Tri arritjet e mëdha të Reformës në Drejtësi

21 Korrik 2021, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më 21 korrik të vitit 2016, në mesnatë Kuvendi i Shqipërisë votoi me 140 vota dokumentin më të rëndësishëm të politikës shqiptare së paku pas Kushtetutës së vitit 1998.

Reforma në Drejtësi e mbështetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, ndoqi një kalvar të gjatë deri në miratimin saj, për shkak të dyshimeve të besueshme që Sali Berisha dhe Ilir Meta kishin nga efekti i saj.

Në muajtë e fundit para miratimit ajo u ndesh me vendosmërinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës për ta bllokuar atë, dhe po të mos ishte ndërhyrja brutale e SHBA, duke e konsideruar reformën si “interes strategjik të politikës amerikane”, ajo nuk do të kishte mundur kurrë të kalonte në Parlament.

Po cilat janë efektet e Reformës në Drejtësi pesë vite më vonë?

Efekti i parë i Reformës në Drejtësi është politik. Pas miratimit “të dhunshëm” të saj, klasa politike shqiptare u nda menjëherë në dy kampe, në një kamp pro peformës dhe në një kundër saj.

Reforma në Drejtësi diktoi spastrimet e para të Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike. Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli etj, që u rreshtuan pro reformës, ishin të përjashtuarit e parë të saj në zgjedhjet e 2017.

Plani i kampit anti reformë ishte fitorja në zgjedhjet e 2017 dhe përdorimi i reformës si instrument politik i pushtetit ë ri. Për këtë u organizua çadra elektorale e vitit 2017 dhe kërcënimi për bojkot të zgjedhjeve, “në emër të Reformës në Drejtësi”, ngërç që u zgjidh nga pazari personal mes Edi Ramës e Lulzim Bashës, të cilit Rama i krijoi ndjesinë e marrjes së pushtetit duke i dhuruar mbi gjysmën e Qeverisë.

Pas humbjes së 2017, kampi anti reformë ndërmori lëvizjen më radikale në historinë e politikës shqiptare prej vitit 1990. Ata vendosën të bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe Parlamentin në vitin 2019, me shpresë se pushteti do të dorëzohej në tavolinë, në një kohë kur institucionet e Reformës në Drejtësi nuk ishin plotësuar.

Sali Berisha, i cili në vitin 2017 kishte dhënë pëlqimin për ngritjen e Komisioneve te Vetingut, në minutat e fundit ofroi kompromis për emra konkretë, duke dërguar aty besnikë të tij me formim banal, vetëm për të diskredituar vetingun. Sot disa prej tyre jane nen hetim.

Viti 2019 ishte vendimtar për ngritjen Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, KLP dhe KLGJ, Këshillit të Emërimeve ne Drejtesi, KED) etj, dhe një revolucion politik do të ishte shpëtim.

Falë vendosmërisë së SHBA dhe Bashkimit Evropian dhe qetësisë me të cilën shumica në pushtet menaxhoi situatën, bojkoti ngeli thjesht bojkot. Opozita doli nga gjithë institucionet qendrore dhe vendore duke kaluar në gjendje natyrale parapolitike.

Shpresa e saj se do dëmtonte pushtetin e Edi Ramës u shkërmoq. I gjithë operacioni rezultoi një favor për Edi Ramën, i cili mori falë këtyre lëvizjeve dhe mandatin e tij të tretë, duke i garantuar kampit pro reformë, mbështetje politike.

Efekti i dytë i reformës është pa diskutim vetingu. Nga aq sa po shikohet, thuajse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët po dalin nga sistemi për shkak të sitës së hollë të vetingut, i cili shpesh është i padrejtë dhe i paarsyeshëm, por për shkak të standardit që është vendosur, ai është kthyer në një spastrues të madh të sistemit.

Kjo ka krijuar dhe krizën e re të plotësimit të vendeve bosh në sistem, dhe është një nga problemet reale me të cilat po ndeshet zbatimi i reformës.

Ky proces zbuloi po ashtu një defekt të reformës, që ka të bëjë me pritshmërinë që institucionet e reja të kishin në dispozicion qindra kandidatura, ndërkohë që burimet njerëzore janë të kufizuara, nga kriteret që ka vendosur vet reforma.

Pra ka një kontradiktë mes nevojës për shumë të punësuar dhe kritereve që pengojnë shumë profesionistë të drejtësisë të kandidojnë. Ky ngërç vazhdon ende, duke lëvizur më ngadalë, por me siguri.

Efekti i tretë i reformës, është ndëshkimi, i cili sapo ka filluar.

Funksionimi i SPAK dhe Gjykatës Speciale Antikorrupsion ka dhënë efektet e para, me dosjet që janë hapur dhe që kanë çuar pas hekurave dhjetëra zyrtarë publik, të përfshirë në probleme ligjore me tenderimet apo biznese te lidhur me trafikun e drogës.

Dosjet deri tani duket se nuk janë një përzgjedhje e SPAK, por një procedurë e zakonshme, ndërkohë që publiku ka një pritshmëri të rritur, pasi kërkon të hapen dosjet që kanë qenë objekt debatesh politike dhe publike në këto vite, si ato me karakter politik kriminal si 21 Janari apo Gërdeci, apo dhe debatet e reja pas vitit 2013, për disa ligje speciale apo PPP.

Edhe pse ende nuk e dimë se si do të përfundojnë çështjet e nisura në Gjykatën Speciale, e sigurtë është se fillimi i ndëshkueshmërisë ka ngjallur frikë dhe ka stepur ata që kanë pasur korrupsionin si plan biznesi në politikë.

Pesë vite më pas, Reforma në Drejtësi ka ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri. Ajo ka ndryshuar gjuhën politike në raport me drejtësinë, ka diferencuar politikisht partitë brenda vetes në raport me drejtësinë, ka spastruar sistemin dhe ka filluar t’i japë fund pandëshkueshmërisë në vend.

Është një ndikim që është shtrirë në çdo segment të shoqërisë shqiptare dhe që do të diktojë kursin politik të Shqipërisë dhe për një kohë të gjatë.

13 komente në “Tri arritjet e mëdha të Reformës në Drejtësi”

  1. Beni Malajve bashi i buburecit says:

    Reforma në Drejtësi, po ndan :
    Shapin nga sheqeri
    Kokrrën nga kashta.
    Yxhym dermanët…nga koqet dhe loqet
    etj, etj…….

  2. Tirana says:

    Po pse i thone mero gelbaza, xhan?
    Nuk mu pergjigjey nje here!!

  3. Merati says:

    O Tirana I thone Mero trimi se ju thyen hundet atyre qe sollen shqiperine ne kete derexhe dhe megjithe qe bien ere mut prap kane fytyre te perplasen me Ameriken ata jane njerez gelbaze po kam besim se do i paguajne te gjthe ci kane bere popullit njesoj si Enver Hoxha

  4. Pipi says:

    Edi Rama ka qene ne kushte me te favorshme per te dale si “pro reformes” sepse e dinte qe kunder reformes do te dilnin te paret megahajdutet Sali Berisha & family. Ai ishte aq i zgjuar qe te mos dilte kunder nje reforme qe promovohej e imponohej nga SHBA me qe kete detyre e kishin marre persiper Saliu me Ilirin (dhe Lul cirakun)

  5. populli says:

    Kjo reforme Mero eshte si nje qytet i ndertuar me rere!Nje ambasador si Arvizu e rrezon me nje emertese per Lulin “Burre shteti” ,pasi Saliu tashme kerkon qe ti behet ceremonia si e Enverit pas ndarrjes nga kjo bote sepse ç’ka desh e realizoi si mos me mire per familjen e tij duke e futur ne “Bllok” dhe duke i dhene tere privilegjet dhe perfitimet si familje e Sekretarit te pare te KQ.te Partise Demografike duke u bere pronar ne 1/5 e Shqiperise!
    Kjo reforme Mero u pergatit per peshkaqene e po tmeron vetem cironkat duke i larguar me grinkarte jashte vendit!Gjysma e peshkaqeneve jane pertej oqeanit se bashku me pasurite e rrembyera duke zhviluar biznese nen hijet e vilave te blera me parate e ketij populli!
    Kjo reforme ndoshta mund te sherbeje per bezat qe vijne pasi lopçaret qe e shkerdhyen keqazi kete vend ne ndertimin e ketij sistemi arkitektet i morren pertej Oqeanit!

  6. astrit USA says:

    Nuk u pelqejn budallenjve ato qe thote Mero,ajo qe shkruan ai eshte e mbeshtetur me faktet e ndodhura,nuk shton dhe pakson ndonje gje .Eshte analize e asaj qe ka ndodhur ne kete vend.Ketu kuptohet se cfar ka ndodhur ne kohe te ndryshme,shikohet qarte kush ka dashur te jete me progresin dhe regresin.Regresistet si grupi i Saliut qe pas viteve 1990 dilte me parrullen e ndertimit shtetit ligjor,ndertoj kur ishte ne pushtet nje shtet jo ligjor,ai tha do te kthej pronareve te ligjshem pronat dhe jo vetem nuk i ktheu por i coje per 30 vite ne gjykate qe te gjykohesgin pronat nga plepistet e tij.Saliu kur intervistohej nga fevziu ne tv dhe pyetej se cfar trashegonte si prona nga parardhit e tij ai pergjigjej se trashgonte malin qellin qe do te thoshte asgje.Shife sot ate qe ka ai prone te familjes ti per 30 vite.Pranaret e ligjshem qe i coje ne per gjykata ato prona qe kerkojn nga te paret e tyrekane kumuar 100 vjet per ti vene e me teper,kurse saliu u pasurua duke vjedhur me ane te pushtetit tij te pa kufizuar meta rama basha etj.Kjo qe thote merua eshte nje shkendije ae mendojme se la nisur te behet drejtesi njesoj per te gjithe ajo do te behet kur te kthjene gjene e vjedhur ata qe u pasuruar me ane re pushtetit qe ndertuan per ti sherbyer vetes dhe familjes tyre.

  7. Iiii says:

    Mero! Nji analize objektive dhe e paaneshme!

  8. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Arritja me e madhe e Reformes ne Drejtesi eshte vete Drejtesia qe gezojme sot
    Drejtesia qe mba ne burg Eduart Kaprin ish kryetar bashkie per nje abuzim tenderi te druve me vlere 9 milion leke te vjetra
    Drejtesia qe denon 3 vjet pune ne komunitet ish ministrin e Brendeshem te perfshire ne grupin e Habilajve
    Drejtesia qe mbyll sy e veshe per 445 Milion Euro gjobe qe Shqiperia duhet te paguaj per gjygjet e humbura ne Arbitrazh ne 2020 ku spikat ai i Bekettit. Te gjitha “peshqesh” nga Timonieri i qeverise ne detyre

  9. Taulant says:

    Keshilltari i Rames Don Agasi qe i thote drejtuesit te Agon Channelit te Beketit duhet te flasesh me konkurrentin Top-Chnnel (prandaj mbylle gojen) dhe Veliaj qe i ben presion. Beketi fiton gjyqin e Shqiperia duhet te paguaj 130 milion euro.
    Spak duhet urgjentisht te marre nen hetim Agasin dhe Veliajn sepse i shkaktuan nje dem shume te madh Shqiperis.
    Jane edhe 7 ceshtje te tjera ne arbitrazh me nje vlere mbi 600 milion euro qe Shqiperia do ti humbas.
    Kush do mbaj pergjegjesi ? Piktori i deshtuar !
    Suksesi i Spakut do te jete kur te denohen pergjegjesisit e aferes se unazes 40milion euro per 2km.
    Suksesi i Spakut do jete kur te sjelle ne Shqiperi 1miliard euro qe Rama i ka depozituar ne vendet off-shore.
    Edhe parate e shume te tjereve.
    Do ishte gje e mire per renkimet e popullit prej vuajteve qe keta i kane shkaktuar sikur keta familjarisht te vdisnin prej semundjeve shume te rralla e te renda.

  10. Nje mergimtar says:

    Pritshmerite e drejtesis se re jane te medha.Te presim.Deri tani ka shkuar tek urdheri i Partise Punes.Gjykata e prokuroria kane kopetenca deri ne rang zv/minister me larte e di partia.Ajo i zbulon armiqte e te koruptuarit e medhej.He per he s’ka “peshq te medhej”.

  11. oponenti 2 says:

    Ne paragrafin 4 nga fundi artikullshkruesi ben autogolin e rradhes ku thote: CITOJ..dosjet nuk perzgjedhje e SPAK-ut por process rutine..FUND CITIMI
    .
    Keto rrjeshta te autorit kryeartikullit jane ne linje me ambasadoren dhe K/M ku do ta quaja KIMERORAMA TERAPI TRUSHPLARJE..
    .
    Spaku ne ditet e sotme e ka kaluar afatin per qellimin e tij per te goditur KRIMET BERISHAINE DHE PO MERRET ME KUNDRAVAJTJET E RAMES..
    .
    Nese Mero quan arritje peshkimin e arkave te peshkut te falura ne MMP te nje mashtruese te PS dhe harron krimet e Sypeshkaqenit Sales..mbaje per vehte Spakun zoteri bashke me Ramen dhe Kimin
    .
    E perseris:

    Nese neser Spaku nuk I tund prangat Xen Terroristit te Saliqenit te parit ….por vazhdon tallja makabre e KIMERORAMAVE…per suksesin e dreqesise demonkratike atehere jo vetem ja kam falur gjitha “krimet” Enverit por ka ardhur koha per shenjterimin e tij …per merite te Kimes..Rames dhe Meros..
    …..

  12. Franz Kafka says:

    Gjykata kushtetuese si nje dege e pd+lsi pritet qe te anulloje nje nga nje te gjitha nenet kyce te reformes ne drejtesi. Vitin qe vjen do kete nje sere ceshtjesh me ankimues pd+lsi ne gjykaten kushtetuese vetem per te zhbere reformen ne drejtesi (Per ju qe i jeni gezuar reformes: vertet menduat se do shpetoni ndonjehere nga cifti Berisha+Meta?)

  13. Hamdi says:

    Arritjet janë parësore, por dhe prapaskenat kanë hedhur rrënjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje