Misioni i pamundur i shfajësimit të Bashës

14 Korrik 2021, 17:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka mjaftuar publikimi i një lajmi që lidh kunatin e Lulzim Bashës me administratorin e “Symphony Real Estate Development”, kompania që do të zhvillojë Portin e Durrësit, pas së cilës qëndron Muhamet Alabbar, dhe të ngrihet një stuhi ndaj Lulzim Bashës.

Kompania në fjalë ka emëruar administrator Oltjan Hoxhollin, një avokat, i cili është partner nga ana tjetër me Erion Isufin në kompaninë “Moveo Albania Technology”, i cili është kunati i Lulzim Bashës.

Lidhjet realisht nuk do të thonë asgjë. Hoxholli është partneri shqiptar i një prej tri kompanive juridike që përdor Alabbar në Londër dhe me sa duket për lehtësi procedurale është bërë administrator formal i kompanisë në Tiranë, e cila është thjeshtë një NIPT, që ia përcjell aktivitetin final kompanisë mëmë.

Por fakti që ai është ortak me kunatin e Lulzim Bashës ka shkaktuar një stuhi të fortë kundër Bashës brenda opozitës.

Thuajse gjithë aleatët e tij në koalicion tashmë besojnë se Lulzim Basha është ortak me Alabbar në projektin e portit të Durrësit, dhe akoma më tej tek LSI, fantazia shkon tek Edi Rama dhe ndonjë pazar i tij me Bashën.

E di që është mision i pamundur t’i dalësh përballë kësaj stuhie dhe ti vësh gjoksin Lulzim Bashës në këtë rast. Dhe s’kam ndërmend ta bëj, edhe pse për rastin konkret, më duket pa faj.

Por dua të shpjegoi pse është e pamundur ta mbrosh Bashën.

Arsyeja kryesore është se ai ka ndërtuar profilin e tij politik, si politikan pazaresh dhe përfitues fondesh dhe në opozitë.

Ai, ndryshe nga çdo kryetar opozite në këtë vend, ka mundur që brenda një mandati të ketë në dispozicion katër vila, dy në Lundër dhe dy në Hamallaj, buzë detit.

Përgënjeshtrimet e tij janë banale dhe lidhen me faktin se vilat i administron familja e gruas apo vëllait të tij. Biles në Lundër ai ka realisht 4 vila, po të llagarisësh dhe atë të vëllait dhe një vile që e përdor për shkollë private si biznes të familjes.

Duke mos u përgjigjur kurrë për ato, duke mos dhënë kurrë shpjegime logjike dhe të thjeshta, duke gënjyer që iku nga apartamenti se do t’i bënte rikonstruksion, e broçkulla të tjera, ai ua ka mbushur mendjen të gjithëve se gënjen dhe po fsheh vilat që ka blerë në opozitë.

Nuk është kriminale të blesh vila kur i ke lekët. Dhe Lulzim Basha i ka lekët. Por duke menduar se nuk është mirë të marrin vesh votuesit që ai blen vila, fillon e gënjen. Në fakt i bën më shumë dëm vetes politikisht si gënjeshtar, se sa banor i vilave.

Nga ana tjetër, e ke të pamundur të mbrosh Lulzim Bashën, kur i lakohet emri për ndonjë pazar me Edi Ramën. Gati çdo njeri, qoftë dhe mbështetës i tij ka dyshimin se ai bën pazar me Edi Ramën dhe Edi Rama ai hedh gjithmonë në pazar.

Kjo paranojë ka funksionuar dhe këtë radhë. Të gjithë besojnë se kunati ka hyrë në një farë mënyre në një biznes me Alabbar, edhe pse nuk është e vërtetë. E vërteta në sytë e njerëzve është profili i Lulzim Bashës si pazarxhi.

Ndaj në këtë rast e ke të vështirë ta mbrosh.

Edhe pse nuk ka ndonjë të dhënë të besueshme që Basha ka hyrë në partneritet në këtë projekt përmes kunatit të vet, ka një konsensus popullor që ky i bën këto gjëra.

Dhe nuk e mbron dot. Mjafton dhe një koincidencë si kjo e ortakut të kunatit të tij që ta hedh në erë. Dhe me një lider të tillë, je gjithë jetën sikur ecën mbi mina.

Pasi gjithmonë do të dal një fakt, që të të bëj të besosh, se ai të ka shitur.

9 komente në “Misioni i pamundur i shfajësimit të Bashës”

  1. Taulant says:

    Bravo Mero!
    Puna jote eshte te tregosh vilat e Bashes,Metes,Rames,Ahmetajt,Gjiknurit,Dakos,Beqajt etj.
    Pra fokusohu me shume tek krimi ekonomik i qeveris dhe opozites.
    Duhet qe te shkruash me shume rreth korrupsionit .
    Ke plot material sidomos ne kryeministri.

    1. K says:

      Mero nuk jam dakort kur thua se Rama ja hedh Bashes ne pazar! Rama do te qendroje me nje shtepi ne Surel kur Basha po i shton c’do dite! Kush e fiton pazarin? Lulzimja eshte puro shqiptar vjedh me lezet! Rama eshte nje idealist dhe nuk krahasohet me pazare!

  2. Draper dhe Çekan says:

    Dhe behet me e besueshme qe luli eshte politikan pazarxhi tek arsyeja qe rama ishte i vetmi qe u gezua kur luli mori timonin e “Pazar” demokratike
    Po ka nje gje te keqe sepse pazaret nuk i ndan por i do te gjitha per vete!
    Shejtan budalla apo bir kurve si tja veme pseudonimin!

  3. demokrati i vertete says:

    Shkrim shume i sforcuar. Merre me leng se mishi u mbarua i thone kesaj. Mesa duket i kane mbaruar baterite Meros.

    1. Pa-mbuk says:

      Nuk i kane mbaruar baterite por sot duhet te mbroje Lulken duke e goditur me pambuk.

  4. Ai says:

    Me pak fjale po na thua qe bejne pazar kryeministri me kr/opezites me lek te vjedhura.
    Nuk e di por kryeministri jone thote qe nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk e tradheton kurre popullin ne cdo menyre. Pra, as per ceshtjet kombetare e as per ceshtjet e menaxhimit te lekve tona.
    Tani se i dalin te korruptuar me ministra e zvendesministra, me drejtore administratash e me kryebashkiak, ky nuk ka lidhje.
    Kot sa per informacion… Zv/ministrja qe u kam per rrushfet, na del se ka bashkepunuar me dy veta te cilet merren me trafik-biznes kokaine.
    Kush eshte me keq, rrushfeti qe mori per te punesuar dy vajza qe donin keta trafikatet te fusnin ne polici apo bashkepunimi ne cdo lloj rrethane e zv/ministres me dy trafikante?!
    Kot per myhabet, kur zgjedh basha bashkepuntor qe jane te kriminalizuar i themi te njemijtat, ndersa kur i zgjedh edvini na del e thote se “kriminalizimi eshte ividual”.
    Kot sa per ta shkruar, keta trafikantet thonin ne tel me njeri-tjetrin se mos valle jane pak leket qe i kishin dhene zv/ministres dhe mendonin ta conin “oferten” 1 milion euro.
    Keto jane grate e pakorruptuara te edvinit apo edvini gjeti menyren per te na hedhur hi syrve duke menduar se burrat nuk do meren me grate?
    Kot per myhabet, qe ta mbyllim, 200+vite amerika demokraci, a flitet akoma per korrupsionin e politikaneve dhe administrates ende sot?
    Dhe qe ta mbyllim fare fare, qe kur u shpik demokracia a flitej qe ateher per korrupsionin e drejtuesve te fondeve publike?
    Ja, e shfaqesova dhe ramen pasi e ka fajin sistemi?
    E mire demokracia por jo per te gjithe… qe te fuksionoi do popull me tope. Ne dhe shume te tjere sic duket i kemi te vogla. Megjithate, kush shikon pune e tij, kush ve koken poshte te punoi, kush nuk merret me politiken qe ti adresoi asaj fajin qe ai/ajo nuk ia doli ne jete, nuk eshte dhe keq demokracia.

    1. Une e mar me leng. Ska gje se u mbaru mishi, se vlerat e mishit te langu jan says:

      Une thom biznesi i droges asht ma i rand se pranimi i nje telefoni samsung nga ana e zv minstres se përmbrenshme.

  5. Po c’STUHI o Mero , dhe ku pa ne SHQUP , kush do beje stuhi atje , ne befte Luli , dhe t’e uroje KUNATI, qe KUNATI mbeti ne opozite, se kush e di c’do i kishte punuar po t’e ishte bere kryeminister !

  6. Lik says:

    Rama Basha bejne pazar dhe mileti ben tifo kush eshte me I zoti….harrojne qe jane 2 hajduter qe bejne pazar me pasurine e vjedhur popullit!
    Poshte injoranca!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje