Nga Mero Baze
Disa ditë para një Kuvendi formal të Partisë Demokratike, i cili do të miratojë dhe disa ndryshime në statutin e Partisë Demokratike, duket qartë se Lulzim Basha po kujdeset të ketë në dorë letrat dhe vulën e partisë.
Ndryshimet statutore të propozuara prej tij formalizojnë kthimin e partisë në një institucion burokratik, jo politik, që edhe teknikisht është në dorë të kryetarit. Ka detaje që dhe vula e partisë nuk mund të përdoret pa leje të tij.
Më tej akoma ka propozime që përfaqësuesit e PD në Këshill Kombëtar të jenë pjesë e Departamenteve të partisë, pra strukurave organizative teknike të saj.
Ndryshimet që forcojnë frymën jopolitike të PD, dhe e kthejnë atë në një repart të punësuarish nga Lulzim Basha, vijnë në një kohë kur PD ka shmangur debatet për përgjegjësinë politike të vendimeve të saj të mëdha, siç është bojkoti i zgjedhjeve lokale të vitit 2019 dhe djegia e mandateve të Parlamentit, për të mos thënë pastaj debati për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në këto kusht lind pyetja përse Lulzim Basha kërkon të mbajë në kasafortën e tij personale letrat dhe vulën e partisë?
Një lider legjitim nuk është fare i interesuar për gjëra të tilla, si vula e partisë, apo përfshirja e anëtarëve të Këshilit Kombëtar në Departamente teknike.
Fjala vjen Sali Berisha me siguri as e ka ditur kush e ka vulën në PD dhe kush e përdorte, se nuk i hynte në punë, pasi vendimet i vuloste me fuqinë e pushtetit të tij.
As nuk e ka ditur kë ka anëtar të Këshillit Kombëtar. Biles ndonjëherë i propozonte si prurje të reja, kur kishte nga dy mandate që i kishte anëtarë. Dukej që nuk kishte respekt për ta, por frikë jo e jo.
Kurse Lulzim Basha qyshkur ka ardhur në krye të PD, pak nga pak, ditë pas dite, kuvend pas kuvendi, humbje pas humbje, po bën të njëjtën gjë. Fut njerëz jo politik në parti, por të lidhur me të, fuqizon kompetenca personale teknike dhe formalizon një autoritet administrativ mbi strukturat vendimmarrëse të partisë.
Kjo është tipike për një njeri që sillet si ata që gdhihen me makthin se dikush do t’i marrë partinë dhe ky në finale të ketë vulat dhe letrën.
Dhe të gjithë këtë e bën në një kohë që ka shmangur debatin për përgjegjësinë e tij politike për vendimet që ka marrë personalisht duke shkatërruar PD.
Një kryetar partie është përgjegjës për aktet politike dhe jo për aktet administrative brenda PD. Lulzim Basha është përgjegjës se dogji mandatet e Parlamentit dhe lejoi Edi Ramën të bënte ç’të donte me Kodin Elektoral, dhe ligje të tjera.
Ai është përgjegjës se nxori PD-në nga sistemi, duke e kthyer në gjendjen e janarit të vitit 1991, kur s’kishte asnjë përfaqësim në pushtet.
Çdo kryetar partie në botë, pasi ky operacion radikal përfundon me dështim të thellë dhe mos pranim as nga shoqëria, as nga faktori ndërkombëtar të këtyre akteve, largohet, ose e largojnë.
Lulzim Basha as largohet, as e largojnë. Ndaj ai përditë merret me ndryshime rregulloresh, me ruajtje të vulës dhe zyrës, me punësimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në Departamente e gjëra të tilla të vogla, që nëse dikush guxon e të përballet me të publikisht, ai të ketë të sigurta vulën dhe letrat.
Ai pak a shumë po e kthen PD-në si Armando Duka Federatën, që ka ndryshuar statutin dhe ata që e votojnë i ka të gjithë të punësuarit e vet.
Kështu që në çdo përballje me Lulzim Bashën të jeni të sigurtë se vulën dhe letrat i ka ai, pavarësisht si shkon puna.
Mund të bëjë përjashtim vetëm një përballje me Berishën, i cili mund të mos i marrë dot vulën, por mund t’i vërë vulën ndarjes së PD, duke e kthyer në parti të vulës dhe parti të vulëhumburit.
I gjithëdituri mjero.
Nja dy fjalë per arritjet e qeverise, per hapjen e negociatave , per krimin qe nuk ekziston ne shqiperi, per korrupsionin qe u zhduk nga rilindja, per lekët e shqiptarëve qe nuk po vidhen me tendera, per administratën qe nuk eshte mbushur me militantë te paafte e të tjera arritje si keto.
Lere Bashën ne punen e vet se nuk po i vjen e keqja shqiptarëve nga ai.
O Petrit,o pallë k….!
Duke folur për opozitën paçavure të Bashës,Mero kërkon që opozita të strukturohet e ndërtohet sepse është e vetmja shpresë që mundet të rëzojë rilindjen.
Ndryshe,mbajeni me shëndet Bashën deri sa t’u vijë tu q…në b….Rama të gjithëve.Ty jo,se ty dhe ca si ty,ja u ka bërë zgafellë dhe nuk e ndjeni më.
E kupton o pallë k…?!
O palle ka….
E kush ta tha ty se shoku mjero don qe te ristrukurohet opozita qe te rrezoje rilindjen.
Kush do ta paguaje mjeron po qe se rrezohet rilindja.
Detyra e mjeros eshte qe te denugroje opoziten duke ju dhene suvllaqe ju komentuesve te mjerë qe te shkruani paçavurre se nuk dini as shqip te shkruani
Oooo petrit luli vocerr! – pikerisht prejt Lulzim Bashes vijne te gjithe te keqiat ne kete vend. Ai eshte plera. Ai eshte bajga. Ai eshte gelbaza, Ai eshte balta. Ai eshte fekalja dhe kolektori qe mbledh gjithe llumin dhe berllokun e Shqiperise…
Te lumte dora Mero.
Diskretitoje kete armik (arlekin) te Shqiperise.
E ke gabim z. Petrit. E keqia vendit i vjen edhe nga opozita ,se vërtet ajo nuk është në qeveisje të vendit,por ka pushtetin e vet dhe detyrimin institucional për të punuar e luftuar për arthmërinë ,dhe ndryshuar situatën, në se është kështu si thoni ju.
Fatkeqes,i qe ka njerez si komentuesi Petrit! SIgurisht ,qe ai ka te drejte te jape mendimin e tij,jetojme ne demokraci,por kur nje Lule Basha ka bere “rrugen e Kombit” per 220 milionet e kam fjalen,21 Janarin, ndarjen e PD,lobimin rus ,perpjekjet qe ben per mos pranimin e SHqiperise ne BE,tregon se njerez si ai jane keqja e madhe Shqiptare qe nuk dine te ndajne te miren nga e keqja apo dhe e shtremberojne ate per interesa te poshtra! Urime Shqiperi me Bashra dhe Petrita!
I Nderuari Z.Baze..! Sot po prisja me padurim nje pene te mprehte ashti sic e di ti, per deklaraten e grenell. Ky i fundit sapo vjen nga nje deklarate e forte ne perkrahje te sllaveve serbe dhe tanii leshon kete deklarate ordinere. Pavarsisht cfare thote ai, per mua si SHQIPTAR nuk me rruhet fare, cfare ky PALLE mendon per personin me te Zi qe KOMBI SHQIPTAR ka pare ne historine e tij. Thjesht per MUA kjo MONSTER qe PALLA grenell kerkon te mbroje, eshte NON GRATA. Besoj qe kjo mjafton! Me vjen shume keq qe Rama ka pas per zemer kete plehre ordinere dhe perkrah idene e tij per liqenin e Ujmanit..!
Petrıtqenke rryp teresısht Pse ı berı nje analıze te vogel vendımeve te lıderıt tend ,Qe ne fakt eshte ne kundrshtın me statusın e PD Po sulmon gazetarın e mırnjohur Mero Baze qe sıpuna e jote dhe e lıderıt tend aı nuk ı fute fare ne lıste,Hre tjeter te jeshe me objektıv Duke shıkuarrealıtetın ne sy,
Bravo zoti Mero,i ke luajtur fen,ke then gjerat troç ashtu siç jane ne kete parti demokratike, qe po shkon drejte humneres,drejte shkaterrimit total.PD nuk ka kredibilitet ne popull,ajo eshte tani si nje limon i shtrydhur,pavlere.
Fjalia e fundit shume domethenese.
Mua me vjen keq vetem per emrin “partia demokratike” se opozita e re qe po krijohet do te kete emer tjeter dhe ky emer egzistues do avulloje ashtu si dhjetoristat apo ata qe pasuan deri sot. Nje parti qe ne fillimet e saj ishte prodhukt i nje brumi te gatuar ne tavolina, keshtu do perfundonte. Urime partise se re qe do te perbeje opoziten e ardheshme, se kesaj ashtu si thote plot mend Mero Baze: i ka humbur vula perfundimisht.
Basha asnjehere nuk ka menduar per PD. Ai asnjehere nuk ka menduar per Petritin me larte, pale per Shqiperine.
Deri tani punet ishin ne rregull. Nepermjet PD Basha ka korre “bereqetin” nga te kater anet.
Kohet jane veshtiresuar dhe uqerit i jane sulur per ti marre PD. Basha eshte frikesuar shume nga keta ujqer qe kane te njejtin surrat si Basha qe kerkojne ti marrin “bereqetin” Bashes, duke i marre PD.
Asnje se can bythen per modernizimin e parties. Ata e kane mendjen tek “bereqeti”. Prandaj Basha po mundohet ta shpalli PD “toke e xanum”. Jo me konkurence dhe zhvillim. Thjeshte PD shpallet “Toke e Xanum”.
Eshte interesant se cdo beje pronari i vertete, Sali Berisha, per kete rrembim te parties nga Basha.
Mua ma merr mendja se eshte koha qe Saliu do nxjerre tapite e vjetra. Basha, nga ana e tij do nxjerre tapite e fallcifikuara.
Saliu ka me shume experience me “token e xanum” dhe ka mprehur shpaten…
Ai do pyese Ilirin, si person me experience ne kesi punesh. Iliri do i sugjeroje qe saliu te shpalle Argiten kryetare te PD, njelloj si si Ilir Florir qe shpalli Moniken Kryetare te LSI. Parti e familjes, kjo eshte zgjidhja e vetme gjeniale qe te ruhet “bereqeti” ne depo te sigurta…
LSI eshte SHPK familjare edhe PD do behet SHPK berishjane…Ky eshte fundi i PD….
Shqiperi, o e mjera nene,
Ne duar te ujqerve ke rene….