Nga Mero Baze
Ka disa lajme të mira nga opozita, që nuk po bien në sy. Përshembull Lulzim Basha dje ka postuar një reagim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thotë: “Gjykata foli, tani duhet të flasë SPAK”.
Lajm i mirë është që kryetari i opozitës ka besim të plotë tek dy institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK. Ka besim, pasi njërën e lavdëron dhe nga tjetri ka pritshmëri të lartë.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Zakonisht kjo opozitë që kemi ne, vazhdimisht ka kontestuar çdo institucion të drejtësisë, pasi nuk i ka konsideruar të vetat.
Tani është ndryshe. Ja që reforma në drejtësi e solli një produkt pozitiv. Sot kemi një kryetar opozite që i ka sytë nga Gjykata Kushtetuese dhe SPAK, dhe shpreson se ato do të bëjnë atë që nuk e bëri dot ai si opozitë.
Po kështu dhe disa militantë të sëmurë të opozitës. Edhe pse flasin marrëzira, thelbi i reagimit të tyre është që besojnë tek drejtësia.
Fjala vjen, i janë vërsulur ambasadorit Soreca, sikur të ishin anëtarë kryesie të LSI të gjithë, dhe i kërkojnë të hetohet se çfarë ka biseduar në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe ai, edhe Gjykata, thonë që kanë qenë një takim i zakonshëm pune, nga ato që bëhen me qindra mes ambasadorëve dhe institucioneve tona.
Por interesante është se militantët e opozitës e kërcënojnë Sorecën, se do ta çojnë në Prokurori, pse nuk u tregon atyre çfarë ka folur.
Edhe pse është shumë qesharake kjo historia me Sorecën, është interesante që ata besojnë tek Prokuroria. Ky është një lajm që e gëzon dhe Sorecën më shumë se ata.
Është po ashtu një lajm i mirë që procesi i kontestimit të zgjedhjeve mbaroi dhe opozita nuk la gjë pa kontestuar, dhe institucionet ju përgjigjën çdo ankese.
Tani mandatet e deputetëve janë shpërndarë dhe për të vetmin mandat që ka debat, është ai i Sali Berishës, nëse duhet ta lërë apo ta marrë në shtator. Edhe reforma e KQZ duket se funksionoi.
Së fundmi, Lulzim Basha është zotuar se nuk do ta bojkotojë më kurrë Parlamentin dhe zgjedhjet dhe se do të shkojë të luftojë brenda institucioneve. Dhe kjo është një histori e re në politikë, që e vuanim pas çdo palë zgjedhjesh kur humbiste PD.
Pra kemi një sërë zhvillimesh që na tregojnë se opozita e beson reformën në drejtësi, beson tek Gjykata Kushtetuese, beson tek SPAK, beson tek Prokuroria, beson tek KQZ, dhe po përpiqet t’i përdorë ato si instrument në luftën e saj politike, çka është legjitime.
Një situatë e tillë as që mendohej dy vjet më parë, kur opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet lokale vetëm që të dështonte reforma në drejtësi. Tani përmes institucioneve të reformës po kërkon të bëjë politikë. Është një hap i madh përpara, por dhe një keqkuptim i madh për Bashën, nëse vërtet mendon se atë që duhet ta bëjë ai si kryetar opozite, pret ta bëjë drejtësia dhe t’i çojë atij të mundur në tavolinë kundërshtarin.
Institucionet i pranoi dhe bëri mirë. Tani duhet të pranojë që duhet të bëjë dhe ndonjë punë si kryetar opozite.
Lajm i mirë opozita?!
Lajm i mirë Europjani
dalin topet na orbita
kur xhishet Klaudia Romani.
.
Uh moj keçe e xhaxhait
thaç – mi kokë më ra tavani
xhishi të tëra Lanete
të më çkrehet ca Jarani.
.
Sa të paç i çqeva sitë
se m’u vranë me Munikën
Thaç- Të shohën pakëz dritë
u verbuan me Argitën.
.
Na e ngrite moj shejtane
na e ngrite lart, humorin
se përdhe na kishte rënë
duke kënuar Toktorin.
.
Dillna na fshati një herë
se na mbyti kjo kolerë
të shohëm, të marrëm erë
unë, Çelua e ca të tjerë.
.
Për ty cponsor bënem unë
do i shes dhëntë të tëra
gjë nuk bëmë, nuk prish punë
ëndërroj, ze se e bëra.
.
Dhe i dekur, buzë varrit
ti moj xhane je Rilinje
më rilind mua të vrarit
t’i bëj golat si Insinje.
.
Nuk jam kot u dollibash
jam strateg u si Mancini
dhe pse hedh hapet javash
e mproj gopin si Kjelini.
.
P.S.
S’i kërkoj të rrijë në fshat
S’i kërkoj as të martonet
me dy-tri gola çdo nat
Talani kualifikonet.
edhe ti… o katunar tepelene…. edhe ti o zero…. edhe ti o lepires i pushtetit i te gjitha ngjyrave… duhet te GEZOSH…. Tthjesht nese Saliu nuk te vari…. ata te tjeret qe do vine nje dite … do te te varin…. ndaj lutu te ket drejtesi ne fshatin tend…. lutu o i mjere… para se deambllaja te te trokase ne dere….
@Tef Palushi fallco
.
Rrotullohet Tefa shkretë
me mundim aty te varri
kur në emrin e tij të shenjtë
thonë “Gëzohu qê s’të vari!
.
Tridhjet vjet demokraci
asnjë gjë nuk paske nxënë
të rrosh vetë siç do ti
se mëndja të paska lënë.
.
Fort e mbrojte Salën tat
por, në burg kan me e fut
për një copë byrek bajat
e hëngre një kile mut.
Te rroç vete
Shtjefen,s’e ke lene humorin edhe ne ate Bote?… ?
Shtjefen ti je nje njeri I vdekur prandaj mos ha mut kot .malok I trash yttt rrace muti .ashtu do vdisni me radhe nga kanceri ne fyt dhe ne stomak .
O ”Shtjefen”…….Sa debil qe je, po nuk e dy i a e ke lexuar tamam cfare thote tepelensi. Po lavderon idhullin tend o trap.?
Mero e ke gabim, opozita beson vendimet vetem ne favor te saj. Ato qe jane kunder saj kjo opozite adoleshente i quan korrupsion dhe pastaj dalin ca koqe kanari si ky Shtjefen Palushi me lart qe ne vend te trurit kane mut dhe flasin brockulla vicidoliane. Kjo opozite nuk vjen me kurre ne pushtet. Tung o Palush paloqja.
Shtjefen maloku , Shtjefen injoranti , jini nje mije vjet mbrapa jugut te vendit .
Lajm i mire deri sa te kerrcasin prangat e Spakut per Hajnat e Shqiperise,atehere do gerrthasin,SPAK i kapur nga Rama.
Sa per dijeni: opozita nuk ka qene kurre kunder organeve te drejtesise.
Pra nuk eshte se ka nderruar diçka.
Por kur drejtesia jep vendime qe ben te qeshin edhe pulat normal qe jo vetem opozita nuk ka se si te besojë por as nje njeri me dy mend ne kokë.
Dhe fakte qe kjo drejtesi eshte bere qesharake ka sa te duash.
Nuk po i permend se i dime te gjithe.
Denoncime nga opozita ne prokurori jane bere edhe pse te gjithe e dimë se ajo eshte ne piken zero.
Sepse opozita se gjithmone duhet ndjekur rruga ligjore dhe nuk mund te beje vetgjyqesi.
Fakti qe opozita e pershenditi vendimin e GJ K. nuk duhet te shihet si nje diçka e veçante por fakti qe te gjithe besojne se SPAK nuk do te arrestoje dyshen Rama-Veliaj si dy njerëz qe kene kryer krim shteterorë bën qe çdo shqiptare te mos kete besim te ky sistem drejtesie.
Po vetem vendime nuk ishin ato te Gjykates Kushtetuese! Tallen bythen me popullin dhe ruajten “unitetin “ e politikes!!! Bytheqire gjykates …! Mos tallni by…dhe ju te medias se gjoja gjykata kushtetuese dha vendim,aq me pak ne favor te opozites!!! Po tall trapin mero me opoziten??!! Nuk te shkon Mero!!