Nga Mero Baze
Komisioni Europian është detyruar sot të merret me një akuzë banale ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Luixhi Soreca. Akuza ka të bëjë me një paranojë.
Veprimtarët e LSI dhe PD në Aleancën për Teatrin, janë të bindur se ambasadori Soreca, kur ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, u ka kërkuar të votojnë kundër padisë së Aleancës për Teatrin.
Nuk kanë ndonjë fakt për këtë dhe as ndonjë dëshmi. Akoma më keq, vendimi i Gjykatës e ka përgënjeshtruar paranojën e tyre, pasi ata e festuan vendimin e Gjykatës.
Tani ata ose duhet të thonë se ne fituam se nuk ndërhyri Soreca, ose duhet të thonë ne humbëm se ndërhyri Soreca. Por të dyja nuk shkojnë. Maksimumi mund të thonë që Sorecën nuk e pyet njeri në Gjykatë Kushtetuese.
Por në fakt është torturë të kërkosh logjikë në një skuadër militantësh, që nuk kanë as hallin e Teatrit, as të Gjykatës, por të Metës dhe Berishës.
E ashtuquajtura Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit, në fakt tani është një Aleance për Mbrojtjen e Metës dhe Berishës nga drejtësia.
Detyra e tyre është që duke provokuar një konflikt paranojak me ambasadorin Soreca, të kenë një alibi se nga kush u erdhi e keqja, nëse përballen me drejtësinë.
Ashtu si Berisha ka gjetur një alibi për listën e zezë të SHBA, që sipas tij ia ka bërë Sorosi, tani bashkë me Metën po kërkojnë një armik nga Europa, që të justifikojnë ndonjë përballje të tyre me drejtësinë në Shqipëri.
Dhe për këtë kanë vendosur të sulmojnë ambasadorin e BE në Tiranë, që kur t’iu vijë ndonjë goditje nga Europa, të kenë mundësin të gjejnë një person për ta shpallur armik si shkaktar të asaj që mund t’u ndodhë.
Mos prisni logjikë nga njerëzit me paranoja dhe as kufijtë deri ku u shkon fantazia.
Mjafton të shikoni se si Berisha shpreson të dalë nga lista e zezë e SHBA duke u përpjekur t’i gjejë mik një avokati në Francë, për të kuptuar hallin e tyre.
Eshte ajo,qe te pergatisin terrenin,qe kur Drejtesia te filloj ndaj tyre(se kur mbetet per tu pare),te mobilizojne kamikazet ,qe i kane bere me para te dalin ne mbrojtje te tyre dhe te konsiderohen si viktime,se kane mbrojtjur “interesat e kombit”
NUK KA ALEANCE, jane vetem nje grumbull ordineresh. Vetequhen Aleance nuk jane regjistruar asgjekundi. Kalaja eshte nje femer problematike ordinere, vellezerit Budina ish sigurimsa, llumi i shoqerise.
Eshte torture te kerkosh llogjike ne nje skuader militantesh- si perhere shume i mprehte Mero Baze
Nuk e fsheh dot ate Sorecen pas Berishes e Metes ti Mero Baze per nje arsye te thjeshte :
Eshte Aleanca per Teatrit qe deklaroi se ky Ambasador shkoi e u fut ne Gjykate diten kur do jepej vendimi dhe doli qe andej nga dera e pasme!
Kjo gje eshte e vertetuar dhe as vete i perndershmi Ambasador nuk e ka mohuar dot.
Pse pra i duhet ketij Soreces te hyje si Ambasador ne Gjykate e te dale si Hajdut pres saj diten qe do jepej vendimi ?
Nuk pritet logjike nga nje rrogetar pushtetesh si ti Mero Baze, sepse ti kurre nuk ke thene mendimin tend.
Nga qe mendim ti kurre nuk ke patur, por ke shkruar gjithmone ashtu si e do pushteti rradhes pacavuren.
Dje per Saliun, sot per Ramiun.
Camı cam mbetet nuk tjetersohet,Teatrı tanı faktıkısht eshte prıshur dhe kane bere shume mıre qe e prıshen,nje karakatıne qe demtonte pamjen e Tıranes,Keto zagaret e PD dhe LSI bejne fajtor edhe zotın ne qıell mjafton te bejne mbeshtetje te atyre qe janene bısht te te mıres se vendıt,
Keto dırekt dhe ındırekt kerkojne te prıshın ımazhın e mıre te Z,Soreka ne dobı te vendıt tone,Keto jane ne gjendje te bejne cdo gje dhe shpıfje per te mbrojtur Ilırın dhe Salen Turpı ıtyre nuk do te hıqet kurre nga keto persona,
Bravo patrioti cam.bera dhe une nje koment si yti Po pak me te ashper dhe ma censuroi. Sepse une e akuzova per parate qe e financuan ymer abazin kur hapi gazeten. Levta thote kety
@politikani
Aleanca bën mirë që vazhdon kauzën e Teatrit por nuk ka pse merret me Sorekën.
Ti bën mirë që shkruan mendimin tënd, por nuk ke pse shan komentuesit e tjerë.
Ndërsa Merua, për mua nuk duhet lexuar fare, sepse i shërben pandershmërisht hajdutit të radhës. Edhe me komentues të paguar si më lart..