Nga Mero Baze
40 vjet më parë Gramoz Ruçi ishte sekretar Partie në kooperativën e Progonatit në Tepelenë. Askujt nuk do t’i binte në sy, sikur Ramiz Alia, në përpjekje për t’u shfaqur si pasardhës i Enver Hoxhës, do të bënte një vizitë në disa rajone të Shqipërisë, “për të pikasur të rinjtë” që i duheshin partisë. I ra rruga dhe nga Progonati, në një ditë të keqe me shi, ku dhe mund të kishte dështuar takimi.
Sekretari i Partisë, një i ri paksa më popullor se komunistët e tjerë klasikë, e shpëtoi situatën, duke sajuar një mjedis më të sigurtë për takimin dhe një bisedë “vënçe” të Ramiz Alisë me njerëzit.
Disa muaj pas kësaj ngjarje, ai u njoftua se ishte emëruar sekretar për Kulturën dhe Ideologjinë në Komitetin e Partisë në Tepelenë. Ishte rekomandim i Ramiz Alisë për “prurjet e reja” në Partinë e Punës, e cila sundohej ende nga bajlozët e vjetër të komunizmit.
Ndërsa prisja të më dilte e drejta e studimit para zyrave të Komitetit Ekzekutiv në Tepelenë më 10 gusht 1984, pashë se kishte të tjerë bashkëmoshatarë të mi, që ishin aty që në mëngjes.
I paqartë se kur do të dilte lista, pyes njërin prej tyre.
-Ke shumë që pret?
-Ohu, kam gjashtë vjet.
M’u duk sikur nuk e kuptoi.
-Të pyeta për listën. Kur del?
-Po pra, listën kam gjashtë vjet që pres. Besoj del tani nga dreka.
Ishte Arben Runa, me të cilin më pas u bëmë më shumë se shok. Nipi i Riza Runës, pjesëmarrës i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, komandant i Luftës së Vlorës, shoqerues i Princ Vidit deri ne Gjermani dhe më pas autoriteti më i lartë moral i Labërisë, kishte pas problem me dy djemtë e tij, që shkuan me Ballin Kombëtar, edhe pse dy te tjerë ishin me partizanet. Për këtë Arbeni nuk merrte dot më shkollë të lartë. Vetë babai i tij kishte qenë mësues deri në Kosovë, por siç thoshte ai me humor të zi, “këta të pyesin çfarë e ke pasur xhaxhain”.
-Sivjet kam shpresë, tha. Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën babait dhe ka shkuar ta rregullojë këtë punë atje lart në Tiranë.
Kur doli lista ishin 72 nxënës me “biografi të keqe” që ishin bashkë me ne të tjerët në lista. Kuptoheshin, se të gjithë e kishin mbaruar shkollën 3 deri 8 vjetë para nesh. Arbeni kishte fituar të drejtën e studimit për mjekësi.
Gramoz Ruçi, “si frymë e re”, kishte marrë dosjet në makinë dhe kishte bërë betejë “atje lart” për t’u dhënë nxënësve shkollë.
Ende sot kjo është ajo që i kujtohet nga ky brez nxënësish në Tepelenë.
Pas dy vjetësh u hap fjalë “se e thirrën prapë lart”. Në fakt ishte një procedurë e rëndomtë e kualifikimit në Komitet Qendror të Partisë së Punës. Një lloj praktike se si duhet të funksiononte si drejtues i lartë partie.
Pas gjashtë muajsh punësh të rëndomta në zyrat e Komitetit Qendror, Mihal Bisha, shefi legjendar i kuadrit të Partisë së Punës e thirri për intervistë.
-Dua të di se çfarë mësove nga kjo praktikë gjashtë mujore, i tha.
-Do të drejtën?
-Patjetër. Kujdes, se përgjigjja është test për ty, se je djalë i ri.
-Kur isha në Tepelenë sekretar Komiteti dhe më thoshin po vjen një nga Komiteti Qendror, dilja me vrap në Ujë të Ftohtë dhe porositja drekë me mish se “po vjen një nga lart”. Tani që u njoha kush jeni, e di vetë kujt i jap drekë, kujt kafe, kujt ujë dhe kujt nuk i dal fare.
Ishte një radiografi e guximshme, për dikë që përballej me gërmadhat e Partisë së Punës në godinën qendrore të saj. Dhe u kthye sekretar i Parë në Tepelenë.
Ideja se një sekretar i Parë i ri, që nuk pyet shumë për partinë, kishte ardhur në krye të qytetit të vogël ishte legjendë urbane.
Por një ngjarje tjetër e forcoi këtë bindje në qytet.
Në Spanjë ishte 25 vjetori i Partise Komuniste Spanjolle te Raul Markos, luajal me Enver Hoxhën, por që pas prishje me Kinën kishte devijuar pak nga rruga jonë.
Partia e Punës vendosi t’i ulë rangun e përfaqësimit në ceremoni dhe Ramiz Alia dërgoi Gramoz Ruçin.
Udhëtimi i tij i parë në Perëndim, nga një qytezë e vogël dhe e varfër si Tepelena, në Madrid, përmes Italisë dhe pastaj me një veturë deri në Spanjë, ishte shokuese.
Kur u kthye në Tiranë gjeti të mbledhur një plenium partie.
Ramiz Alia e pa dhe e thirri në prani të disa byroistëve të tjerë.
-Pa hë mor djalë, na trego si ishte andej nga Spanja? Po na thuaj të vërtetën.
-Po ç’të të them shoku Ramiz. Furnizim kishte. Dyqanet ishin plot. Dhe punë kishte, njerëzia çoheshin pa gdhirë e iknin në punë. Të tjerat e dini vetë.
Vizatimi i tij që vinte nga shokimi që kishte pësuar prej përballjes me Perëndimin, në një sallë ku diskutonin programin e tufëzave dhe arëzave, ishte sikur të talleshe me gjithë pleniumin. Dhe ishte ajo që Ramiz Alia donte të dëgjonin të tjerët rrotull tij, nga një i ri i pafajshëm që kishte udhëtuar nga Salaria në Madrid.
Kjo legjendë mbërriti në Tepelenë përpara Gramozit dhe shumë vetë mendonin se ky qe një nga ata tipat që mund ta vinin në rrezik komunizmin me gojën e shthurur dhe mungesën e respektit për partinë, dhe pse jo, si liberal.
Ky është paradoksi i madh i jetës së tij politike deri në dhjetor 1990.
Kur në Tiranë shpërthyen protestat dhe regjimi u dorëzua, sikur nuk ekzistonte, Gramoz Ruçi mori një telefonatë ditën që në sheshin Skënderbej njerëzit rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës.
Qeveria e Adil Çarçanit ishte rrëzuar dhe Fatos Nano ishte emëruar kryeministër i ri, nga një Këshill Presidencial në të cilin bënte pjesë dhe Sabri Godo si opozitar.
Telefonata e kërkonte urgjent në Tiranë, se ishte emëruar ministër i Brendshëm.
Nga 23 shkurti i 1991 deri më 8 prill, pra për gati më pak se 40 ditë, ai ishte ministri i Brendshëm i Shqipërisë, një damkë që i ka mbetur deri në fund të jetës së tij politike si një keqkuptim i madh.
Njeriu për të cilin shumica dyshonte se ia kishte me hile komunizmit, në fakt u bë simbol i komunistit në demokraci. Aq shumë u ngulit kjo, falë dhe sulmit të pamëshirshëm që i bënim ne si opozitarë, sa miliona shqiptarë mendojnë se Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm që nga koha e Koçi Xoxes, deri më 1990.
Në fakt ai ka qenë 40 ditë më 1991 në demokraci me Fatos Nanon kryeministër. Por janë dy ngjarje të rënda që e ngulitën atë në mendjen e njerëzve. Revoltat e Shkollës së Bashkuar dhe gjendja e shtetrrethimit në Tiranë, si dhe ngjarja e 2 prillit në Shkodër. Ato u bënë kalë beteje nga opozita dhe Gramoz Ruçi ishte tabela e qitjes, të cilën e pranonte edhe si fat, edhe si sfidë.
Në verën e vitit 1992, ai shkoi i vetëm në Shkodër, duke zbritur në sheshin qendror të qytetit dhe deri në sallën e gjyqit, për t’u ballafaquar me akuzën e ngritur ndaj tij për përgjegjësinë e ngjarjes së 2 prillit. E fitoji betejën në sallë jo vetëm me gjyqtarët, por dhe publikun e porositur që e priste si “kokë turku”.
Ndryshe nga pasardhësit e tij të 21 janarit 2011, që ende nuk janë ballafaquar në gjyq për vrajse të katër demonstruesve, ai shkoi aty dhe shpjegoi përgjegjësitë e një policie që vepronte ende me Kodin penal të Enver Hoxhës, dhe që mbrojtjen e institucioneve e shikonte si detyrë patriotike para jetës së njerëzve.
Përballja e tij e parë e fortë në Parlament me Sali Berishën, ishte sfiduese. Ndërsa Berisha e akuzonte për “komunist”, ai që në atë kohë ishte 40 vjeç, i tha:
-Zoti Berisha, aq vjet sa ke qenë ti komunist, unë jam gjithësej.
Prej atëherë jeta e tij politike ndryshoi.
Nga një i ri që do të ndryshonte Partinë e Punës, ai mori pamjen e një “plaku” që do të mbante frenat e socialistëve, që i ndryshuan emrin dhe historinë Partisë së Punës. Ai u bë rrufepritësi i gjithë sulmeve të kundërshtarëve të Partisë së Punës, njeriu simbol që përfaqësonte komunizmin, dhe një argument i përhershëm përse socialistët e Fatos Nanos ishin të pareformuar, pasi “autentiku” ishte ai, “Gramozi i komunizmit”.
Të njëjtën gjë bënin dhe brenda Partisë Socialiste.
Në luftërat e tyre të ndyra me njëri- tjetrin, ndërsa Fatos Nano dergjej në burgun e Bënçës, grupet rivale me Fatos Nanon e shikonin Gramoz Ruçin si pengesë për t’i marrë atij partinë dhe frymëzonin sulmet në shtypin kundërshtar. Mbaj mend se si tek gazeta Albania, “grupi i reformatorëve” sillte çdo kohë “material” të gatshme kundër tij.
Në vitin 1996, i frymëzuar dhe nga beteja e brendshme e socialistëve kundër tij, Sali Berisha tentoi ta arrestojë duke shpërndarë më shpejt lajmin se sa dosjen.
Ishte një kërkesë e kundërshtarëve të tij në parti që ia kërkonin Berishës këtë nder, para Kongresit të gushtit ku vendosej fati i Fatos Nanos.
“Nëse Gramoz Ruçi largohet, ne ja marrim partinë”. Ky ishte mesazhi i tyre për Berishën.
Dhe Berisha ua bëri nderin. Gramoz Ruçi u largua një mëngjes vere nga Tepelena në drejtim të Kakavijës, i shoqëruar nga njerëz të policisë lokale. Berisha i tërbuar nga ikja e tij, filloi ta sulmojë duke shpikur se u arratis i veshur si grua.
Beteja e tij për ta zhburrëruar Gramoz Ruçin ishte qëllim i jetës, pikërisht pse Ruçi kishte formuar një personalitet të fortë përballë autoritetit të tij.
Gramoz Ruçi u rikthye në politikë në vitin 1997, për të dalë prej saj sot.
Për 25 vite, nga të cilat 17 vite Partia Socialiste ka qenë në pushtet, ai nuk pranoi të marrë asnjë post zyrtar në pushtet. Detyra e tij e vetme dhe më e lartë ishte në Kuvendin e fundit ku pranoi të bëhej kryetar i Kuvendit, për ta dorëzuar sot.
Për tetë vitet e pushtetit të parë socialist nga 1997 deri më 2005, ai ishte faktori që vendoste ekuilibrat në krizat ciklike të socialistëve, shkaktuar sa nga papërgjegjësitë individuale të Fatos Nanos, aq dhe nga arrivizmi dhe etja për pushtet e Ilir Metës.
Ai ishte personi kyç që bindi Partinë Socialiste të votonte Edi Ramën më 2005, dhe njeriu që qëndroi si garant i “pleqësive” të partisë sa herë kishte krizë.
Njeriu që gjithë jetën na ka treguar portretin nervoz, në të vërtetë fshihte pas portretit të tij, një njeri shumë të komunikueshëm, që realisht kishte asgjësuar sulmet ndaj tij nga Parlamenti në Parlament. Ai ishte mik i gjithë deputetëve të ashpër, nga Azem Hajdari tek Sokol Olldashi, dhe jo aq armik me Berishën sa dukeshin nga larg. Për Lulzim Bashën s’po bëj komente, se e ka dhëndër të mikut.
Ishte një njeri që nuk u përball kurrë me kritikat në media. Për vite të tëra unë kam qenë një nga gazetarët që e kisha tabelë qitje, dhe kur takoheshim dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Në vitin 2007, ndërsa Berisha kishte humbur qetësinë me mua, pasi i denoncova fillimin e biznesit të djalit të tij në Gërdec (ende pa shpërthyer), ky i fundit shpërtheu ndaj meje në grup parlamentar dhe Kuvend, duke më etiketuar ndërkohë si “kapteri i Ruçit”.
Nuk kisha lënë gjë pa shkruar për Ruçin dhe stili i Berishës ishte që tani unë të “prekesha thellë” e t’i tregoja se unë nuk kam lidhje me Gramoz Ruçin.
Në fakt as kisha ndërmend. Po zbavitesha me Berishën dhe nervozimin e tij.
Por më shumë u zbavita me Gramoz Ruçin në Kuvend, kur ju kthye Berishës.
-Zoti Berisha, ai që ti i thua “kapteri i Ruçit”, ka qenë “gjenerali yt”, se mua më ka nxirë jetën me shkrime. Dhe kur një komandant shet gjeneralët, ikën dhe vetë.
Ishte tipik një sulm lab, i plotë, i poshtër, ashtu si e meritonte. Por e mbajta veten dhe nuk e falenderova, pasi do të dukej hipokrizi.
Raportet e tij politike përveçse me Berishën, ishin korrekte me çdo deputet apo ministër të PD. Pas përfshirjes së fëmijëve të Berishës në skandale financiare e masakara si ajo e Gërdecit, objektivi i Berishës ishte që çdo kundërshtar ta sulmonte nga fëmijët.
Dhe gjeti një aksident automobilistik të djalit të Gramozit për të shpresuar se do ta kriminalizonte atë.
Qetësia me të cilën Gramozi e kaloi situatën dhe mënyra se si ai e përmbajti familjen e tij nga përfshirja në pushtet pas vitit 2013, në fakt bënin diferencën e madhe me Berishën dhe fëmijët e tij.
Kur Edi Rama po formonte kabinetin e vitit 2013 dhe siç ndodh rëndom, bën sikur konsultohet, u përpoq të surprizonte Gramoz Ruçin duke i thënë se ministrin e Brendshëm do ta bënte nga Tepelena dhe kjo do ta “kënaqte” Gramozin.
-Ti bë si të duash, por unë dhjetë djem të kem, asnjë nuk të jap për ministër të Brendshëm, i tha. Ajo çfarë kishte përjetuar nga ai post 40 dite, nuk ju nda 40 vjet.
Më 2017, ai mori përsipër të nxirrte Fierin me 9 deputetë. Entuziasmi i Edi Ramës kur ai “shtiu 9 e mori 10” ishte përtej natyrës së tij të rezervuar për të çmuar dikë më shumë se vetja.
Ai e bëri Gramoz Ruçin kryetar të Kuvendit, duke i dhënë në fund të jetës së tij politike, kënaqësinë e “pleqësisë” së Parlamentit, detyrë që prej 30 vitesh e kishte bërë brenda socialistëve, që janë një fole grerëzash më e madhe se Parlamenti.
Sot ai mbajti fjalimin e fundit duke u ndarë nga jeta politike. Është një fjalim që nuk ke nevojë ta dëgjosh. Fuqia e një politikani qëndron tek fakti se sa gjatë ka fuqi të rrijë në politikë, pa qenë i bezdisshëm dhe i urryer. Gramoz Ruçi ia doli të rrijë dyzet vjet në politikë dhe të ikte kur donte vetë.
Kundërshtari i tij më i madh i tridhjetë viteve, Sali Berisha sot ka fatin që Berisha i ndillte Gramoz Ruçit në vitet ‘90, si anti-amerikan dhe armik i demokracisë. Ai është damkosur pikërisht nga SHBA, si minues i demokracisë, shantazhues i drejtësisë dhe përfitues i fondeve publike për shkak të pushtetit. Ai ka fatin që i ka ndjellë kundërshtarit të vet, pikërisht se ka qenë njeri i pavërtetë.
Gramoz Ruçi po largohet nga politika i duartrokitur nga shoqëria shqiptare, nga miqtë dhe armiqtë e tij. Sali Berisha po e mbyll i braktisur nga të gjithë jetën politike.
Dyzet e ca vjet qëndroi komunizmi tek ne dhe mezi e zbuam me dhunë. Gramoz Ruçi ishte “komunisti” që e pranuam të gjithë, për dyzet e ca vjet, ne që nuk e donim, dhe ata që e adhuronin. Shyqyr që nuk ishin gjithë komunistët si ky, se do të ishim ende në komunizëm.
Me ke kenaqur pa mase Mero djali.
Po keshtu jeni ju tepelenasit, trima e te drejtperdrejte.
Flm per fjalet e merituara per mikun e te gjjtheve, pa dallim ideje, krahine apo feje.
Mero prape se prape ngeli nje komunist, kur europa lindore e ndryshoi sistemin Gramozi u be demokrat, neser po doli ndonje ideologji tjeter te supozojme kleptokomunizem, te siguroj qe po te jete gjalle do te behet kleptokomunist dhe keshtu pafundesisht. Me njerez si Ruci Shqiperia eshte e mbushur plot ,mjafton te hedhesh syte ne media, ne institucione,parlament,etj,etj. Si shume popuj te tjere edhe ne shqiptaret pershtatemi(per te mos thene sahanlepires) per te ngrene “nje cope buke”. Pershtatemi per te mbijetuar, se cfare sistemi vjen apo ideologjie qe shpik mendja njerezore del , per ne s’ka rendesi. Per ne ka rendesi te pershtatemi dhe te perulemi perpara te fortit ,te dobtit,pak rendesi ka. Mjafton te hame nje cope buke. Dhe ky proces keshtu ka per te vazhduar deri sa dikush nga jashte shqiperise te zere vendin e shqiptareve sepse ata do te largohen dhe natyra nuk le vende bosh. Kur ne Shqiperi te jene vendosur te tjeret me siguri do thone , po ku jane shqiptaret, i gjen neper bote te shperndare dhe te pershtatur sipas ideologjise se popujve te tjere. C’redesi ka ? rendesi te hash nje cope buke…………
O shoku Shqiptar!Pa lexoje dhe njehere shkrimin!Duket ho si skaner po si rezonance manjetike!Sa per ate qe ndryshoi apo jo Gramozi-me tere gabimet apo te mirat qe ka bere ne 40 vjet nje gje e beri te sakte:nuk u be blu nga i kuq brenda nates.Dhe sa per faktin qe ne Shkoder shkoi i vetem per tu perballur ne sallen e gjyqit(andej nga anet tëna themi qe burri s’matet nga gjatesia po nga dicka tjeter),do ti shtoja Meros qe dy djem te rinj Shkodran(thashethem i kohes)i dolen perpara me skorpion(automatik) dhe e pyeten:A ti kenke Gramoz Ruci aaaa?Dhe pergjigjia e labit qe si ka bere syri ter as para R.Alise:E pse kishit gje?Jo po donim me dite cfare burrit ishe,por ti kenke burre e shkuar burrit,hallall.Per te tjerat pyesni.
More @Shqiptar , duket sheshit qe je njeri pa nivel , i etur
per kuvend , por nje i tille qe nuk di as te vleresoje veten
dhe iu rri neper kembe shqiptareve , mne cdo koment !
O Shaqo! Kjo punë është për t’i qirë tëmën o të keqen lala. Të kesh Gramoz Ruçin mal Gramozi e të bësh president Liken? Të vraç veten me kobure jevgu i thon kësaj meseleje.
Zoti Baze,
I lexoj shkrimet tuaja dhe e them me bindje se ky eshte i vetmi qe do te mbetet ne kujetsen time per nje kohe te gjate. Me vjen mire qe ju dini te shikoni te gjithe aktoret e skenes politike e mbi te gjitha te perfshini vetevehten me nje sy realist. Fjalia e fundit me te cilen e mbyllni artikullin eshte shume kuptimplote!
E ke qare Mero!
Mero! Shkrimi i mire,ashtu si eshte edhe tepelenasi Gramoz.Vetem nje gje i mungon shkrimit,qe eshte kryesore dhe.ti me mjeshteri i je shmangur ne shkrim.
Si e ka.duruar Gramozi,me gjithe ato virtute e karaktet,qe edhe une ja njoh personalisht,Edi Ramen per gati 20 vjet?!!!! ….Me gjithe brekushet e ti.
Artikull ekselent. Bravo Mero e ke qare fare. E lexova 2 here se nuk ngopesha me kete shkrim per kete burre trim e te paepur si Gramoz Rucu, njeri i pamposhtur, legjende e gjalle e socialisteve boterore, do ta krahesoja me Mehmet Shehun kryeministrin legjendar dhe burrin e pathyeshem te ketij shteti per nga personaliteti. Gramoz mbaje koken lart je nder burrat e lavdishem te ketij kombi. Te uroj jete te gjate dhe mbaresi ne familje. E meritonte ky burre shteti ate vleresim qe i beri Edi Rama ne kongres dhe pershendetja e deputeteve sot ne kuvend.
Ti nuk e di sa i madh je, ti je gjigand Mero Baze, ti je i vetmi qe lexohesh cdo dite dhe 10 here ne dite
Faleminderit per cfare shkruan dhe kenaqesite qe na fal?
shkrim i perkryer
Bravo. Çdo fjalë tjetër për këtë artikull do të ishte e tepërt.
No comment
Bravo dhe për disa gjëra që nuk i dinim për këtë njeri të mirë, që ja bëri vëndin vetes pa u mburrur, ashtu me pak fjalë por me shumë punë. Faleminderit Mero!
O Mero, e mban mend, ç’ke thënë për Gramozin kur ishe bythë e brekë me Saliun?
E kuotova Mero..
Dmth ky I tha Ramës që duhet tani të ikësh ti.
Dhe mqs Rama nuk e dëgjoi (siç nuk ka degjuar dhe dëgjon.
E pa të udhës që ta mbyllte vetë (se çdo gjë e ka nje fund).
Per të pasur Rama fatin e “shokëve” të vetë, Sakeh-ut dhe Likes e LUL Holandezit…
Shumë I qartë për rrugën që zgjodhi Gramozi dhe atë që ka zgjedhur Rama.
I priftē e mbara Shqipërisë…
Ja paske qr filtrit ketu QeMero. Si ka mundesi 5 ore pas postimit per Karmoz Rruqin vetem 7 komente lepirese? Duhet pare kjo pune me mbledhjen e organizates.
Të vjen për të vjellë kur lexonë këto rrjeshta me kaq pathos e romanticizëm që kërkojnë të përshkruajnë një maskara karrierist, përfaqësues më se i denjë i pjesës më të poshtër dhe më mediokre të Partisë së Punës, si një socialist e ëndërrimtar I të majtës së moderuar.
Shkurt fjala ky “Robespierre” I juaj politikisht është thjeshtë sinonimi më i përafërt me shprehjen e popullit: Qen bir qeni!
Nje nga deputet me kontribute ne parlamentin shqipetare, pa fjale te shumta pa buk , pa eksese, pa sharje e mallekime , korrekt dhe dinjitoz ne detyrat e tij, nje deputet qe dallon qarte nga mjafte deputet llapaqene ,sherrxhinj e rrugac pa kontribute qe kemi njohur ne keto 30 vjet ne parlamentin pluralist shqipetare. Ky ishte me pak fjale Gramos Ruci.Artikulli i Meros er kete figure politike eshte me i godituri…
Ja paske qr filtrit ketu QeMero. Si ka mundesi 5 ore pas postimit per Karmoz Rruqin vetem 7 komente lepirese? Duhet pare kjo pune me mbledhjen e organizates. .
Prandaj jemi populli i fundit ne Europe dhe nuk dihet ku renditemi ne bote ne, se ketu udheheqin tepelenasit, gjirokastritet, tropojanet etj. E jo korçaret, shkodranet, elbasanllinjte apo beratasit. Dhe shkruajne editoriale dhe “hymne” per veten e tyre po prape tepelenasit. Mentalitet tribal i prapmbetur me nuanca te forta te perandorise osmane, ku sundon tarafi, krahinarizmi etj. E te mendosh qe po ta lesh vetem Gramoz Ruçin ne mes te Vienes, ose do ta shtypi trami ( se nuk i mat dot shpejtesine, ose do ti kerkojne dokumentat se ngjan si nga kurdistani.) nese i thote pastaj policise se jam kryetar parlamenti, do ta marrin per te cmendur. shqiperia vend hajdutesh ku i thuren lavde kryehajduteve, nga qatipet qe e kane ne gen hajdutllikun. Me Gramoz Ruçra, Ilir Metra, Sali Berishra kemi 30 vite qe vijme verdalle e perfaqesohemi si kombi me hajdut, me delinkuent e me i paafte te formojme shtet. Keta jane turpi i Shqiperise, produkt i mendjes djallezore te Ramiz Alise, dhe eshte turp per ju editor, qe megjithese nga vendi hajdutllikut, por ke nje inteligjence finoke, e jo vetem djalllezi, kusari e babezi sic ta terheq krahina, qe ti beni lavde nje fosileje historike, komunisto-klanore. “Oksigjeni” keta i shkaterron!
Prandaj jemi populli i fundit ne Europe dhe nuk dihet ku renditemi ne bote ne, se ketu udheheqin tepelenasit, gjirokastritet, tropojanet etj. E jo korçaret, shkodranet, elbasanllinjte apo beratasit. Dhe shkruajne editoriale dhe “hymne” per veten e tyre po prape tepelenasit. Mentalitet tribal i prapmbetur me nuanca te forta te perandorise osmane, ku sundon tarafi, krahinarizmi, servillizmi, obskurantizmi e mungesa e elementeve civilizues. E te mendosh qe po ta lesh vetem Gramoz Ruçin ne mes te Vienes, ose do ta shtypi trami ( se nuk i mat dot shpejtesine) ose do ti kerkojne dokumentet (se ngjan si nga kurdistani.) e nese i thote pastaj policise se jam kryetar parlamenti, do ta marrin per te cmendur, e jo me ta dergosh te perfaqesoje Shqiperine ne ndonje Samit, se pastaj do na perjashtonin edhe nga ballkani, jo te na antaresojne ne Evrope. Shqiperia vend hajdutesh ( sepse eshte perfaqesuar dhe drejtuar nga keta) ku i thuren lavde kryehajduteve, nga qatipet qe e kane ne gen hajdutllikun. Me Gramoz Ruçra, Ilir Metra, Sali Berishra kemi 30 vite qe vijme verdalle e perfaqesohemi si kombi me hajdut, me delinkuent e me i paafte te formojme shtet. Keta jane turpi i Shqiperise, produkt i mendjes djallezore te Ramiz Alise, dhe eshte turp per ju editor, qe megjithese nga vendi hajdutllikut, por ke nje inteligjence finoke, e jo vetem djalllezi, kusari e babezi sic ta terheq krahina, qe ti beni lavde nje fosileje historike, komunisto-klanore. “Oksigjeni” keta i shkaterron!
Deputet i rendesishem per PS.
Por pak i bere pis nga demokracia .
I justifikon dot pasurite e bera,?
Po ………
Winston Churchill thosh per Molotovin: “Zoti Molotov eshte nje politikan i zoti, por ka nje te keqe te madhe, i sherben komunizmit”. Shoh se komentuesit te lavderojne shume Mero, per gjithcka thua per shokun Ruci. E keqja e tyre qendron ne faktin, se ata vazhdojne sipas tradites ne komunizem, te vleresojne fjalet dhe jo veprat kur marrin ne analize nje njeri. Shqiperia deshtoi ne menyren me te turpshme ne implementimin e sistemit socialist dhe po ashtu po terhiqet zvarre edhe ne kete shoqerine e tanishme, thjesht per faktin se ne ja kemi besuar drejtimin individeve si Gramoz Ruci, coban dhenesh, te cileve Enveri dhe Ramizi ju besoi implementimin ne jete te Kapitalit te Marksit. Natyrisht, Gramoz Ruci mund te jete nje burre i mire, por ama vetem dhe vetem sepse mund te mos jete i lig. Dhe vetem kaq. Njerzit e arsyeshem, te cilet nuk nisen ne vleresimet qe bejne nga sa te mira kane perfituar ata personalish dhe jo shoqeria ne teresi, vazhdojne me vleresime te natyres fshatareske, sic beni ju ne kete shkrim, zoti Mero. Une do ta vleresoja zotin Ruci, nese ai do te ishte larguar nga politika qe me ndryshimin e sistemit. Sepse kurre nuk mund te jesh i dobishem edhe per nje sistem diktatorial dhe me pas edhe ne nje sistem demokratik si ky aktual. Eshte pikerisht ky shkaku baze pse ne vazhdojme ti biem murit me koke duke i kerkuar zgjidhjet me nje kontigjent si Gramoz Ruci,Sali Berisha, Spartak Braho, Ilir Meta e kompani, qe si lidh shpirterisht asgje me kohen qe jetojme.
Kryebema e Gramoz turivarurit eshte mbulimi qe i ka bere pislleqeve te djalit te tij rrugac:
* Ne 2005, pas një konflikti me 3 cuna ne pub Ledian Ruçi shkoi në shtëpi merr një pistoletë dhe rikthehet në lokalin e natës duke qëlluar një prej 3 të rinjve. Dy te tjeret ia moren pistoletën nga dora Ledianit dhe e qëlluan me armën e tij.
* Në 2011, Lediani me BMW X6 e tij vrau nje vajze 27 vjece.
* Në 2012, Lediani u arrestua nga policia pasi iu shmang një postoblloku. Ne makine iu gjet droge.
* Ne 2013 PS fiton zgjedhjet dhe Lediani u punesua tek…..Albcontrol.
Ne pergjithesi shkrimet e tua I lexoj te gjitha kete shkrim e kam lexuar dy here !
Imagjinoheni ne kohet moderne (ne kohet qe jetojme) nje njeri me emrin Qerim,po po Qerim dhe gjithçka mund ta shumezosh me zero.
Ja t’a them unë një, i njohur për talentin e tij në të gjithë botën, Qerim Benzema, futbollist i Real Madrid dhe përfaqësueses së Francës. Emri i shqiptuar sipas nesh, sipas francezëve Karim. Por ti, meqë more mundimin, komentohet mospëlqimin tënd përsa thotë komenti, pse merresh me nickname? Apo aq të ka dhënë Zoti. Dhe ju shumë modern duhet të jeni…
Dridhe mero, dridhe. kerkon te mbrosh te pambrojturin, kur edhe ti vet nje here e nje kohe, ne kohen e Babaqemos kandidoje kunder tij. Mut i ati, mut i biri. Mbetje e komunizmit gjakatar eshte edhe ai, bashke me mikun tend te shtrenjte Berishen. U erdhi ora te shkojne ne esfel. E kryen detyren. Mbajten gjalle kete fare te keqe qe edhe sot genjen dhe vjedh. STOP Europe. I njeh tashme dhembe e dhemballe keta birbo brekegrisur qe u bene milionere. Ketu duhet te kishe renditur pasurite e tyre dhe si rrjedhim edhe abuzimin me pushtetin. Po s ke faj.Edukata jote eshte vrit e prit, rrembe rrugeve, kacak, pasurohu, behu pasha, luaj me 100 porta dhe pastaj kur te presin koken kendo edhe per koken andej dhe trupin ketej. Madje edhe ne dasma. kenge makabre. Keshtu Mero, kengetari i kengeve makabre ne Shqiperi. me kpot e ke. Edhe ky i gjati nga soji i tyre ka dale. Madje vjen ere nga larg.
Tani e ka rradhen Nexhmia qe Mero te na thote se eshte progresistja me e madhe ne historine e Partise se Punes sot PS.Mero i dashur,dile nga strofulla ku je futur dhe shiko se si rropaten turma njerezish hallexhinj neper spitale fale skemes koruptive qe ka futur Rilindja e Edit dhe Heroit te kohes sone Gramoz.
Mero, nuk na the per studimet e Gramozit, nje Institut Pedagogjik dyvjecar ne Shkoder, ku me shume kohe kalonte “me gangot” shkodrane, shoke te tij, se sa ne auditoret e Institutit… Se si u katapultua ne majat e pushtetit komunist, “ne menyre te rrufeshme”, nje njeri “me gjysem shkolle”dhe “me pesa”, vetem ai e di… Zotesi (dhe dinakeri) labe, ne tere madheshtine e saj…
Gramoz bobi. Je njesh daku
Te lumte Mero,nuk mund te them me gjate.
Problemi i inernetit eshte qe i jep ze edhe shume budallenjve….sidomos ne shqipot i shohim gjerat bardhe e zi, vetem nga kendveshtrimi ” im” ,…..BRAVO Mero Baze,,na hape syte edhe per shume gjera qe nuk i dinim, edhe pse mund ti “intuitonim” ,per burrin Gramoz Ruci
Ne vendet lindore me rrezimin e komunizmit ne vitin 1990 te gjithe ministrat e zyrtaret e lart te sistemit u perjashtuan nga postet drejtuese.
Tek ne kellira Gramoz Ruci mbijetoj edhe 30 vjet te tjera ne postet me te larta te shtetit.
Eshte turp per Shqiperin qe kjo kerm vazhdon te vleresohet kur e pakta duhet ti ishte harruar edhe emri.
Ky bastard ne fund te viteve 80 ka denuar njerez ne fshatrat Progonat-Gusmar-Nivice.
Ky pleh merrte 500mije deri ne 1miljon euro per cdo minister qe zgjedhej ne qeverite e Nanos por edhe te Rames.
E “sigurt,, mer koqe, sidomos kur të dhënat i ke nga “qytetari shpellar,, Sali Mortja. Shpejt në Elbasan sepse ke ngel me probleme nga korona. Hajt shko mbaj kandilin satëme ose sat shoeqe, leckë nevojtore e kurvës Sali.
Vetem Mero mund ta nxjerri jo komunist Gramozin, qe urdheroi (me shkrim) perdorjen e armeve ne Shkdoer, qe pergjoi (prap me shkrim jane dokumentet) nga dera e banjos ambasaden e USA, qe nuk e lane te shkoje ne USA, ashtu si Berishen. Njeriun qe organizatat komuniste e quajne Porta e Hekurt, Mero e konisderon jo komunist. Fustanin pa tjeter do t’ja transformojë në streçe… Tani qe terhiqet thjesht qe mos ti dali emri te twitteri i Blinken, Mero thote se gezon respektin e te gjitheve, duke u nisur nga fotot me Murrizin e Kërperatën…
Eh sa e ka ndryshuar ajo kutia e shitur ne 2005.
Edhe une te falenderoj o Mero , per kete biografi te shkurter e te sinqerte qe i bere Gramozit . I uroj nje pleqeri te mbare.
Po te lutem shume , po shume ama , qe te fillosh t’i besh edhe Berishes nje biografi gati ; mbi e nen toke ,(e kam fjalen pas 90 -tes dhe para 90-tes)’ . sepse ,…sec kam nje parandjenje qe ,…ne shtator do te japi doreheqjen nga mandati ! Me sa shoh , i vjen keq per Lulin ,… nuk do t’a vere ne siklet!
Te ndjek SPAK pasi le detyren?
te kujtohet 97 Mero.jam kushuriri i Gramozit apo ke harruar
Vetem politikan mos i thuaj more pseudo gazetar, por me ate popull qe kemi ne edhe shume ju kemi.
Kur do te vije ajo dite qe t’ju vije turp kur te shikoni veten ne pasqyre, jo jo nuk ka per te ndodhur kurre sepse jemi vite drite larg nga njerezimi.
Pershtypjet nga Vizita ne Spanje -ne mbledhjen e Pleniumit-jane epokale per narrativen e Viteve te Komunizmit.Kur te gjithe e shikonim se Mbreti ishte Lakuriq ,po Brohorisnim O Sa Rroba te Bukura !!
Gramoz Ruci paste pleqeri te Bardhe
Ajo fjalia e fundit e Meros u drejtohet naiveve dhe horrave qe demokracine e quanin ‘toke te xanuan’. Ka plot te tille edhe sot pas 30 e kusur vitesh qe shkojne pas ‘berihajt’ si urrithet qe shkojne ende qorrazi pas Urrithit qe s’pushon ne gulcuari duke gerrmuar nentoken e krimit dhe korrupsionit.
Urrithet e ketij brezi do te mbahen mend nga brezat e ardheshem si brezi i Urrithave. KETA u denuan kur u shpall non-grata URRITHI, idhulli i tyre qe s’pushoi se gulcuari nentoke duke minuar demokracine dhe shkelur te drejtat e njeriut ne emer te te ‘drejtave te njeriut’. KETA jane TURPI i historise.
ResPublica
24 Korrik 2017
Nga Ilir Mborja
Feld Marshalli Fon Paulus, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe fustanet e grave…
Beteja e Stalingradit midis forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943, mbahet si një nga përleshjet më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Adolf Hitleri, detyrën për të mposhtur Stalingradin, ia kishte ngarkuar gjeneralit Frederik Fon Paulus. Kur Armata e Gjashtë e Wehrmacht dhe Njësia e Katërt e Panzerave ndodhej e rrethuar dhe pa asnjë shpresë, Frederik Fon Paulus-i iu lut Hitlerit ta lejonte të bënte një përpjekje që të thyente rrethimin e të tërhiqej, por përgjigjja nga Fyhreri ishte e prerë: “Jo”. Madje, më 26 janar 1943, kur trupat që udhëhiqte ai morën goditjen përfundimtare dhe nga 330 000 u katandisën në 91 000, Hitleri e gradoi “Feld Marshall”.
Tregojnë se Stalini e nuhati që Fon Paulus-i nuk ishte nga ata burra që, për të mos u dorëzuar, të vriste veten siç e kërkon rregullorja ushtarake për atë gradë. Prandaj, atyre që e njoftuan, iu përgjigj i qetë: “Ky është një lajm shumë i mirë. Hitleri po na jep mundësinë që të kapim rob edhe një feld marshall.”… Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Nuk kaloi asnjë javë dhe më 2 shkurt, në bilancin e Ushtrisë Kuqe, bashkë me 91000 ushtarë, 22 gjeneralë, u regjistrua rob edhe një feld marshall. Ishte Frederik Fon Paulus…
***
Në fakt, kjo histori m’u kujtua më 28 prill, ditën që 87 deputetët votuan Ilir Metën për President të Shqipërisë. Nën titullin “Padrejtësia vret më shumë se varfëria” shtjelloja me shkrim bindjen se “Hesapet që shpërfillin moralin, kudo mund të çojnë, por asnjëherë nuk janë rruga e sigurtë drejt një reforme për drejtësi”. Nuk m’u duk e udhës që “për ta nxjerrë nga Çadra, duhej votuar për President ai që pamë duke vjedhur me bllok në dorë nga video-përgjimi i Dritan Priftit në janar të 2011-s. Pastaj, inatin tim ia adresova Gramoz Ruçit, i cili më 27 prill, m’u duk se bënte kinse si i nervozuar kur “kërcënonte” Ilir Metën të bëhej President.
Nuk kaluan shumë ditë dhe në fushatën për 25 qershorin, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, duke përdorur arsenalin e shpifjeve të mikut të tij Sali Berisha, iu lëshua Gramoz Ruçit. Na kujtoi “fustanin” që “paskësh veshur” për të kaluar Kakavijën më ’97-n Gramozi?! (Sa mirë ia bëri!) Por ngazëllimi im për këtë “shpërblim” që Ilir Meta i bëri labit, që vetëm për frikacak nuk mund të akuzohet, nuk zgjati shumë. Pas pak ditësh Ilir Meta i veshi LSI-së fustanin e së shoqes dhe na la Shqipërinë pa “zonjë të parë”…
Duket se Meta e kishte të qartë skenarin e asaj që po ndodhte qysh atë ditë kur e “kërcënuan” të bëhej President. Patjetër që e kuptoi se donin ta ndanin nga Berisha. Nuk jam i sigurtë, nëse që më 27 prill ai kuptoi gjithashtu se, ata që e propozuan në atë post, me një gur vrisnin dy zogj: E para, e nxirrnin nga Çadra dhe e dyta, duke e bërë President, e frynin artificialisht për ta bërë “big fish” në “tavën” e Drejtësisë, siç është kushti në “menynë” e BE. Patjetër që qëllimin e parë e kuptoi, por s’kishte ç’bënte dhe e pranoi ofertën që iu bë nga Gramoz Ruçi. Buza nuk i qeshi kurrë dhe prandaj, sapo u votua si President, flaku tej parrullën presidenciale “me dashuri e qetësi” dhe u soll si një kryetar partie i marrë…
Tani radhën, për të mos ia dhënë kënaqësinë Byrosë Kombëtare të Hetimit që të arrestojnë një President, e ka përsëri Ilir Meta. Vetëm ai e ka në dorë këtë mundësi. Po të jetë i mençur, e shmang këtë duke mos u paraqitur në seancën e sotme të betimit. Arsyen e ka të fortë: “Një burrë nuk mund të betohet kurrë para një burri “që ka veshur fustan””. Sot, këshilla ime mund t’i duket e hidhur Ilir Metës, por jam i bindur se, kur ta ketë me bollëk kohën për të medituar, do të më mirëkuptojë patjetër dhe do të më jetë mirënjohës që ia kujtova historinë e feld marshallit Fon Paulus dhe “fustanin” e Gramoz Ruçit…
Shume fantazi paske. Nuk e bene President Ilir hajdutin qe ta fusnin ne “taven e drejtesise”, por se iu duhej per te kapur tepsine e pushtetit. Ilir hajdutit dhe Sali gerdecit nuk do u hyje kurre gjemb ne kembe nga sistemi i kalbur qe ka Shqiperia. Tallin leshte me populli budall qe beson se PS paska per qellim drejtesine dhe luftimin e korrupsionit. Hahaha sa budallenj jeni mor aman.
Mero, gazeta jote sduhet lexuar me, disgusting!