Listat realisht të hapura imponojnë ose "veting" për politikanët, ose marrëveshje të re PS-PD

1 Korrik 2021, 18:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar kufizimin që ka renditja e deputetëve në listë pas rezultatit të zgjedhjeve, që bënte të vlefshme listat e hapura, vetëm pasi një deputet kishte marrë mbi dhjetë mijë vota, ose sa herësi që dilte për deputet në atë Qark.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bazohej në parimin e shprehur në Kushtetutë se listat janë të hapura, duke mbrojtur vetëm 30 për qind të listës për kuota gjinore.

Bindja Demokratike, e cila paditi në Gjykatë Kushtetuese ndryshimin në Kod Elektoral më 30 korrik të vitit 2020, e fitoi këtë betejë nën heshtjen “solemne” të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilat nuk kanë reaguar ndaj vendimit.

Vendimi në të vërtetë ka nevojë për një përgjigje institucionale, i cili ose duhet të respektohet, duke nxitur votimin digjital, që shmang kaosin në votime, ose të nxisë një marrëveshje të re mes partive për ndryshime në Kodin Elektoral, që nuk kanë lidhje më me këtë sistem.

Zgjidhja e parë është më logjike. Në kushtet e krijuara, kur listat do të jenë të hapura dhe merr rëndësi vota për çdo deputet, jo vetëm për ata që kalojnë herësin, do të ishte shpëtimtare digjitalizimi i procesit të votimit dhe numërimit, siç u bë kësaj here në njësinë 10 në Tiranë.

Votimi digjital shmang votat e pavlershme, bën automatikisht renditjen e deputetëve dhe nxjerr me saktësi rezultatin në kohë record, duke shmangur tensionet e panevojshme pas votimit.

Në orën 8 të mbrëmjes, Shqipëria ka rezultatin dhe listën e deputetëve sipas rezultatit të listës së hapur. Sado i kushtueshëm të jetë ai sistem, është më i lirë se çdo infrastrukturë e stërmadhe zgjedhore, me një ushtri numëruesish, komisioneresh dhe vëzhguesish. Është një revolucion që në fakt e mbështet me teknologji sistemin e listave të hapura.

Problemi që politika do të ketë me këtë sistem, është futja e elementëve kriminalë “popullorë” në lista, të cilët mund të fitojnë vota shumë më tepër se njerëz korrektë dhe të panjohur që hyjnë në garë.

Kjo bën të domosdoshme “vetingun” në politikë, dhe skualifikimin e tyre nga kritere të rrepta ligjore para garës.

Nëse listat e hapura nuk shoqëroren me teknologjinë e votimit digjital dhe vetingun e kandidatëve paraprakisht, ai në vend të progresit, do të shkaktojë regres në politikë.

Versioni i dytë, ai i shmangies së këtij ndryshimi kushtetues përmes një marrëveshje të re mes PS e PD, që të ndryshojë sistemin që nuk ka nevojë për lista të hapura, është një kosto e rëndë për Partinë Socialiste, pasi ajo do të duhet të humbasë në këtë betejë, disa fitore që i arriti me ndryshimet e 30 korrikut, mes të cilave heqjen e listave të përbëra në koalicionet parazgjedhore.

Ndaj socialistëve iu bie më mirë të fuqizojnë teknologjinë e zgjedhjeve dhe të forcojnë vetingun e kandidatëve, se sa të shkojnë drejt një pazari me PD për të “shpëtuar’ nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

7 komente në “Listat realisht të hapura imponojnë ose “veting” për politikanët, ose marrëveshje të re PS-PD”

  1. cuf dabjoni says:

    Mero renia nga fuqia e neneve te Kodit zgjedhor bjen natyrshem azevendesimin e deputeteve me nenin e rezuar nga ata me “Kodin e Riformuluar” ndryshe prisheni Gjykaten Kushtetuese .
    Tregojuni me dinjitet ose mos flisni ne se nuk ja u a mban.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nje parti pa kryetar krijon furtun ne sistemin politik. Vajti ish kryetari ne banjo, u lirua dhe la te tjeret te merren me shkarkimin qe krijoj.. Edhe para te taksapaguesve.. Albanistan..

  3. Çobo Rrapushi says:

    Ça është qy shkrim, o Mero? Nuk po shoh unë të ketë Berishë brënda. E po shkrim që nuk ka Berishë brënda dhiti mu në të. Kë do shajmë ne nashti? Ç’dreqin ke që na fut nëpër ligje e më the e të thashë, pse na rrokanis kokën dhe bënë që të na dhëmbi? Di thërrasësh mëndjes ti, apo mos t’a zëmë me dorë gazetën? Nuk po e zgjas se më vajti ora të hap lesën dhe të dalin dhëntë për të kullotur. Papo më duhet të karikonj edhe celularnë, gomari do të hanj, e plot halle të tjera që kemi ne nga fshati, të cilat na i bëri peshqesh ai qëni nga Viçidoli, që dhe emrin nuk dua t’i zë.

  4. Miku says:

    1.Pa e lexuar fare editoriealin, vetem nga titulli, pergjia eshte:po, do bejne dakortesi qe te vemi prap ne lista
    2.Nqs donin-duan 100% lista te hapura, kjo do te thote qe deputetet duhet te propozohen nga selite e qyteteve e jo nga kryetari dhe kjo do te thote me pak kontroll per kryetaret… qe nuk ka per te ndodhur
    3.Ku hyn vetingu per politikanet ketu?! Cdo pergjegjedi eshte inviduale pervec saljanit dhe bashes???

  5. altin says:

    Versioni 3. Te mbaje Murrizin e Gjuzin ne parlament e ta votoje si te doje dhe kodin e ri…

  6. Bobi says:

    Mero kjo hapja e listave nuk funksionon ketu tek ne. Do kemi deputet te fortesh dhe mafiozesh. Sot flasim per djalin e Qifit mgjth Basha nuk po flet per klanin Rakipi. Por ne zgjedhjet e tjera do kemi deputet te Avdylajve te Shijakut, te Doshit, Rakipit, Lul Berishes ne Dr Pse te dali Teri me Narin deputete dhe te mos dali nipi i Lulit. Ne Elb do kemi deputet nipin ose mbesen e Gjergj Luces. Ai hodhi tetre ato leke per Taulant Ballen bashke me klanin Cela e te mos hedhi per te vetet. Ky sistem ne kushtet e Shqiperise.Njerezit ka deshtuar

  7. Ramat qe zbrazin Shqiperine says:

    2 korrik 1990
    shqiptaret nga syte kembet,
    te iknin nga Rama i Pare Alia

    2 korrik 2021
    shqiptaret njelloj per tu larguar,
    nga ky Rama i Dyte Lemeria

    O Populli yne i shumevuajtur,
    ne do qe vendin tend te gezosh,
    kete rracen Rama nga pushteti,
    perfundimisht pra ta shkelmosh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje