Kushtetuesja "pastron" gërmadhat ligjore të Teatrit

2 Korrik 2021, 19:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të spastrojë gërmadhat ligjore të krijuara mbi gërmadhat e Teatrit Kombëtar pas prishjes së tij, duke pezulluar ndërtimin nga Bashkia e Tiranës deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka shfuqizuar ligjin special nr. 37/2018, që autorizonte ndërtimin përmes procedurës me PPP të Teatrit Kombëtar, si dhe VKM nr. 377 /2020 që i jep Bashkisë së Tiranë pronësinë mbi rreth pesë mijë metra katror tokë, “me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar”.

Në fakt, ligji i shfuqizuar është thjesht një pastrim nga kaosi ligjor rreth Teatrit, pasi vetë Bashkia ka hequr dorë nga ai ligj, pasi hoqi dorë nga ndërtimi me PPP i Teatrit dhe kërkoi fonde nga Qeveria dhe donatorët.

Po ashtu, dhe dhënia e pronësisë së tokës së Teatrit për Bashkinë nuk ka më vlerë, pasi ajo do të përdorej si kapital për të negociuar PPP-në për ndërtimin e Teatrit.

Pra nga pikëpamja e efektit ligjor, nuk është se prish ndonjë punë.

Ajo që duket e diskutueshme, ka të bëjë me faktin se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një VKM, që është kompetencë ekskluzive e Gjykatës Administrative, dhe jo Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata po ashtu hedh poshtë kërkesën e Ilir Metës që prishja e Teatrit të konsiderohet antikushtetuese.

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës i lë pronësinë mbi truallin e Teatrit, Ministrisë së Kulturës, dhe i lë Qeverisë, autoritetin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, por e ndalon fillimin e punimeve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë aspect, Gjykata ka bërë një punë të mirë për të pastruar gjithë gërmadhat ligjore të krijuara nga iniciativa të ndryshme të Qeverisë dhe Bashkisë, nën presionin politik të opozitës rreth kësaj çështje, dhe e ka rikthyer atë aty ku nisi, tek Qeveria.

Vendimi rikthen pronën e Teatrit tek Ministria e Kulturës dhe përsa i përket ndërtimit të Teatrit të ri, nuk ka asnjë efekt.

Ai është në dorë të vullnetit të Qeverisë për ta ndërtuar. Dhe nuk më duket se Qeveria ka hequr dorë nga kjo ide.

25 komente në “Kushtetuesja “pastron” gërmadhat ligjore të Teatrit”

  1. 1 says:

    Te dy palet therasin fitore .Kur ka ndonje rezolute ne gjuhe te huaj ka faj perkthimi,por ky vendim eshte shqip,por gjykatesit e fusin vendimin ne vorbullen e neneve dhe ajde mere vesh .Peco Vasili u dhje nga gezimi dhe ulerin futni ne burg Ramen,Budina thote qava nga gezimi,Veliaj thote fitore do ndertohet teatri.A ma zgjidh kush kete kokolepsje

    1. CU says:

      pse qau BUDINA 1 dhe pse ishte aq i gezuar Budina2????????

      1. F5 says:

        Qan se po ndjen ere burgu

    2. vang says:

      Aman ore Mero se nuk po merrja vesh cfare behet:njeri qante tjetri mburrej si shpetimtar,Acka e donte si ishte dhe te gjithe donin Veliajn dhe Ramen ne burg.

    3. ben says:

      Eshte pak me e thjeshte gjeja.
      Vendimi i bashkise se tiranes per prishjen , nuk eshte antikushtetutes por eshte antiligjor,sepse gjykata kushtetuese nuk meret me shkeljen e ligjit te thjeshte por me kushtetuten.
      Fakti qe dy ligjet qe u mbeshtet bashkia tirane per prishjen, dolen antikushtetutes, dhe vendimi i bashkise eshte antiligjor.
      Keshtu nese qeveria do vazhdoje me ndertimin e teatrit , zyrtarisht dhe ligjerisht shqiperia behet diktature.

      1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

        O Ben,
        Lexoje edhe një herë vetë këtë komentin që ke bërë. Shikoje një herë se mos ke bërë një katrahurë fjalësh, vetëm nga dashuria e madhe për Teatrin e Vjetër, për atë “shurrtore” fashiste, që ministrat e regjimit Komunist kishin frikë ta prishnin sepse mos i akuzonte Baba për revizioniz modern, ose për dekadencë kulturore.
        Ore, me gjithë mend, ti, …… I lexon ato që shkruan?

    4. Bureto says:

      E zgjidha une: Veliaj ka te drejte të gezohet, sepse Teatri i ri do te ndertohet aty ku ishte i vjetri. Te gjitha te tjerat jane “merre me leng se mishi u mbaru!”.

  2. Tersi says:

    Vendimi reflekton se si janê ndaré ushtarét nê gjyk. Kushtetuse ! Nê rastin kur rrêzohet likja(pêr ligjshmêrinē e prishjes sê teatrit) duhej njê votim me njê shumicê tê cilësuar (5) qê likja nuk e ka momentalisht !

  3. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Interpretimi juridik i bere ne shkrimin tuaj me duket i sakte.
    M.gj.a. te presim derisa “t’a kuptojne “, dashamiresit e hale-ancës.
    Shumica ekethjellet e artisteve dhe artdasësve duan te bukren,modernen progresiven,te qenesishmen,inspirusen.
    S’ka pse te ngelemi peng e nje shpure te kufizuar qofte artistikisht qofte menderisht,e nje tufe militantesh partiake.

  4. Titi says:

    E ka zgjidhur Mero. Me qarte se ç’e ka thene ai nuk ka ku te shkoje. Si gjithmone, pene e shkelqyer!

  5. Vranakonti says:

    Tatri do ndertohet i ri se e do populli. Demokratikasit te pullcasin.Qeveria te filloi menjehere punimet e projektit te ri.

  6. Malua says:

    Nuk e prisja kete njeanshmeri nga Z. Mero.
    Me duket e cuditshme…. (!!!)
    Kushtetuesja tha: Nuk u krijua korumi, dmth 5 vota qe te shprehej se ishte i ligjshem shembja apo jo.
    Keta tha gjykate, e shkruar me te zeza mbi te bardhe… Ti Mero po genjen per kete. Me vjen keq qe arrij ti them Meros se po genjen, por kjo eshte e verteta.
    Shembia e tetrit ishte gabim dhe kaq. Edhe sikur Kushtetuesja te shprehet se ishte ‘i rregullt shkaterrimi, ne dijenine e njerzve me njecik kulture dhe ndjesi, shkaterrimi i Teatrit eshte nje idiotesi… (idotesite nuk shtjellohen)

  7. Coli says:

    Nje vend rrumpalle.
    I e nje vendi rrumpalle
    Nje vendi rrumpalle
    Nje vend rrumpalle
    Prej nje vendi rrumpalle
    O vend rrumpalle.

  8. Agim says:

    Kjo eshte analiza e sakte! Faleminderit!

  9. Petrit says:

    Dhe si gjithmone ne shqiperi do te vazhdoje historia “ e lagu apo se lagu dhelpra bishtin “
    Ne fakt vendimi i GJ K eshte shume i qarte pavarësisht interpretimit qe kerkojne ti bejene qeveria dhe gazetat prane saj qe duan ta shpallin vendimin ne favor te qeverise.
    Vendimi eshte shume i qarte.
    Po te lexohet me pak vemendje shkrimi kuptohet shume qarte se artikull shkruesi mundohet te beje loje fjalesh pa thene asgje konkrete.
    Jo se nuk e ka kuptuar vendim por se keshtu e don propaganda.
    Vetem fakti qe artikull shkruesi ka shkruar vetem 20 rrjeshta kur i njejt edhe per nje gje super banale qe ka te beje me DR BERISHEN apo opoziten shkruan nje roman te tërë do te thote qe nuk ka se çfare te thote!!!!!!!!.
    Por si gjithmone ne shqiperi ligjet dhe vendimet e gjykatave mbeten thjeshte ca fjale te pa vlera qe vetem sa shkruhen ne leter.
    Sepse Po te zbatohen siç duhet dikush duhet te shkojë ne burg.
    Dhe ata dikush dihet se kush janë.
    Janë sali Berisha dhe lulzim basha te cilet i bene presion qeverise dhe kjo si nje qeveri naive qe ishte e hengri presionin dhe beri nje gabim te tillë.
    Sepse ne te vertetë skuadra qe shenon autogol nga presioni i skuadres kundershtare duhet te 3 piket.
    Kjo eshte logjika qe na thote artikull shkruesi
    Complimenti

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Ti,për aq kohë sa vazhdon të shkruash “doktor Berisha”,duhesh marë nën patronazhin e psikologut si person me terapinë e tru shpëlarjes 30 vjeçare nga “doktori yt Berishoviçi”.

  10. Petrit says:

    Dhe si gjithmone ne shqiperi do te vazhdoje historia “ e lagu apo se lagu dhelpra bishtin “
    Ne fakt vendimi i GJ K eshte shume i qarte pavarësisht interpretimit qe kerkojne ti bejene qeveria dhe gazetat prane saj qe duan ta shpallin vendimin ne favor te qeverise.
    Vendimi eshte shume i qarte.
    Po te lexohet me pak vemendje shkrimi kuptohet shume qarte se artikull shkruesi mundohet te beje loje fjalesh pa thene asgje konkrete.
    Jo se nuk e ka kuptuar vendim por se keshtu e don propaganda.
    Vetem fakti qe artikull shkruesi ka shkruar vetem 20 rrjeshta kur i njejt edhe per nje gje super banale qe ka te beje me DR BERISHEN apo opoziten shkruan nje roman te tërë do te thote qe nuk ka se çfare te thote!!!!!!!!.
    Por si gjithmone ne shqiperi ligjet dhe vendimet e gjykatave mbeten thjeshte ca fjale te pa vlera qe vetem sa shkruhen ne leter.
    Sepse Po te zbatohen siç duhet dikush duhet te shkojë ne burg.
    Dhe ata dikush dihet se kush janë.
    Janë sali Berisha dhe lulzim basha te cilet i bene presion qeverise dhe kjo si nje qeveri naive qe ishte e hengri presionin dhe beri nje gabim te tillë.
    Sepse ne te vertetë skuadra qe shenon autogol nga presioni i skuadres kundershtare duhet te marrë 3 piket.
    Kjo eshte logjika qe na thote artikull shkruesi
    Complimenti

  11. arbert says:

    perkthim shqip-shqip. Te gjithe fituan ashtu sic ndodh gjithmone ne shqiperi .Urime per fitoren te gjithe paleve ,urime per lotet e De Niros shqiptar Budina.

  12. Bureto says:

    E zgjidha une: Veliaj ka te drejte të gezohet, sepse Teatri i ri do te ndertohet aty ku ishte i vjetri. Te gjitha te tjerat jane “merre me leng se mishi u mbaru!”.

  13. K says:

    Sinqerisht nuk i kuptoj disa nga komentuesit qe nuk jane te qarte, duan teater te ri apo duan te kthehet i vjetri? A ka kuptim keto mendime te shprehura me nje shqipe te “shkataruar” sic thone Tironsit! Apo vetem e bejne kete nga urrejtja per Ramen qe i shkerdheu te gjithe! Tirones i duhet teater i ri si gjithe Bota! Urime! Provincialet i jane varur ne qafe Shqiperise!

  14. Niko says:

    Ky artisti i madh Budina qau nga gezimi qe nuk do behet teatri, ktij i pelqente ajo germadha qe ishte si stall lopesh vetem se i dha ca kocka luli me Meten per te lehur si qen.

  15. Nje mergimtar says:

    Gjykata kushtetuse nuk shfuqizoi vendimin e bashkise per prishjen e teatrit.E gjithe lufta u be per te denuar prishjen,qeLulezimi yne ta ndertonte sic ishte,por ata thane qe prishja nuk ishte shkelje.Te gjitha te tjerat jane llafe,do ta ndertoj qeveria apo bashkia.

    1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

      e di si tha kushtetuesja, qe pallati eshte ndertuar ne kubdershtim me ligjin por kontratat e shitjes se apartamenteve jane te ligjshme, gjithsesi kjo nuk ndalon shembjen e nje pallati te ndertuar ne kundershtim me ligjin. Pra gjithe vendimi i ligjshem i shembjes se teatrit eshte marre bazuar mbi nje vendim antikushtetues, cka ben nul vendimin e “ligjshme” te bashkise, cka do te thote qe prishja ishte antiligjore dhe duhet kerkuar falje publike ne aspektin moral dhe drejtesia duhet te flasi per ndeshkimin ligjor. Ajo qe te ben pershtypje eshte koincidenca e vendimit me viziten e soreces.

  16. Wow says:

    Per komentues in “k” (gjate me siguri kar)
    Ne nje shtet te se drejtes KA RENDESI EDHE SE SI NDERTOHET TEATRI MODERN QE LAKMON ZOTROTE
    Dhe kushtetuesja ju tha qe bashkia ka shembur nje prone qe nuk ishte e saja.

  17. W says:

    “Wow”
    Kushtetuesja e ka shprehur qarte se “Bashkia e Tiranes ka shembur nje prone” qe ishte e qenefit Sali Ram Berisha, qe ja kish dhuruar gjyshi jot, kur nbaroi “specializimin” ne France.
    Ajo “k”, me gjate, mbase do te thotë me siguri “kamerad”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje