Fotot e Berishës me amerikanë, si ato të Edi Ramës me "djem problematikë" në fushatë

25 Qershor 2021, 18:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka përdorur një OJQ të LSI-së në rajon, për të sqaruar dhe një herë një gjë për të cilën nuk i kërkon askush sqarime.

Nuk kuptohet pse dëshiron të përsërisë gjëra të tilla të tipit “unë dhe familja ime nuk kemi vjedhur kurrë”, që shqiptarëve u shkaktojnë të qeshura, ndërsa të huajve, bezdi. Aq më tepër pastaj kur thotë se këto akuza i ka bërë Xhorxh Sorosi, e para se ky e ka kundërshtuar në vite, dhe e dyta se, sipas tij, ai ka kundërshtuar projektin e ndarjes së Kosovës në vitin 2018.

Këto komente i bën një ditë pasi i dërguar special i presidentit Trump për Kosovën, Riçard Grenell, intervistoi Edi Ramën për një medie amerikane dhe i preku të dyja këto çështje, edhe projektin e bisedimeve shqiptaro— serbe, edhe futjen e Berishës në listën e zezë.

Sa i përket pikës së parë, asaj të bisedimeve shqiptaro—serbe, Grenell ka qenë personi përgjegjës i presidentit Trump, armikut ndoshta më të madh në botë të Sorosit, për të drejtuar ato bisedime.

Grenell nuk ka pranuar kurrë ndonjë plan për ndarje të Kosovës, por e zëmë se dhe e ka pasur si projekt presidenti Trump. Tani se si mund të jetë projekti për ndarje të Kosovës nga Sorosi nën qeverinë Trump, këtë vetëm Sali Berisha mund të ketë guximin ta thotë, por njeriu kur është në hall, çfarë nuk bën.

Sa i përket reagimit të Edi Ramës, është interesant fakti që ai e quan pikëlluese situatën që një politikan i nivelit kaq të lartë është në listën e zezë të SHBA, dhe e quan këtë si një vendosmëri të SHBA për të diktuar fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Kjo e dyta i ka tërbuar të gjithë opozitarët dhe po përpiqen të interpretojnë si spekulim faktin që lista e zezë nuk është ndëshkim, por një masë kufizuese e një shteti ndaj personave për arsye politike.

Në fakt, lista e zezë e SHBA është kulmi i ndëshkimit që mund të merrte Sali Berisha si politikan. Ai është ndëshkim politik, është ndëshkim historik, dhe mbi të gjitha, një aktakuzë amerikane ndaj njeriut të shpresave të SHBA në fillim të viteve ‘90 në Ballkan. Më pas e ka rrugën të hapur të kthehet dhe në ndëshkim ligjor, për të dhe familjarët e tij, se dosjet këtu janë.

Përpjekja e Sali Berishës për të postuar foto me Bejkerin, me Bushin, me Obamën e këdo amerikan tjetër të shquar, vetëm sa i shton bezdinë çdo personaliteti amerikan që ka dal në foto me të.

Askush nuk po thotë që Berisha nuk ishte njeriu më i mbështetur nga SHBA në vitet 1991- 1994, por askush tjetër nuk ka qenë më i padëshiruar për SHBA pas vitit 1995, se ai.

Sali Berisha është përdorur nga SHBA deri në vitin 1995, për të mbajtur të fjetur problemin e Kosovës dhe për të minimizuar kërkesat e tyre vetëm për autonomi (shih takimin Berisha- Klinton) dhe më pas kur panë se ai po furnizonte ushtrinë serbe me naftë, e denoncuan publikisht (lexo artikullin e New York Times, 2 prill 1995)

Më pas atij ju hap një tjetër problem i rëndë me SHBA, kur u konstatua se ai i kishte dhënë shtetësi shqiptare në vitin 1992 katër drejtuesve rëndësishëm të Al Qaidës, mes të cilëve Muhammad al–Zawahirit, vëllait të Ayman al–Zawahirit, pasardhësit të Bin Ladenit, Dr. Abdul Latif SALEH( pasaporta shqiptare D366 871) dhe disa të tjerëve.

Përpjekjet e tij për ta shpjeguar këtë lidhje kanë qenë gjithnjë konfuze. Sot Berisha është praktikisht në të njëjtën listë të zezë me Dr. Abdul Latif Saleh. https://www.fdic.gov/news/inactive-financial-institution-letters/2005/fil9905.pdf

Ai u largua nga pushteti në vitin 1997, edhe me mbështetjen e hapur të SHBA për kundërshtarët e tij.

Rikthimi i tij në pushtet për shkak të korrupsionit të së majtës në pushtet, nuk i përmirësoi raportet e tij me SHBA, por i siguroi atij një foto tjetër me presidentin Bush, për shkak të Kosovës. Ai mbeti delja e zezë e çdo ambasadori të SHBA në Tiranë dhe një nga personat që ngjallte bezdi në Uashington.

Tani Berisha mund të përdorë çdo foto që ka dalë me presidentë, apo zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, por ato në SHBA ngjallin bezdi siç ngjallin bezdi ato fotot që ne gazetarët i nxjerrim Edi Ramës dhe Lul Bashës, që kanë dalë me “djem problematikë” nëpër fushata elektorale, apo holle hotelesh e zyrash, pa e ditur kush janë.

Prandaj është mirë të mos i botojë ato foto, pasi mund t’i mërzisë më shumë ata dhe t’i shtojë telashe vetes. Të paktën sa të hapë këtë gjyqin në Francë, se pastaj shpëton.

9 komente në “Fotot e Berishës me amerikanë, si ato të Edi Ramës me “djem problematikë” në fushatë”

  1. Sul Koburja says:

    Ike Sali Berisha Ike si qen I zgjebosur.
    Te fala supervises.Ajo do shkoje ne Amerike vetem.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      I ranë dhëmbët, të gjithë, Grabitqarit plak
      mundohet, por dot s’e mbyll më kthetrën
      rrallë e më rrallë e dhjesin mu në prak
      dhe hunda-sqep, dy rrena, takon mjekrën.
      .
      Ai nuk ish askush, kur Baker erdhi në Tiranë
      ishte spiun, e sekretar i Partisë Punës ishte
      kaloi Ylberin, me detyrën që shefat dhanë
      erën e dhive, akoma nën lëkurë, e kishte.

      Zirkon e porcelan i vuri dhëmbët prapë
      mes hundës-sqep e mjekrës qurrat mbledh
      vëmëndjen, që mungon kërkon të kapë
      ndënëvetja e pavullnetshme para e pas rrjedh!
      .
      Nga makthet zgjohet thuajse çdo natë
      nuk bëjnë më fajde pilulat haloperhidrol
      me një “Non Grata”, nuk e ka të gjatë
      do ish i lumtur, prapë të ish Dhiar në Viçidol.

      1. Qyterar i zakonshem says:

        Komplimenta pet 12 rrokeshin , sinqerisht. E ke qare.

  2. Salehu says:

    Haha. Sa shume Saleh paska ajo lista Mero…

  3. Kulla e Viçidolit says:

    Edhe njëherë Mero po bëni gabim se si po e trajtoni problemin.
    Nuk eshte neë diskutim ka qenë, është apo do të jetë pro-amerikan Saleh-u. (Në këto kanale do t’a fusin Saleh-u çështjen)
    Apo ka pas, ka dhe se nuk do të ketë mbështetje amerikane Saleh-u.
    E zeza mbi të bardhë me qartësi ligjore (pa nënkuptim diplomatik)
    Saleh Berisha është klasifikuar si I KORRUPTUAR.
    Ai dhe familja e tij, dhe bashkëpunëtorët e tij të afër.
    Tani për cilën konkretisht.
    Kontrabandën e naftës.
    Firmat piramidale
    CEZ
    ALBETROL & Taci & Companies
    Hidrocentrale
    Gërdec
    Ndërtimet
    Rruge e kombit (Këtu kuptohet që vetë nuk firmosi gje ai se kishte Lulushin)
    Për Porto Romano.
    Nafta
    Pyjet
    Hoteliri Turizem
    Pasuri shtetërore e kompani privatizuara “perdhunisht”
    Para nëpër of shore apo fshehur kund…
    Vila e pasuri etj etj etj.
    Pra është e qartë dhe e sigurtë dhe me prova se Salehu është I korruptuar (e provuar) për amerikanët.
    Ju lutem mos humbisni kohë për analizat biometrike të fotografive.
    Rrini tek korrupsioni …
    Ai eshtë ideatori, krijuesi, sponsoriuzuesi, zbatuesi i këtij sistemi të kalbur korruptiv në AL me shtetin dhe shërbimet e tij paralele.
    (Që për fat të keq dhe këta të tjerët vazhdojnë të njëjtën rrugë por më specialists në kamuflim).
    Paçin dhe këta fatin e Saleh-ut.?

  4. Taulant says:

    Lere Berishen mos u merr me te vdekurit po shiko si po shkaterrojn Shqiperin te gjallet.
    Shiko cafre krimesh po ben Rama .
    Gjendja eshte katastrofike .
    Shtet inekzistent .
    Plehrat kane pushtuar Vloren,Durresin,Saranden rruget terrene lufte ti akoma me Berishen.
    Mero boll mbete duke lepir pueshtetin.

  5. VFLP says:

    O Mero Trump nuk ka qene armik me Sorosin. Sorosi ka financuar ndertimin e Trump Tower ne Chicago. Por Grenell dhe Trump ishin qe te dy kurva te Putinit. dhe qellimi i Putinit ishte te ndante Kosoven per interes te Serbise. Nuk mundi ta bente dot pasi NATO eshte gjithashtu e investuar dhe e perfshire ne territorin e Kosoves. Nqs Trump do te kishte fituar nje mandat te dyte atehere gjerat mund te kishin ndryshuar ashtu si ndryshuan per kurdet qe u braktisen nga Amerika dhe u bene mish per top per avionet e Erdoganit dhe Asadit. Sa per Richard Grennell ai eshte lobues i mafiozit ruso-moldav Vladimir Plahotniuc qe eshte ne te njejten liste te zeze Amerikane si Berisha. Eshte e cuditshme qe Edi Rama shkon e jep intervista per keta njerez qe jane koke e kembe te lidhur me regjimin mafioz rus.

    https://www.propublica.org/article/trumps-new-spy-chief-used-to-work-for-a-foreign-politician-the-us-accused-of-corruption

  6. Draper dhe Çekan says:

    Sot kishe mundesi te shkruaje per ata motershkerdhyeret e tropojes, djalin e bercanit dhe madanit qe shtypin njerez dhe ligji nuk i denon
    Motershkerdhyeret e strresuar nga mosfunksionimi ligjit qe te bejne ty, mua dhe kryeministrit te na vije turp kur mendojme dhe diskutojme qe ai bolja me adidas po ben shtet
    Vazhdo me politiken ti hidhi nga ura kete popull
    Se fjalet Ekonomi dhe Ligj jan te ndaluara ne kete gazete
    Jepi shpelani trute e analfabeteve socialiste dhe demokrate

    1. Vaso says:

      Nuk e dallon shume kte tepelensin nga ata tropojanet, nji mut jane qe kane qelbur dynjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje