Nga Mero Baze
Tani që Lulzim Basha nxitoi të mbante vulën dhe zyrën në PD, mbështetësit e tij, ata që pranuan të thyejë çdo rregull dhe garë brenda partisë, kanë filluar të kuptojnë se nuk ka çfarë ju duhet vula e PD-së.
Persiatjet e tyre rreth gabimeve të PD, analizimi i detajeve teknike, apo mbivlerësimi që u bëjnë strukturave të partisë në fitore apo humbje, është fiks koncepti i Lulzim Bashës për të mbajtur vulën me disa njerëz.
Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër e madhe, nuk është e madhe se ka shumë anëtarë, por bëhet e madhe pasi bëhet e besueshme për ndryshimin në shoqëri.
Partia Demokratike nuk ka qenë kurrë e madhe, përveç vitit 1992, dhe shkaku është se kurrë nuk funksionoi si një parti me sistem vlerash, por si një parti private e një familje që tani ka përfunduar e damkosur familjarisht si hajdute e Shqipërisë.
Kur PD humbi edhe më 25 prill, pata shkruar, në fakt për herë të dytë (herën e parë e shkruajta me 2013) që ajo parti duhet rithemeluar.
Por rithemelimi nuk është akt administrativ apo event që mund ta bejë kunati, se ka fonitë gati. Rithemelimi është akt publik dhe rifillim i një gare të hapur për konkurruar vlerat.
E pashë që këtë e ka përsëritur Agron Gjekmarkaj, tani deputet i PD, pasi thotë që “mbështeta rizgjedhjen e Lulzim Bashës, pasi duhet ta mbroja atë përballë vjedhjeve të Edi Ramës”.
Kjo është të tallesh edhe me konceptin e rithemelimit, edhe me Lulzim Bashën.
Koncepti i rithemelimit është i provuar në shumë parti të djathta europiane. Berluskoni ka rithemeluar “Forca Italia”, e djathta franceze ka rithemeluar veten më 2002, duke bashkuar tri parti dhe duke zgjedhur lidership të ri, dhe duke mobilizuar energji të reja në shoqëri.
Tani të djathtës shqiptare, dhe sidomos PD-së, i është shtuar një problem i ri i madh, aq i madh, saqë nuk e shmangin dot duke bërë sikur nuk e kanë mendjen. Ai quhet Sali Berisha dhe familja e tij, që janë damkosur si të korruptuar, shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë, nga SHBA.
Mjafton të shikosh sjelljen e PD dhe aleatëve të saj ndaj kësaj gjëme që i ka ndodhur të djathtës, për të kuptuar se aty mungon guximi publik për të përsëritur dhe atë që ka thënë zyrtarisht SHBA, e jo më të ketë guxim publik për të ndryshuar.
Rithemelimi i së djathtës bëhet duke e nisur nga zero dhe duke mos pasur më rol në këtë histori familja mafioze e Sali Berishës, dhe impotenti i saj i deleguar në PD.
E pat thënë një herë në janar të 2005 Genc Ruli, kur në PD u shfaq Lulzim Basha si “prurje e re”, nën mbështetjen e Berishës, që “PD mund të demokratizohet nën udhëheqjen e Berishës aq sa mund të denazifikohej Gjermania nën udhëheqjen e Hitlerit”.
Tani kjo PD nuk mund të rithemelohet nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, dhe aq më tepër duke mos guxuar t’i fusin shkelmin dhe t’i mbyllin derën familjes mafioze të Sali Berishës.
Shumë nga ata që janë larg PD sot dhe e kanë kthyer atë nga një parti e parë, në një parti që nuk fiton dot më kurrë, janë pasoja të Sali Berishës dhe asaj familje.
Rezultati i PD më 25 prill është më i madhi që PD do të shënojë nga sot e tutje. Kurrë më nuk ka për të shkuar tek ai rezultat, duke shpresuar se askush nuk do t’ia marrë për ters paqen me familjen Berisha dhe se askush nuk do të cenojë karrigen e Lulzim Bashës.
Pas shtatorit, PD nuk do të rithemelohet, por do të rindahet në pro dhe kundër Berishës. Dhe e besoj që shumica do të rrinë aty nga frika e Berishës, të bëjnë sikur janë “besnikë” të një familje mafioze.
Dhe i vetmi shans që të rithemelohet, do të jetë atëherë kur të shkojë 10 për qind. Aq sa i duhet Berishës të jetë prapë në Kuvend, me shpresë se do t’i shpëtojë drejtësisë.
Je njesh Mero.
PD eshte organizate antishqiptare me nuanca terroriste dhe mafjoze.
Ajo nuk mund të reformohet.Ajo duhet të zhduket dhe shfaroset.
Por duhet të presim të kulturohet bathorja ,gjokmarku dhe marku.
Partitë e djathta nuk mund të themelohen nga ishkomunistë laparakë.
Ato kanë nevojë për teoricientë ideologjikë “familja,shteti,kombi”.
M bukur dhe me carte nuk ka ku te shkoje,Por hesapı eshte se te gjıthe te PD kane gelltıtur nga nje luge me corbe te Berıshes dhetanı vazhdojne te vjellın Per te bere rıformulım te partıse duhet te hıllohetnga hıcı Por jo une jame kryetarı per te tjeret te bejme zgjellje te reja,Duhet te zgjıllet edhe ktyetarı me votım te rregullt,Jo modelı Lulıt,
Mero mos u merakos te presim shtatorin.
Do kete shume te papritura nga te dyja krahet.
Do shikojm cdo bejn Amerikanet do shpallin ‘non grata’ shume ministra te Rames ashtu si kane premtuar.
Ne qofte se shpallen ‘non grata’ Ahmetaj,Beqaj,Gjiknuri e shume te tjeter mamuther te korrupsionit Berisha eshte automatikisht i larguar nga PD-ja.
Te lumte Mero! E keqa eshte se ka mundesi se Saliu do vdese nga pleqeria ne shtepi te time dhe jo ne burg…
PD nuk ka qene kurre nje parti e mirefillte politike, por u themelua si nje grupim mafioz, konglomerat i llumpen-it shqiptar, me kriminelet servile te regjimit hoxhian (sigurimsa, partiake lepires e te paskrupull qe polli me bollek diktatura..), me qellim marrjen e pushtetit per te vjedhur e per t’u pasuruar me mjete mafioze… Prandaj te flasesh per “rithemelim te PD-se”, eshte gabim, sepse thjesht nuk ka patur (dhe nuk ka) PD ne kuptimin e partise politike… Thjesht PD duhet te themelohet si parti e re, n.q.se duam te jemi serioze qofte edhe nje here ne kete vend te qelbur…!!!
Qe nje parti te “rithemelohet” duhet te ndryshoj shume gjera.Ajo duhet te bej analize te gabimeve e fajeve qe ka bere ne rrugen e saj.Duhet te nxierr para “gjyqit te saj” gjithe kupolen qe e ka udhehequr gjate ketij rrugetimi te gabuar.Te ndryshoj programin e ta bej si e gjithe e djathta moderne,per te krijuar shprese tek shqiptaret.Me Lulezimin,kete humbes te perjetshem,nen hyqmin e Sali Berishes nuk mund te ndodh “RITHEMELIMI”.Shpresa PD-s sot eshte bija e perdale e nenes sketerre ku e derguan demokracine.