Nga Mero Baze
Pas Kuvendit Kombëtar të PD i cili i ka prishur dhe më tej punët brenda PD, duket se të gjithë faktorët politikë në PD dhe jashtë saj janë të kënaqur.
Lulzim Basha po sillet sikur ja la në dorë popullit demokrat ta gjykonte listën e zezë të familjes Berisha nga SHBA dhe demokratët tani e dhanë përgjigjen e tyre.
Tani, ai po sillet sikur nuk ka asnjë përgjegjësi për atë që ka ndodhur dhe që e varros PD dhe të ardhmen e saj, edhe pse vetë nuk ka guxuar ende deri me sot, të mbajë një qëndrim për këtë çështje.
Ai ka lënë si qëndrim të PD qëndrimin Berishës. Por kjo i dha më shumë mundësi të heqë kritiket e tij të radhës nga PD bilës dhe rivalen për kryetare, ndërkohë që bën thirrje për unitet.
Por ai mori letrat dhe vulën e partisë. Tani i mbyll në kasafortë dhe vulën e mban vetë, për çdo të keqe që mund të ndodhë rrugës.
Berisha mori atë që donte. Ai ndërseu militantët talebanë kundër SHBA duke “u pritur si hero” antiamerikan në sallë dhe duke i dhënë puthjen e vdekjes Lulzim Bashës.
Atij i duhej ajo skenë për të justifikuar betejën e tij për të përdorur PD si zyrë avokatie kundër SHBA. Tani madje nuk ka rëndësi as hapja e gjyqit në Francë. Ai ishte sa të merrte këtë “mbështetjen” nga gjyqi politik i PD kundër SHBA.
Kritikët e Bashës morën atë që deshën pasi provuan se në PD nuk ka zgjedhje madje mund të përjashtohesh dhe nga Këshilli Kombëtar nëse guxon të kandidosh përballë tij. Në fund të fundit deri këtu e kishin objektivin.
Mark Marku e mori vëmendjen e Kuvendit si kritik i radhës i Bashës. Nga ana tjetër ai mendon se lista e zezë e familjes Berisha kompensohet nëse futet në listë dhe Edi Rama.
Nuk do ishte keq për PD të ndodhte kjo, por nuk është në dorë të PD, por në dorë të SHBA dhe SHBA nuk pret këshilla nga PD për këtë çështje, por pret reflektim nga PD qe të distancohet nga berishët.
Të larguarit nga PD kohë pas kohe natyrisht që e morën atë që deshën, vërtetësinë e paralajmërimeve të tyre që Luli do letrën dhe vulën e partisë duke mos marrë asnjë përgjegjësi për humbjet.
Por mbi të gjitha Edi Rama e mori atë që deshi, duke patur përballë një parti që përveçse zvogëlohet përditë, po ikën dhe në drejtim të kundërt të asaj që do Shqipëria, duke shpallur fitore, karshillëkun e saj me SHBA. Edhe pse është një fitore qe nuk i duhet, është një fitore qe ja kane lenë ne tavoline.
Në këto kushte e vetmja fjali që i përkufizon tamam Kuvendin e PD është se “Me ketë Kuvend fitojnë të gjithë. Pak a
shumë si slogani i PD në vitin 1996, pas të cilit PD, i humbi të gjitha.
O zoti Mero, në paragrafin e parafundit, duhet të korigjohet lapsusi, mbasi i ka ndryshuar kuptimin asajë, çka ju keni dashur të thoni.
Konkretisht, duhet shkruajtur KARSHILLËK e jo KOMSHILLËK……
ju përshëndes.
P.S.
Kjo nuk ka nevojë të botohet. Thjesht për tu korigjuar nga ju.
Z.Lan….shikoje me kujdes se eshte Karshillëk????.
A e ke pare artikullin me ate syrin pa xham ??
Ashtu siç shkruani ju, eshte z. Tajar, por kur e keni lexuar, ka qene e korigjuar.
Gjithsesi, e rendesishme eshte reflektimi në kohë. Vërejtia ime, nuk duhej te botohej. Ishte nje lapsus qe i ndodh gjithkujt.
Pershendes.
Kuptova. .
Dmth me këta të gjithë fitojnë, k….!
Ky kuvend tregoi dhe nje here se DEMOKRACIA E VERTETE eshte vetem ne SHQUP , kushdo ka te drejte te votoje sa here te doje , shprehje e DEMOKRACISE TE VERTETE , sepse sipas KUVENDARIT DIGITAL ne salle ishin rreth 1500 KUVENDARE , ndersa LLOGARITAR JEMINI ne kutite e votimit gjeti rreth 6000 flete votimi , ketu lind dhe keqkuptimi qe shifra e 6000 KUVENDAREVE ,s’eshte e vertete .
Me kete kuvend demokratet fitojne karin dhe luli vilat!
Nje gje eshte e sigurt.PD edhte ne rrugen qe duhet kur e shan Merua.
Kurse Edi Rama prej 8 vjetesh ne pushtet, eshte shume me konciz ne te fituarit prej tij!
Ato kane qene vetem kategoria qe u ka dhene tendera e koncesione…
(si rasti i firmes fantazem te atij nipces 25-vjec te Bac Ulajt me dokumente te fallsifikuara qe i dha tenderin e Unazes Re 40 milion Euro)
Tani PD mund te vij ne pushtet jo me voten e popullit por me ndihmen e Rusise.
Ky kuvend tregoi qe huqi nuk shkulet kollaj e sa te jet gjall LUGATI sali sben hajer ky vend ! Po krijon armaten e tij antiamerikane , me mercenar te cveshur nga cdo moral, me hajdut, vrases ordiner ,qe brohorasin heroin e katastrofes shqiptare e qe po i bejn karshillek asaj pjese te popullsis qe nuk i esht djegur truri e deri Amerikes !Shikoni kush ka qen ne krye te shqiptareve ,kriminel i pa thyshem ,ZOBI dal nga shpell e erret qe vec erresir kerkon ! Turpi kombetar i stanit shqiptar ,mish per top per familjen vrastare …Shikoni kte P. DH (parti e dhier) ,sebashku me LSI ku mblidhen fendurinat e kombit qe blen pushtet e del deri ne majen me te lart me bekimin e ksaj turme , qe brohoret tradhtar e gjakpires ,turm qe ja do bytha katandin ku jan futur ,turm e paguar e shitur e xhveshur nga cdo ndjen krenarie ,turm qe nuk mendon as per klyshet e saj ..Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu