Ti je farë, Petrit Ruka. Ti duhesh mbjellë!

6 Korrik 2021, 18:15Editorial TEMA
Ti je farë, Petrit Ruka. Ti duhesh mbjellë!

Nga Pëllumb Kulla

NË KËTË DITË TË NXIRË

Për Petrit Rukën kam shkruar e kam shkruar… E do të shkruaj sa të kem jetë.

Dhimbjen e thellë për largimin e tij drejt qiellit, sot dua ta sjell ndryshe. Do ta kujtoj me poezinë më të mirë që mendoj se kam shkruar ndonjëherë. Është një poezi e vetme, e lindur në një ditë gëzimi, në Ditlindjen e tij të 65-të. 

Vetëm dy vjet më parë! Sa e pamëshirshme, moj jetë!

Në rreshtat që vijojnë është Petriti, miku im i shtrenjtë. Ishte një ditë e gëzueshme. Ishte një urim. Është portreti im për të. 

Edhe duke e lexuar, kushdo mund ta kuptojë se kjo është shprehja më e saktë e dhimbjes së thellë që kam sot.

Dhe ngul këmbë se ky përsëri është një urim!

SHKRIMI i ASAJ DITE

Ditlindja jote, një ditë e zakonshme, Petrit. Nuk ka ajo asnjë ndryshim nga dita para saj…

Në ditën e lindjes tënde, Petrit, nuk do të zhurmërojnë vizitorë me shumicë, nuk do të buçasin radjot dhe televizionet… Mbase do ta kujtojë ditën tënde ndonjë gazetë, por nuk do të ketë fishekzarë. Dhe nuk ka sepse të flakërojnë ata. Ti, për shumë e shumë bashkëkohës, je një njeri i zakonshëm. Një i lënë papunë që mbushi 65 vjet dhe që do të nisë tani të marrë rrogën e brishtë shqiptare të pleqërisë.

Po për mua, Petrit, nuk je ashtu…

Unë ta uroj Ditlindjen, i dashur dhe e kam ditë feste sot. Se kjo ditë dhe jo ajo para kësaj, më uli të të bëj urimin e përzemërt. Më jep rastin më shumë se sa të pij një gotë plot me verë të kuqe, të bëj një meditim të thellë mbi vlerat e tua, poeti im i dashur.

Ti, i shtrenjti miku im, je një nga zbulimet e fundit dhe nga zbulimet e bukura që bën njeriu gjatë jetës së tij në pemishten e madhe të letërsisë. Kam bërë unë zbulime të panumërta, Lasgushin, Kutelin, Çehovin, Dodènë, Xhek Londonin, Dostojevskin, Samerset Momin, Buxatin dhe jam munduar t’i shijoj të gjithë, pothuaj të gjithë frutat e tyre. Koha dhe studjuesit do të të japin rangun që të takon, a mbase nuk do të jenë një mendje me mua dhe nuk do të kujtohen për ty. 

Por unë ty të zbulova si poet, pastaj si mik e pastaj si vlerë shoqërore, që pasuron thesarin e poezisë kombëtare…

Ti më pasuron edhe mua, o miku im, e më bën shpirtërisht më të pasur, ditë për ditë. E kështu vite me radhë. 

Mua më mahnit palca e shtatit tënd poetik. Ti je, si rrallëkush, poet i dashurisë, i një dashurie të gjerë, i një dashurie universale për gjithëçka që ty të duket e bukur dhe hedh dritën tënde të mahnitshme mbi të. Ti dashuron fshatin e lindjes, femrën, Vjosën, malin, të vdekurit e tu të afërt dhe të vdekurit tanë të shquar. Dashuria jote shtrihet mbi krijimtarinë e pararendësve të tu të mëdhenj, mbi këngët çame dhe  kosovare, mbi vargjet e arbëreshve. Unë nuk kam hasur dot deri më sot një njeri të dashuruar kaq çmëndurisht sa ty, pas folklorit, pas balladave, fustanellave, pas krijimtarisë së lashtë të popullit tonë. Përrallat ty të kanë trimëruar dhe të kanë paisur me guximin e marrë të një figurshmërie, që e bën poezinë tënde sa rrënjësore aq edhe avangardiste.

Ti, Petrit, ke kënduar bukuritë, por nuk ka mbetur plagë shoqërore pa ndjerë dorën tënde të butë. Ke prekur papunësinë, emigracionin, hapat e mekura të përparimit shoqëror.

Po prapë unë do të kthehem te dashuria, dashuria, dashuria… 

Ti i ke kënduar, Zhanit, gruas tënde të shtrenjtë dhe ne e citojmë dhe recitojmë atë himn. Dhe për një copë herë të marrim edhe inat, se na duket sikur gratë tona presin himne të tilla edhe nga ne, të pazotët. 

Por në atë himn ti, i dashuri mik, i ke kënduar edhe grave tona. Të gjitha grave tona të mira.

Për ta mbyllur unë këtë “himnin” tim rilexova një tufë nga poezitë e tua të zgjedhura dhe matesha të veçoj për citim tri katër vargje. Lëkundesha mes “Ëndrrës me nuse” Për pak zgjodha vargje nga “Baba, ne ikëm” dhe “varrin ta futëm në video…” 

Por iu ktheva përpjetë erosit dhe vendosa të ndalem aty. Se ndryshe do të më mallkojnë vajzat e bukura të hapësirave shqiptare, ngaqë i ke magjepsur me ato figurat plot finesë, të çifteve të zhveshur lakuriq që përqafen egërsisht përmbi dëborë dhe që me zjarrin e përqafimit shkrijnë dëborën nën vete dhe prekin truallin.  

Tek tërheqja pas hireve femërore do të ndalem, por jo tek zjarre të tillë, si ky më sipër. Po sjell një dashuri adoleshentësh, magnetizimin e një djali trembëdhjetë vjeçar:

………………………………………………..
për malin më të lartë, pyeti mësuesi
dhe pret që unë t’i them: Himalaja.

As sot s’e di pse mbeta si guak,
pse mbeta si hu e s’munda që të flas,
pse kokën e ktheva “pa dashje” aspak
nga gjiri i shoqes së bankës, në klasë…

I dashur Petrit

Le të ma marrin këtë urim, si shfaqje dashurie. Është dashuria ime këtë radhë. Më shumë se dithyramb kjo është një thirrje për vëmendje. Thirrje është fjalë e squllët. Klithmë! Klithmë, është ajo më e sakta. Një klithmë, sado e vetmuar! 

Ty duhet të të hapin vend fletët e antologjive shkollore, Petrit. Parcelat mësimore duhet, duhet, duhet….. duhet t’i bëjnë vend blerimit tënd!

Ti je farë, Petrit Ruka. Ti duhesh mbjellë!

17 komente në “Ti je farë, Petrit Ruka. Ti duhesh mbjellë!”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Si gjithnje i mrekullueshem i nderuar Pellumb Kulla. Ngushullime per mikun tuaj binjak.

    1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


      BABA, NE IKËM
      (shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit…)
      .
      Baba, ne ikëm,… shtëpinë e braktisëm,
      një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
      dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
      si kyç një palë lot vendosëm tek porta…
      .
      Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
      në metropole që mblidhen si punë e iriqëve,
      (e ke parasysh kur e vjelin një pemë
      dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!…)
      .
      U ngjeshëm këtej ndër halle të reja,
      e humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
      gati gjithçka në dyqane luksoze,
      dyqan – psikologu, të të kallais dhe zemrën…
      .
      Ne ikëm dhe varrin ta futëm në një video,
      të dielën të takojmë në xhamin vizual,
      me mend i vemë lulet, dy lot, një cigare,
      jetojmë me simbole,… në një botë me manual.
      .
      Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
      tani gjithçka e mbajmë në një kuti,
      kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
      në xhamin e tij takon çdo njeri..
      .
      Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasmë,
      puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
      dhe nënën e qan nga mijëra kilometra
      tek e fusin në varr, me video – konferencë.
      .
      Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
      këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
      s’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
      qëllova i dobët dhe mbytem në lot.
      .
      Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
      nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
      një kohë arixhinjsh jeton sot bota,
      ah, ik edhe thur kanistra pikëllimi…

