Nga Mero Baze
Takimi i ambasadores Yuri Kim me një përfaqësi të një organizate të re shqiptaro-amerikane, risjell në debatin publik të vendit, përpjekjen e Sali Berishës dhe PD, për të mbajtur larg ndikimit të qeverisë amerikane, organizatat e diasporës në SHBA. Dhe akoma më keq, t’i përdorin ato si celula lufte kundër SHBA, kur është në luftë me PD.
Një histori e ngjashme ndodhi në vitin 1996.
Ndërsa Berisha ishte prishur me administratën amerikane për shkak të zgjedhjeve të 26 majit dhe përdorimit politik të drejtësisë kundër rivalëve të vet, në Uashington u krijua Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me në krye profesor Sami Repishtin.
Këshilli u krijua si një nevojë për komunikimin e diasporës shqiptare në SHBA me qeverinë amerikane, rreth problemeve të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi autoriteti i shoqatës historike “Vatra” ishte kompromentuar duke u kthyer në një seksion radikal të PD në SHBA.
Në kushtet kur SHBA kishte hyrë në krizë me administratën e Berishës, ndërkohë që në Kosovë gjendja po acarohej, diaspora shqiptare kishte mbetur pa zë pranë Departamentit të Shtetit.
Krijimi i NAAC me personalitete shqiptare kryesisht të brezit të dytë ose tretë, të lindur në SHBA, të integruar dhe të suksesshëm në SHBA, ishte një ogur i mirë.
Sali Berisha e priti plot dyshim dhe thuri një sërë teorish konspiracioni mbi këtë organizatë, të cilën e shikonte si institucion për të goditur atë në SHBA. Dhe natyrisht vreri u derdh mbi profesor Repishtin, ndaj të cilit shpërndante akuza nën tavolinë.
Por NAAC bëri disa hapa serioz. Ndër to, më seriozi ishte caktimi i një personi kontakti me Departamentin e Shtetit, detyrë që ia ngarkuan Ilir Zherkës, një intelektual i ri, i brezit të dytë në SHBA.
NAAC i dhanë mbështetje kongresmenë dhe senatorë që merreshin me çështje shqiptare, përfshi dhe ish-ambasadori i parë i SHBA pas komunizmit, William Rajerson.
Por kur Këshilli u përpoq të vendoste kontakte zyrtare me Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, u përball me konspiracionin e Sali Berishës. Ai kishte dhënë urdhër të mbaheshin larg.
Sekretari i Ambasadës shqiptare në Uashington i ktheu një përgjigje fyese sekretares së Këshillit, duke theksuar se në këshill bëjnë pjesë anëtarë të lidhur me regjimin e vjetër në Shqipëri.
Aludimet ishin për të njollosur profesor Repishtin, edhe pse ai ishte një ish i burgosur dhe arratisur prej komunizmit nga Shqipëria.
“Lidhur me kërkesën tuaj për t’u takuar me ambasadorin në datën dhe orën që ju fiksoni, ai më ka kërkuar t’ju njoftoj se e ka të vështirë të presë përfaqësuesit e një Këshilli jo kredibël në sytë e opinionit shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes në të të disa personave të komprometuar nga lidhjet e tyre me regjimin e mëparshëm.
Do t’iu lutesha të ruani konfidencialitetin e kësaj letre.”
Kjo përgjigje ishte ajo çfarë Sali Berisha mendonte për përfaqësinë e re të diasporës shqiptare në SHBA.
Pas 25 vjetësh, historia po përsëritet. Sali Berisha ka disa javë që po tenton të manipulojë opinionin se diaspora shqiptare në SHBA mbështetë Berishën kundër Departamentit të Shtetit, që e ka futur në listë të zezë, duke përdorur për këtë disa njerëz të rëndomtë të klanit të tij që kanë zaptuar “Vatrën”.
Si për ta shfryrë këtë legjendë, ambasadorja Yuri Kim ka pritur dje një përfaqësi të një organizate të re në SHBA, të quajtur “Kongresi Pan-Shqiptaro-Amerikan”, i cili ndryshe nga fosilizimi i “Vatrës”, po përpiqet të jetë i hapur me çdo qeveri në Shqipëri dhe Kosovë, për të ndihmuar në koordinimin e diasporës me trojet e tyre.
Nuk jam i sigurtë sa seriozë janë në organizim dhe a kanë një infrastrukturë komunikimi me Departamentin e Shtetit, por e vetmja vlerë që ka organizimi i diasporës në SHBA, është që të jetë institucion përfaqësues për shqiptarët pranë qeverisë së SHBA, dhe jo celulë e një partie shqiptare, në Kosovë apo Shqipëri, kundër SHBA, siç po ndodh me hirin që ka mbetur nga “Vatra” e dikurshme e Nolit dhe Konicës.
Tani me siguri që Berisha do të përpiqet t’i etiketojë dhe këta si njerëz të Sigurimit apo të Sorosit, por kjo nuk shqetëson më njeri. E rëndësishme është që atij t’i tregohet se është i rrethuar gjithandej. Edhe tek zhytet tek hiri i “Vatrës” që shpreson ta ngrohë në këto ditë të acarta për të.
NAAC eshte e perbere nga njerez qe e kane kapur lepurin nga bishti.
Vijne ne Tirane, dhe takohen me Lulezim Bashen.
Hajde se po e quajme qe eshte perfaqesuesi i PD, opozites ne Shqiperi.
Me sa di une , nuk jane takuar me palen tjeter, pra me PS, ose Qeverine.
Qendra e kombit Shqiptar eshte Shqiperia, eshte nena e te gjithe Shqiptareve.
Po pse do takohen me Gramoz Rucin ????
Te pakten ti mos u sekelldis dhe mos u be xheloz …..takuan dhe nenen dhe motren tende ……je i kenaqur tani ????
Kush ka qene sekretar i ambasades sone ne SHBA ne kohen per te cilen flet shkrimi ?
Robert Papa, Qe Meroj e ka armik personal
Po cfare lidhje ka me diplomacine Robert Papa apo Muc Xhepa? Njeri komentator sportiv e tjetri mesues anglishteje ne Peqin.
Ama kane te dy nje te perbashket : kane qene bashkepunetore te sigurimit dhe pastaj kaluan ne bashkepunetore te Gazidedes.
Sali Berisha sillet sikur dhelpra me bishtë të djegur dhe jo vetëm se nxjerri fallcitetin pro amerikan të tij por edhe të PD por e keçja se këta po tentojnë me manipulime të rrezikshme të krijojnë anti amerikanizëm te ajo pjesë e kombit ku këta e kanë mundësinë dhe kjo do të ishte shumë e damshme për vet shtetet shqipëtare dhe sidomos për kombin shqiptarë
Ah, ju jeni mizerabël si njerëz, nuk lini, siç thuhet, ” dy gur bashkë”. Dhe ti Mero je aq i fëlliqur, sa nuk ke shokë. Pse e paska pasur aludimin përgjigja e sekretares së ambasadës për Profesor Sami Repishtin, zoti Baze, apo ashtu të intereson ty, për të futur pyka për përçarje. Gjithë jeta të kaloi si një provokator i fëlliqur, profesionist në poshtërsi, dinak dhe i lig sa më s’bëhet. Por mos të gënjejë mëndja Mero djali, se ata të rrugës së Elbasanit nuk e dinë se çfarë bajge je. I sinqert ti je vetëm kur flet për Gramoz Ruçin dhe sojin e tij, por kur zë në gojë një figurë që si afrohesh as tek thoi i këmbës, si Prof. Sami Repishti, ti je model i hipokritit.
Fakt eshte se Vatra e Nolit dhe e Konices ka rene ne duart e ish komunisteve ,sot antikomuniste.Fatkeqesija me e madhe eshte se ata frymezimin perpunimin platformen politike e marrin nga ktyekomunisti antikomunist doktor mortja.
Profesor Repishti eshte figure e paster dhe me peshe ne diasporen shqipetare ne USA.
Shpejt manipulumi berishjan i zjarit te “Vatres”,besoj se do meket,do shuhet.
EDHE “ VATRA” E OTURAKEVE I SHPALL
LUFTE “ IMPERIALIZMIT AMERIKAN”
– Po cila eshte gjendja e vertete e Vatres tash e 30 vje?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Po ju pergjigjem me:
1- shkrim te para 25 vjetesh ne gazeten “ Albanian Herald” te botuesit Gjok Martini dhe familjes se tij shembull atdhetarie shqiptaro- amerikane,
2-pergjigjen qe e kam dhene qysh me daten 7 janar 2011 ne komentin me titull “Nga ” Vatra” e Nolit dhe Konices ne nje…. cerdhe oturakesh dhe Karagjozesh sot” , botuar ne Gazeten “Kritika” online ne
3- … shenimin e botuar me 30 mars 2912 ne gazeten “Shekulli” ne nje shenim títulliuar Cila eshte gjendja reale e “Vatres ” sot!?
Nuk do te hiqja asnje pike as presje as sot.
Do shtoja shume gjera te tjera, por nje here tjeter…
“Vatra” e Nolit dhe Konices… eshte kthyer sot ne nje celule te PD-se , se vetmes Parti Komuniste ne pushtet ne Evrope sot me ne krye fanatikun enverist Sali Berisha, ish Sekretar i Byrose se PPSH-se per Spitalet e Tiranes, ish- Komisar Politik i Fakultetit te
Eshte kthyer ne nje vater oturakesh dhe Karagjozesh sot ! Kjo eshte metamorfoza e “Vatres” se shuar!
Leshon shume tym po nuk ngroh.
Me shume anetare e perkrahes ka nje familje e madhe ose nje fis mesatar ketu ne Nju Jork, Nju Xhersi, Michigan, Illinois,Connecticut, Massachusetts, Texas, Fliorida…. se sa ka “ Vatra”
“Deliri i madheshtise”, shkruan nobelisti i famshem kolombian Gabriel Garcia Markez “eshte deliri i marrezise”
(Shkruar e botuar me 30 mars 2012)
Po sot ?
Si gjithhere keto 30 vjetet e fundit e vecanarisht ne zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku kryesia pa anetare e saj shkoi per te festuar fitoren e Pirro Lulushit, ata treguan se nuk njohin A e politikes, B e demokracise dhe C e atdhetarise.
Me luften me kapsollaca Vicidoli, qe i shpallen keto dite SHBA-se ata e demaskuan edhe me keq vetveten.
Si duket i ka kape edhe paniku i konfiskimit te pronave, fabrikave, larjeve te parave te pista dhe bizneseve korruptive ne SHBA, Shqiperi e në Kosove qe kane disa nga lideret e saj me superligjin kushtetues ( Executive Order) te Joe Biden kunder korrupsionit.
Pra jane edhe ne konflikt ligjor interesi!
Ndaj mos e merrni seriozisht!
Zot falua mekatet! Nuk dine cka bejne te gjoret! Do buciste fort vet Mark Antoni i famshem.
Cdo koment tjeter do te ishte ie tepert!
Amerikanet e kuptuan shume vone qe Sali Berisha si Islamic fundamentalist asnjehere nuk ka qene proamerikan.Thjesht ka genjyer .
Mero e ngriti Prof. Repishtin ne qiell duke i vleresuar karakterin dhe vetite e tij, o “Provokator i felliqur”. O nuk di te lexosh, o je kaq i felliqur vete sa te jane zene syten nga balta e shpirtit dhe kashta e trurit.
PROVOKATORI I FELLIQUR
Lexoje dhe 1 here artikullin kur flitet per Samit Repishtin. Mero nuk ka thane asgje nga ato qe e akuzon, nuk ka dhe as ndonje mendim personal por ka shkruajtur ndodhine e kohes. LEXOJE PRAPE dhe kerko te falur nqs je burre.
Apo PROVOKATORI je ti ne kete rast!?
E lexova perseri editorialin sipas sugjerimit tuaj.
Ja cfare shkruan Mero: “…Sekretari i ambasades tone ne Washington i ktheu nje pergjigje fyese sekretares se Keshillit, duke theksuar se ne Keshill bejne pjese anetar te lidhur me regjimin e vjeter ne Shqiperi.” Dhe me pas vazhdon: “Aludimet ishin per te njollosur profesor Repishtin, edhe pse ai ishte nje i burrgosur i arratisur prej komunizmit nga Shqiperia”.
Pyes: Nga e di Mero qe aludimet ishin per Profesor Repishtin? Keshilli perbehet nga nje numer anetaresh, pse Mero shkon dhe zgjedh pikerisht Profesor Repishtin? E merr vesh zoteri, se kush eshte Mero? Dhe me tej, e kupton pse dje Mero i thurte ditirambe Gramoz Rucit? I kujt guzhine eshte Mero, qe Sali Berisha nuk le qene dhe mace pa sulmuar, por Gramoz Rucin dhe Mero Bazen i sulmon sa per forme, nje sulm qe duket me teper si koperture per gjera te fshehta? Te perdoresh emrin e Profesor Repishtit per qellimet e luftes tende te brendeshme politike, por ta perdoresh ne menyren me te poshter dhe te padrejte ,sic bene Mero, eshte pak te thuash ato qe une them per te ne koment.
Sa per faljen, te jesh i bindur zoteri, qe une kam edukaten dhe bindjen e plote se kerkesa e faljes e larteson njeriun, falja eshte tregues i fisnikerise se tij. Dhe une do ta beja pa me te voglin hezitim, po te isha i bindur se kam gabuar. Por nuk jam i bindur. Sidoqofte, ju mund te mos keni faj, ketu tek ne sjellja e lige me njeri tjetrin, sjellja e papergjegjeshme, fyese eshte bere pjese e edukates. Dhe une ne komentin tim nuk bera asgje me shume, vetem se “e hodha vallen sipas muzikes’.
Shkrimi me kujtoj librat e Enver Hoxhes, ku udheheqesi i madh triufonte mbi armiqte e jashtem e te brendshem. Rofsh Mero qe na freskon ne keto dite vape.
Salixhinjte e mesiperm si “Taulant”, Provokatori (e vertete) shume i felliqur”, “astrit”, i jane ngjitur figures se ndyre te kafshes Sali Ram Berisha, si m..i mbas kepuces. Nuk lejojne qe ta quajne shefin qen bir qeni, njesoj si komsomolasit Leninin.
Ti s’di cfare flet zoteri. Felliqesite e Sali Berishes dhe te shpures se tij, une i kam neveritur qysh me largimin e gjithe atyre njerzve te lidhur shpirterisht ne boten e qyteteruar, si Pjeter Arbenori, Tomorr Dosti, Tomor Malasi, Dylber Vrioni, Petrit Kalakulla, Alfred Sereqi, Leka Toto, e shume te tjere, te cilet i perdori sa per te treguar ndryshimin e pjelles prej nga vinte dhe pastaj i flaku pa hezitimin me te vogel. Por Ju duket keni nje miopi te lindur dhe nuk mund te shihni me tej se siperfaqja e sendeve dhe fenomeneve.
Te gjithe keta emra qe permende me siper si “te lidhur shpirterisht me boten e qyteteruar” jane pinjolle te fashizmit dhe kolaboracionisteve te fashizmit, pra jane jashteqitja e shoqerise shqiptare! Edhe ti nje MUT i madh dhe i felliqur je!
PO TY O MERO KUR DO TE SHKUNDET PLUHURI NJEZET VJECAR I BERISHES.DHE MOS E SHANI PROVOKATORIN SE E NJEH MIRE MERON O BESNIKET E PARTISE.
Vatra sot eshte nen jarget e Mal Berishes, njeriut besnik te Sali Berishes, i njohur per mllefin qe ka dhe helmin qe shperndan kunder qeverise shqiptare, Misioni i tij ne mbrojtje te Berishes se madh e ben ate ne emer te Vatres, sipas instruksioneve te qendres per me kthy kohen e perendume.