Nga Mero Baze
Ka disa javë që thuajse gjithë media e opozitës, por dhe vetë PD, po investohet të krijojë idenë se Erion Veliaj po grumbullon pushtet, po influencon Qeverinë, po krijon lidhje me drejtësinë, dhe histori të tjera.
Është kaq i përqendruar ky aksion politik, sa duket se tani, jo vetëm shtypi që është afër Edi Ramës, por dhe shtypi i opozitës, biles dhe vetë politikanë të opozitës, janë duke i qarë hallin Edi Ramës për rreziqet që i kanosen nga brenda.
Natyrisht nuk përjashtohet mundësia që këto histori ushqehen dhe nga grupe brenda PS, por kjo është edhe më keq për opozitën.
Në kulmin e një vere të nxehtë dhe pa shpresa për opozitën, të krijosh idenë se shpresa e vetme tani është të futësh “përçarjen” brenda partisë në pushtet, është të dorëzosh pushtetin e opozitës, dhe aq pak sa ke, në duart e Edi Ramës.
Dhe duket që kjo prirje është instinktive, pasi opozita i bie çdo karemi të sherreve brenda PS, me shpresë se do të kapë ndonjë gjë.
Po kaq të gëzuar janë që Petro Koçi ka denoncuar Bashkinë e Fierit për lidhje mafioze. Akoma më të gëzuar që një drejtor Hipoteke në Fier i është kthyer duke e sulmuar.
Kjo është një pikë e rrezikshme për opozitën, që në fakt dëshmon dorëzimin e saj. E pashpresë për të ndryshuar dhe për të diktuar debatin politik, opozita po kthehet në spektatore dhe nxitëse e spektakleve false brenda shumicës në pushtet.
Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.
Duke u kthyer në spektatorë të zhvillimeve brenda PS, shumica e të cilave janë fryt i fantazisë së tyre, opozitarët po i japin Edi Ramës jo vetëm gjithë timonin dhe tepsinë, por dhe pjatën e tyre, duke i qarë tashmë hallin se po i zihen ata nën vete dhe do t’i prishin punë.
Me thënë të drejtën kaq shumë, as socialistët nuk e duan dhe nuk kujdesen për të, sa po kujdeset PD, t’i zbulojë kë ka armik, kush ia do të mirën, kush të keqen dhe kush e do me zemër. Kjo e fundit duket sikur i shkon shumë Lulit në këtë rast.
PiDhija, është bërë si puna e SHIK-ut për Kokministrin tonë.
Kanë “nxjerrë” jashtë loje sherbimin informativ kombëtar (që i hëngshin munë ishalla)…. hahahaaa…..
E gjithë PD-ja, janë këthyer dhe bërë si qëntë e rrugëve të Sazan Gurit, me dhe pa vaksinë kunder terbimit që të bën të qënurit 8 plus 4 = 12 vjet në 0pozitë.
Ham ham ham o qëntë rrugaçë të Sazan Gurit, ham, ham……..
Ah çi prishi pune Meros ai Qoftelargu…jo e la pa pune po i preu krahet fare…
Si puna e dhelpres , pas LULEVE te dashit , me shpresen se mbase i bien ndonje dite , e pastaj te sulen qe te gjithe per t’e mare pjesen qe i takon .
Mero ka ardh koha per ndryshim rrenjesor dhe kete ndryshim nuk mund ta sjellin dot dy partite kryesore PD dhe PS te kthyera ne banda kriminale me klanet e tyre.
Hahahahahahahahahahahahaha
Po c’te bej e gjora opozita jone? Te gjithe imagjinaten opozitare te saj ja bllokoi Cecoja me bicak dhe as qe behet fjale se mund t’i veje mendja tek dashuria e saj e madhe dhe e vetme per dhunen, per cadra, mandatbraktisje, thyerje, shkatetrime, bomba-molotov, shashka dhe kapsolle. I ka mbetur vetem nje aktivitet i pa bllokuar, babalizmi. E si mund te merret Cecoja me babalet e opozites! Prandaj dhe opozita, duke pare qe s’ka burre nene qe ta pengoje ne kete aktivitet, vazhon e shpenguar dhe me pasion te madh babalizmin, aq me teper qe tani nuk kane nevoje te bejne skenare, te gjejne aktore dhe regjizore te pershtatshem, kur tani ja jep gati dora vete, partia ne pushtet dhe pozita.
Une, ndoshta e kam gabim: pse mo, te nderuar komentues, vetem Politike do bejme ne, ne cdo gje!!!??. Them se keshtu ne nuk.jetojme dot momentin ( si ne kete rast , vizita e te Madhes Dua Lipa), por rendojme psiqiken tone per dhe ne cdo gje. Thjesht se ne nuk ndryshojme gje nese shajme, shajme dhe vetem shajne. Le tepushojme pak dhe te komentojme me pozitivitet. Kaq kisha! Flm