      1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

        E me kull tulla,nje varcaf me karlliqe ke shkruar si ato per laver sumqirin……!!!!
        Nejse, pune arabesh vari ķkkkkkkkkk…..

  2. Haka Tekizoti says:

    Shumë, shumë bukur. Me shumë, shumē dashuri e ndjenjë të ngrohtë. Një piedestal merite. Gjithçka e besueshme.

  3. Loni says:

    Thjesht e mrwkullueshme!

  4. Henry V says:

    Petrit Ruka ishte nje nga te fundit e te medhenjve. Nje nga margaritaret e pakte te letersise ( dhe si pasoje edhe e shpirtit) se Shqiperise kaotike keto 30 vite.

    Keq me vjen ta them se edhe une e njoh pak vepren e tij, por qe sot e tutje do mundohem ta njoh me mire.

    Letersia mbi te gjitha sjell apo nxjerr ne pah pjesen humane te njerezit. I lidh me shume me pjesen e tyre shpirterore, dhe si te tille i ben edhe me te mirekuptueshem, por mbi te gjitha me pak materialiste, me pak ” kapitaliste” dhe me shume intelektuale. Mund te themi qe ne fund letersia i lidh me shume njerezit me vet Zotin.

    Dhimbja me e madhe ne rastin e Petrit Rukes eshte qe pevec ikjes se tij nga kjo bote, eshte fakti qe per shkak te sistemit te krijuar, Petriti nuk do mund te zevendesohet dot me.

    Letersia duhet vertet te jete po aq e rendesishme sa matematika ne shkolle te mesme.

    Nga Petrit Ruka dhe koleget e tij ( flasim per kolose te nivelit te Petritit) vetem te mira vijne.

    U prefsh ne paqe o kolos i madh.

    Krishti qofte me ty.

  5. Naim says:

    Cfare brez i mrekullueshëm!! Kemi qenë me fat qe kemi shijuar artin e brezit Tuaj!
    Qofte i parajsës !!

  6. Tartari says:

    Sec ka ca njerez qe miresia ju diket edhe ne fotografi. Nuk e kam takuar asnjehere te ndjerin, kam lexuar prej tij ato qe ka dhene shtypi. Sa e kam pare fotografine e tij per here te pare kam menduar: Petrit Ruka eshte shume fisnik, ai do vdese nga dashuria per njeriun. Pushofte ne paqe Petrit Ruka!
    Edhe ju z. Kulla jeni vellai i tij “siamez”, ju nuk dini te urreni. Faleminderit.

  7. lana says:

    …a lexova me kaq endje…ndjenje respekt dhe vleresim per kete mik me vlera dhe talent te madh…te lumte pena…sa krenar e ke bere per se gjalli mikun tend te vyer.
    Te prehet ne paqe!

  8. Artan says:

    Me vjen keq qe nuk e njoh kete poet. Shkrimi i Kulles me ben kureshtar dhe me shtyn ta zbuloj

  9. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


    BABA, NE IKËM
    (shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit…)
    .
    Baba, ne ikëm,… shtëpinë e braktisëm,
    një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,
    dhe foton tënde nga muret e zbritëm,
    si kyç një palë lot vendosëm tek porta…
    .
    Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,
    në metropole që mblidhen si punë e iriqëve,
    (e ke parasysh kur e vjelin një pemë
    dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!…)
    .
    U ngjeshëm këtej ndër halle të reja,
    e humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,
    gati gjithçka në dyqane luksoze,
    dyqan – psikologu, të të kallais dhe zemrën…
    .
    Ne ikëm dhe varrin ta futëm në një video,
    të dielën të takojmë në xhamin vizual,
    me mend i vemë lulet, dy lot, një cigare,
    jetojmë me simbole,… në një botë me manual.
    .
    Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,
    tani gjithçka e mbajmë në një kuti,
    kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,
    në xhamin e tij takon çdo njeri..
    .
    Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasmë,
    puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,
    dhe nënën e qan nga mijëra kilometra
    tek e fusin në varr, me video – konferencë.
    .
    Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,
    këtu lart u ndamë për jetë e për mot,
    s’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,
    qëllova i dobët dhe mbytem në lot.
    .
    Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,
    nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,
    një kohë arixhinjsh jeton sot bota,
    ah, ik edhe thur kanistra pikëllimi…

  10. Zhan Van Zhani says:

    Per te gjallet qe jane ne rradhe me afer per te shkuar te te shumtit eshte bere si semundje qe fillon nje disa-fishim i vlerave per ate qe behet per R.i.P….aq me shume kur paskan qene dhe “bashkluftetare” me te ndjerin..
    .
    E kam dhe me Meron qe per te ndjerin te heqe dore nga fotografite si dhe Pellumbi me siper qe i ka vene gjoksin fotografit dhe e ka futur te ndjerin “ne rrenje katrore”
    .

    Shume bashkadhetare si puna ime jashte vendit jemi larguar paksa nga koherenca dhe do te doja me shume te dije per vepren e tij letrare dhe nje “wiki” modest.
    R.I.P.R

    1. Mantho says:

      O Zhano! Vepren e ke aty. Nuk marrin persiper njerezit te vijne e te ta lexojne te koka, si nina-nana!

  11. Pokeristi says:

    Eshte per te ardhur keq kur largohet nga kjo bote,per çdo njeri sa do i rendomte mund te kete qene ne kete jete.Eshte dhimbje per njerez te shquar,eshte ankth shpirteror per te gjithe ata qe me mjeshteri kane operuar me shpirtin tone nepermjet fjales dhe vargut poetik.
    Farkeqesisht Petriti poet i veçante ne llojin e vet,pak injohur mbi madheshtine e vet. Eshte detyre e te gjitheve te ndriçojne dhe te nxjerin ne pah vlera e ketij bashkekohesi modest. Eshte lehtesim shpirteror per miqte dhe te njohurit.
    Shkrimi tend i nderuar Pellumb eshte dufi dhembka shpirterore qe te bef nga brenda per humbjen e nje miku e nje shoku te veçante.
    Me githe ate çdo krijus nermjet vepres se tij ka ndertuar pavdekshmerine e vet.
    U prefte ne paqe.Ngushellime familjes miqeve dhe shokeve.

  12. gaz sina says:

    super poet , e kam lexur dhe rilexuar poezine e Petrit Ruka, dhe baladat dhe jam i mahnitur nga penda e tij, ngushellime familjes dhe qofte ne parajse ashtu i paqte siç ishte ai

  13. birbili says:

    Po linde me dashurine ne krahe, i dashuruar ngelesh; Petrit Ruka dashuronte, njeriun, natyren dhe si i tille shpirti tij vetem hidhte ne leter ato qe dashuria i impononte. Bota pa dashuri, eshte kjo qe eshte, ndryshe do te ishte. Faji? I njeriut qe s’di ose s’do te dashuroje njerine dhe natyren.

  14. Albert says:

    Te gjitha dashurite jane te bukura. Dashuria per mikun nuk ka cak. Dashuria per krijuesit ne cdo leme na e bejne jeten me te bukur. Petrit Ruka, te cilin e kam takuar thuajse rastesisht vetem dy here, ka lene pas nje veper qe na ben nder ne, vendit tone, vlerave qe mbartim. Emri dhe vepra e tij nuk ka mortje. Faleminderit, Pellumb, qe ndave me ne keto fjale te zgjedhura per mikun tend te paharruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje