Albini në kërkim të "armiqve" që e shpëtojnë nga dialogu

26 Qershor 2021, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Albin Kurtit i është prishur agjenda me të cilën përpiqej të injoronte agjendën ndërkombëtare për Kosovën, duke e renditur dialogun me Serbinë aty “diku nga vendi i shtatë”. Tani i ka dalë i pari. Në çdo lëvizje ndërkombëtare që bën, i del para dialogu. Dhe në fakt, ai nuk e ka problem dialogun si process, por përballjen me gënjeshtrat e veta, që dialogu ia nxjerr zbuluar.

Dhe pikërisht për këtë, po përpiqet të gjejë një rrugë ta prishë dialogun me dorën e të tjerëve.

Deri më sot ai ka ngritur një kauzë të tërë që imponimi i dialogut me Serbinë ka ardhur ngaqë Shqipëria është përfshirë në projekte rajonale, diktuar nga procesi i Berlinit. Dhe s’ka lënë gjë pa shpikur kundër katër parimeve të procesit të Berlinit për rajonin, që parashikojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, të kapitaleve, të krahut të punës dhe digjitalizimit.

Dhjetëra “teologë” kanë shpikur teori se si po krijohet me ndihmën e Merkelit, Jugosllavia e Re dhe si Shqipëria po bëhet Republikë e Shtatë.

E gjitha ka qenë se i duhej një armik në Shqipëri dhe ai të quhej Edi Rama.

Deri këtu në rregull, se është zgjedhje e tij. Pra e ka zgjedhur Edi Ramën si armik, meqë Shqipëria është e përfshirë në procesin e Berlinit, që nxit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Juglindor mes Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.

Tani duket se po krijon një skemë të re për t’i shpëtuar këtij dialogu. Dhe prapë do armik Edi Ramën.

Qyshkur ka ardhur në pushtet po belbëzon idenë e paditjes së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocid ndaj Kosovës. Po shkon gjashtë muaj në pushtetin e dytë të tij dhe akoma nuk e ka bërë. Serbia është më e interesuar se Albin Kurti për atë padi.

Për gjithë populistët që spekulojnë me termin gjenocid, ai nuk është term kafenesh patriotike, por term juridik i pranuar nga një konventë e OKB në vitin 1948 dhe që nënkupton shfarosje masive të një popullsie mbi baza etnike, shkatërrimin mendor apo fizik të tyre me paramendim në mënyrë masive, shkatërrimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës me objektiv zhdukjen fizike të tyre, krijimin e kushteve diskriminuese për shkatërrimin e lindjeve brenda grupit etnik, apo zhdukjen me forcë të fëmijëve të tyre etj.

Në Kosovë ka pasur krime të rënda të Serbisë, ka pasur masakra të rënda dhe elementë të gjenocidit kur nisën shpërnguljet masive pas bombardimeve, por që u ndalën nga NATO dhe u rikthyen në shtëpitë e tyre. Serbia nuk ja ka rritur të kryejë genocid ndaj Kosovës. Nuk e vë në dyshim që ka dashur, por nuk ja doli dot.

Padia për genocid do argumente të fortë materiale dhe juridike, do përmbajtje të tillë që ta fitosh atë betejë. Shqipëria ka bërë 25 rezoluta Parlamenti për krimet e Serbisë në Kosovë, duke ju referuar edhe si gjenocid, por ato janë deklarata politike.

Kosova ka bërë vetëm një rezolutë. Por diferenca mes një rezolute politike për gjenocid dhe një akuze në gjykatë për gjenocid është aq larg, sa janë gënjeshtrat e Albinit në fushatë me ato që po bën në qeveri.

Albin Kurti e ka hapur këtë çështje me qëllim të sulmojë qeveritë e 20 viteve se gjoja kanë fshehur gjenocidin ndaj Serbisë, dhe nga ana tjetër bën sikur do ta padisë vetë, por nuk e bën.

Tani ka filluar të belbëzojë se do t’ia kërkojë Shqipërisë ta bëjë këtë. Dhe pastaj kuptohet. Po nuk e bëri, Shqipëria është si Serbia.

Ky palaço që nuk përballet dot as me gënjeshtrat e veta, dhe as me problemet e shtetit të Kosovës, është i lirë ta bëjë padinë për gjenocid që ka premtuar para shqiptarëve, bashkë me atë kukullën me kaçurrele. Por të jetë i sigurtë se kur ta humbasë atë çështje dhe të pastrojë përjetësisht Serbinë me vendim gjykate nga krimet që ka bërë në Kosovë dhe t’i japë të drejtë revanshit të saj kundër Kosovës, të bëjë mirë llogaritë ku do të shkojë vetë.

Ai e di mirë këtë, ndaj tani pasi ka përbaltur kundërshtarët e vet për këtë çështje spekulative, kërkon të përbaltë dhe Shqipërinë dhe ky të dalë heroi që kërkon të zbulojë gjenocidin, por e pengojnë ish- qeveritarët e Kosovës dhe kjo e Shqipërisë, që nuk e kanë paditur dhe nuk e padisin Serbinë.

Le ta padisë vetë Serbinë dhe le të marrë përgjegjësinë për vendimin e Gjykatës, nëse humbet, pasi i ka bërë ndërkohë Serbisë, shërbimin më të madh në histori.

Por ai nuk ka për ta bërë këtë. Ai po e hap këtë temë vetëm si të shmangë dialogun me Serbinë, që është në agjendën ndërkombëtare. Ai thjesht do një shkak që të mos detyrohet të përballet me gënjeshtrat e veta.

Dhe natyrisht do që dëshiron ta ketë Shqipërinë, “një armik në dispozicion”, që të ndjehet i rrethuar gjithandej me armiq, nga Serbia, Shqipëria, SHBA, Evropa, dhe të mos e shqetësojnë qytetarët për hallet e tjera.

Ka luftë të madhe për të bërë, s’ka kohë për halle të vogla. Ato i zgjidhin kushërinjtë dhe rrethet e reja familjare që po marrin pushtetin.

42 komente në “Albini në kërkim të “armiqve” që e shpëtojnë nga dialogu”

  1. Iso says:

    Demagog, mashtrues e patriot falls, malpin kurti ka edhe nje sivlla, sali vukun.

  2. PiRoSHi says:

    Analizë e saktë. Vetë fakti që në mandatin e dytë. Kurti 2, asnjë interes në takimin me Ramën, jo si kryeministra të rizgjedhur sërisht, për të shtyrë më tej negociatat dhe marrëveshjet e viteve të kaluara, që për hir të së vërtetës nga pala kosovare kanë ngelur në vend numëro. Falë dhe ndryshimeve të shpeshta të kryeministrave e ministrave të saj në këta 8 vjet, ku Shqipëria ka qënë më e angazhuar falë se ka patur veçse një kryeministër dhe një qeveri të vetëm.

  3. Zeni says:

    Deri ketu arrite Mero? TE MOHOSH GJENOCIDIN SERB NDAJ SHQIPTAREVE?!?!?!
    E PAFALSHME ! E TURPSHME! SI CDO TRADHETI!
    Vazhdo bjeri Kosoves per hir te interesave te Rilindjes (apo te tuat) sa te duash po une:
    KETE GAZETE QE SOT NUK E LEXOJ ME SA TE KEM JETE!

    1. VFLP says:

      HA HA HA HA.Tani qe nuk e lexoka me gazeten kjo kurva putiniane ,Mero Baze do falimentoje. Shko e paguaji faturat e energjise serbeve te Kosoves o patriot interneti. Shko edhe cliroje veriun e Kosoves nga serbet o trim Berishovic.-Metovic-Kurtovic.Ju q.fsha robt te gjithe ju bastardeve te PD-LSI ketu dhe Vetvendosje-LDK-AAK ne Kosove. Me 21 Janar 2011 tradhetaret nga Kosova te Haradinajt dhe Mustafes erdhen dhe mbeshtesnin Berishen kur egzekutonte shqiptare te pafajshem ne mes te bulevardit. Me 2019 kurvat e Kurtit erdhen dhe u bene bashke me kurvat e Berishes dhe Metes dhe tentuan te digjnin parlamentin. Ju felliqesira nuk keni te drejte morale te flisni per patriotizem.

    2. Ari says:

      Z. Zeni, po qe se nuk ke kohe dhe mundesi per analiza te thella, mjafton te shikosh se miqte e Albinit jane Berisha ( non grata nga Usa) dhe Like floririn. Tani nxirre vete perfundimin.

    3. xheJ. eN. Bi. says:

      Zeni…
      Dhe çuditem se si lexon gazetën Tema kur ke gazetën RD dhe 55.E di Saliu që ti lexon Tema dhe jo RD e 55 ????

      1. Zeni says:

        O çuna un kam votu per here te pare ne 96 kshu qe ja kam pi longun me koh supes te Sales e te Tosit e te Albinit po deshet
        PO Mero sapo mohoi gjenocidin serb ne Kosov!
        Jo po ishte tentativ thot….e nisen njehere po pastaj e lan vete
        Nga vapa !
        jo se u mblodh gjith bota me i mbajt doren kafsheve
        As me dhon keshilla literature politike …mos u lodhni
        Te vetmet here kohet e fundit kur tregohet objektiv (sic di vet Mero) jane kur flet per qoftelargun
        Por sic e ka pranu edhe vet mero: po mbetet pa armik dhe sdi si tja bej
        Po me duket se e ka ndare te krijoje edhe Mero nje grup te ri armiqesor me Vetevendosjen…

  4. VFLP says:

    Vetvendosje,LDK dhe Partia e Haradinajt i kane thene disa here Edi Rames qe te mos i fuse hundet ne punet e Kosoves. Edi Rama ben mire qe tua plotesoje deshiren tani. Nqs Kosova deshiron ta hedhe Serbine ne gjyq le te gjeje rruge tjeter se si ta beje, nuk ka pse na cajne trapin ne.

  5. Predatori says:

    O Mero po na çan Noc Rrokun me gjithë këto shkrimet pafund kundër Albin Kurtit. Kemi 1 milion problemet tona. Lere Albinin se merren gazetarët e Kosovës me të. Je bërë kopje e keqe e Qim Pekës kundër Edi Ramës. Bëj shkrime për problemet e turizmit në jug. Të pronarëve që iu hidhen pushuesve në kofano të makinës, se është bërë si sport. Shkruaj për tragjeditë që ndodhin rrugëve të Shqipërisë çdo ditë. Fol për problemet e vetingut, apo Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjet që mezi mbaruan mbas 2 muaj e kusur. Fol për korrupsionin e qeverisë dhe problemet e administratës, për opozitën e tredhur dhe të hallakatur. Ka me mijëra probleme ky vend. Lere Albinin se ka kush me merret me të, apo duhet të justifikosh honoraret që të jep Rama kundër Albinit, se s’ka si të kustifikohet ndryshe gjjthë kjo urrejtje patologjike e jotja kundër tij. Vetëm ti ke kaq shumë mllef me një kryeministër të një vendi tjetër.

    1. FAKTI says:

      Nuk eshte vetem Mero, por dhe une, “Predatori” ! Po mund te kete dhe te tjere; sa banal behi ne mbrojtjes se te keqes se te tille jeni dhe vete. E po çfare paska pase brenda kjo Shqiperi dhe bejne shqiponjen me duar e kembe keta barbare. Paskemi problemi e turizmit ne jug, zgjedhjeve qe mezi perfunduan kur gjithe bota thote se ishin nga me te mirat ne 30 vjet,…jeni mesuar qe i bini daulles si Meziu ne nje vrime se ajo u ka ngelur, vrima juaj dhe e fjales çthurur. Une e di qe ti Mero nuk e prish terezine se çfare shkruajne keta injorantet qe jetojne si gjallesa, por te pershendese per shkrimin: Albin Kurti njeri i degjenruar qe edhe kur ishte ne burg ne Beograd shqiptaret e tjere nuk dilni dot ne terren, ndersa Albini jepte konfernca neper televizionet serbe. Keta jane barbare.

  6. Artan says:

    Palaço due kukulla e tij me kaçurela….i madh Mero Baze

  7. Draper dhe Çekan says:

    Mero ty te gjithe te akuzojne se je agjent grek por sot flet sikur je dhe agjent Serb.
    Cfare jane keto editoriale kunder kryeministrit te Kosoves tipike *provo te besh padi per gjenocid* *ku do futesh* *serbia ska bere gjenocid*
    Vrasje po
    Perdhunime po
    Spastrim etnik po
    Ne kroaci bosnje hercegovina kosove etj

    1. Alfonsi says:

      Te gjithe plehrat si ty e akuzojne.Shqiptaret e vertete dhe te ndershem e degjojne dhe e lexojne.Mero eshte me I miri I gazetarise

      1. Draper dhe Çekan says:

        Fons bushtra
        Merua eshte me i mire ne boten e moterqireve te tipit tend qe slene vend pa futur hundet
        Te ta bej me te lehte ta kuptosh pse nuk duhen futur hundet ne vendet e tjera te pavarura!
        Mjafton te kuptosh si do ndihesh ti te fuste hundet greku serbi maqedonia Mali zi bosnje hercegovina etc
        Pra te qifsha kurven spo them cfare gazetari eshte merua por cfare do qe i fut hundet ne hallet e shteteve te tjera
        Normale titulli duhet te ishte –
        Albini ne kerkim te armiqve qe e shpetojne nga dialogue dhe Merua ne kerkim te miqve qe paguajne me mire ne kunderpergjigje te albinit!
        Lexo komentin e rames ta kuptosh pse dhe kush sponsorizon editoriale kundra kosoves
        Apo ske kapacitet ta kuptosh kush eshte kryeministri?

  8. Ladi says:

    Mero Baze, je shqiptar i mire dhe nje burre i mençur. Nuk i shtohet (dhe as i hiqet) presja ketij shkrimi te qarte si kristali.
    Te falenderoj

  9. Mero Pse merresh vetem me veriore e kosovare? Kete front te kane caktuar partia???!! says:

    Pse vetem me veriore e kosovare merresh ti,dhe ne menyren me te keqe,te shpifur te mundshme? Pse nuk merresh me jugoret qe po vjedhin pushtet,taksa,vende pune,para droge???!!! Duke na nxire faqen dhe jeten??!! Pse vetem fyen,pergojon e denigron verioret e kosovaret e jo hajdutet gjysmeopinge te jugut? Pse je kaq racist apo te paguaine per kete pune,qe per te zbardhur faqen tende nxiji faqen tjetrit?? Nuk te vjen pak turp nese je shqiptar? E di qe e kunderta do te te rrinte me mire??!!!

    1. M says:

      Synimi i marjes së pushtetit është bërja e politikës ndajë problemeve,marrëdhënieve të shoqërisë,kjo e lidhur me vendime e mosvendime të detyrueshme dhe zbatimin,ndryshime këtyre vendimeve midis shoqërisë dhe ndermjet shoqërive.
      Gënjeshtrat janë arti i politikës.
      Racizmi, shpifja,ofendimi dhe përdhosja e simboleve kombëtare është armik dhe tradhëtar.
      Ç’ do shqiptar betimin e bënë para flamurit me himnin kombëtar.
      Në flamurin shqipëtar është shqiponja dy krenare ,simbole e pavarësisë ,i sovranitetit.
      Kur politikani ,profesor i universitetit Mark Marku shprehet se simboli i shqiponjës nuk më shpreh.( Botuar sot tek gazeta Greke ” Θέμα”. Lind pyetja: çfarë është ky malësor,verior ,armik apo siç thuhet tek himni “Është i lindur tradhëtor”?

  10. Rozeta Dushku says:

    Mero! Te lumte pena mor djale! Albini Eshte ne sherbim te Serbise me gjithe Vjollca Lopen! Shihe nga fytyra dhe bej vete kalkulimin

  11. Trotski says:

    me thuaj me cilet Rri qe te them sekush eshte Ai-Ai Soj Delenxhiu eshte i lidhur me Sali Kermen dhe Like Hajdutin -me vjen keq qe Kosovaret nuk kane SY qe ta Kundrojne.Keqardhje !!!

  12. gashi says:

    Albin Kurti eshte nje sharlatan i ndyre….

  13. emigranti says:

    O Mero, cfare kerkon nga Albini, qe ti beje sa me shume leshime Serbise ne dem te Kosoves.
    Keto shkrime duken si te iniciuara nga Serbia.
    Mjaft u bere servil i te huajve, te cileve ne fund te fundit u intereson vetem paqja ne Ballkan.
    Per kete, bejne presion mbi palen me te dobet. C’pune i prish Europes apo Amerikes qe Kosova te leshoje disa territore e t’ja dhuroje Serbise, e cila merr si shperblim edhe futjen ne BE, ne vend qe te ndeshkohet per krimet e kryera ndaj popullit shqiptar ne Kosove.
    Kosova duhet te marre shembull nga Maqedonia qe perballoi presionet greke dhe perendimore deri sa arriti ate qe deshironte, duke mos e lejuar Greqine qe te fshinte emertimin Maqedoni, per ta perdorur vetem ajo.
    Eshte momenti qe qeveria kosovare te mbeshtetet dhe ti qendroje fort presioneve nga jashte.

  14. Mona Cizmja. says:

    Te lumte. Mospelqimi i artikullit nga disa pseudo patriote koqevare ja rrite vlerat artikullit.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Ben lojera qe s’ka kellqe.. Une se kuptoj kete tip dhe ne te njejten kohe s’kuptoj ata qe e votuan. Per c’fare ?!?! Zenie midis njeri-tjetrit ?!?! C’fare kerkon te bej ky pervecse ideologji ?!?! .. Ky merret me thashetheme dhe nuk koncentrohet tek interesi ekonomik i Kosoves.. Vetem llafe, por veprime jo. Beri nje budallik fundit e mandatit te tij ne fundjave qe nuk e kuptova.. Garon ne Shqiperi pa kuptim. Te garosh me sigel partie, do te thote qe ti sfidon sistemin (qe ti do te fusesh po “fitove”) dhe do pushtet.. Edhe te sfidon, por do edhe bashkpunim pastaj se jam Kryeministri i Kosoves.. I habitshem !! Por matane kesaj, une nuk besoj se ai ka rruge vizjonare per Kosoven.. Kacurrelsja mire qe mori postin e “zotit”, erdhi, tha nje fjali per bashkpunim ekonomik dhe iku..

  16. Arjan says:

    E ke humbur busullen Mero sigurisht jo ate te parase se je mesuar te hash nga te gjitha anet.E ke kthyer gazeten ne nje pacavurre sa kane mbetur vetem bythlepiresit servila qe komentojne.Nuk e mbron dot rahmutin o mero gelbaza ne idiotizmat e tij ne lidhje me kosoven dhe politiken e jashtme antishqiptare qe ka zhvilluar deri tani.Keto shkrime qeMero baze ben kundra Albin Kurtit jane ne te njejtin sikronizim me Baton Haxhiun nje kriminel mafioz i UDB serbe me Isa Mustafen plaku komunist qe e coj LDK ne humbjen e pushtetit me Hashim Thacin e Kadri Veselin qe gjenden ne hage per krime ndaj aktivisteve gazetareve dhe civileve te pambrojtur.Nuk e di por MERUA ka lajthitur kur shkruan se ne kosove nuk ka ndodhur genocid ashtu sikurse thote krmineli i Serbise Aleksander Vucic.Turp dhe faqen e zeze por ato leke nuk ke per ti kaperdire kollaj do te ngecin ne fyte nuk kalon dot mbi gjakun e heronjve shqiptare .Kush eshte shqiptare i vertete nuk e lexon ke te gazette plehre.

  17. Meruci says:

    MERUSHE NA CAVE TRAPIN
    LERE ALBINI SE NUK TA VE NE PULLE TY E BOSIT TEND
    DAVA KARAVIDHESH TE MEMALIAJVE
    VAZHDO SE DO TE SHPERBLEHESH PER ANTISHQIPTARIZMIN TEND IDIOT

  18. Sonja says:

    Mero, po kthehesh ne nje gazetar tendencioz dhe e keqja eshte se te duket vetja me i zgjuar se Albini. Ti je vertet burre i zgjuar por ne kontrast me Meten ose Haradinajn, por jo Kurtin miku im. Kurti eshte talent, sikur ne te kishim nje Kurt di ishim ndryshe… Aq me pak te lejohet, ta quash Kurtin palaco. Ka marre vota si askush ne trojet shqiptare. Ke thyer cdo norme me kete, e ke damkosur veten si rralle here. Zhgenjim…

    1. Miri says:

      Na trego arritjet e talentit të Kurti se unë nuk i shoh asnjë. Të fitosh zgjedhjet është vetëm fillimi i punës nuk është arritja. Deri tani një vrimë në ujë ka bërë! Ngreni në piedestal kotësinë dhe fjalët boshe!

    2. Arbër says:

      T’u dukkërka i zgjuar ky al-Bini ty?
      Mua në të vërtetë më duket si majmun.
      As për roje nate nuk bën.
      Ke parë gjë të hajrit prej tij, përveç që la Kosovarë pa asnjë vaksinë? Kriminale ti refuzojë ato nga Rama! Por ama, i kerkon Ramës “genocidin”. Po e bëri Rama, e akuzon pse flet në emër të Kosovës!?
      Do e mbajnë atë majmun k/minister kosovarët? Do zgjohen?

  19. M says:

    Synimi i marjes së pushtetit është bërja e politikës ndajë problemeve,marrëdhënieve të shoqërisë,kjo e lidhur me vendime e mosvendime të detyrueshme dhe zbatimin,ndryshime këtyre vendimeve midis shoqërisë dhe ndermjet shoqërive.
    Gënjeshtrat janë arti i politikës.
    Racizmi, shpifja,ofendimi dhe përdhosja e simboleve kombëtare është armik dhe tradhëtar.
    Ç’ do shqiptar betimin e bënë para flamurit me himnin kombëtar.
    Në flamurin shqipëtar është shqiponja dy krenare ,simbole e pavarësisë ,i sovranitetit.
    Kur politikani ,profesor i universitetit Mark Marku shprehet se simboli i shqiponjës nuk më shpreh.( Botuar sot tek gazeta Greke ” Θέμα”. Lind pyetja: çfarë është ky malësor,verior ,armik apo siç thuhet tek himni “Është i lindur tradhëtor”?

  20. ili says:

    Asgjë mangu kallëpit të Arian Çanit s`ke o Mjero faqeziu.

  21. iliri says:

    Sa të ketë njerëz si ti, Arian çani, e shumë të tjerë si puna e juaj Albini s`ka nevojë të kërkojë armiq sepse ata veç i ka, madje plot rreth e rrotull.

  22. ABS says:

    Albin kurti pranoi Vjosa Osmanin në grupin e tijë për të ringjallur politiken rugoviane karshi Tiranës mjafton të kujtohet propaganda e eger e tyre kunder qeverive socialiste si bashkëpuntore të Millosheviqit dhe ma vonë të Serbisë

  23. Taulant says:

    Lere Albinin por shiko krimin qe ka pllakosur vendin.
    Albini dhe Kosova ka te ardhme Shqiperia eshte drejt shpopullimit drejt zhdukjes.
    Po ti paguhesh prej Grekerve e Serbeve kete propagand do besh.

  24. Ed says:

    Al bin kurtovic Palaco I madh je MERO

  25. Skenderbegasi says:

    Albin ne se nuk je I zoti te besh
    mire per kombin mos I zere rrugen historise se tij.
    Stomakut tende nuk I bejne shume
    pershtypje premtimet e pa mbajtura
    se ai I treterka me lehtesi.
    Qe te kuptosh Abinin ne c’do
    zullum kombetar mjafton ta vesh veten ne rolin e aleatit tone strategjik dhe po se pelqeu Amerika
    domosdoshmerishte e pelqejne serbet ne heshtje e ne ngazellim.
    Ky eshte nje derivat I Peco Vasilit te LSI ketej nga ne.
    Qe s’ke tru kjo eshte e dukeshme,
    dhe pervec Bojkon mustaqes dhe nja dy tre komentues te Temes Noc Rrokun ke ketej nga ne.
    Aleatet e tij ketej nga ne kane qene nje I blecklistes dhe nje I shkarkuar, dhe e kemi paralajmeruar qe ne fillesat e tij
    pa ndodhur keto hatara.
    Albin kjo ka ndodhur me kombin shqiptar nder shekuj me udheqes si ty :
    Kur Zoti I jep miellin djalli I mer
    thesin.
    Po lumi I jugut ben no nje cik
    palester per tu dobesuar apo se le
    oreksi presidencial.
    Ky I joni eshte Taraman ne gji te Lalsit.

  26. Ilir says:

    Mero, se zoteri nuk te quaj dot, dikur ishe papagall i Berishes, sot je bere altaparlant i Rames.
    Nuk po le rast per te sulmuar Albinin, dhe per te ngritur Ramen.
    Une nuk e ndjek Albinin dhe nuk di pikpamjet e tij, por sejcili ka te drejte te mendoje me mendjen e tij.
    Por te mendosh njelloj si Vucic dhe Lavrov, nuk mendoj se eshte ne interesin e shqiptareve

  27. Bo bo says:

    Meroja paska gjetur kohe ne kte vape perveluese ti futet edhe njehere ALBINIT.
    Nje gje duhet te dije Mero ziu.
    Albinit per nga formimi intelektual mbase Edi i afrohet pak ama me distance te madhe, por Merua as si perzervativ nuk do ishte i kualifikuar per te.

  28. KACANIKU says:

    TE LUMET SHOKU MERO NGA PESHTANI I TEPELENES JA KALOVE EDHE VUCICIT PER SHARJET KONDRA ALBINIT. SERBET TE KANE ZILI .BRAVO. JE NJE ZGJEDHJE E GODITUR E EDVINIT.URAAAAA

  29. Franz Kafka says:

    Te gjitha veprimet e Kurtit te bera keto kohe deshmojne se ai ka synim vetem percarjen e Kosoves me Shqiperine. Nuk po i permend te gjitha (mospranimi vaksinave etj etj) por mjafton vetem nje: pjesemarrja ne zgjedhjet ne Shqiperi e VV. Kurti e di se mjeti me efikas per te nxitur percarje eshte politika, prandaj dhe kandidoi ne Shqiperi. Rama e dinte kete qellim te tij prandaj dhe nuk u prononcua per asnje moment per VV gjate fushates sepse nuk donte te binte ne kurthin e trash te Kurtit. Ndoshta me kalimin e kohes edhe kosovaret do e kuptojne (edhe pse veshtire te ndodhe) se pas fjaleve te patriotizmit te Kurtit fshihen qellime percarjeje mes shqiptareve

  30. iksi says:

    Si ore Mero nuk ke turp qe thua qe Serbia nuk ka bere genocid ne Kosov . Po xhvendosja nga trojet e tyre e mbi 1 miljon kosovareve me femije , pleq plaka gra e vajza , a nuk esht genocid , ( po sikur te mos ishte Shqiperia shteti ame e te ishte nje shtet tjeter ketu dhe ne qe i strehuam te ishim larg , çfar do kishte bere edhe ai shteti tjeter fjala vjen Rusiia edhe ato do ti qitnin fare ) , Po vrasja masive e civileve nga paramilitaret serb a nuk eshte genocid , Po vrasja e femijve deri edhe ne grup a nuk eshte genocid , Po çarja e barkut te nenave shtatze a dhe nxjerrja e femijeve nga barku a nuk eshte genocid , Po vdekja e popullsise civile gjate debimit nga trojet e tyre rrugeve a nuk eshte genocid , Po shkatrrimi i shtepive te mbjellave vjedhja e pasurive te jeteses a nuk exhte genocid . A don me pergenocidin . Amerika po i kerkon llogori Turqise per genocid kunder armeneve qe eshte bere tash 100 vjet dhe bota demokratike e shekullit 21 nuk esnte ne gjendje ta denoje Serbin per genocid qe exhte i qarte si drita e diellit dhe i takon o Mero te padis djalin te baba Albinit prandaj edhe ti je i sigurte qe nuk e denon kush Serbine sa te ketd Rusin , Francen , Gremun , Gjermanin , Kinen dhe Repoblikanet e Amerikes .

  31. ymer janulla says:

    Ymeri I temës është një ariançan më i sofistikuar,po gjithsesi që punon kundra interesave kombëtare.
    Merret vazhdimisht me kurtin sepse ata që e paguajnë e shohin kurtin si vetmin që mund ti bashkojë shqiptarët dhe ti bëjë faktor në ballkan.
    Me mashtrime kërkon të përçajë shqiptarët si o vetmi mjet për të penguar bashkimin dhe shqipërinë e madhe.
    Ky që merret me kurtin pse nuk thotë që qeveria kurti,ndryshe nga të gjitha parardhëset në kosovë,hoqi detyrimin për leje qëndrimi për shqiptarët e shqipërisë.
    Vetëm fakti që adhuruesit e ymerit janë 300 evroshat e grekut, duhet ti bënte socialistët atdhetarë të mendohen .
    Ymeri është vegël e lobit grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje