Basha duhet zgjedhë mes Amerikës së Philip Reeker dhe Amerikës së “Vatrës” së Sali Berishës

30 Qershor 2021, 19:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë dhe ka bërë kujdes të sqarojë publikun se ka diskutuar me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021.

Është fjala për sanksionin që ka prekur Sali Berishën për minim të demokracisë, shantazhim të sistemit të drejtësisë dhe përfitime personale dhe familjare nga pushteti.

Ka bërë kujdes të mos takojë dhe Ilir Metën, presidentin që u çakërdis para zgjedhjeve dhe u rreshtua me Sali Berishën në një vijë fronti edhe kundër SHBA.

Në të njëjtën ditë që Lulzim Basha pret në zyrë sekretarin e Shtetit në detyrë për çështje europiane, Philip Reeker,  Sali Berisha i ka shkruar një letër falenderimi një Berishe tjetër, që drejton atë që ka mbetur nga “Vatra” në SHBA, duke i shprehur mirënjohje që ata i kanë dalë në krah pas futjes në listën e zezë të SHBA, si minues i demokracisë në Shqipëri, si përfitues i parave prej korrupsionit dhe shantazhues i sistemit gjyqësor.

Berisha i Tiranës i shkruan Berishës së Bronxit, se SHBA-në e kanë marrë në dorë komunistët dhe po e manipulojnë kundër atyre që janë të persekutuar nga komunizmi.

Takimi me Lulzim Bashën është një ogur i mire, pasi dëshmon se SHBA është e vendosur të ruajë marrëdhëniet e mira me Partinë Demokratike, por është një lajm i keq për Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi është një sinjal se opozita duhet të zgjedhë mes të ardhmes së saj dhe të ardhmes së dyshes Meta- Berisha.

Por nga ana tjetër, është dhe një mallkim për Lulzim Bashën. Ai duhet të zgjedhë Amerikën e vërtetë, ose Amerikën e Sali Berishës.

Amerika e vërtetë sot është Philip Reeker dhe detyrat që ai la publikisht për politikën shqiptare, për t’u distancuar nga njerëzit që i prekin sanksionet e SHBA.

Amerika e Berishës është ai Berisha tjetër në krye të “Vatrës” në SHBA, e cila është e vetmja adresë që Sali Berisha ka kujt t’i dërgojë letra këto kohë dhe e vetmja adresë nga merr letra akoma.

Lulzim Bashës do t’i duhet për herë të parë të marrë vet një vendim në jetë, një vendim që mund ta fusë në konflikt me zyrat e PD, por ta bëjë politikan, ose ta mbajë aty për ta katandisur PD-në siç kanë katandisur disa ish- shofera Vatrën e Nolit dhe Konicës në SHBA.

Fatkeqësisht nuk është në dorë të tij ta shmangë këtë vendim.

16 komente në “Basha duhet zgjedhë mes Amerikës së Philip Reeker dhe Amerikës së “Vatrës” së Sali Berishës”

  1. PrApe me Berishen merresh??? says:

    Mero nuk jeton dot pa berishen ti? Kaq sherbime te “shquara “i paska bere jugut ky ne kurriz te veriut saqe babe po i thoni salise dhe harruat enverin?! Salisti-enveristo te semure e shpelare jeni! Gjynah! I pasherueshem me dukesh,dukeni…

    1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


      I ranë dhëmbët, të gjithë, Grabitqarit plak
      mundohet, por dot s’e mbyll më kthetrën
      rrallë e më rrallë e dhjesin mu në prak
      dhe hunda-sqep, dy rrena, takon mjekrën.
      .
      Ai nuk ish askush, kur Baker erdhi në Tiranë
      ishte spiun, e sekretar i Partisë Punës ishte
      kaloi Ylberin, me detyrën që shefat dhanë
      erën e dhive, akoma nën lëkurë, e kishte.

      Zirkon e porcelan i vuri dhëmbët prapë
      mes hundës-sqep e mjekrës qurrat mbledh
      vëmëndjen, që mungon kërkon të kapë
      ndënëvetja e pavullnetshme para e pas rrjedh!
      .
      Nga makthet zgjohet thuajse çdo natë
      nuk bëjnë më fajde pilulat haloperhidrol
      me një “Non Grata”, nuk e ka të gjatë
      do ish i lumtur, prapë të ish Dhiar në Viçidol.

      1. Revizori says:

        Mund te themi me plot gojën qe brezi yne ka patur fatin te kete falas poezite e Ronaldos,Messit, dhe Banksyt te poezisë urbane shqipetare.
        Gopist – faleminderit qe zgjodhe te shkruash tek Tema, sepse ndryshe do kishim humbur disa perla poetike si kjo për Viçidolasin Bolshevik.
        Dhe nuk eshte vetem permbajtja.
        Njohja e vargut, llojit te poezisë, dhe dialekteve të gjuhës shqipe, duke filluar që nga shqipja e vjetër, e bën edhe më intrigues faktin se kush fshihet mbas ketij “penname”, që evokon Tiranën elitë te viteve 70-80′.
        Respekte.

    2. k says:

      Basha është shërbëtori besnik i berishës më keq se pompisti nishani .

  2. Dashua says:

    Sakte Mero. E ke thene gjithcka.

  3. Ladi says:

    Dalngadale po i afrohemi fundit te historise se turpit, mbarimit te pushtetit te horrit, ndarja perfundimtare me mbetjet komuniste te PPSH-se.

  4. I LOVE USA FOR EVER. says:

    O Mero burri, çfarë është kjo dilemë që ti e propozon për zgjedhje përpara disa burrecave të PeDesë. Keta burreca shkerdhatë, nuk mund të zgjedhin asgjë në mënyrë të pavaruar sa të jetë gjallë Sali Berish Arshiva. Por keta burreca antishqiptar nuk peshojnë asnjë gram në zgjedhjen e pergjithshme që ka bërë populli Shqiptar mes Amerikës dhe Sali Berishës, Serbisë dhe organizates UDB-ashe Vatra e perbërë sot nga disa tradhetar të kombit Shqiptar. Shumica e popullit të ndershem Shqiptar, ka zgjedhur dhe perqafuar per jetë, motren e tyre të madhe Ameriken demokrate. Poshtë tradhetarët e kombit. Rroftë dhe zoti e bekoftë edhe më shumë motren e Shqiperisë dhe të kombit Shqiptar, Ameriken e madhe. USA USA USA USA USA USA.

  5. Dialektika says:

    Basha, cfaredo vendimi te marre, ne burg e ka vendin. Me mire eshte te mos e prishi me Saliun dhe Ilirin sepse jo vetem do humbase parate e fituara por do humbase edhe shoqerine e burgut.

  6. Llazi , shoku i Hajros says:

    hahahahahahahahaha
    Vatra e Muc Xhepes , spiunit dhe te birit te Musa Xhepes spiunit te Dhaskal Dodrit qe spiunonte Drita Isain dhe ate mesuesen e gjore nga Cekia.
    Muc spiuni antikomunisti i Vatres, hahahahahahahahahahaahah

  7. Shqipoja nga Bronxi says:

    Ka një lajm të mire nga Vatra, Mero. Dalip Greca, letershkruesi I Memorandumeve të Vatres në mbeshtetje të Saliserbit dhe kunder Departamentit American te Shtetit, u largua si editor i Diellit, gazetes legjendare të Konices, Nolit, Panaritit etj. Dhe ky Berisha i Bronxit, Elmiu, është diskredituar, sidomos pas mbeshtetjes që i dha PD në zgjedhjet e fundit e patjeter për veprimin skandaloz të konfliktit me DASHin.
    Në kryesi kane mbetur ca persona të krimbur karagjoze e buçe,që ora u ka mbetur te antikomunizmi e lufta me mullinjte e eres.
    Dmth ka shpresa për ndryshim, për ardhjen e një gjenerate të re liderash të Vatres, për t’i kthyer asaj shkelqimin dhe ngrohtesine që duhet të jape Vatra e vertete.

  8. oponenti says:

    Zoti Mero !
    Lufta juaj 15 vjecare kunder Zombies Berishe sa vjen dhe po behet me groteske.
    .
    Nese ju mendoni se “shenjtori ” Basha do te dale kunder babait te tij me te cilin kane kryer bashke super-krimin e 21 janarit 2011 jeni bere per te thene R.I.P Mero Baze..
    .
    Nese ju mendoni se politika amerikane e sotme (dhe e djeshmja) do denoje ndonje here Usali Biberishen e tyre jeni per vizite te ndonje spital te semundjeve mentale..
    .
    Nuk e di qe me qellim apo jo ……ju harroni Berishen “e mesit” dhe e kam fjalen per Elez Biberajn qe eshte Sali Berisha reali i Amerikes.
    .
    Nese keni besim te ky ndihmes i rradhes i Dashit P.T.R-i se po tregohet i sinqerte me shqiptaret ju lutem lexoni kete dokument me poshte qe keto 4 te qerruarit ( lexo filo berishistet me pagese) ne menyre jo vetem te turpeshme por dhe te denueshme u bene ortak me krimet e Sali Biberishes duke i fshehur ato ne keto forum te larte amerikan
    .
    Here you go !

    COMMISSION ON SECURITY AND COOPERATION IN EUROPE
    OF THE UNITED STATES CONGRESS (6 May 2013)
    Philip T. Reeker, ; Elez H
    Biberaj, ; Besa Shahini,analiste
    Gilbert Galanxhi, ..
    …..
    Ku shtrohen keto pyetje:
    E para
    Cfare statusi ka Elez Biberaj qe merr pjese ne kete forum kaq te larte te Kongresit
    E dyta
    Pse ne gjithe “hartimet” e ngjarjeve ne Shqiperi nga 2005-20013 e mbajtura ne kete komisjon nuk ka asnje fjale:
    -Per masakren e 21 janarit
    -Per Holokausin e Gerdecit
    -Per vjedhjen e Bashkise Tiranes nga Arvizu & Basha
    -Per vrasjen mafioze te Kosta Trebickes
    -Per prokurorin amerikan qe mbuloi kete vrasje
    …..etj etej….
    ………………….
    Pra pyes publikisht zotin Mero:
    .
    A nuk e kuptoni qe Sali Bisha ka nje mbrojtje te fuqishme nga berishistet e WDC & BE ?
    .
    A nuk e kuptoni qe kjo heqja e vizes “turistike” ndaj Usaliut tyre per korrupsion imagjinar eshte nje DIRTY JOB e ketyre Rikerve per te eklipsuar krimet e tij 101% te dokumentuara ku dhe dipllomate apo ambasadore “jane ne tave”
    .
    Qe administrata e sotme (dhe ato te djeshmit) amerikane nuk do ta denoje kurre Usali Bibereshen e tyre kjo dihet..
    .
    Prandaj zoti Mero lereni perrallat me qerose sepse keni mundesi te zgjidhni vetem dy rruge:
    .
    1-Ose Berisha ka kapur “mat” shume zyrtare te larte euro-amerikane me pislleqet e tyre ne Shqiperi dhe vetem e “kilikosin” me Rikerat e tyre.
    .
    2-Ose Berisha vazhdon te jete ne skene edhe me i forte me radiolojen e tyre qe nga 22 maji 1991 ( kur ishte ne WDC me 2 B-ete)
    .
    keqardhje per Meron !!

  9. Nje i thote hip se t’e vrava !
    Tjetri i thote zbrit se t’e vrava !
    Si do qe t’e veje puna, i “vrare” eshte .

  10. redaktori says:

    C’do gje ne “Shqiperine qe duam” shkon vaj.
    Ekonomia e financat po perjetojne nje Boom te pa pare
    Turizmi po gelon nga turistet qe vijne ne vendin e plazheve me te sigurta ne glob
    Mireqenia eshte ne rritje nga viti ne vit, po ashtu “Shqiperia qe duam” mba dhe vendin e pare ne Europe dhe te 6-tin ne bote per origjinen e drogerave (Raporti i OKB per 2021)
    Kudo sheh kantiere ndertimi dhe pune publike . Rritjet e rrogave e pensioneve pasojne njera-tjetren…

    …vetem nje gje ka ngecur e nuk po gjen zgjidhje : Ke Amerike duhet te zgjedhe Lulzim Basha midis atyre qe i parashtron Mero Baze!

  11. ducati says:

    Temperaturat po rriten
    40% ne hije
    Prekuroria e posacme SPAK
    Duhet te leshoje urdher arrestet,
    Pastaj fillon nje epoke e re per popullin tone te mrekullushem,
    Te pa prekshmit,me ne fund po preken.Shqiptaret po flasin te gjitha
    Gjuhet e botes,jane ekzemplare,dhe
    Inteligjenta,boll i kane shantazhuar
    Dhe mbajtur peng,mire ja thote Mero (Bashes) o sot o kurre vendos.
    Do kurajo mbyll sute dhe beju burre ,ke shume mbeshtetje si nga Populli shqiptare edhe nga USA +BE
    Ata po te hapin driyen jeshile,
    Po nuk e bere .
    USA dhe BE
    Kane vendosur vete.
    Dhe ti si politikan merr fund.
    3 jane kanceri i shqiptarve
    I e madhe,S e madhe dhe M e mathe.Peshendetje Mero
    Pershendetje miq te nderuar.

  12. Skrapari says:

    Çlirojeni Vatrên e patriotve dhe atdhetarve tê mêdhenjê tê Toskêrisé nga kthetrat e krimit dhe injorancês ! Sa pêr atê çfarê do té bëjê në shtator lulja e Partisê me “nongraténberishë e tha sot zédhënsi i ri i klanit berisha-meta, genci burimi ! Lulja nê shtator do bëjë “biznes” me amerikanët ! Ky do të pranoj tê hyjê nê parlament vetêm nëse amerikanêt ia heqin njollën e turpit berishës , nongratên ! Pra té lêshojné berishén dhe bashkê me tê edhe çelsat e reformês në drejtêsi !

  13. Velo says:

    Vatra është kthyer në oturak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje