistike. Shumë prej tyre janë zaptues të dhunshëm, apo diktues mbi autoritet lokale, për shkak të fuqisë financiare që kanë.

Por shërbimi turistik është përgjegjësi publike dhe jo personale. Shërbimi turistik është përgjegjësi edhe e qeverisë.

Ngjarja e ‘Orange” në Sarandë, ku pronari përleshet me kallashnikov tek dera e lokalit, duke marrë më qafë një klient, dhe maskara e sotme e Velipojës, kërkojnë një reagim shtetëror dhe jo vetëm policor.

Reagimi shtetëror nënkupton që shërbimi turistik nuk mund t’i besohet çdo njeriu që bën një godinë se ka lek, apo se ka fuqi zaptuese.

Ata mund të bëjnë godinën por nuk mund të bëjnë shërbimin turistik duke shkaktuar masakra të tilla.

Kur them që reagimi ndaj Mihalit ishte efikas, kam parasysh faktin që qeveria ja rrafshoi godinën si vend krimi dhe e zhduku atë nga tregu i turizmit.

Ky kriter duhet të përdoret për çdo pronar që operon në fushën e turizmit dhe që shkakton masakra apo incidente të dhunshme. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm masakrën si kjo e sotmja, apo atë të Sarandës, por qoftë dhe një incident fyes si ai i Himarës.

Gjëja e parë që duhet të bëj shteti, është përjashtimi përjetësisht i këtyre personave dhe njerëzve të lidhur me ta, nga shërbimet turistike. Mirë do të ishte që për ngjarje ekstreme si kjo e sotmja, edhe godinat t’ua bësh rrafsh por kjo është çështje që ka nevojë për kuadër ligjor. Deri atëherë, atë që mund të bëjë me urgjencë dhe pa kosto qeveria, është përjashtimi i tyre nga shërbimet turistike.

Eshtë e papranueshme që pas asaj masakre ato dy godina të quhen ende hotele, dhe të guxojnë të vazhdojnë të shërbejnë për qytetarë. Pavarësisht hallit që i ka zënë me humbje jete, ata duhet të humbasin përjetësisht të drejtën për të shitur shërbime turistike.

Njësoj duhet vepruar në mënyrë proporcionale me ata që abuzojnë me klientë, me ata që dhunojnë klientë apo përpiqen t’u imponojnë standardet e tyre jocilësore.

Në turizëm, klienti është mbreti, dhe pronari është shërbëtori. Në turizmin tonë, pronari është Zoti që të merr dhe jetën.

Kjo histori duhet të marrë fund duke I nxjerr ata me ligj jashtë shërbimeve turistike. Ky është një leksion që mund të edukojë dhe ata që mund të trimërohen nga akte të tilla, dhe që guxojnë ta kthejnë sezonin turistik në arenë të përgjakshme rivaliteti se kush mund të zaptoj më shumë hapësira apo kush mund të terrorizojë më shumë klientët. Mihali ishte shembulli i mirë ndëshkimi. Ndoshta më i miri që kemi pasur deri tani dhe funksionoi. Shërbimet turistike kanë nevojë për vetingun e tyre dhe ndëshkimi është dënimi i përjetshëm për mentalitetin e banditëve që kërkojnë të bëjnë turizëm me kallshnikov në dorë.

31 komente në “Për të shmangur turizmin me kallashnikov në dorë”

  1. Zoni ijes says:

    Bravo 1 milion here ky shkrim i permbledhe cdo arrogance te gangestereve te turizmit
    Naten tu beft dita njemij

    1. ??? says:

      Po ështe një ide e mire Por problem eshte se i gjith shteti eshte i korruptume bashki polici Gjykata prokorija deputeti ministra këta njerze nuk kane problem fare për jeten e njerzve prandaj Shqiprija ështe bër xhungele komplet.. Dhe ne si njerze kombe dhe shoqrie a po shteti në qofte se do Kemi shtet nje dite në qofte se ne nuk investomen a po nuk mundohem nëpër mjet edukimit në shkolla të ndryshojme mentaliteti Turk Otomane Lindore ne do zhdukem si kombe se pse njerzit do larg për në Evrope dhe Amerike dhe ne Perendime per një jete më të mire dhe të sigurte…

    2. k says:

      Pjesa më e madhe e hoteleve,janë pastrim të parave të drogës dhe kanë të njëjtën sjellje me bandat e trafikantëve.
      Braktisni plaxhet e drogaxhijve shqiptarë dhe shkoni në vendet e tjera.
      Vetëm kështu,do shkrihen vetiu dhe do kryejnë “vetting në turizëm.

    3. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

      Gangsterët nuk hapin shërbime, por pika rjepjeje për klientë.
      Idiotet qe gjoja analizojne situata apo ngjarje politike, na kanë çarë trapin me “arrogancën” e Ramës, duke anashkaluar arrogancën e biznesit shqipetar ndaj klientit.
      Supermarketet dhe dyqanet ne oergjithesi ofrojne shërbim te kulturuar, sepse atybsherbejne te punesuar, te cilet Jane te aresimuar, ose punojne per pronare te aresimuar
      Sherbimi i turizmit nuk jepet nga njerez te aresimuar por nga “te forte” qe kane qene te zote te zaptojne hapësirë bregdetare. Se si, se qysh, se tek, kjo nuk ka rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte qe ne nje mënyrë apo tjeter, ky ‘i forte’, ka bere nje shërbim.apo trimeri dhe eshte paguar me zone bregdetare.
      Tani ai eshte “zot”, dhe ka “license to kill” (liçencë per te vrarë). Klienti eshte “nje vemje” me para qe ta kete per nder te rrije ne ate resort. Jo po, ta dije klienti se kush “jam unë”.
      Por analistët merren me arrogancën e Ramës, e cila edhe po te jete e vertete nuk eshte problemi I’m si individ. Ai eshte problem per ministrat e kabinetit te tij, qe mund te durojnë fyerje dhe te bertitura.
      Une nuk kam nder mend te punoj me Ramën. As nuk dua te punoj per te, sepse ndoshta une nuk punoj dot per te. Po te fillojë the bertase, une ja hedh çelesat e zyres ne surrat dhe i them “ik p*****u”.
      Por kjo eshte çeshtje e Rames dhe atyre qe punojne per te. Jo e imja. Une me Ramën nuk kam per t’u takuar ndonjehere, dhe as dua ta takoj fare.
      Çeshtjet e mia Jane te tjera:
      – Arroganca e policit ne rruge, dhe Jo me Kriminelin, por me qytetarin e thjeshte qe i binder ligjit
      – Arroganca e punonjesve te tatim-taksave
      – Arroganca e punonjesve te bashkise dhe punonjesve te tjere publike me qytetarin e thjeshte (Jo me te fortet)
      – Arroganca e atyre qe kane hotele dhe restaurante ne bregdet (natyrisht Jo te gjithë)
      – Arroganca qeverisëse (Jo e Rames si individ)ne marrjen e vendimeve, sepse nuk ka opozitë qe t’i kundervihet. Me falni per gjuhën, por opozitën e kane shkerdhyer Berisha me Metën ne ate fare feje, që Rama bën estradë me ta.
      Si popull keto Jane problemet tona, por nuk ka analistë qe t’i shtrojne keto ne media per dite, derisa të ndergjegjesohet elektorati shqipetar.
      Jo, analistët e kane mendjen te poturet e Rames, te breket e tij, se si i bertet ai Erion Veliajt, tek batutat ne Facebook, dhe tek “inxhinjeria apo mekanika e zgjedhjeve te 25 Prillit”, që Loloja i Berishës te justifikojë humbjen.
      Jo, nuk duhet te pajtohemi me arrogancën shteterore te Saliut apo te Ramës. Me arrogancën e punonjesve publike, dhe me arrogancën e të forteve qe na qenkan kthyer ne biznesmenë. Shesin droge diku ne Europe, dhe kthehen ne Shqiperi te investojne si biznesmenë.
      Keto Jane problemet tona dhe per keto nuk na e ka fajin as Saliu dhe as Rama. Na e ka fajin turma idiote e fanatikeve qe u shkojnë nga mbrapa, dhe e kemi fajin edhe vete qe pajtohemi dhe nuk ngrejme kokë.
      Na ngre Ilir Meta ne proteste, por Jo e drejta jonë.
      Turp te kemi, qe kemi nje Sali që nga viti 1990 e deri tani – 31 vjet. Edhe Enver Hoxha 40 vjet ndenji.
      Zaptohet bregdeti nga te fortet por ne nuk.ngrihemi ne proteste.
      Dhe ky eshte faji yne, te mos ja hedhim dikujt tjeter.
      Pajtohemi me Taulant Militantin – ate idiotin qe shkruan ketu per breket e Rames dhe ngre dy gishta perpjete si budall. Faji eshte i yni.

  2. plazhisti says:

    Analize shume e sakte Mero!Mirpo vertet ne Shqiperi jane bere ndoshta ambiente te kategotise se larte turistike me te gjitha modalitetet,por kur konstaton se pronar i tyre eshte nje traikant,apo nje cub me kallashnikov ne dore gjithçka bie poshte e s’ka vlere!Domosdoshmeri ne vendin tone eshte njeriu Mero qe le shume per te deshiruar sepse nga bijroberia u gedhi kapitalist me parate e pista e ritheksoj te pista Berishjane o me Kanabis ose me Kallash ose me Karburant dhe tash qi ka mbarue “lufta” i kane hyre turizmit jo per te fituar sese kane boll por per cubelliet e tyre duke nxjerre ne pah nivelin e ulet shoqeror te ketij vendi!Nuk gjen ne bote nje pronar lokali qe ta konsideroj vehten edhe cub zone por i bene hyzmet binznesit qe ka ndertuar duke u munduar te tregohet sa me xhentelment me klientet e jo me tu ç’faqe atyre filma live me kriminele bandash qe s’kane asgje qe te perbashket me qyteterimin e civilizimin e shekullit te 21!Kapot e tyre jane sot te ngujuar neper vilat e gjirit te Lalaezit ku gezohen qe veprimtaria e bandave u heq sadopak vemendjen nga ata.Te gezuar sot per kete tragjedi kafsherore jane Sali Berisha dhe ilir Meta se Luli do kete qene ne gjume e ndoshta nuk e di ç’fare ka ndodhur!

    1. Lasgushi says:

      KE TE DREJTE MERO!
      Po ky Vici i pa lepire me origjine nga Klosi,i Mallakastres,nuk ka pergjegjesi?

  3. Pato says:

    Shume e drejte , por keto ti i ke thene e shkruajtur cdo vit dhe populli i di dhe i sheh cdo vit edhe perseri cdo vit i njejti avaz.. Nuk vriten njerezit per shezllona po per padrejtesi. Shteti i ka bere lemsh lejet e plazheve dhe njerezit marrin vete ligjin ne dore. Nuk eshte shume e komplikuar kjo gje. Si mund te rrij me ne detyre sot ministri i brendshem dhe ai i turizmit ? Mund te jene njerez dhe politikane te mire por nuk jane ministra te mire. Edhe kete vit deshtim per sa i perket sigurise.

    Policia ka moral te dobet dhe keto jane pasojat e nderhrjes se politikes ne punet e saj. Polici ka frike te bej punen e vet se mos e bejne mish per top dhe e etikojne si gjobevenes apo edhe kriminel.. Cdo gje behet me aksion per te menaxhuar situaten mediatikisht. Nje kulture e shpifur qe eshte instaluat ne Shqiperi keto 30 vjet..

    Arme eshte edhe makina me xhama te zinj e me shpejtesi sketerre qe leviz rrugeve te qyteteve turistike.. Muzika e larte, abuzimet , mashtrimet , parkimet e paligjshme, papstertia apo edhe fjalori rrugacerore jane “arme” qe nxisin dhunen dhe ne raste ekstreme vrasin.

  4. $ says:

    Di gje ti Mero, jane me leje apo pa leje ato dy hotelet? Se ne qofshin pa leje dhe ne truall publik te grabitur ?????

  5. Kavaja says:

    Kjo eshte mas e duhur per keta kriminel

  6. Ksamili says:

    Mero ti thua se qeveria duhet te nxjerre nje ligj me anen e te cilit ti perjashtoje apo ndaloje te gjitha ato bisnese turistike qe citove me lart ne kete shkrim ,po Blendi Klosi alias ministri i turizmit qe eshte me kopetent se ty e se mua e se shume e shume te tjere, thote se keto probleme i zgjith tregu shume me mire me kobure.Mero ,ke te besojme ty apo ninistrin, une besoj ministrin.te nxjerr mallin e kaubojsve .

    1. bregdetari says:

      Mos mashtro z. Ksamil,më sakt mos kërko mqë indirekt të -përgjegjësosh qeverinë apo ministrin me krahmarrje. Nuk e thotë Klosi atë,por sipas meje Klosi duhet të bëj,në mos atë që thotë Merua duke e bër çështjen problem në qeveri, të kërkoj mbylljen e bizneseve turistike problematike dhe të forcojë kontrollin mbi mënyrat e shërbimit.

  7. Draper dhe Çekan says:

    Ti mire e ke tu behet veting pronareve te dhunshem qe kan bere hotele me prostitucion dhe droge por
    Ca do behet me pronaret ( qe japin licensat) pra ata qe ka vene rama per te mbledhur sa para te Munden dhe mundesine e kane vetem te cmendurit?
    Pra peshku eshte qelbur nga koka (shteti)
    Fajin e ka portali ealbania
    Shteti te japi licensat 6 muaj para dhe e dyta cdo person me rekorde kriminale te ndalohet te mari license
    Dhe kjo sjell te miren qe ka shanse me shume per njerezit e mire
    Nje dolli per portugaline 20.00

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk di ndonje vend ne bote te sqarohesh me kobure ne brez. Jemi popull gjaknxeht me nje edukate mizerabel. Pasoje e klases politike qe ka ushqyer opinionin publik. Sharje dhe fyerje ne televizor deri tek vezet, boje e miell. Dhe ndeshkohen me nga nje dite perjashtime. Ai ka vrare 4 veta dhe ligji thote maksimumi 25 vjet burg. Ligje qe jane krijuar te mbrojne politikanet, pasaniket dhe familjaret e tyre. Patenta te blera dhe ndeshkueshmeri mizerabel kur kapen kur theyjn ligjin. Pronaret e lokaleve dhe hoteleve dalin para makines se klientit dhe se lejojne te iki. Edhe e ndjekin rruges. Cmenduri. S’ka ligje te ashpra.. C’fare te edukoj televizori ?!?! Shif familjaret e pronareve te tyre. Plastik e silikon. Makina e bizhuteri. Luks i shfrenuar. Pronare hotelerish ne bregdet qe s’ka as shkolle tetevjecare (harroje ndonje klase te detyrueshme per ate biznes specifik). Klosi, kush nuk te vjen ne klase biznesi per njohuri dhe serjozitet qe kjo industri te jep. mos ti jepen licensa. Ne Amerike merr klase per pastertine e guzhines me detyrim. Te pakten merr klase per zhvillimin dhe njohurite e ketij biznesi. Jemi te paedukuar dhe shkojme ne ekstrem. Duhen ndryshuar ligjet menjehere.

  9. VD says:

    Mero Baze jep nje koncentrim plotesisht te logjikshem qe duhet te jete si llogjike e ligjeve per “minieren e arte ” te turizmit .
    Jane ligjet dhe vetem ligjet ato qe duhet te lidhin autoritetin e perfaqesusit te shtetit me autoritetin e privatit ne turizem .

  10. VD says:

    I nderuar Mero , i nderuar lexues !

    Ne vazhdimesi te komentit tim te pare po shkruaj te dytin , sepse ketu ne kete shtet ku jam une “gjemen” / demin/ me te madh mund te ta beje vete klienti . Nese klienti shkruan ne kompjuter tek adresa e bisnesit privat ate qe ne ketu i themi : REVIW = qe ne shqip kjo ka 10 sinonime , por per rastin tone perafron me : Rishikim . Pra klienti ka te drejte te pasqyroje vlerat pozitive apo ato negative ne lidhje me bisnesin privat ku ai ka qene klient .
    Per mendimin tim ne shqip ne mund te perdorim fjalen : Konsiderate=vleresim , ose fjalen : Fame=reputation , pra nje vleresim apo reputacion per mire apo per keq , atehere kjo do te ishte nje emer , fame, e mire ose nje nam i keq per pronarin e atij bisnesi , hoteli apo restoranti , DHE KESHTU ASKUSH DHE ASKUND NUK DO TE PERLYHEJ PER KEQ EMERI SHQIPERI DHE SHQIPETAR .
    ==================
    E thashe kete mbasi ne LIGJSHMERINE E RE duhet te synohet te lartesohet FAMA ose KONSIDERATA e vete aktivitetit privat dhe ne te kundert te kete “penalltizime ” nese “njollosemi” dhe demtohemi prej se largu edhe ne te tjeret .

  11. Keli says:

    Keshtu ndodh kur aktivitetin hotelier e ushtrojne njerez me precedente dhe licencohen nga ministria, kur si kusht eshte te mos jene te denuar. Nese veprimtaria e stacionit te plazhit nuk trajtohet e shkeputur nga ajo e hotelit kjo gje ka per te ndodh jete e mot. Nese brezi i plazhit nuk menazhohet nga nje subjekt i vecante dhe cdo hotel te prneotoje cadrat kundrejt pageses ky sherr do na shoqeroj cdo vere.

  12. miri says:

    Z.MERO
    TE GJITHE PRONARET E RESORTEVE QE NJOH UNE TE PAKTEN (dhe nuk jane pak) JANE NGA ATA QE QUHEN TE FORTET TE ARDHUR QOFTE NGA FSHATI QOFTE NGA QYTETI
    KY MENDOJ SE ESHTE PROBLEM I MADH PASI ATA E KANE PARANE DHE DINE SI TA LUAJNE(natyrisht vetem me hile)
    ME THONI VETEM NJE TE NDERSHEM DHE DO U JAP TE DREJTE

  13. Asd says:

    Nuk jam kunder propozimit por eshte me karakter prapaveprues. Krahas kesaj masa duhen edhe te tjera si psh “Ligji Antimafia”; Ekziston si ligj por duhet aplikuar. Eshte shume e lehte per tatim taksat te kontrollojne qe pasurite jane ne disproporcion me te ardhurat e deklaruara. Te ndaloi policia me makine luksoze ne rruge? Te kontrolloje jo vetem shkeljet rrugore, por ti dergoje sinjalizimin tatimeve te cilat duhet te kene obligimin te therrasin subjektin per deklarimin spontan te gjithe pasurive te tij dhe justifikimin perkates te blerjeve te tyre. Sherr per gardhin, token, reren, plazhin etj? Kontroll te gjitha paleve. Nderhyn me grushta per te mbrojtur shokun apo kusheririn, apo mbulon dhe fsheh krimin etj, apliko ligjin Antimafia per te gjithe “pjesmarresit”. Ky veprim i “ngadalshem” i shtetit do te ndikoje pa dyshim ne uljen e krimeve. Dihet qe kriminelet nuk e kane problem burgun, por … konfiskimi i pronave me siguri i ben te mendohen dy here. Ligji antimafia eshte leve shume e fuqishme e shtetit, por qeveria shqiptare ka treguar droje ne zbatimin e vertete te tij.

  14. gon says:

    Mjero,nese shteti do ishte ligjor,i pakorruptiar,efikas dhe jo ne sherbim te bandave,po,por 97% e hoteleve dhe rezorteve eshte nga parate e prostitucjonit,droges dhe krimit.Tani ne Shqipëri nuk u dukesh intéressant shoqerise po nuk je pak mafioz,kjo shoqeri ka mare fund njejte si pjesa derrmuese e gazecareve mercenare si ju mjero dhe politikanet mafiozo-bastarde qe ti ke mbeshtetur dhe vazhdon ti mbeshtesesh.Ju,jeni kupola e te gjitha te keqijave.

  15. Vladimir says:

    Shume drejt Mero, duhen rrafshuar te dyja godinat e vrasesve.
    Nga anet tona punet i zgjidhnin pleqte duke pire nje kafe dhe nje plak i urte ne mes e jo çunat me kallash.
    Por hakmerrja nuk zgjidh dot problemin.
    Shume operatore turistike jane ne “toke te zanun” dhe ky nuk eshte nje problem per tu injoruar me tej.
    Tjeter çmimin e percakton kerkese-oferta, ne se njerzit grinden per nje hapsire plazh, fare thjeshte rritjua çmimin dhe sherri mbyllet e shteti merr me shume leke.
    Dy fjale per 22 postblloqet qe nuk sinjalizuan trimin e maganeve me shpejtesi sketerre.
    Pse duhen keta police ne rruge, le te bejne nje pune tjeter. Krejt rruget te mbulohen me kamera sinjalizuese dhe ne çdo prefekture qendra operatore qe presin direkt gjoben dhe e çojne atje ku duhet. Me siguri, do te kushtoje me pak. Po ashtu edhe ne qytete.
    Ne Greqi, nje vend me tradite ne turizem, policet te shikojne e te shikojne mire, ndersa ti nuk shikon nje polic ne rruget e Korfuzit.

  16. Egjeu* says:

    Miremengjes gazeta Tema :Duam te dime a do hapet dogana Kapshtice per vajtie ardhie pe autobuz per greqi ju lutem na sqaroni.

  17. Taulant says:

    Nuk e ka fajin populli kur nuk zbatohet ligji.
    Ne gjithe zonen e Velipojes ministria e bixhozxhiut Blendi Kloi ka dhene vetem nje leje dhe thote qe aplikoni online per lejet.
    Si mund qe ne fund te qershorit ne gjithe Shqiperin nuk jane dhene lejet per cadrat?
    Ne vendet rreth e rrotull keto gjera jane mbyllur qe ne mes te prillit.
    Min.Turizmit ka marre gjithe vijen bregdetare e te liqeneve ne patronazh.
    Bashkite nuk kane asnje te drejte.
    Keta jane aq bastard sa sabotojn ndertimin e autostrades Kardhiq-Sarande vetem per te favorizuar hotelet buze bregut.
    Gjithcka behet kunder Shqiptareve.

  18. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    “Edhe pse na shërbeni si qentë, gjithsesi do ju vrasim si qen”
    Blendi Klosi – Nga fjalimi për çeljen e sezonit turistik me shoqatat rilindare te turizmit. ( çensura e temës vigjilente pls)

  19. Leo says:

    Une mendoj qe familjet problematike per krime si vrasjet, droga, armembajtja e krime te tjera, nuk duhet tu jepet e drejta te drejtojne hotele apo restorante, vetem se i kane ndertuar ato.
    Ne kete lloj kalimi site, duhet te perfshihet edhe sherbimi informativ. Ata kane akses informacioni ne polici, dogana, gjykata, interpol e shume burime te tjera. Nese vetingu i gjygjtare dhe prokuroreve ka te beje me dhenien e drejte te denimeve per persona kriminal apo kundravajtes, probleme pronash, kur vjen puna tek turizmi dhe sherbimi i restoranteve, ketu vihet ne rrezik jeta e shume frekuentuesve, te cilet shpesh here jane kapur ne mes te shkembimeve te zjarrit ose jane terrorizuar e traumatizuar per jete.

  20. BH says:

    Beni nje verifikim ne terren se mos ky Mihal Kokedhima eshte liruar dhe eshte kthyer perseri te “prona” e tij dhe mos u çuditni qe ta kete rrethuar ate vend??

  21. ducati says:

    o Zoti MERO;
    Shkrimet e tua ne pergjithsi jane te mira dhe me kuptim,
    por deri tashti ,as edhe nje prekuror nuk ta ka perfillur,PERSE?
    dite per dite meta, berisha, kryemadhja,
    kryemadhja,meta,berisha,
    berisha,kryemadhja, meta,
    dhe ne fund bam si flluckat e sapunit.
    si perfundim do vemi ne ne burg,
    qe e nxjerim buken e femijve ne gjake
    se atyre qe po na shkruan per dite,jo do arrestohen sot,jo neser,
    nuk ju hyne ne kembe asnje gjemb.kaq.
    Email e ke po ke vrejtje me shkruaj.pershendetje.

  22. Ksamili says:

    O bregdetar , po pse te kerkoj klosi mbylljen e resorseve problematike, ate e zgjith tregu ,thote klosi ,perse te forcoje kontrollin mbi sherbimet,kur edhe kete e zgjith tregu, thote klosi.Bregdetar dhe tregu i zgjith edhe me kobure sic po ndoth o malesor nga bregdeti.pra nuk shaj qeverine apo klosin por po u kerkoje te dine cfare flasin e te dine se cfare kerkojne;po qe se duan te qeverisin.Mos u merzit bregdetar se nuk u pritet oreksi.

  23. Daj Semi says:

    E mer xhaxhi Enver. Ke qënë ilac për disa si puna e këtyre te fortëve. Ai burre i beri keta të fortët ne kohën e reformës agrare që te shkonin vullnetar ne zyrat e shtetit e të dorëzonin token e vet “deshire”.
    Se per te zene token e shtetit as qe e enderronin. Sec kishte ca metoda efikase ai! Shkurt , derri do plumb.

  24. Xhaja says:

    Pse na ike ENVER djali , popullin e ka zene halli . Nga te ruhemi me par , armik kemi cdo shqiptar . Si s’nele vec nje formile , nga gangsteret po rrime pule . Nuk eshte hall vec qeveria , po eshte qelbur shoqeria . Na duket se k emi vdekur , me liri e shprese te djegur

  25. Niko says:

    Bravo Mero nga te paktet here qe me ke pelqier

  26. Endri says:

    Te lumte Zoti Mero, jam dakort me kete qe thua dhe lutem qe ta cosh ne veshet e KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje